Jump to content

Sulejmani I

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sulejmani i I)
Sulltan Sulejman
Sulltan
Në detyrë
20 shtator 1520 – 7 shtator 1566
Paraprirë ngaSelim I
Pasuar ngaSelim II
Të dhëna vetjake
U lind më6 nëntor 1494
Trabzon Perandoria Osmane
Vdiq më7 shtator 1566
Zigetvar Perandoria Osmane
NënshtetësiaOsman
PunësimiSulltan (Perandor)

Sulejmani I ose Sylejman Kanuniu (Ligjvënësi; Turqisht osmanlli: قانونى سلطان سليمان‎ Kānūnī Sultān Suleimān ose سلطان سليمان اول Sultān Suleimān-i evvel, Turqishte moderne: Kanuni Sultan Süleyman ose I. Süleyman; shqiptimi ne Turqisht: [sulejˈmɑn]). U lind me 6 nëntor 1494 dhe vdiq me 5/6 ose 7 shtator 1566. Ishte sulltani i dhjetë dhe mbretërimin më të gjatë në Perandorinë Osmane, nga viti 1520-1566. Në perëndim është i njohur si Sylejmani i Madhërishëm.

Sulltan Sylejmani, i njohur në perëndim si "Magnificent" (i madhërishmi) dhe në Lindje si "Suleiman el kanuni" (ligjvënësi) lindi më 6 nëntor 1494 si i biri i Sulltan Selimit I dhe i Ayse Hafsa Sulltan e cila më pas mori titullin "valide sultan" apo nëna sulltanesh. Pas vdekjes së të atit më 21 shtator 1520 u thirr nga veziri i lartë që të trashëgonte fronin si pasardhësi i vetëm i mbetur nga katër pasardhës sa ishin gjithsej. Ai ishte i dhjeti sulltan në radhë dhe njëherësh edhe sulltani me sundimin më të gjatë në historinë e Perandorisë Osmane, gjegjësisht nga viti 1520 deri në vdekjen e tij në vitin 1566. Sylejmani u bë një monark i shquar i shekullit të 16-të, duke udhëhequr perandorinë në kulmin e fuqisë ushtarake, politike dhe ekonomike të saj.

Sylejmani personalisht udhëhoqi ushtrinë osmane drejt pushtimit të fortesave të shumta të krishtera si atyre të Beogradit apo Rodosit, dhe pjesën më të madhe të Hungarisë. Pas gjithë këtyre triumfeve ai dështoi ta pushtonte Vjenën në vitin 1529. Fitoreve të tij ju shtuan edhe sukseset e tij ushtarake në lindje pasi në atë kohë Perandoria Osmane kishte aneksuar pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme duke rënë kështu në konflikt me Safevitët. Ndërsa ne Afrikë tashmë kishte pushtuar pjesë të mëdha si Algjerinë e e Egjiptinn. Flota osmane kishte dominuar për shumë vite në detin Mesdhe, të Kuq dhe Gjirin Persik.

Në krye të një perandorie të zgjeruar, Sylejmani personalisht kishte kërkuar ndryshime të mëdha legjislative që lidhen me arsimin, tatimet dhe ligjin penal. Ligjet e vendosura në kohën e sundimit të tij gjetën përdorim edhe shumë shekuj pas vdekjes së tij. Ai nuk ishte vetëm një poet i shquar, por edhe një argjendar i zoti. Ai ishte gjithashtu mbrojtës i madh i kulturës, artit dhe zhvillimit të arkitekturës. Sylejmani ishte shumë i arsimuar për vet faktin se zotëronte pesë gjuhë. Një tragjedi, e cila ndodhi në këtë periudhë te sundimit ishte edhe ekzekutimi i vezirit të lartë Ibrahim Pasha i cili luajti rol të rëndësishëm në politikat udhëheqëse të perandorisë. Ai ishte njohur me Sylejmanin qysh në kohën kur ai ishte vetëm një pasardhës dhe guvernator i Saruhanit dhe për këtë arsye ai ndryshe njihej edhe si shoku i jetës së Sylejmanit. Thuhet se Ibrahimi ishte shumë inteligjent fakt ky që e bëri shumë arrogant dhe që më vonë u bë edhe një ndër arsyet kryesore të ekzekutimit të tij. Selim II trashëgoi fronin e Sylejmanit pas vdekjes së tij në vitin 1566, pas 46 vjet sundimi.

