Teki Dervishi
Teki Dervishi (Gjakovë, 16 janar 1943 - Prishtinë, 29 qershor 2011) ka qenë publicist, shkrimtar dhe intelektual shqiptar nga Kosova.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "Bota Sot". Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pirgu i Lartë, 1972
- Padrona, 1973
- Skedarët. 1974
- Herezia e Dervish Mallutës, 1981
- Palimpsest për Dush Kusarin, 1993
Përmbledhje tregimesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Etje dhe Borë
Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nimfa 1970
- I Varun me Vargje për Drunin e Blertë 1971
- Shtëpia e Sëmurë 1978
- Thashë 1981
- Nimfa 1986
Drama
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979
- Bregu i Pikëllimit, 1985,
- Pranvera e Librave, 1990
- Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990
- Kufiri me atdhe, 1996
- Vojceku, 1996
- Eshtrat që kthehen vonë, 2000
- Nesër nisemi për Parajsë, 1999
- Ku është Populli?, 2003
Eseistikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nga: HRW - artikulli : UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo Arkivuar 14 shkurt 2008 tek Wayback Machine Në gjuhën shqipe, anglishte, serbishte
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
- Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare. Vëll. 9. Prishtinë: Faik Konica.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”" Arkivuar 3 korrik 2011 tek Wayback Machine - Hapur me 1 korrik 2011
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |