Flamuri i Kosovës
Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia[1] më 17 shkurt 2008.[1][2] Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime.[3] Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi.[4] Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu.[5] Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.[6]
Përpara deklarimit të pavarësisë, Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe përdorte flamurin e OKB-së për qëllime zyrtare. Si popullsitë etnike shqiptare dhe serbe kanë përdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavisë Socialiste. Serbët përdorin trikolorin kuq, blu dhe të bardhë, që është baza e flamurit të tanishëm të Serbisë. Shqiptarët kanë përdorur flamurin e Shqipërisë qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombësisë së tyre. Të dy flamujt akoma mund të shihen e përdoren brenda Kosovës së pavarur.
Dezinjimi dhe përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamuri i Kosovës ka një sfond blu dhe ka të vendosur mbi të një hartë të Kosovës dhe gjashtë yje. Yjet zyrtarisht nënkuptojnë gjashtë grupimet kryesore etnike në Kosovë:[6] shqiptarët, serbët, turqit, gorani, romët (shpesh të grupuar me Ashkalinjtë dhe Egjiptianët[7]) dhe boshnjakët. Jo zyrtarisht, yjet ndonjëherë nënkuptojnë territoret ku ka popullsi shqiptare: Shqipëria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.[8] Flamuri i Kosovës i ngjan flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës nga ana e ngjyrave dhe formave të përdorura (yje të bardha dhe forma e verdhë e vendit në një sfond blu).[9] Flamuri është i pazakontë krahasuar me flamujt e tjerë kombëtarë në faktin se përdor hartën e vendit si element të dizajnit; Flamuri i Qipros është i vetmi flamur tjetër i këtillë.[10][11] Raporti i flamurit u deklarua se do ishte 2:3,[12] por me kalimin e një ligji të protokollit diplomatik në Kosovë në prill 2009, raporti u vendos në 1:1.4 (5:7 kur vendoset në numra të plotë).[13] Ngjyrat dhe ndërtimi i flamurit të Kosovës nuk janë përcaktuar akoma; megjithatë, një dokument zyrtar i qeverisë i jep ngjyrat e flamurit duke përdorur CMYK.[14] Vlerat jozyrtare RGB të flamurit janë nxjerrë manualisht që në vitin 2009.[15] Përdorimi i flamurit të Kosovës rregullohet nga ligji: "Ligji mbi Përdorimin e Simboleve të Shtetit të Kosovës".[16] Megjithatë, qeveria serbe kundërshton përdorimin e flamurit të Kosovës në mbledhje dhe takime ndërkombëtare.[17]
Ngjyrat dhe madhësitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]System | Blu | I artë | I bardhë |
---|---|---|---|
CMYK (Qeveria)[14] | 78-55-0-35 | 0-20-62-18 | 0-0-0-0 |
Hekzadecimale (Qeveria)[14][18] | #244aa5 | #d0a650 | #ffffff |
Hekzadecimale (Jozyrtare)[15] | #183884 | #dbbb5b | #ffffff |
Përdorimi[13] | Gjatësia dhe gjerësia në centimetra[13] |
---|---|
Kur përdoret jashtë (shtylla është 10 metra e lartë dhe në tokë) | nuk i kalon 350 × 498 |
Kur përdoret jashtë (shtylla është 10 metra e gjatë dhe në ballkon) | 200 × 280 |
Kur përdoret brenda (shtylla është 2.5 metra e gjatë) | 107 × 150 ose 150 × 210 |
Flamur tryeze | 16 × 23 |
Përdorimi i flamujve të tjerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përdorimi i flamurit shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Flamuri shqiptar akoma përdoret sot nga kosovarët.