Reformat Administrative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkohë Sulltan Sylejmani, i cili njihej si i madhërishmi në perëndim për shkak të pushtimeve të tij, në Lindje njihej si Sylejman ligjvënësi përshkak të shumë ligjeve të krijuara gjatë sundimit të tij. Historiani Lord Kinross e ka konsideruar përveçse një luftëtar të madh, një njeri të shpatës, siç ishin para tij babai i tij dhe gjyshi, por gjithashtu edhe një njeri të mirëarsimuar e të edukuar. Si një ligjvënës i madh, u pa në sytë e popullit të tij si një sovran shpirtmadh e i drejtë. Ligji parësor i perandorisë ishte sheriati, apo ndryshe i njohur si ligji hyjnor i Islamit. Sulltani nuk kishte fuqinë për ta ndryshuar atë, por legjislacionet e tjera të njohura si Kanuni (Rregullat) vareshin vetëm nga vullneti i Sulltanit. Këto rregulla mbulonin çështjet si ligji penal, zotërimi i tokës dhe tatimet. Duke eliminuar ligje me përmbajtje kontradiktore, ai lëshoi ​​një kod të vetëm ligjor, duke qenë i kujdesshëm për të mos shkelur ligjin e sheriatit, ku rol të rëndësishëm pati edhe myftiu i quajtur Ebu Suud efendi. Në momentin kur ligjet morën formën përfundimtare ato u emëruan si "Kanuni Osman", rregulla këto të cilat ndikuan pozitivisht në zhvillimin e perandorisë dhe të cilat gjetën përdorim edhe tre shekuj pas vdekjes së Sylejmanit.

Sylejmani dha konsideratë të veçantë edhe për gjendjen e robërve, të krishterëve e të hebrenjëve të cilët punonin sipas ligjeve te vjetruara osmane. Kanuni i ri atyre iu mundësonte që të migronin e të punonin në toka turke me taksa shumë më të vogla se më parë. Sulltani gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e hebrenjëve të ardhur në perandori për shumë vite me radhë. Për më tepër Sylejmani futi legjislacion të ri penal që ulnin dënimin me vdekje apo gjymtim, i cili ishte praktikë e shpeshtë prej gjykatësve.

Arsimi ishte një tjetër fushë e rëndësishme për Sulltanin. Shkollat ​​e lidhura me xhamitë që financoheshin nga institucionet fetare, u garantonin shkollim falas të gjithë fëmijëve myslimanë. Në Stamboll ishte rritur numri i shkollave fillore që i mësonin djemtë të lexonin e të shkruanin dhe gjithashtu parimet themelore të islamit. Të rinjtë që dëshironin arsimimin e mëtejshëm mund të vazhdonin shkollimin e tyre në një prej tetë medreseve (shkollave), të cilat përfshinin studime nga gramatika, metafizika, filozofia e astronomia. Ndërsa medresetë e larta u mundësonin arsimim të nivelit universitar ku të diplomuarit e këtyre shkollave bëheshin imam ose mësues.

Tugra e Sylejmanit

Pushtimet në Evropë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Sylejmani arriti në Stamboll menjëherë filloi me një seri operacionesh ushtarake së pari duke shtypur një rebelim nga guvernatori osman i Damaskut në 1521. Sylejmani shpejt bëri përgatitjet për pushtimin e Beogradit nga ana e mbretërisë së Hungarisë qytet të cilin më parë kishte dështuar ta pushtone stërgjyshi i Sylejmanit, Mehmeti i II-të. Pas nënshtrimit të bullgarëve, shqiptarëve, bizantëve e serbëve ishte e qartë se vetëm Hungaria mund ti shfaqte pengesa osmanëve drejt Evropës perëndimore. Kështu Sylejmani rrethoi Beogradin duke vendosur ushtarët e tij rreth kalas, përndryshe ushtarët e tij dhe armatimet e tjera ishin dërguar për në Beograd përmes lumit Danub. Beogradi, me vetëm 700 burra rojtar dhe pa ndihmë nga Hungaria , ra ​​në gusht te vitit 1521.

