Kombëtarja andorrase e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Andorra
[[Skeda:|170px|center]]
Shkurtesa AND
Federata Federata Andorase e Futbollit
Konfederata UEFA
Trajneri Koldo Álvarez
Kapiteni aktual Óscar Sonejee
Golashënuesi Ildefons Lima (9)
Stadiumi Estadi Nacional
Andorra la Vella
FIFA (kodi) AND
FIFA (rangu) 204
Pozita më e lartë 125 (Shtator 2005)
Pozita më e ulët 206 (Dhjetor 2011)
Elo (Rangu) 192
Pozita më e lartë 171 (Shkurt 2005, Shtator 2005)
Pozita më e ulët 192 (Mars 2015)
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
brenda
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Flamuri Estonia 6–1 Andorra Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 13 Nëntor 1996)
Fitorja me thellë

Flamuri Andorra 2–0 Bjellorusia Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 26 Prill 2000)
Flamuri Andorra 2–0 Shqipëria Flamuri
(Andorra la Vella, Andorrë; 17 Prill 2002)
Humbja më e thellë

Flamuri Kroacia 7–0 Andorra Flamuri
(Zagreb, Kroaci; 7 Tetor 2006)
Flamuri Republika Çeke 7–0 Andorra Flamuri
(Liberec, Çeki; 4 Janar 2005)
Kupa e Botës
Pjesëmarrja 0 (Filluar më – )
Rezultati më i mirë
Kampionati Europian
Pjesëmarrja 0 (Filluar më –)
Rezultati më i mirë

Kombëtarja andorase e futbollit (Katalonisht: Selecció de futbol d'Andorra) përfaqson Andorrënfutboll dhe është e kontrolluar nga Federata Andorase e Futbollit, organi qeveritar për futbollin në Andorrë. Skuadra ka shijuar sukses shumë të pakët për shkak të popullsisë të pakët të vendit, pasi është shteti i pestë më i vogël i UEFA-s (vetëm Lihtenshtajni, San Marino, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe janë më të vogël).

Ndeshja zyrtare e Andorrës ishte humbja 6–1 në miqësoren kundër Estonisë në vitin 1996. Që nga kualifikueset e UEFA Euro 2000, Andorra ka konkuruar në çdo kualifikuese të Kampionatit Europian dhe të Kupës së Botës duke pasur shumë pak sukses. Ata kanë fituar vetëm tre ndeshje, të treja në shtëpi. Ata kanë vetëm një fitore në ndeshjet kompetitive, një fitore 1–0 kundër Maqedonisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pavarësisht se Federata Andorase e Futbollit ishte krijuar në vitin 1994,[1] dhe liga vendore e Andorrës ishte krijuar një vit më vonë, skuadra nuk mund të merrte pjesë në kampionatet madhore deri sa mori të drejtën organet qevetirate FIFA dhe UEFA në vitin 1996.[1][2] Skuadra luajti ndeshjen e saj të parë në Andorra La Vella kundër Estonisë ku humbi 6–1.[3]

Ndeshja e parë kompetitive e Andorrës e organizuar nga FIFA ishte humbja 3–1 kundër Armenisë e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2000. Andorra i humbi të dhjeta ndeshjet kualifikuese për turnamentin.[4] Skuadra veçanërisht vuajti në ndeshjet jashë fushe; çdo humbje vinte me të paktën tre gola.[4] Vetë Andorra shënoi vetëm tre gola, ku dy prej tyre erdhën nga penalltia,[4] dhe dy prej tyre u shënuan në ndeshje jashtë fushe.[4] Skuadra pësoi 28 gola,[4] dhe humbja e tyre më e rëndë në kualifikuese ishte humbja 6–1 kundër Rusisë.[4]

Për fushatën e tyre të parë kualifikuese për Kupën e Botës, Andorra ishte shortuar në një grup me Qipron, Estoninë, Irlandën, Hollandën dhe Portugalinë.[5] Ata humbën ndeshjen hapëse me rezultatin 1–0 kundër Estonisë. Në ndeshjen e rradhës, ata humbën 3–2 kundër Qipros por ata shënuan golat e parë në kualifikueset e një Kupe Bote.[5] Ata u mposhtën sërisht nga Estonia, këtë herë 2–1.[5] Ata i humbën të gjithë ndeshjet dhe goli i tyre i vetëm jashtë fushe erdhi në humbjen 3–1 kundër Irlandës.[5] Humbja më e rëndë ishte rezultati 7–1 kundër Portugalisë në fushën neutrale në Lleida, Spanjë.[5] Andorra i mbylli kualifikuese pa pikë dhe me 36 gola të pësuar në 10 ndeshje.[5]

