Jump to content

FK Kukësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga KF Përparimi)
FK Kukësi
Emri i plotëFutboll Klub Kukësi
Themeluar4 mars 1930; 94 vite më parë (1930-03-04)
StadiumiKukes Arena
Kapaciteti6,300 vende
PronariSafet Gjici
LigaKategoria e Parë
2023–24Abissnet Superiore, 10.
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Futboll Klub Kukësi është një klub profesionist futbollistik shqiptar me vendndodhje në qytetin e Kukësit. Klubi i luan ndeshjet si vendas në stadiumin Zeqir Ymeri dhe aktualisht konkurojnë në Kategorinë Superiore, elita e futbollit shqiptar. Klubi ka luajtur në divizionet më të ulëta që nga viti 1930, para se në vitin 2012 të ngjiteshin për herë të parë në Superiore, duke përfunduar si nënkampion në tre sezonet e ardhshme.

F.K. Kukësi më 20 prill të këtij viti shënoi 86- vjetorin e krijimit të tij dhe në pesë vitet e fundit si  askush tjetër ka arritur një sukses historik,  nga kategoria e fundit në majën e futbollit shqiptar.

Pasi u shpall kampion në kategorinë e dytë në vitin 2011, Kukësi kaloi në të parën dhe më pas në Superligë. Ndër vite ka ndryshuar dhe statusi i tij. F.K. Kukësi është themeluar me datë 29.08.2011 bazuar në akt- themelimin  për statusin e shoqërisë aksionere, si dhe në bazë të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregëtarët dhe Shoqëritë Sportive (i ndryshuar)”.

Në atë kohë aksionet ndaheshin si më poshtë: Safet Gjici 33.33% të aksioneve, Ram Geci 33.33%  të aksioneve dhe Flamur Hoxha 33.33 % të aksioneve.

Më datë 08.08.2012 Futboll Klub Kukësi SH.A. është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me objekt; “Organizimin i Aktiviteteve Sportive të Futbollit.”

Themelimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi u themelua më 4 mars 1930Kukës me emrin "Shoqëria Sportive Kosova", duke u bërë i njohur në Shqipëri. Klubi u bë fillimisht nga të rinjtë e Hasit, Lumës dhe nga goranët e Shishtavecit, që konkuruan në sporte si atletika dhe mundja sëbashku me futbollin. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte më 20 prill 1930 kundër Internati Krumë, e cila u mbyll në barazimin 0–0. Më 13 korrik klubi humbi për herë të parë në historinë e saj kundër Dibrë në Peshkopi, me sfiduesit që fituan 4–1. Në gusht 1931 skuadra konkuroi në një turnament lokal ku merrnin pjesë Kallabaku (Borje), Shkëlzeni (Tropojë) dhe Internati Krumë, dhe skuadra të tjera ushtarake. Me themelimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1932, Shoqëria Sportive Kosova u regjistrua nën emrin Sport Klub Kosova. Megjithatë, klubi nuk mori pjesë në asnjë kampionat të organizuar në atë kohë. Në vitin 1949, pas mbylljes së Luftës së Dytë Botërore, Federata Shqiptare e Futbollit vazhdoi kampionatin e saj. Në vitin 1953, Shoqëria Sportive Kosova mori pjesë për herë të parë në një kampionat kombëtar, duke konkuruar në Kategorinë e Tretë.

Në vitin 1958 klubi u ngjit për herë të parë në Kategorinë e Dytë, dhe ndryshuan emrin e tyre duke e bërë Klubi Sportiv Përparimi në të njëjtën kohë. Trofeu i parë madhor i klubit erdhi në vitin 1967, duke fituar Kategorinë e Tretë dhe duke u ngjitur sërisht në Kategorinë e Dytë. Ata qëndruan në atë ligë për një dekadë deri në vitin 1977, ku ata fituan titullin e Kategorisë së Dytë, arritja më e madhe e klubit që nga themelimi në vitin 1930. Pavarësisht se ranë shpejtë, ata u ngjitën sërisht në Kategorinë e Dytë. Shumë veta i konsiderojnë vitet 70' dhe 80' si epokën e artë të klubit.

Me rënjen e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, klubi përjetoi probleme të mëdha financiare duke u mbështetur në forndet e shtetit për të drejtuar klubin për vite të tjera. Bashkia e Kukësit sëbashku me një bisnezmen lokal filluan të financonin klubin pas fundit të regjimit komunist në Shqipëri, por për shkak të mungesës së fondeve klubi nuk përjetoi ndonjë sukses për gati dy dekada pas rënies së komunizmit.