Rënia e Beogradit mbolli frikë në të gjithë Evropën pasi ky pushtim ishte thjesht hapi i parë i shume aksioneve te tjera ushtarake të cilat do ti sillnin fundin Hungarisë dhe mbretit Luis. Me pushtimin e pjesës më të madhe të Hungarisë frika e shteteve fqinje të saj ishte shumë e madhe për faktin se edhe ato mund të përjetoni të njëjtin fat.

Rruga për në Hungari dhe Austri ishte e hapur, por Sylejmani kishte kthyer vëmendjen e tij në Mesdheun Lindor, përkatësisht në ishullin e Rodosit, baza e kalorësit të Shën Gjonit. Në verën e vitit 1522 , duke përfituar nga flota e madhe që kishte trashëguar nga babai i tij, Sylejmani dërgoi një armat me rreth 400 anije në Rodos, dhe çoi personalisht një ushtri prej 100.000 njerëzve përmes Azisë së Vogël në një pikë përballë ishullit. Këtu Sylejmani kishte ndërtuar një fortesë të madhe (Kalaja Marmaris) , e cila shërbente si bazë e flotës osmane. Pas Rrethimit pesë mujor të Rodosit (1522) me shumë mundim Rodosi u pushtua dhe Sylejmani i lejon kalorësit e Rodosit të largohen të lirë nga ishulli (Kalorësit e Rodosit përfundimisht u larguan për të krijuar bazën e re në Maltë).

Ndërsa marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Perandorisë Osmane u përkeqësuan, Sylejmani rifilloi fushatën e tij në Evropën Lindore dhe më 29 gusht 1526 ai mundi Luis e II-të të Hungarisë (1506-1526) në Betejën e Mohaqit. Pas kësaj, rezistenca hungareze ra dhe Perandoria Osmane u bë fuqia dominuese në Evropën Lindore. Ndërsa Sylejmani ishte duke luftuar në Hungari fiset turkmene në Azinë e Vogël u rebeluan nën udhëheqjen e Kallender Qelebiun.

Disa hungarez më pas e nominuan Ferdinand I për mbret të Hungarisë i cili ishte mbret i Austrisë poashtu, mirëpo hapsburgët nominuan Çarles V vëllaun e Ferdinandit. Në anën tjetër osmanët ishin këmbëngulës që John Zapolja të bëhej mbret i ri i Hungarisë. Duke parë këtë gjendje hapsburgët pushtojnë Budën dhe marrin kontrollin e Hungarisë. Sipasoj e kësaj gjendjeje të krijuar më 1529 Sylejmani marshon drejt Hungarisë dhe pushton Budën duke i vendosur më pas 16,000 burra në garnizonin mbrojtës. Pas kësaj Sylejmani dështoi ta pushtonte edhe Vienën më 1532 mirëpo ia arriti ta merrte qytetin e Gynsit. Duke u përballur me mot të ftohtë e me kushte të vështira Sylejmani dhe ushtria e tij tërhiqen në dimrin e vitit 1532. Më 1541 Hapsburgët ranë përsëri në konflikt me osmanët kur ata tentuan të pushtonin Budën, mirëpo Sylejmani vijoi të pushtonte edhe më shumë qytete hapsburge. Duke parë këtë gjendje Karli V u detyrua ta nënshkruante një marrëveshje paqeje me osmanët. Sipas kësaj marrëveshjeje Hapsburgët detyroheshin t'u paguanin osmanëve haraq vjetor dhe ta pranonin sundimin osman në Hungari. Nje simbol i veçantë i kësaj marrëveshjeje ishte edhe fakti që Sylejmani nuk e konsideronte Karlin V si perandor por vetëm si mbret pasi e shihte vetëm veten si perandor mbi faqen e dheut.