Përdorimi i flamurit serb
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Serbia nuk e njeh ndarjen e Kosovës dhe e konsideron atë një njësi të qeverisur nga Kombet e Bashkuara brenda territorit të saj sovran, Provincës Autonome të Kosovës dhe Metohijës (serbisht: Аутономна Покрајина Косово и Метохија, Autonomna Pokrajina Kosovo i Metohija), sipas Kushtetutës serbe të vitit 2006.[19] Edhe muaj pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, flamuri serb akoma gjendej në ndërtesa zyrtare qeveritare derisa u zëvendësua zyrtarisht nga qeveria kosovare.[20] Flamujt serb janë përdorur në protesta globale kundër Kosovës dhe gjenden akoma në zonat me shumicë serbe në veri.[21] Megjithatë, një person u dënua nga një panel i gjyqtarëve të EULEX në 19 nëntor 2009, për nxitjen e urrejtjes kur ngriti flamurin serb në një xhami në pjesën jugore të Mitrovicës (ndër akuza të tjera intolerancë dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie).[22]
Përpara pavarësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më 2008, Kosova nuk kishte një flamur që ta quante të vetin. Megjithatë, gjatë periudhave të ndryshme të historisë, flamuj të ndryshëm janë valëvitur në Kosovë. Përpara vitit 1969, të vetmit flamuj që valëviteshin ligjërisht në Kosovë (atëherë një provincë autonome) ishin ato të Jugosllavisë dhe të Republikës Socialiste të Serbisë. Nëse një tjetër flamur kombëtar valëvitej, si ai shqiptar, serb apo kroat, një person mund të shkonte në burg për këtë.[23] Më 1969, popullsia shqiptare kosovare qe e aftë të përdorte flamurin shqiptar si flamurin e tyre kombëtar.[24] Megjithatë, flamurit duhej t’i shtohej një yll i kuq, meqë ky ishte simboli i përbashkët i kombit jugosllav.[25] Edhe pa këtë kusht, flamuri i Republikës Popullore të Shqipërisë në atë kohë kishte një yll të kuq, me konture me ngjyrë ari, sipër shqiponjës me dy koka.[26] Më vonë, kombësi të ndryshme në Kosovë mund të përdornin flamujt e tyre kombëtarë në përputhje me legjislacionin.[27] Përpara vdekjes së udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito dhe ndarjes së Jugosllavisë, kishte thirrje për ndalimin e flamurit shqiptar sepse disa banorë joshqiptarë të Kosovës nuk donin të jetonin nën një flamur të huaj.[28] Ky sentiment kulminoi me Peticionin 2016, i cili bënte thirrje, përveç të tjerave, për një status më të madh shtetëror për Serbinë dhe heqjen e të gjitha simboleve shqiptare.[29] Pala serbe në Kosovë gjithashtu filloi të heqë yllin e kuq nga flamuri jugosllav, duke e përdorur për protesta, në kundërshtim të popullsisë shqiptare dhe për të promovuar idenë e "Serbisë së Madhe."[30]
Kur Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, flamuri i OKB-së valëvitej në Kosovë. Megjithatë, flamuri i përdorur nga popullsia kosovare shqiptare ishte flamuri shqiptar.[31] Flamuri shqiptar gjithashtu përdorej në ndërtesa publike, edhe pse ishte kundër rregullimeve të OKB-së. Rregullimet deklaronin se vetëm flamuri i OKB-së dhe disa flamuj të tjerë të autorizuar, si ato të qyteteve, mund të valëviteshin në ndërtesa publike. Nëse ngrihej flamuri shqiptar, atëherë duhej të ngrihej edhe flamuri serb, sipas rregulloreve të OKB-së. Megjithatë, kjo nuk u bë kurrë në praktikë dhe flamuri shqiptar ishte gjithmonë prezent në Kosovën e UNMIK-ut.[31][32]
Konkursi për një flamur të ri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në konkursin që u zhvillua për një flamur të ri në qershor 2007, u dorëzuan 993 modele.[33] Sipas rregullave të bisedimeve me OKB-në, të gjitha simbolet duhet të reflektonin natyrën multi-etnike të Kosovës,[12] dhe duhet të shmagnin përdorimin e shqiponjave dykokëshe shqiptare apo serbe apo përdorimin e vetëm të kuqes dhe të zezës ose të kuqes, blusë dhe të bardhës. E kuqja dhe e zeza janë ngjyrat e përdorura në flamurin shqiptar; e kuqja, bluja dhe e bardha janë ngjyrat kryesore të flamurit serb. Përveç kësaj, të gjitha modelet duhet të ishin drejtkëndore dhe të kishin një raport 2:3. Komiteti i Simboleve të Kosovës në përfundim zgjodhi tre modele,[3] të cilat më pas u votuan në Kuvendin e Kosovës (ku kërkohej një shumicë e cilësuar për miratim), ku u shpall Pavarësia pas bisedimeve për statusin.[34] Tri propozimet që u zgjodhën u çuan në Kuvend më 4 shkurt 2008.[35]
Propozimet dhe zgjedhja përfundimtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sfond blu me një hartë të bardhë të Kosovës të rrethuar nga pesë yje. Yjet ndryshojnë në madhësi dhe përfaqësojnë grupimet e ndryshme etnike që gjenden në Kosovë. Ylli më i madh do të përfaqësonte shqiptarët.[33]
- Një tringjyrësh vertikal i zi, i bardhë dhe i kuq.[36]
- Një tringjyrësh vertikal i zi, i bardhë dhe i kuq me një spirale (simbol dardan për diellin rrotullues) në qendër të vijës së bardhë.[36]
Kuvendi votoi më 17 shkurt 2008 që të përdorte një variant të propozimit të parë. Ky version i modifikuar shtoi një yll tjetër, i bëri yjet të njëjta në madhësi, ndryshoi ngjyrat e yjeve dhe hartës, e bëri hartën më të madhe dhe i organizoi yjet në një hark sipër hartës.[5]