Skuadra i humbi të gjitha ndeshjet edhe në fushatën kualifikuese të Euro 2004. Ata shënuan golin e vetëm në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër Bullgarisë.[6] Në këtë fushatë kualifikuese rezultatet ishin të ngjashme pasi ata humbën 3–0 kundër Bullgarisë, Kroacisë dhe Belgjikës, dy herë 2–0 kundër Estonisë, 2–0 kundër Kroacisë dhe 1–0 kundër Belgjikës.[6]

Për standartet e Andorrës, kualifikueset e Kupës së Botës 2006 ishin të suksesshme. Ata fituan ndeshjen e tyre të parë kompetitive duke mposhtur Maqedoninë 1–0. Mesfushori i Andorrës Marc Bernaus, i cili luante në ligën e dytë spanjolle, pasi mori një top të gjatë nga rivënja anësore, të cilën e ndaloi me gjoks, lëshoi një gjuajtje të fuqishme duke shënuar në fillim të pjesës së dytë.[7][8] Pas ndeshjes, trajneri i Maqedonisë Dragan Kanatlarovski tha dorëheqjen dhe e quajti ndeshjen "një përfundim i turpshëm" dhe "një poshtërim".[9] Andorra gjithashtu barazoi në dy ndeshje, 0–0 në Maqedoni dhe 0–0 në shtëpi kundër Finlandës.[10] Këto kualifikuese kanë qënë të vetmet ku Andorra ka regjistuar pikë. Në kualifikueset e Euro 2008, Andorra i humbi sërisht të gjitha ndeshjet.[11] Ndeshja më e afërt ishte ajo kundër Rusisë, një humbje 1–0 më 21 Nëntor 2007, që ndihmoi Rusinë të kualifikohej dhe të linte jashtë Anglinë.[11] Humbja më e rëndë ishte humbja 7–0 kundër Kroacisë në Andorra La Vella, gjë që rezultoi humbja më e madhe në kompedicionet e UEFA-s[12], e cila u përsërit sërisht këtë herë nga Republika Çeke. Andorra shënoi vetëm dy gola dhe pësoi 42 në 12 ndeshje gjithsej.[11]

kualifikueset e Kupës së Botës 2010 ata i humbën të dhjeta ndeshjet.[13] Gjatë tyre, ata shënoi shënuan tre gola, në humbjet kundër Bjellorusisë, Kazakistanit, dhe pësuar 39 gola, përfshirë gjashtë në humbjen kundër Anglisë, humbja më rëndë në grup.[13] Edhe kualifikueset e Euro 2012 u mbyllën në një formë të ngjashme; ata i humbën të dhjeta ndeshjet, shënuan vetëm një gol dhe pësuan 25; rezultatet e tyre më të mira ishin dy humbje me një gol disavantazh kundër Sllovakisë dhe një humbje 3–1 kundër Irlandës.[14]

Rekordi i Andorrës kundër të gjitha kombëtareve[redakto | redakto tekstin burimor]