Lufta Osmano - Safevide (1532-1555)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi Sylejmani qetësoi frontin Europian ai u kthye në lindje dhe i shpalli luftë dinastisë safevide shiitePersisë. Dy ngjarje e shtynë Sylejmanin ta ndërmerte këtë ekspeditë e para ishte vrasja e guvernatorit osman në Bagdad dhe zëvendësimi i tij me një pers dhe e dyta tradhtia që i bëri guvernatori i Bitlisit duke iu bashkuar safevidëve. Si rezultat i kësaj, më 1533 Sylejmani bashkë me vezirin e tij të lartë Pargali Ibrahim Pasha e me tërë ushtrinë e tij marshoi drejt qytetit të Tebrizit dhe Bitlisit. Sylejmani më 1534 bashkë me Ibrahimin hynë në Bagdad duke u legjitimuar si lider i botës islame dhe si trashëgimtar i hilafetit Abazid. Duke u munduar ta mposhtë Shah Tahmaspin njëherë e përgjithmonë Sylejmani organizon kampanjën e dytë ushtarake në vitet 1548-49 mirëpo Shahu u tërhoq në malet Kaukaz duke bërë që kjo ekspeditë të dështonte. Më 1553 Sylejmani organizon një tjetër ekspeditë kundër Shahut duke ripushtuar qytetin e Erzurumit dhe duke u vendosur në pjesën e sipërme të Eufratit. Mirëpo ne vitin 1554, Shahu e Sylejmani nënshkruajnë marëveshje paqeje sipas së cilës Tebrizi do tu njihej safavidëve ndërsa osmanët do vazhdonin kontrollin mbi Bagdad, Mesopotami, Eufrat e Tigër. Shahu poashtu premtoi se nuk do ti sulmonte më teritoret osmane.

Fushatat ushtarake në Oqeanin Indian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anijet ushtarake osmane lundronin në oqeanin Indian që nga viti 1518. Kapiten osman si Hadim Sylejman Pasha, Sejdi Rejs dhe Hizir Rejs janë njohur për pushtimin e porteve detare të perandorisë Mogule si Tatha, Surat dhe Jarinja. Sylejmani nisi shumë ekspedita për në oqeanin Indian vetëm e vetëm që ta zhvendoste ushtrinë portugeze që andej. Flota detare e sulltanit patrullonte nën komandën e admiralit të njohur Hizir Hajredin Pasha "Barbarosa". Flota e tij arriti tiau shkatronte bazën portugezëve, Adenin më 1538 mirëpo ata nuk qenë në gjendje ti zhvendosnin tërësisht portugezët nga bregdeti i oqeanit Indian.

Deti Mesdhe dhe Afrika veriore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi Sylejmani morri vesh se kështjella e Moreas në Peloponez kishte rënë në duart e Çarles V dhe admiralit të tij Andrea Doria ai menjëherë urdhëroi admiralin e tij Barbarosën që të nisej e ta çlironte përsëri Morean. Pasi osmanët humbën në Tunis karshi Venedikut e Çarles V, francezët i ofrojnë osmanëve një aleancë të përbashkët kundër Çarles-it gjë që pranohet nga osmanët dhe kështu krijohet aleanca osmano-franceze. Në vitin 1538, Barbarosa i shkatëron forcat spanjolle në betejën e Prevezës duke bërë kështu që osmanët ta merrnin kontrollin e plotë të Mesdheut, kjo gjendje vazhdoi për plotë 33 vite gjer në betejën e Lepantos më 1571. Komfort marrëveshjes osmano-franceze, Barbarosa me një ushtri prej 100 galerëve rrethon brigjet e Napolit e të Sicilisë dhe duke u ndihmuar francezëve në pushtimin e Nisës. Mirëpo nënshkrimi i paqes mes Çarles V e Francis I e vendosi në zjarr marrëveshjen osmano-franceze më 1544.

Në anën tjetër në Maltë më 1530 ishin vendosur ushtarët e krishterë të cilët vrisnin e masakronin mysliman duke e rrezikuar së tepërmi paqen brenda perandorisë. Kështu osmanët më 1565 nga 18 maji e deri më 8 shtatori udhëhoqën rrethimin e Maltës ishull ky i cili u mbrojt nga të krishterët pas ardhjes në ndihmë edhe të forcave spanjolle dhe kështu me 30,000 trupa osmanë të vrarë ata u tërhoqen nga rrethimi.

Ibrahim Pashë Pargaliu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ibrahim Pashë Pargaliu ishte një shok i ngushtë i Sylejmanit që nga vegjëlia e tyre. Ibrahim ishte me prejardhje arvanitase nga Parga e Epirit, i cili është sjellur në pallatin Topkapi me anë te sistemin devshirme. Në fillim Sylejmani e emëroi atë si përgjegjës së dhomës mbretërore gjer në vitin 1523 kur Ibrahimi u emërua si vezir i lartë dhe si komandant suprem i ushtrisë. Poashtu ai u emërua edhe si bejlerbej i Rumelisë duke i dhënë kështu atij pushtet edhe në Evropë. Duke u bërë si figurë e rëndësishme përgjatë 13 viteve si vezir ai krijoi edhe armiq të cilët punonin kundër tij. Shkuhet se gjatë luftës me safevidët, Ibrahimi shpalli vetën "serasqer sulltan" pas pushtimit të Tebrizit nga ana e tij, mirëpo ky veprim ishte parë si ofendim për Sulltanin.