-
Flamuri përfundimtar, i zgjedhur nga Kuvendimë 17 shkurt 2008
-
Propozimi origjinal i modelit të adoptuar të flamurit.
-
Propozim alternativ
-
Propozim alternativ
Propozime të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës paraqiti "flamurin e Dardanisë" më 29 tetor 2000. Flamuri ishte blu, i brendashkruar nga një disk i kuq me një unazë të artë. Brenda diskut të kuq ishte shqiponja shqiptare. Shqiponja mban një stemë që shkruan "Dardania". Dardania ishte emri i një rajoni të lashtë në të njëjtën zonë me Kosovën, por flamuri nuk u njoh nga asnjë fuqi ndërkombëtare.[37] Flamuri nuk fitoi shumë popullaritet,[38] por përdorej ndonjëherë në ngjarje kulturore dhe sportive gjatë periudhës së UNMIK-ut dhe u përdor gjithashtu në funeralin e Rugovës për të mbuluar arkivolin e tij.[27] Akoma përdoret si standard presidencial jozyrtar nga dy prej partive politike që kanë dalë prej Rugovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë.[39]
Përpara deklarimit të pavarësisë, kosovarët shfaqnin një flamur që përmbante hartën e Kosovës në një sfond blu dhe të verdhë, të ngjashëm me flamurin e Bosnjës dhe Hercegovinës.[40]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Fawkes, Helen (2008-02-17). "Kosovo celebrates 'dream come true'". BBC News. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo MPs proclaim independence". BBC News. British Broadcasting Corporation. 2008-02-17. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Wander, Andrew (2008-02-08). "With independence looming, Kosovo to pick a flag". Christian Science Monitor. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prime Minister Thaçi meets designer of Kosova flag Mr. Muhamer Ibrahimi". Office of the Prime Minister of Kosovo. 2008-02-23. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2012. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Parliament adopted the flag of Kosovo state Arkivuar 27 shkurt 2008 tek Wayback Machine, Kosovapress, Priština, 17 February 2008.
- ^ a b Reeves, Terri Bryce (2008-02-19). "Former Kosovar leader rejoices from afar". St. Petersburg Times. Marrë më 2008-02-19.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Salihu, Mevlyde (2006-10-19). "OSCE Kosovo Mission helps push for greater integration of minorities". Organization for Security and Co-operation in Europe. Marrë më 2008-08-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Judah, Tim (2008-02-22). "Could Balkan break-up continue?". BBC News. British Broadcasting Corporation. Marrë më 2009-10-16.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Smith, Whitney (2001-05-01). Flag Lore Of All Nations. Millbrook Press. fq. 18. ISBN 0761317538.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "About Cyprus — Cyprus Flag and Emblem". Government of Cyprus Web Portal. 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2012. Marrë më 2009-12-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ For sporting events, the Korean Unification Flag uses a map of the Korean peninsula. See: "Unification flag, Arirang tapped for unified Korean team". Kyodo News International. 2001-03-19. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2007. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Kosovo Unity Team announces the COMPETITION FOR THE FLAG AND EMBLEM OF KOSOVO" (PDF). Kosovo Unity Team. 2007-06-13. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2007. Marrë më 2008-07-31.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "LIGJI NR.03/L-132 PËR PROTOKOLLIN E SHTETIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS". Gazetën Zyrtare Republika e Kosovës. 2009-04-16. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2017. Marrë më 2009-12-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "National Flag of Kosovo" (PDF). Office of the Prime Minister of Kosovo. 2008. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 korrik 2017. Marrë më 2008-09-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Important information about Flag and Coat of Arms of Republic of Kosovo". Kosovo Thanks You.com. 2009-01-26. Marrë më 2009-05-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2008/03-L038 Law on the Use of Kosovo State Symbols" (PDF). Assembly of the Republic of Kosovo. 2008-02-20. Marrë më 2008-08-15.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Hackers post Kosovo flag on Serb official site". Reuters. 2008-09-12. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 2008-09-21.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The colors were derived from the CMYK via Inkscape. Note that there is no one single CMYK to RGB conversion (a proper conversion depends on color reproduction characteristics of the chosen medium, the ambient lighting, etc.), and that any program which converts with an uncalibrated monitor as the display medium is not reliable.