Sezoni 2012 - 2013

Në debutimin e tij të parë në Superligë, në sezonin futbollistik 2012-2013, ekipi i Kukësit arriti rezultate mjaft të mira duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë dhe duke dalë në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në fushën e tij ekipi nuk u mund asnjëherë. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu, dhe i mbështetur fuqimisht nga Presidenti Gjici tejkaloi çdo parashikim dhe shkoi deri në play-off në Europa Ligë. Kukësi do të thyente dhe rekordin e Flamurtarit të Vlorës, vendosur në vitin 1988-89, kur pati prekur dhe turin e tretë të Kupës EUFA.

Në turin e parë Kukësi eleminoi F.C. “FLORA” të Tallin, të Estonisë me rezlutatet 1-1 në Tallin me 4 korrik 2013, dhe duke barazuar 0-0 të po atij muaji në Tiranë. Për Kukësin në Estoni shënoi Progni.

Në turin e dytë kuksianët vihen përballë F.K. “Sarajevo”. Në ndeshjen parë, luajtur në Tiranë më 18 korrik 2013, Kukësi fitoi 3-2 me gola të shënuar nga Popoviç, Malakarne dhe Allmuça. Në ndeshjen e kthimit më 25 korrik në Sarajevë, kuksianët barazojnë 0-0, ku spikati portjeri Argent Halili që priti dhe një penallti.

Turi i tretë do t’i vinte kuksianët përballë “Metalurgut” Donetsk, të Ukrainës. Ylli Hoxha dhe Renato Malota shënuan në ndeshjen e parë në Tiranë më 1 gusht 2013, ndërkohë që një javë më pas më 8 gusht në Donetsk, rezultati 1-0 për vendasit u dha të drejtën e kualifikimit kuksianëve.

Play-off, i rezervoi Kukësit përballë një kundërshtar të vështirë, Tabzonsporin e Turqisë. Kukësi humbi ndeshjen e parë në Tiranë më 22 gusht me rezlutatin 2-0, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit më 29 gusht 2013, humbi sërish me rezlutatin 3-1. Për Kuksianët, që bënë një paraqitje dinjitoze shënoi Popoviç.

Sezoni 2013 - 2014

Edhe ky sezon do të cilësohet si mjaft i suksesshëm edhe pse ekipi nuk mori titullin kampion, apo kupën e Shqipërisë, që ishin objektiva madhorë të tij. Kukësi u rendit i dyti në tabelën e klasifikimit më 57 pikë, pas Skënderbeut kampion. Ekipi në Superligën me tre faza arriti 16 fitore, 9 barazime dhe 8 humbje, me 46 gola të shënuar dhe me 34 të pësuar.

Pas përfundimit të sezonit futbollistik 2013-2014, Kukësi u bë pjesëmarrës për të dytën herë rradhazi në Europa Ligë. Shorti këtë herë e vuri përballë një kundërshtari të fortë dhe të largët siç ishte Kairat , Almaty (Kazakistan).

Në ndeshjen e parë zhvilluar më 3 korrik 2014,në Kazakistan, Kukësi humbi 1-0, me një gol në minutën e 90-të, ndërkohë që një javë më vonë në Tiranë, ndeshja e kthimit u mbyll 1-1, rezultat që ndërpreu udhëtimin europian të Kukësit.

Sezoni 2014 - 2015

Fundi i sezonit futbollistik 2014-2015 edhe pse cilësohet si i sukseshëm, nuk solli përmbushjen e dy objektivave madhorë tek F.K. Kukësi, siç ishin marrja e titullit kampion dhe kupa e Shqipërisë. Ekipi u rendit sërish në vendin e dytë si nënkampion i vendit për të tretën herë rradhazi, duke grumbullur 75 pikë, me 59 gola të shënuar dhe 27 të pësuar. Në 36 ndëshje të zhvilluara, ekipi mori 23 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje.

Sulmuesi i Kukësit Pero Pejiç, u shpall fitues i “Këpucës së Artë”, me 31 gola në Superligë dhe 5 në Kupë. Kukësi në këtë edicion ishte dhe ekipi që shënoi më shumë gola.

