Jump to content

Garana

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Garani)
Garanë
Гарани
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej542
{{{postal_code_type}}}
6254
TargatKL

Garanë, (maqedonisht: Гарани/Garani) është fshat në komunën e Kërçovës, Maqedoni.

Garana kufizohet me Shitoven, Cërvicen Osllomen dhe Lazdrovcë. Malet janë te pasura me pyje halore.

Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 542 banorë nga të cilët 541 ishin Shqiptarë dhe 1 Maqedonas.[1]

Shumica e popullsisë merret me bujqësi dhe blektori. Një pjesë tjetër shumë e madhe gjendet në gurbet dhe gjatë sezonit të verës kthehet në vendlindje dhe pikërisht gjatë kësaj sezone ekonomia lokale përfiton më së shumti.


Xhamija e vjetër e Garanës është një ndër xhamijatë më të vjetra në Kërçovë me rrethinë dhe daton prej shekullit të XV. Është një dëshmi e gjallë që tregon se Feja Islame në këta troje është shumë herët, ne mund të kuptojmë se brezat para nesh gjegjësishtë baballarët tanë kanë qenë musliman që para 500 vjetëve. Kjo xhami gjendet në pjesën ku quhet Garana e Epërme për arsye se atje ka qenë fshati Garanë dhe sot e kësaj dite përreth xhamisë gjenden shtëpi të vjetra, disa prej tyre kanë fillu të rënohen por që janë tregues se në atë vend ka pasur fshat dhe kanë jetuar njerëz. Xhamija e vjetër e Garanës thuajse për pesë shekuj ka shërbyer për të kryer njerzitë obligimet fetare islame. Në këtë rast vlen të theksohet se në këtë xhami nuk janë falur vetëm banorët e fshatit Garanë por edhe banor të fshatrave që kanë qenë për rreth fshatit Garanë porn ë atë kohë të banuar me popullatë muslimane. Xhamija e vjetër e Garanës është rindërtuar disa herë por herën e fundit është rinovuar më 1994 vjet edhe atë me vetkontributin e popullatës. Këtë xhami sëpaku njëher në vjet shkojmë e pastrojmë dhe në mënyrë të organizuar e falim namzin e xhumasë. Afër xhamisë më vitin 2007-2008 është ndërtuar një objektë që shërben si pushimore për të gjithë ata që dëshirojnë të pushojnë në atë anë. Tendenca është që në të ardhmen të mendojmë sa më shumë për këtë vend, të mendojmë për xhaminë sesi ta zhvillojmë sa më shumë , të jetë sa më e pastër, ta vizitojmë sa më shpesh. Xhamija padyshim se ka vlerë të madhe Islame, ka vlerë edhe aj që kujdeset për mirëmbajtjen e saj, ka sevabe edhe ai që e viziton. Mbesim me shpresë se në të ardhmen e afërt do ta ndërtojmë edhe rrugën me alsfalt që çon deri të xhamija, poashtu ngelim me shpresë që edhe rrumën elektrike ta dërgojmë deri te xhamija, dhe ashtu të na mundësohet që sa më shpesh ta vizitojmë këtë xhami o bile edhe gjatë muajit të Ramazanit në mënyrë të organizuar të falim namazin e taravisë në xhaminë e vjetër të Garanës. Për çdo kujdesje për objekte fetare padyshim se pason shpërblimi i All-llahut xh.sh. Ne e lusim All-llahun xh.sh. për shpërblimin e Tij. Ves-selamu alejkum ve rrahmetull-llahi ve berekatuhu.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.youtube.com/watch?v=YRGRWGaRxx0&feature=related