- ^ "Documents by Opinion and Study". Venice.coe.int. Marrë më 2009-07-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo flag flies in Serb enclave court for first time since independence". Koha Ditore. 2008-12-22. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2011. Marrë më 2009-12-26.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bilefsky, Dan (2008-05-11). "In Serbia, waving the flag but avoiding nationalism". The New York Times. Marrë më 2009-12-04.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Serb sentenced for inciting hatred". Radiotelevizioni i Kosovës. SETimes.com. 2009-11-20. Marrë më 2009-12-04.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Spencer, Metta (2001-02-02). The Lessions of Yugoslavia. Emerald Group Publishing. fq. 289. ISBN 9780762302802.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosovo. fq. xxxvi. ISBN 0-8108-5309-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zastave nasih naroda". Svijet oko nas — enciklopedija za djecu i omladinu II (IX): 403. 1985. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2010. Marrë më 2009-12-26.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Peaslee, Amos Jenkins. Constitutions of Nations, Volume 3. fq. 19.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Krieger, Heike (2001-08-27). The Kosovo Conflict and International Law An Analytical Documentation 1974–1999. Cambridge University Press. fq. 7. ISBN 0521800714.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Filipović, Gordana (1989). Kosovo — Past and Present. fq. 362.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dragović-Soso, Jasna (2002-10-09). Saviours of the Nation Serbia's Intellectual Opposition and the Revival of Nationalism. McGill-Queen's University Press. fq. 137–138. ISBN 9780773525238.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rogel, Carole (1998-05-30). The Breakup of Yugoslavia and the War in Bosnia. Greenwood Press. fq. 49. ISBN 0313299188.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Lucas, Kristina (2004-11-08). Footsteps in Kosovo. Trafford Publishing. fq. 142. ISBN 1412029236.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Holohan, Anne (2005). Networks of Democracy Lessons from Kosovo for Afghanistan, Iraq, and Beyond. Stanford University Press. fq. 16. ISBN 0804751900.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Kosovo to pick a state flag". New Kosova Report. 2008-02-09. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2008. Marrë më 2008-09-07.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Starts Selection of its Future Flag and Emblem". Balkan Investigative Reporting Network. 2007-05-07. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2007. Marrë më 2008-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Priština daily speculates on independence date". Beta. 2008-02-05. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2011. Marrë më 2008-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Charter, David (2008-02-11). "Wanted: new flag and anthem for Kosovo". Times Online. London. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2008. Marrë më 2008-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo (Province, Serbia) - Dardania (flag of uncertain status)". Flags of the World. 2008-02-23. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2011. Marrë më 2008-08-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Television Debate: Kosovar flags and symbols". RTK. Balkan Investigative Reporting Network. 2005-12-21. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2008. Marrë më 2008-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Main Page". Lidhja Demokratike e Dardanisë. 2007. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2010. Marrë më 2010-02-05.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pancevski, Bojan (2008-02-26). "Call for calm as Kosovo independence looms". Telegraph.co.uk. Marrë më 2008-08-14.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- NewKosova.org
- The Christian Science Monitor, 8. Februar 2008, With independence looming, Kosovo to pick a flag
- www.dardamedia.com