Kundër Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gsh Gp Dg  % Fitoreve
Flamuri Shqipëria 3 1 0 2 2 4 −2 33.33%
Flamuri Armenia 8 0 1 7 2 20 −18 0%
Flamuri Azerbajxhani 4 0 3 1 1 2 −1 0%
Flamuri Bjellorusia 4 1 0 3 4 11 −7 25%
Flamuri Belgjika 3 0 0 3 0 10 −10 0%
Flamuri Bosnja dhe Hercegovina 1 0 0 1 0 3 −3 0%
Flamuri Brazili 1 0 0 1 0 3 −3 0%
Flamuri Bullgaria 2 0 0 2 1 5 −4 0%
Flamuri Kina 1 0 1 0 0 0 0 0%
Flamuri Kroacia 6 0 0 6 0 24 −24 0%
Flamuri Qipro 4 0 0 4 2 14 −12 0%
Flamuri Republika Çeke 0 0 3 1 13 −12 0%
Flamuri Anglia 4 0 0 4 0 16 −16 0%
Flamuri Estonia 11 0 0 11 5 26 −21 0%
Flamuri Ishujt Faroe 1 0 1 0 0 0 0 0%
Flamuri Finlanda 2 0 1 1 0 3 −3 0%
Flamuri Franca 3 0 0 3 0 7 −7 0%
Flamuri Gaboni 1 0 0 1 0 2 −2 0%
Flamuri Hungaria 2 0 0 2 0 7 −7 0%
Flamuri Islanda 5 0 0 5 0 14 −14 0%
Flamuri Indonezia 1 0 0 1 0 1 −1 0%
Flamuri Izraeli 3 0 0 3 2 10 −8 0%
Flamuri Kazakistani 2 0 0 2 1 6 −5 0%
Flamuri Letonia 3 0 0 3 1 9 −8 0%
Flamuri Lihtenshtajni 1 0 0 1 0 1 −1 0%
Flamuri Lituania 2 0 0 2 1 7 −6 0%
Flamuri Maqedonia 6 1 1 4 1 9 −8 17%
Flamuri Malta 2 0 2 0 2 2 0 0%
Flamuri Moldavia 3 0 1 2 2 6 −4 0%
Flamuri Hollanda 6 0 0 6 0 21 −21 0%
Flamuri Polonia 1 0 0 1 0 4 −4 0%
Flamuri Portugalia 3 0 0 3 1 14 −13 0%
Flamuri Republika e Irlandës 4 0 0 4 2 11 −9 0%
Flamuri Rumania 4 0 0 4 1 15 −14 0%
Flamuri Rusia 6 0 0 6 2 21 −19 0%
Flamuri Sllovakia 2 0 0 2 0 2 −2 0%
Flamuri Spanja 1 0 0 1 0 4 −4 0%
Flamuri Turqia 2 0 0 2 0 7 −7 0%
Flamuri Ukraina 4 0 0 4 0 17 −17 0%
Flamuri Uellsi 1 0 0 1 1 2 −1 0%
Total 126 3 11 112 35 353 −318 2.38%

° Është luajtur gjithashtu një ndeshje jo e organizuar nga FIFA më 19 Shkurt 1998: Andorra - Rep. Çeke 0-1

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ish stadiumi për ndeshjet në shtëpi i Andorrës, Estadi Comunal d'Andorra la Vella.

Nga viti 1996 e deri në vitin 2014 Andorra i luante ndeshjet e saj në shtëpi Comunal d'Andorra la Vella, në kryeqytetin Andorra la Vella. Stadiumi ka kapacitet prej 1,800 vendesh dhe pret ndeshjet e klubit FC AndorraSuperligën Andorase.[15] Më 9 Shtator 2014, kombëtarja filloi të luajë ndeshjet si vendas në stadiumin e ri Estadi Nacional me kapacitet 3,306 vende.

Andorra ndonjëherë i ka luajtur ndeshjet si "vendase" edhe jashtë kufijëve. Për shëmbull, Andorra priti Francën dhe Anglinë në në kualifikueset e Euro 2000, 2008 dhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2010 në Estadi Olímpic Lluís CompanysBarcelonë, e cila ishte stadiumi i RCD Espanyol nga viti 1997 e deri në vitin 2009.[16][17]

Prodhuesit e fanellës[redakto | redakto tekstin burimor]

Prodhuesi Periudha
Flamuri Reusch 1996 - 2004
Flamuri Reebok 2000 - 2004
Flamuri Diadora 2004 – 2006
Flamuri Joma 2006 – 2008
Flamuri Adidas 2008 – vazhdon

Reputacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekordi i zymtë i Andorrës i jep asaj një reputacion të ulët në botën e futbollit. Kombëtarja ka fituar vetëm një ndeshje kompetitive, një fitore 1–0 në kualifikueset e Kupës së Botës 2006 kundër Maqedonisë, dhe dy ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë (2–0) dhe Shqipërisë (2–0). Të gjitha fitoret janë marrë në shtëpi.

