Jump to content

Shtimja

Coordinates: 42°26′N 21°02′E / 42.433°N 21.033°E / 42.433; 21.033
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Štimlje)
Shtime
Štimlje
Штимље
Flamuri i Shtime Štimlje
Official logo of Shtime Štimlje
Vendodhja e komunës së Shtimës në Kosovë
Vendodhja e komunës së Shtimës në Kosovë
Koordinatat: 42°26′N 21°02′E / 42.433°N 21.033°E / 42.433; 21.033
ShtetiKosova Kosova
RajoniFerizaji
Qeveria
 • KryetariQemajl Aliu (VV)
 • Komuna134 km2 (52 sq mi)
Lartësia mbidetare
565 m (1.854 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
7.225
 • Municipal
27.324
 • Dendësia (Municipal)200/km2 (530/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
72000
Prefiksi+383 290
Targa e automjeteve05
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/shtime

Shtime (serbisht: Штимље Štimlje) është qytezë në Kosovë e cila hynë në rajonin e Ferizajit.

Që nga koha e bronzit dhe hekurit, Kosova ishte e banuar me protoilirë dhe ilirë, të shpërndarë në kala të shumta dhe vendbanime kodrinore e fushore. Në kohën e sundimit të Perandorisë Romake u zhvillua rrjeti i vendbanimeve urbane dhe i rrugëve, të cilat lidheshin me sistemin rrugor të Perandorisë. Në Kosovë rrjeti i vendbanimeve, gjatë kësaj kohe, u dendësua dukshëm. Numri i kalave iliro-dardane (si ajo mbi Luzhak, B.I.) ishte mjaft i madh. Pas shkatërrimit të shumë kalave iliro-dardane antike (prej luftërave dhe termetit të fortë të vitit 518) u zhvillua sistemi i vendbanimeve në kohën bizantine (shek. IV-XII) dhe mesjetën e hershme serbe (1180-1389).

Vendbanimet e para, fshatrat e kësaj treve, (pra, edhe Shtimja me rrethinë, shën. B.I.) u krijuan shumë herët dhe ishin rezultat i kalimit prej mënyrës nomade të jetës së njerëzve, në mënyrën e jetës në një vendbanim për një kohë të gjatë, pra jetës së ngulitur. Kjo u bë atëherë kur filloi punimi i tokës, zhvillimi i bujqësisë, sidomos lavërtarisë.

Formimi i vendbanimeve u bë, sidomos, në ato pika të caktuara ku njerëzit kishin kushte të volitshme për jetë, pra, me klimë të mirë, me botë të zhvilluar bimore e shtazore, me ujë të bollshëm për vete dhe për shtazë, kullosa të begatshme dhe tokë cilësore për punë.

Shtimja i kishte dhe i ka këto të mira natyrore : lumin në mes, malet dhe tokën pjellore. Prej kohësh, si pamë, kishte edhe rrugën që lidhte Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas. Të gjitha këto bënë që ky vendbanim të ekzistojë që nga kohët më të vjetra. Kur është themeluar Shtimja, nuk disponojmë me burime të sakta historike të kohës. Mund të jetë formuar disa shekuj para se të përmendet në burimet mesjetare serbe e raguziane. Numri kaq i madh i shtëpive të këtij vendbanimi (109) për atë kohë, flet në të mirë të këtij konstatimi.

Edhe disa nga fshatrat e terrenit të Shtimes janë të vjetra dhe kanë pasur emërtimet që i kanë edhe sot, sepse në kohën e mesjetës, toponimet autentike të vendbanimeve, trojeve, fshatrave e qyteteve, u reduktuan deri në minimum. U bë përkthimi i tyre, rëndom i emrave të vendbanimeve dhe fshatrave të vogla, i atyre emrave, kuptimi i të cilëve dihej, ndërsa nuk u përkthyen ata emra, kuptimi i të cilëve kishte humbur për shkak të lashtësisë.

Toponimi STIMNI është, ndoshta, i vjetër sa edhe Ulpiana (Lypjani), Naisuss (Nishi), apo Skup (Shkupi), etj., nuk e ka humbur emërtimin e lashtë. Shtimja është emërtim që nuk përkthehet dhe i cili gjatë shekujve na paraqitet në disa forma, por, për kah ndërtimi strukturor, ishte i ngjashëm me emërtimin e sotëm, SHTIME.

Gjatë periudhave të ndryshme historike është shkruar në shumë forma si : Stimni, Qtimla, Qtimli, Qtimle, Shtimla, Shtimle. Në defterët turq, të vitit 1896, këtë vendbanim e hasim me ndërtim strukturor, Istimije, pastaj, Shtimnja, Shtimlje, Shtimje, Shtime.

