Tahir efendi Jakova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Tahir Efendi Boshnjaku(1770-1850)[1] ishte poet i rrymës letrare të bejtexhinjve nga Gjakova.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Shënimet biografike mbi jetën e Tahir Boshnjakut janë të pakta. Në letërsinë shqiptare të bejtexhijnve, Tahir Efendi Gjakova njihet me tre mbiemra: -Njihet si Tahir Efendi Boshnjaku sepse lindi në një fshat afër Jeni Pazarit, në fshatin Llukare, nga familja e Saraçëve, që i përket fisit Kastrat. -Njihet si Tahir Efendi Gjakova, sepse në Gjakovë jetoi, shërbeu, veproi dhe aty jetën e dynjas e përfundoi. -Njihet si Tahir Efendiu i Madh, sepse ka qenë myderrizi i parë në Medresenë e Vogël të Gjakovës, ka qenë shejh i tarikatit Melami-Bajrami, është marrë edhe me krijimtari, ka shkruar prozë e poezi dhe mbi të gjitha, nderohet, çmohet, vlerësohet, për dituri, devotshmëri, thjeshtësi, vërtet ishte i përshpirtshëm, ishte hak sufi, për së gjalli e kanë quajtur Evlia, për veprat që la n’këtë dynja...

Pasi kreu studimet në Stamboll, Tahir Efendiu erdhi në Gjakovë, ku caktohet Myderriz në Medresenë e Vogël të Gjakovës. Myderriz Tahir Efendi Boshnjaku në Gjakovë ka shërbye si misionar, poet, shkrimtar, edukator, pedagog, myderriz, imam, shejh, sufi, në tarikatin Bajrami-Melami...Ka qenë myderrizi i parë në Medresën e Vogël të Gjakovës.

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Tahir Efendi Boshnjaku nga Gjakova shkroi vepra fetare dhe laike në gjuhën shqipe dhe turke. E plotë është ruajtur vepra kryesore e tij, "Emni Vehbije sherif", shkruar në gjuhën shqipe por me shkronja arabe në vitin 1835. Ka edhe mendime sipas të cilave kjo vepër është shkruar në vitin 1806. Është libri i parë shqip, me alfabet arab, shkruar në Kosovë. Këtë veprë e transliteroi nga alfabeti arab në alfabetin latin, Ismail Haxhi Tahir Gjakova më 1907 dhe u botua në Sofje prej Shoqërisë «Bashkimi», në shtypshkronjën shqipe «Mbrothësia» të atdhetarit të dalluar Kristo Luarasi.

Vepra "Emni Vehbije sherif" ka 332 vargje. Kjo vepër fetare është më shumë një përmbledhje këshillash, fjalësh të urta e të mësimit islam të mbështetur në librat e shenjët dhe në traditën islame. Tërë kjo ndërlidhet me traditën dhe me gjendjen e popullsisë vendore.

Citate[redakto | përpunoni burim]

 "BESO IM BIR
Beso im bir
Se xhahili s’bahet dëshmor
As luftëtar.
Njeri fatzi gjithnji mbetet
Xhahili n’ket dynja.
Njeriu xhahil është më i keq
Se shtaza që ha bar
N’ket dynja."
"Rahmet i koftë Tahir Efendis u bie me than se ja u vendoj shkipen me kalem e Vehbijen me vezen."

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Egzistojnë spjegime të ndryshme për ç`arsye ky myderriz i parë i Medresesë së Vogël në Gjakovë u pagëzua "Boshnjaku". Sipas Idriz Ajetit mbiemrin "Boshnjaku" duhet kuptuar si të dhënë se të parët e tij kanë ardhur nga Bosnja. Hasan Kaleshi mendon se është pagëzuar "Boshnjaku" për arsye se ka udhëtuar shpesh nëpër Bosnjë dhe Sanxhak. Sipas Mexhid Yvejsit mbiemri boshnjaku i ka mbetur "sepse lindi në një fshat afër Jeni Pazarit (Novi Pazar, Sanxhak), në fshatin Llukare, nga familja e Saraçëve, që i përket fisit Kastrat." Baba Qazim Bakalli nga Gjakova është i mendimit se origjinën e Tahirit duhet kërkuar në Plavë ose në Gusi, ndërsa hafiz Bajram Agani, i cili përndryshe bëri transkribimin e veprës më të njohur të Tahirit "Emni Vehbije", Tahirajt janë me prejardhje nga Rozhaja, të cilët më vonë janë vendosur në Gjakovë. Ky spjegim i fundit, me të cilin është i lidhur mbiemri i tij "Boshnjaku", pa dyshim se është më i bindshmi. Shih për këtë në veprën e Jashar Rexhepagiqit; Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918. Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore ... Prishtinë, 1970, fq. 135-136 si dhe në; Mexhid Yvejsi;"Tahir Efendi Gjakova (1770-1850)". E premte 06 qershor 2014. http://www.mediaelire.net 21.04.2016.