Edhe në Kupën e Shqipërisë, Kukësi bëri prezantim dinjitoz  duke arritur deri në finale me Laçin,       finale që e humbi me rezultatin 2-1. Finalja e kompeticionit 2014-2015, ishte e dyta finale e humbur, pasi një vit më parë Kukësi e kishte humbur kupën me Flamurtarin.

Gjatë edicionit 2014-2015, u renditën në vende të dyta në Kategorinë e Parë edhe ekipet zinxhir U-17 dhe U-19.

Sezoni 2015 - 2016

Në sezonin futbollistik 2015-2016 F.K. KUKËSI, siguroi pjesëmarrjen në Europa Ligë edhe nëpërmjet renditjes në kampionatit edhe nëpërmjet fitimit të kupës së Shqipërisë.

F.K. Kukësi fitoi për herë të parë  një trofe. Kupa e Shqipërisë shkoi në Kukës, pasi ekipi përshkroi një rrugë të suksesshme drejt këtij trofeu. Përgjatë garës Kukësi elmioni Naftëtarin, Ilirinë, Flamurtarin dhe Teutën. Në ndeshjen finale, të zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”,  në Tiranë më 22 maj 2016, Kukësi fitoi me penallti ndaj Lacit 5-3, pasi loja e rregullt dhe shtesa përfundoi 1-1.

Për herë të parë, me insistimin e F.K. Kukësit,  FSHF-ja solli arbitra të huaj me stemë të FIFA-s që të arbitrojnë sa më drejt këtë finale shumë të rëndësishme. Treshja italiane e përbërë nga Marco Guida kryesor,  me ndihmësa: Lorenco Manganelli dhe Alesandro Costanzo, të ndihmuar dhe nga arbitri i katërt shqiptar Enea Jorgji dhe vëzhgues Sokol Jareci, treguan nivel të lartë në adminsitrimin e ndeshjes.

Tre ditë më vonë në sheshin “Skënderbej” në Kukës, u organizua një festë madhështore për fitimin e trofeut. Këtë manifestim dhe këtë trofe Kukësi nuk e kishtë parë asnjëherë, por vetëm e kishte ëndërruar. Presidenti z. Safet Gjici me mbështetjen e pakufishme që i dha ekipit dhe i vetëm në financim për të gjithë veprimtaritë, mundësoi këto rezultate dhe nivele të larta në futbollin e Kukësit.

Ndërsa në Superligë ekipi u rendit i treti. Në 36 ndeshje të zhvilluara mori 63 pikë duke siguruar 1.75 pikë për ndeshje, me golavarazh të përgjithshëm 41 gola të shënuar dhe 25 të pësuar,  1.53 gola të shënuar në një ndeshje dhe gati dy herë më pak të pësuar. Në total Kukësi  siguroi 18 fitore, 9 barazime dhe  9 humbje. Jashtë fushe Kukësi  sigurio 5 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Brenda në fushën e vet ekipi  mori 13 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Golashënuesi më i mirë i ekipit u shpall Izair Emini me 10 gola,  ndërkohë që Mateus Lima mbeti në kuotën e 7 golave.

Suksese dhe kupa në përfundim të sezonit 2015-2016, morën edhe ekipet U-17 dhe U-19, që u shpallën kampionë në  kategoritë e parë dhe sezonin e ardhshëm do jenë pjesë e Superligës Shqiptare për të rinjtë.

Ndërsa ekipi Kukësi B, u shpall kampion që në debutimin e parë në  ligën amatore dhe në sezonin e ardhëshëm do jetë pjesë e kategorisë së dytë.

Infrastruktura

F.K. Kukësi, trashëgonte një infrastrukturë të rrënuar, por me daljen në Superligë u modernizua tërësisht ajo. U ngrit në një kohë rekord stadiumi “Zeqir Ymeri“, me 5 mijë vende dhe më elementët e duhur për zhvillimin e garave kombëtare.

Ekipi i zhvillon ndeshjet në këtë stadium, ku ka dhe vendet e duhura për tibunën vip, gazetarët, dhomat e zhvjeshjes për ekipet, për arbitrat, si dhe gjithë mjediset e duhura për funksionimin e klubit. Stadiumi ka edhe vendet e përshtatëshme për reklama.

Të gjitha ndeshjet që zhvillon Kukësi brënda dhe jashtë vendit janë në transmetim të drejtëpërdrejtë dhe në paketat satelitore.