Nga krejt kjo që u tha është vështirë të thuhet prerazi dhe të vërtetohet lashtësia e Shtimes, me gjithë ekzistimin e gjurmëve të kulturës materiale nga e kaluara e largët, pa hyrë kazma e arkeologëve, që tani pa frikë do të punonin, do të hulumtonin dhe më në fund do të thoshin fjalën përfundimtare për Shtimen dhe për të kaluarën e saj historike, edhe pse nga diplomat e sundimtarëve të Mesjetës dhe më pastaj të defterëve turq, si do të shohim, gjejmë shënime të vlershme, që përforcojnë konstatimin se Shtimja është venbanim mjaft i moçëm. Se Shtimja hyn ndër vendbanimet më të vjetra të Kosovës, në vijim po japim disa të dhëna dhe burime faktografike nga koha e Mesjetës.

Meqë krisobulat, diplomat, aktdhurimet apo kartat etj., që ishin në përdorim në kohën e Mesjetës dhe gëzonin besim juridik, rëndësia më e madhe e tyre është se emrat e vendbanimeve dhe llojeve të tjera të makrotoponimeve përbëjnë një pasqyrë reale të topografisë të një pjese të truallit të sotëm të Kosovës, të dekadës së tretë e të katërt të shekullit XIV atëherë kur edhe Shtimja përmendej në ato dokumente.

Treva e Shtimës ishte banuar që nga koha antike, këtë e vërtetojnë gjurmët e së kaluarsë të gjatë historike me mikrotoponime të pasura, troje të vjetra, gërmadha të kishave iliro-romake, rrugët e vjetra, si ajo Via Ignatia, gjurmët e doganës romake - bizantine - turke në Gryken e Topillës, te Guri i Shtrenjtë, toponimet të vendbanimeve (Gjyteti) në Petrove, (Gjyteti) në Karaqicë, Trolli i Harazit, në Pjetershticë, (i cili si duket, dikur ishte fortifikatë), gjurmët e tumës ilire në Molopolc, në Vojnovc, gjësende të tjera të gjetura gjatë punëve bujqësore e ndërtimore, që datojnë nga kohrat më të vjetra.

Shtimja si vendëbanim përmendet në shekullin e XIV.

Pozita e përshtatshme gjeografike, sidomos në grykën e Carralevës dhe atë të Topillës, luajti rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e një sërë betejash. Gjatë vitit 1810 u zhvilluan beteja të rëndësishme kundër forcave osmane nën komandën e Dervish Pashës. Dhe më vonë rreth vitit 1910 Shtimja luajti rol vendimtar kundër forcave xhonturke të cilat komandoheshin nga Shefqet Turgut pasha, gjatë kësaj periudhe u arritën fitore falë pozitës së përshtatshme gjeografike në Grykën e Carralevës dhe komandantit të kryengritësve shqiptarë në rajonin e Shtimës, Isa Boletinit.

Nga gjysma e viti 1988, me ndarjen e re territoriale, u formua Komuna e Shtimes. Ajo u formua si shkak i përshpejtimit të zhvillimit të saj ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor etj.

Shtimja shtrihet në skajin perëndimore të Rafshit të Kosovës. Kjo dhe rrethina e saj zënë vend në pjesën jugore të Kosovës

Koordinatat gjeografike te kësaj komunë janë : 42° 26' V dhe 21° 02' L.

Komuna e Shtimes perbene 1,2 për qind të territorit të Kosovës. Rrethe 48,4 % e territorit të komunës është tokë bujqësore. Komuna ka 23 vendbanime duke përfshirë qytetin e Shtimes, prej të cilave 13 shtrihen në pjesën kodrinore - malore, ndërsa 9 prej tyre në pjesën rrafshinore. Shumica e fshatrave të komunës janë të lidhura me qytetin me rrugë të asfaltuara dhe momentalisht vetëm dy rrugë janë të paasfaltuara.

Shtimje është trekëndësh gjeografik që lidhë Prishtinën me Prizrenin, poashtu Shkupin gjegjësisht Ferizajin me Prizrenin dhe anasjelltas. Komuna e Shtimes ka 24 fshatra.

Lumi i cili e ndan qytetin ne dysh quhet Shtimjanka. Ky lum ka pasur edhe emërtime tjera qysh nga pushtimi romak.

