Pallati i ëndrrave: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 16: Rreshti 16:
}}
}}
'''Pallati i ëndrrave''' është roman i shkruar nga [[Ismail Kadare]] në vitet 1976-1981, dhe botuar për herë të parë më 1981 në përmbledhjen "''Emblema e dikurshme''" nën titullin '''Nëpunësi i pallatit të ëndrrave'''.
'''Pallati i ëndrrave''' është roman i shkruar nga [[Ismail Kadare]] në vitet 1976-1981, dhe botuar për herë të parë më 1981 në përmbledhjen "''Emblema e dikurshme''" nën titullin '''Nëpunësi i pallatit të ëndrrave'''. Pas botimit u ndalua.

Eshtë roman që sipërfaqësisht sulmon Perandorinë Osmane, por godet çdo sistem totalitar që provon të ushtrojë pushtet absolut mbi individin.<ref name="Apolloni">{{cite book|last1=Apolloni|first1=Ag|title=Paradigma e Proteut|date=2012|publisher=OM|place=Prishtinë|page=24}}</ref>


== Vepra ==
== Vepra ==

Versioni i datës 8 tetor 2019 21:50

Stampa:Infobox libër Pallati i ëndrrave është roman i shkruar nga Ismail Kadare në vitet 1976-1981, dhe botuar për herë të parë më 1981 në përmbledhjen "Emblema e dikurshme" nën titullin Nëpunësi i pallatit të ëndrrave. Pas botimit u ndalua.

Eshtë roman që sipërfaqësisht sulmon Perandorinë Osmane, por godet çdo sistem totalitar që provon të ushtrojë pushtet absolut mbi individin.[1]

Vepra

Romani bën fjalë për një shtet totalitar që në shikim të parë duket si Perandoria Osmane, ku ekziston një institucion shtetëror i quajtur Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave), qëllimi i të cilit është mbledhja e ëndrrave të qytetarëve, shqyrtimi dhe interpretimi i tyre me qëllim të gjetjes së shenjave të rebelimit ndaj shtetit ose paralajmërimeve për fatkeqësi. Kritikët letrarë, shqiptarë dhe të huaj, kanë vënë në dukje se Tabir Saraji është aluzion për Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë[2].

Sfondi

Në vitin 1980 me rastin e botimit të romaneve Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën dhe Dasma në një vëllim të përbashkët, Kadare shfrytëzoi rastin dhe i futi aty edhe dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave. Për shkak të tematikës që dukej si historike, nuk u tërhoqi vëmendjen kritikëve. Një vit më vonë, me rastin e ribotimit të një përmbledhjeje tregimesh, autori e shfrytëzoi rastin dhe e futi në të romanin e plotë pa u vërejtur nga censura zyrtare, e cila pasi i kishte dhënë një herë dritën e gjelbër botimit tani kishte ulur vigjilencën.[3]

Pas botimit njerëzit filluan të vërenin ngjashmëri mes përshkrimeve të qytetit ku luheshin ngjarjet në roman dhe Tiranës. Disa veçori të Tabir Sarajit u kujtonin njerëzve ndërtesën e Komitetit Qendror të PPSH-së. Edhe atmosfera e terrorit në roman të kujtonte atmosferën e terrorit në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Binte në sy edhe fakti që autori nuk kishte provuar aspak ta bënte romanin historikisht të saktë, përkundrazi, në të kishte anakronizma të shumta qëllimi i të cilave ishte ta bënin ngjarjen të tingëllonte aktuale. [4]

Ndalimi

Për shkak të aluzioneve të hapura kundër regjimit komunist, në mars 1982 u thirr në mënyrë urgjente një plenum i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë si Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Aty romani "Pallati i ëndrrave" u dënua ashpërsisht, kurse Kadare u akuzua se në roman kishte futur aluzione kundër regjimit komunist në Shqipëri, duke i thënë që ishin në dijeni se Pallati i Ëndrrave ishte në fakt Komiteti Qendror i PPSH-së.[5] Pos tjerash, autori u akuzua se kishte bërë sulme të fshehta ndaj sistemit socialist dhe izolimit të Shqipërisë. Si rrjedhojë romani u ndalua. Prej një arrestimi të mundshëm autori shpëtoi falë njohjes ndërkombëtare[4].

Shih edhe

Referime

  1. ^ Apolloni, Ag (2012). Paradigma e Proteut. Prishtinë: OM. fq. 24. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kryeziu, Jorina (maj 2015). "Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë - punim doktorature" (PDF). Tiranë. fq. 127. Marrë më 23 shtator 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ^ Kuçuku, Bashkim (1999). "Kryevepra e fshehur: odise kadareane". përmbledhur nga Kadare, Ismail (red.). Pallati i ëndrrave. Onufri. fq. 199–200. ISBN 99927-30-31-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Joachim Röhm. "Nachwort zum Palast der Träume" (PDF). Marrë më 14 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ "Berisha e pranon për herë të parë: hapëm depot e armëve më '97, ja pse". Panorama Online. 23 mars 2017. Marrë më shtator 13, 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)