Ekipi ka ndryshuar disa herë stemën dhe ngjyrat e bluzës:

  • Stema e KS Përparimi i Kukësit në vitet 1958-1992, përmbante një top të stilizuar në formë luleje bardhë e zi, dhe në mes një yll me ngjyrë të gjelbërt brenda, kurse në pjesën e jashtme me ngjyrë të verdhë. Sipër shkruhej PERPARIMI kurse poshtë shkruhej KUKES. Stema ishte në formë rrethore. Këto ngjyra do të ngeleshin ngjyrat kryesore të ekipit deri në vitin 2010.
  • Stema e KF Përparimi i Kukësit në vitet 1992-2010, përmbante një top të bardhë me vija lejla, me shkronjën K, të vendosur mbi të që nënkuptonte Kukës. Sipër ishte i shkruajtur emri i ekipit.
  • Stema aktuale ka ngjyrat bardhë e blu, me një shqiponjë të zezë që ka në këmbët e veta një top futbolli. Sipër me shkronja të vogla është shkruajtur emri i ekipit. Poshtë është viti i themelimit të Shoqërisë Sportive Kosova. Shqiponja në stemë, ka bërë që ekipi të marrë nofkën "Shqiponjat e Veriut". Ngjyrat e bluzës janë bardhë e blu.
Presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, së bashku me drejtorin teknik, Sulejman Starovën duke prezantuar dy blerjet e reja për sezonin e ri 2012-2013, Rrahman Hallaçin dhe Roland Peqinin

Skuadra momentale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 22 dhjetor 2014

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Shqipëria Pt Argent Halili
2 Shqipëria Mb Dritan Smajlaj
4 Shqipëria Mb Ylli Shameti
5 Shqipëria Mb Julian Brahja
6 Shqipëria Mb Erjon Dushku
7 Kosova Sm Kushtrim Lushtaku
11 Shqipëria Sm Vilfor Hysa
12 Shqipëria Pt Ervis Koçi
13 Shqipëria Mb Rrahman Hallaçi (Kapiteni)
14 Shqipëria Mf Igli Allmuça
15 Shqipëria Mf Albi Dosti
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
16 Shqipëria Mf Edon Hasani
19 Shqipëria Mf Hair Zeqiri
20 Shqipëria Mf Yll Hoxha
21 Shqipëria Mb Roland Peqini
22 Kroacia Sm Pero Pejić
23 Shqipëria Mf Besar Musolli
24 Shqipëria Mb Renato Malota
27 Brazil Mf Jefferson
31 Shqipëria Pt Ibrahim Bejte
33 Serbia Mb Ivan Gvozdenović
88 Serbia Sm Ivan Perić

Lojtarë të rinj me eksperiencë në skuadrën e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 22 dhjetor 2014

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Shqipëria Pt Jetmir Basha
7 Shqipëria Sm Ditmir Domi
12 Shqipëria Pt Armand Cengu
22 Shqipëria Mb Detjon Dreni
23 Shqipëria Mb Kedi Beshiri
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
24 Shqipëria Mb Dorjan Ademi
27 Kosova Mf Elvis Bojaxhi
86 Shqipëria Sm Veronik Istrefaj
86 Shqipëria Mb Emigler Cenaj
88 Shqipëria Mf Albi Germizi

Shënuesit më të mirë sipas sezonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
season Lojtari Liga Lojtari Gjithsej
2012–13 Flamuri Lazar Popović 16 Flamuri Lazar Popović 20
2013–14 Flamuri Sokol Cikalleshi 17 Flamuri Sokol Cikalleshi 22
Redaktuar më 4 qershor 2014[1]
Pozicioni Emri
Trajneri Hasan Lika
Ndihmës trajner
Trajneri i portierave Kujtim Shtama
Trajneri atletik Gjergji Poloska
Doktorët e klubit Mel Ostreni
Erion Ostreni

Historia e trajnerëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri Periudha Trofe
Flamuri Shahin Berberi 2010–12 Kategoria e Dytë
Flamuri Armando Cungu[2] 1 korrik 2012 – 2 tetor 2013
Flamuri Naci Şensoy 3 tetor 2013 – 10 shkurt 2014
Flamuri Sulejman Starova 11 shkurt 2014 – 31 maj 2014
Flamuri Agim Canaj 2 qershor 2014 – 30 korrik 2014
Flamuri Shkëlqim Muça 30 korrik 2014 – 7 gusht 2014
Flamuri Artim Shaqiri 10 gusht 2014 –
Stadiumi i Kukësit, Zeqir Ymeri