  • Eksploatimit i gurit për ndërtimtari,
  • Veprimtaria bujqësore,
  • Veprimtaria blegtorale,
  • Veprimtaria e pemëtarisë.
Shiko : Lista e ardhacakëve - Shtime

Rreth 62,5 për qind e popullatës jeton në fshatrat ndërsa në qytetin e Shtimes jetojnë rreth 20.000 banorë.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Ashkali  % Romë  % Total
janar 1998 29,000 94.31 950 3.09 700 2.28 100 0.32 30,750
Tani (2005) llog. 28,247 97.41 0 0.00 697 2.40 41 0.14 28,999
Burimi: UN Civil Administration Shtime/Štimlje
Ref: OSCE (PDF Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine/ HTML)
Edukimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Shtimjes dhe para fillimit të luftës serbe ka pasur vetëm bibliotekën komunale, e cila shërbente si bibliotekë kryesore dhe si degë me 7106. Bibliotekisti ka qenë serb dhe librat, kryesisht, kanë qenë në gjuhën serbokroate. Pasi që bibliotekisti i ka zhdukur ato libra, ato që kanë qenë mbetur janë djegur dhe shkatërruar plotësisht. Për pasojë, komuna e Shtimja ka biblotekë e cila është në funksion deri sa të mbarojnë punimet e objektit të ri ku neë të do të vendoset bibloteka

  • Shoqëri Kulturore-Artistike,
    • Grupi Rep HipHop OrG
    • “Dita”,
    • “Shkëndija”,
    • Grupi i Valleve të Komunitetit Ashkali “Shpresa Rinore” si dhe ai “Titanik” nga fshati Gjyrkovc,
  • Lokalitetet arkeologjike,
    • Varrezat e Ilirëve-Carralevë,
    • Nekripol tumular (varre të vjetra në një kodër) - Mollopolc,
    • Gjyteti i lashtë - Gryka e Topillës,
    • Nekropol te xhamia e fshatit - Gryka e Carralevës,
    • Rrënojat e kalasë - Gryka e Carralevës,
    • Xehereore - Gryka e Carralevës, Kroi dhe
    • Varri i Çikes – Devetak (Gryka e Topillës),
    • Kroi i Xhemë Osmanit - Raçak,
    • Bunari i Qorr Ilazit - Raçak,
    • Gjurmë itinerari (rrugëtimi) - Gryka e Topillës,
    • Kulla e Fejzullahëve – Vojnovc,
  • Bibliotekën e Qytetit me afër 1500 tituj.
  • Objekte të kulturës :
    • Qendra e Kulturës Shtime Rr. Skender Salihu
    • Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Legjendas,
    • Kompleksi Memorial “Masakra e Raçakut”,
    • Pllakat përkujtimore të dëshmorëve.
  • Klubi i Futbollit “Vjosa”, formuar në vitin 1985 Aktiv anëtar i ligës se dyte te Kosovës
  • Klubi i Henbollit “Vjosa” formuar në vitin 1968 (femrat dhe meshkujt), Aktiv është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës
  • Klubi i Karatesë “Vjosa”, formuar në vitin 1988 Jo aktiv (I shuar)
  • Klubi i Boksit , formuar në vitin 1996 Jo aktiv (I shuar)
  • Klubi i Shahut “Shtimja”, Jo aktiv (I shuar)
  • Klubi i Atletikës Jo aktiv (I shuar)
  • Shoqata e Peshkatarëve Sportiv “LOSSOSI” Aktiv

Disa prej këtyre ekipeve bëjnë gara në Ligën e Parë dhe të Dytë të Kosovës.

Kryetar i komunës eshte Naim Ismajli nga radhët e PDK-së.Zv. Kryetar është Fatmir Rashit. Kuvendi i Komunës është konstituua me 26 dhjetor 2007, menjehere pas zgjedhjeve te fundit dhe ka 21 delegate, 11PDK, 3 LDK,3 LDD, 2 AKR, 1 AAK dhe 1 i pavarur. Ne kuader te ekzekutivit funksionojne 6 drejtori : 1. Drejtoria per Administrate te Pergjithshame (drejtor Ekrem Recica) 2. Drejtoria per Financa, Ekonomi dhe Zhvillim (drejtor Sabri Cerkini) 3. Drejtoria per Planifikim Hapesinor dhe Mjedis (drejtor Mehdi Salihu) 4. Drejtoria per Inspektorat (drejtor Bashkim Ahmeti) 5 Drejtoria per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale (drejtor Fatmir Emini) 6. Drejtoria per Arsim dhe Kulture (drejtor Liman Pajaziti).

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj



42°26′N 21°02′E / 42.433°N 21.033°E / 42.433; 21.033{{#coordinates:}}: cannot have more than one primary tag per page