Me popullsinë e katërt më të vogël të çdo shteti në UEFA,[18] deri në pranimin e Gjibraltarit, talenti i popullisisë është i vogël. Gjithashtu Andorra është anëtarja më e re e UEFA-s sëbashku me Kazakistanin, pasi të dyja u themeluan në vitin 1994. Lojtarët janë kryesisht amatorë sepse liga vendore e Andorrës është me kohë të pjesshme. Megjithatë, që kur Andorra filloi të luajë futboll në vitin 1996 renditja e tyre mesatare në FIFA ka qënë vendi i 163të.[19]

Lojtarët dhe trajnerët[redakto | redakto tekstin burimor]

Ildefons Lima është i vetmi lojtar andoras që ka shënuar më shumë se tre gola për skuadrën; ai ka shënuar nëntë gola. Lima gjithashtu është lojtari i dytë me më shumë ndeshje pasi deri tani ka regjistruar 91 prezenca. Óscar Sonejee me 99 ndeshje është lojtari që ka luajtur më shumë me kombëtaren andorase. Koldo ka qënë më parë në vendin e dytë pasi ka regjistuar 78 ndeshje nga viti 1998 e deri në vitin 2009.[20]

Manuel Miluir ka qënë trajneri i parë i skuadrës dhe e ka drejtuar atë në tre ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian. Ai u largua në vitin 1999 për t'i hapur rrugë David Rodrigos, i cili e nisi aventurën e tij me një humbje 2–0 në kualifikueset e Kampionatit Europian kundër Islandës më 27 Mars të atij viti. Rodrigo ka qënë në krye të skuadrës deri në Shkurt 2010, ku u lajmërua se Koldo do të merrte rolin e tij.[21]

Në Janar 2006, Federata Andorase e Futbollit emëroi Koldon, portierin e tyre nga viti 1998 e deri në vitin 2009, si lojtarin e tyre më të mirë në histori.[22]

Historia e trajnerëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lojtarët me më shumë ndeshje[redakto | redakto tekstin burimor]

Rend Lojtari Ndeshje Gola Periudha
1 Óscar Sonejee 99 4 1997–
2 Ildefons Lima 91 9 1997–
3 Manolo Jiménez 79 1 1998–2012
4 Koldo Álvarez de Eulate 78 0 1998–2009
Josep Ayala 78 1 2002–
6 Txema Garcia 71 0 1997–2009
7 Justo Ruiz 67 2 1998–2008
8 Jordi Escura 65 0 1998–2011
Juli Sánchez 65 1 1996–
Marc Pujol 65 2 2000–

Lojtarët me më shumë gola[redakto | redakto tekstin burimor]

Rend Lojtari Ndeshje Gola Periudha
1 Ildefons Lima 90 9 1997–
2 Óscar Sonejee 98 4 1997–
3 Emiliano González 37 3 1998–2003
Jesús Lucendo 29 3 1996–2003
5 Justo Ruiz 67 2 1998–2008
Marc Pujol 65 2 2000–
Fernando Silva 51 2 2002–

Rezultatet dhe ndeshjet[redakto | redakto tekstin burimor]

1996–99

Rekordi në Kupën e Botës[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekordi në Kupën e Botës Rekodi në kualifikuese
Viti Raundi Pozicioni Nd F B H Gsh Gp Nd F B H Gsh Gp
1930 te 1998 Nuk ka hyrë - - - - - - - - - - - - -
Flamuri Flamuri 2002 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 5 36
Flamuri 2006 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 12 1 2 9 4 34
Flamuri 2010 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 3 39
Flamuri 2014 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 0 30
Flamuri 2018 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
Flamuri 2022 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
Total 0/20 42 1 2 39 12 139

Rekordi në Kampionatin Europian[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekordi në Kampionatin Europian Rekodi në kualifikuese
Viti Raundi Pozicioni Nd F B H Gsh Gp Nd F B H Gsh Gp
1960 to 1996 Nuk është kualifikuar - - - - - - - - - - - - -
FlamuriFlamuri 2000 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 3 28
Flamuri 2004 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 8 0 0 8 1 18
FlamuriFlamuri 2008 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 12 0 0 12 2 42
FlamuriFlamuri 2012 Nuk është kualifikuar - - - - - - - 10 0 0 10 1 25
Flamuri 2016 Për t'u përcaktuar - - - - - - - - - - - - -
Total 0/14 40 0 0 40 7 113

