Njësitë bashkiake të Tiranës
Appearance
Qyteti i Tiranës ndahet në 14 njësi urbane.[1]
Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia[1] | Lagjet | Popullsia sipas MPVD[1] | Popullsia sipas Bashkisë së Tiranës (2007)[2] |
---|---|---|---|
Tirana 1 | Ali Demi | 70.000 | 51.007 |
Tirana 2 | Qyteti Studenti, Sauku | 35.000 | 72.801 |
Tirana 3 | Xhamlliku | 32.000 | 43.100 |
Tirana 4 | Babrruja, Alliasi, Kinostudio | 56.000 | 66.795 |
Tirana 5 | Selita, Tirana e Re | 54.000 | 74.936 |
Tirana 6 | Kombinati, Yzberishti | 46.000 | 60.384 |
Tirana 7 | Ish-Fusha e Aviacionit, 21 dhjetori | 46.000 | 61.362 |
Tirana 8 | Selvia, Medreseja | 35.000 | 37.931 |
Tirana 9 | Brraka | 41.000 | 51.599 |
Tirana 10 | Qendra | 24.000 | 26.457 |
Tirana 11 | Lapraka, Instituti, Bathorja | 54.000 | 61.095 |
Tirana 12 | |||
Tirana 13 | |||
Tirana 14 | |||
Qyteti | 493.000 | 607.467 |
Funksionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zbatojnë aktet e këshillit të njësisë bashkiake.
- Zbatojnë aktet e këshillit të njësisë bashkiake.
- Merrin masa për përgatitjen e mbledhjes së këshillit, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vet.
- Raportojnë para këshillit gjendjen ekonomike e financiare, aq herë sa kërkohet prej tij, por jo më rrallë se një herë në 6 muaj.
- Raportojnë para këshillit, aq herë sa kërkohet prej tij, për problemet që kanë të bëjnë me kompetencat dhe detyrat e njësisë.
- Emërojnë dhe shkarkojnë zëvendëskryetarin e njësisë bashkiake.
- Emërojnë dhe shkarkojnë personelin e administratës së tyre, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj.
- Ushtrojnë të drejtat dhe sigurojnë plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar njësisë bashkiake.
- Marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve sociale, kulturore e sportive.
- Kthejnë për rishqyrtim në këshill vendimet e këshillit të njësisë kur ato cënojnë interesat e bashkisë.
- Njoftojnë kryetarin e bashkisë për të gjitha shkeljet e akteve ligjore e nënligjore që vërehen në njësinë bashkiake, zgjidhja e të cilave varet nga bashkia.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Sipas Ministrisë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
- ^ "www.tirana.gov.al" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 qershor 2011. Marrë më 19 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)