Ekipi i luan ndeshjet e veta në stadiumin Zeqir Ymeri, që ka një kapacitet prej 6000 vendesh. Më përpara stadiumi kishte emrin "Përparimi" dhe ishte jashtë çdo lloj standardi. Me financime nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, në korrik të vitit 2010, nisën punimet për rikonstruksionin e stadiumit. Stadiumi u përurua më 30 nëntor 2010, në praninë e Presidentit të FSHF, Armando Duka, Kryetarit të Bashkisë Kukës, Hasan Halilaj dhe deputetëve të Kukësit. Stadiumi u quajt Zeqir Ymeri, në nder të një prej pionerëve të futbollit kuksian. Kostoja e punimeve ishte 300.000 . Me rastin e përurimit u luajt edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Partizanit të Tiranës që u fitua 1-0 nga vendasit.

FK Kukësi ka mbështetjen e gjithë banorëve të Kukësit, të apasionuar pas futbollit. Grupet kryesore në mbështetje të ekipit janë "Ultrasit Kuksianë" dhe "Armata e Veriut". Gjithashtu ekipi gëzon mbështetje të madhe edhe nga Kosova, ku mbështetësit kryesorë janë "Tigrat e Zhurit".

Kukësi ka rivalite të deklaruar me ekipin e "Pashtrikut" të Hasit, me të cilin luan derbin e Qarkut, ku ekipi hasjan nuk ka ngurruar të dhurojë rezultate befasuese. Gjithashtu Kukësi ka rivalitet me ekipin e Korabit të Peshkopisë dhe Tërbunit të Pukës, me të cilat luan derbit e Verilindjes, ku shumicën e rasteve, Kukësi ka dalë fitues.

Pronësia dhe Drejtimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rënies së komunizmit, FK Kukësi filloi të financohej nga Bashkia Kukës, dhe donatorët që tregoheshin të gatshëm të jepnin para për ekipin. Me udhëzimet e UEFA, ekipet shqiptare filluan të ktheheshin në sh.a. (shoqëri aksionere). Më 23 gusht 2011, me vendim unanim të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Futboll Klub Kukësi u kthye në një shoqëri aksionere. Bashkia mbetet aksionereve e vetme e terreneve sportive, kurse shpenzimet sezonale përballohen 40% nga Bashkia dhe 60% nga një grup prej 17 biznesmenësh. President i klubit ishte Ramë Geci, pronar i firmës së ndërtimit "GECI", zv/president Safet Gjici, kurse sekretar Flamur Hoxha. Pas përfundimit me sukses të sezonit, Presidenti Geci u largua nga detyra duke ia lënë vendin një tjetër biznesmeni, Safet Gjicit, pronar i firmës së ruajtjes fizike "Euro Gjici Security".

Emri Periudha Trofe
Flamuri Flamur Hoxha 2010-2011 Kategoria e Dytë
Flamuri Bashkim Gjoka 2011-2012
Flamuri Safet Gjici 2012-

Kampion i Kategorisë së Dytë (Kategoria e Tretë 1949-1990)

  • 1966-1967
  • 1981-1982
  • 1986-1987
  • 2010-2011
Sezoni Kompeticioni Raundi Skuadra Shtëpi Jashtë Total
2013–14 UEFA Liga e Evropës Raundi i parë kualifikues Flamuri Flora Tallinn 0–0 1–1 1–1 (a)
Raundi i dytë kualifikues Flamuri Sarajevo 3–2 0–0 3–2
Raundi i tretë kualifikues Flamuri Metalurh Donetsk 2–0 0–1 2–1
Raundi i Play-Off Flamuri Trabzonspor 0–2 3–1 1–5
2014–15 UEFA Liga e Evropës Raundi i parë kualifikues Kazakistani Kairat 0–0 0–1 0–1
2015–16 UEFA Liga e Evropës Raundi i parë kualifikues Bjellorusia Torpedo-BelAZ Zhodino 2–0 0–0 2–0
Raundi i dytë kualifikues Mali i Zi Mladost Podgorica 0–1 4–2 4–3
Raundi i tretë kualifikues Polonia Legia Varshava 0–3 0–1 0–4
  1. ^ "Coaching staff season 2014-15". fk-kukesi.al. FK Kukësi. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2014. Marrë më 4 qershor 2014.
  2. ^ Jonuz Hallaçi (30 maj 2012). "Armando Cungu, një shkodran për pankinën e Kukësit". Panorama Sport. Marrë më 22 prill 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]