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Trajneri i Andorrës Koldo Álvarez ka emëruar një skuadër me 18 lojtarë për ndeshjen miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale më 6 Qershor 2015.
Ndeshjet dhe golat janë redaktuar më 28 Mars 2015, pas ndeshjes kundër Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nr. Pozita Lojtari Mosha Ndeshje Gola Klubi
1 GK Josep Gómes 3 Dhjetor 1985 (29 vjeçar) 32 0 Flag of France.svg ES Pennoise
13 GK Ferran Pol 28 Shkurt 1983 (32 vjeçar) 15 0 Flag of Andorra.svg FC Andorra
4 DF Óscar Sonejee (C) 26 Mars 1976 (39 vjeçar) 99 4 Flag of Andorra.svg Lusitanos
6 DF Ildefons Lima 10 Dhjetor 1979 (35 vjeçar) 91 9 Flag of Andorra.svg FC Santa Coloma
2 DF Cristian Martínez Alejo 23 Gusht 1989 (25 vjeçar) 30 1 Flag of Andorra.svg FC Santa Coloma
5 DF Emili García 11 Janar 1989 (26 vjeçar) 28 1 Flag of France.svg ES Pennoise
23 DF Jordi Rubio 1 Nëntor 1987 (27 vjeçar) 23 0 Flag of Andorra.svg UE Santa Coloma
21 DF Marc García Renom 21 Mars 1988 (27 vjeçar) 22 0 Flag of Spain.svg UE Rubí
15 DF Moisés San Nicolás 17 Shtator 1993 (21 vjeçar) 11 0 Flag of Andorra.svg FC Ordino
18 MF Josep Ayala 8 Prill 1980 (35 vjeçar) 78 0 Flag of Andorra.svg FC Andorra
8 MF Márcio Vieira 10 Tetor 1984 (30 vjeçar) 59 0 Flag of Spain.svg Monzón
3 MF Marc Vales 4 Prill 1990 (25 vjeçar) 37 0 Flag of Spain.svg Real Saragoza B
19 MF Iván Lorenzo 15 Prill 1986 (29 vjeçar) 23 0 Flag of Spain.svg Atlètic Alpicat
22 MF Víctor Rodríguez 7 Shtator 1987 (27 vjeçar) 6 0 Flag of Andorra.svg FC Santa Coloma
14 MF Cristopher Pousa 29 Qershor 1992 (23 vjeçar) 2 0 Flag of Andorra.svg FC Ordino
9 FW Gabi Riera 6 Qershor 1985 (30 vjeçar) 30 1 Flag of Andorra.svg FC Santa Coloma
20 FW Sebastián Gómez 1 Nëntor 1983 (31 vjeçar) 24 0 Flag of Andorra.svg UE Sant Julià
7 FW Ludovic Clemente 9 Maj 1986 (29 vjeçar) 11 0 Flag of Andorra.svg FC Andorra

Kualifikueset e Kupës së Botës 2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Team Kutia: shiko  diskuto  redakto
Nd F B H Gsh Gp D Pt
Flamuri Hollanda 10 9 1 0 34 5 +29 28
Flamuri Rumania 10 6 1 3 19 12 +7 19
Flamuri Hungaria 10 5 2 3 21 20 +1 17
Flamuri Turqia 10 5 1 4 16 9 +7 16
Flamuri Estonia 10 2 1 7 6 20 −14 7
Flamuri Andorra 10 0 0 10 0 30 −30 0

██ Skuadra është kualifikuar ██ Skuadra ka siguruar të paktën një vend play-offi ██ Skuadra ka siguruar të paktën vendin e dytë ██ Skuadra nuk mund të kualifikohet direkt ██ Skuadra nuk ka shance të kualifikohet

Golat ndërkombëtarë[redakto | redakto tekstin burimor]

Andorra ka shënuar një numër të vogël golash në kompedicionet kompetitive (ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës); lista më poshtë tregon të gjitha golat e shënuar