Ibrahim pashë Pargaliu

Duke parë armiqësinë mes Ibrahimit dhe ministrit të financave Iskender Çelebi ku ky i fundit si pasojë e intrigave të Ibrahimit edhe u ekzekutua gjatë ekspeditës ushtarake kundër safevidëve. Këto edhe shumë ngjarje të tjera ia prishën besimin Sylejmanit karshi Ibrahimit dhe më 15 mars 1536 me urdhër të sulltanit Ibrahimi u ekzekutua.

Trashëgimi i fronit (1559-1566)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vdekjes së princit Mehmet, të Musafasë e vdekjes së Xhihangirit Sylejmanit më 1559 kur ai ishte 65 vjeç i kishin mbetur vetëm dy djem Selimi dhe Bajazidi të cilët në fillim udhëhiqnin, Manisën-Selimi dhe Kutahjan-Bajazidi, mirëpo në vitin 1559 duke parë rivalitetin mes tyre, Sylejmani vendos që ta emëroi Selimin si guvernator në Konia e Bajezidin në Amasia duke u munduar kështu që t'i largonte nga njëri-tjetri. Mirëpo duke u nisur nga fakti se Amasja ishte më larg Stambollit, Bajazidi nuk e pranon këtë emrim dhe vendos të rebelohet.

Kështu ai përballet në betejën e Konjas më 1559 kundër Selimit, i cili gëzonte mbështetjen ushtarake të Sylejmanit. Por pasi humbi betejën Bajazidi morri arratinë për në Persi ku u pranua nga Shah Tahmaspi. Më 25 shtator 1561 , bashkë me katër djemtë e tij Bajazidi ekzekutohet nga Shah Tahmaspi.

-Shehzade Mahmud

-Fatma Sulltan

-Shehzade Mustafa (1515-1553) femija i Mahidevran sulltan

-Shehzade Murad (1519-1521)

-Shehzade Mehmed (1521-1543) ishte fëmija i parë i Hurem Sulltan i cili në moshën 22 vjeçare vdes nga semundja e ashtuquajtur "Semundja e Çiçekut"

-Mihrimah Sulltan (1522-1578) ishte vajza e parë dhe e vetme e Huremit.

-Shehzade Abdullah (1523-1526) femija i tretë i hyrrem sulltan.

-Sulltan Selim II (1524-1574) ishte djali i katërt i Huremit i cili në moshën 42 vjeçare e pason të atin e tij në fronin osman.

-Razije Sulltan (1524-1571) vajza e Mahidevran Sulltan.

-Shehzade Bajazid (1525-1561) ishte fëmija i pestë i Huremit.

-Shehzade Xhihangir (1531-1553) ishte fëmija i gjashtë dhe i fundit i Huremit , thuhet se ai ishte më i zgjuari nga të gjithë mirëpo Xhihangir kishte probleme shëndetsore pasi ai ishte gungaç.Pas vdekjes të Mustafasë përshkak të dhimbjeve të shumta për vdekjen e vëllaut të tij Xhihangiri si 22 vjeçaq ndëron jetë.

-Shehzade Ahmed

Funerali i Sulltan Sylejmanit 1566

Vdekja e Sulejmanit 1566

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 46 vitesh sundimi Sulltan Sulejmani merr vendim për tu nisur ne Szigetvar të Hungarisë qytet ky që ishte pushtuar nga të krishterët, me të aritur atje ai fillon të sëmuret përshkak edhe të rrugës së gjatë gjer në Hungari dhe kështu pas disa ditësh më 7 shtator 1566 si 72 vjeçar, Sulejmani ndërron jetë pak orë pas rënies se Szigetvarit, vdekja e tij u fsheh nga veziri i lartë në atë kohë Mehmed Sokollu Pasha gjer në ardhjen e princit të vetëm në atë kohë Selimit që ta trashëgoj tërë pasurinë e fronin e të atit.