Nr. Kom.[a] Data Kundërshtari Golashënuesi(t) Rezultati final[b]
1 KKE 5 Shtator 1998 Flamuri Armenia Jesús Lucendo (pen) 1–3
2 KKE 31 Mars 1999 Flamuri Rusia Emiliano González 1–6
3 KKE 8 Shtator 1999 Flamuri Rusia Justo Ruiz 1–2
4 KKB 2 Shtator 2000 Flamuri Qipro Emiliano González 2–3[c]
5 Ildefons Lima
6 KKB 7 Tetor 2000 Flamuri Estonia Justo Ruiz 1–2
7 KKB 25 Prill 2001 Flamuri Republika e Irlandës Ildefons Lima 1–3
8 KKB 1 Shtator 2001 Flamuri Portugalia Roberto Jonas 1–7
9 KKE 16 Tetor 2002 Flamuri Bullgaria Antoni Lima 1–2
10 KKB 8 Shtator 2004 Flamuri Rumania Marc Pujol 1–5
11 KKB 13 Tetor 2004 Flamuri Maqedonia Marc Bernaus 1–0[d]
12 KKB 26 Mars 2005 Flamuri Armenia Fernando Silva 1–2
13 KKB 4 Qershor 2005 Flamuri Republika Çeke Gabriel Riera 1–8
14 KKE 6 Shtator 2006 Flamuri Izraeli Juli Fernández 1–4
15 KKE 22 Gusht 2007 Flamuri Estonia Fernando Silva 1–2
16 KKB 10 Shtator 2008 Flamuri Estonia Marc Pujol (pen) 1–3
17 KKB 6 Qershor 2009 Flamuri Estonia Ildefons Lima (pen) 1–5
18 KKB 9 Shtator 2009 Flamuri Kazakistani Óscar Sonejee 1–3
19 KKE 7 Shtator 2010 Flamuri Republika e Irlandës Cristian Martínez 1–3
20 KKE 9 Shtator 2014 Flamuri Uellsi Ildefons Lima (pen) 1–2
21 KKE 13 Tetor 2014 Flamuri Izraeli Ildefons Lima (pen) 1–4

a KKE = Kualifikueset e Kampionatit Europian, KKB = Kualifikueset e Kupës së Botës
b Rezultati i Andorrës vendos gjithnjë në vendin e parë.
c Ndeshja Andorra-Qipro në vitin 2000 është e vetmja ndeshje ku Andorra ka shënuar dy gola në një ndeshje kompetitive.
d Ndeshje Andorra-Maqedonia në vitin 2004 është e vetmja ndeshje kompetitive ku Andorra ka fituar.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b "Association information – Andorra". FIFA. Retrieved 20 Korrik 2011. 
  2. ^ "The Association – Andorra". UEFA. Retrieved 20 Korrik 2011. 
  3. ^ "Andorra – List of International Matches 1996–2002". RSSSF. Retrieved 21 Korrik 2011. 
  4. ^ a b c d e f "European Championship 2000". RSSSF. Retrieved 21 Korrik 2011. 
  5. ^ a b c d e f "World Cup 2002 qualifications". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  6. ^ a b "European Championship 2004". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  7. ^ "Soccer: Andorra scores its first World Cup victory". The New York Times. 14 Tetor 2004. Retrieved 1 Tetor 2011. 
  8. ^ "ANDORRA-MACEDÒNIA (1-0) 13.10.2004". YouTube.com. 14 Tetor 2004. Retrieved 1 Tetor 2011. 
  9. ^ "Macedonia's coach offers resignation". Associated Press. 14 Tetor 2004. Retrieved 1 Tetor 2011. 
  10. ^ "World Cup 2006 qualifications". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  11. ^ a b c "European Championship 2008". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  12. ^ "General info – Andorra". UEFA. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  13. ^ a b "World Cup 2010 qualifications". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  14. ^ "Euro 2012 qualifying tables". BBC. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  15. ^ "Estadi Comunal d Aixovall". Football-Lineups.com. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  16. ^ "European Championship 2008 detailed information". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  17. ^ "World Cup 2010 qualifications detailed information". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  18. ^ James Appell (8 Shtator 2010). "It´s raining… apples?". The Football Ramble. Retrieved 21 Korrik 2011. 
  19. ^ "FIFA Rankings – Andorra". FIFA. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  20. ^ "Andorra – Record International Players". RSSSF. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  21. ^ "Álvarez assumes Andorra mantle". UEFA.com. 2 Shkurt 2010. Retrieved 5 Qershor 2015. 
  22. ^ "The UEFA Jubilee 52 Golden Players". rsssf. 21 Dhjetor 2006. Retrieved 5 Qershor 2015. 

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]