Dhimitër Shuteriqi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referenca -> Referime duke përdorur AWB
No edit summary
Rreshti 59: Rreshti 59:
[[Kategoria:Akademikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Akademikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Elbasani]]
[[Kategoria:Njerëz nga Elbasani]]
[[Kategoria:Romancierë shqiptarë]]
[[Kategoria:Kritikë shqiptarë]]

Versioni i datës 11 tetor 2019 19:56

Dhimitër Shuteriqi
Fotoporteti
Emri Dhimitër Shuteriqi
Lindur më 1915
Lindur në Elbasan
Vdiq më 22 korrik 2003
Kombësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar

Dhimitër Shuteriqi (Elbasan, 1915 - 22 korrik 2003) ka qenë publicist, partizan i Frontit Nacional-ÇlirimtarLuftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve (1954-'73), deputet i Kuvendit Popullor (1950-'74), shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare.

Biografia

U lind në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales.[1] Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan;[2] më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.[3]

Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej «për t'u dhënë liri qarkullimi» librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi si themelues e punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.[4] Më 1947 u emërua drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik. Më 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor deri më 1974 si përfaqësues i rrethit të Gramshit në fillim e më pas i Elbasanit.[5] Më tej nga 1954 drejtoi për 19 vite me radhë organizatën e Lidhjes së Shkrimtarëve,[6] edhe pasi u riorganizua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve më 1957.[7]

Si pasojë e revolucionit kulturor, më 1973 u denoncua si shumë të tjerë si borgjez, revizionist e dekadent.[7] Gjithashtu i dhanë vërejtje për tregimin "E vërteta lakuriq" botuar në gazetën "Drita" më 8 shtator 1974, të cilat i pranoi.[8]

Vepra

Tjetërsimi i veprës intelektuale

Ilo Mitkë Qafëzezi ndihmoi Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, më pas u akuzua nga studjuesi paleograf korçar[9] për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës[10] pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).[11]

Titujt e veprave

Referimet

  1. ^ Xhevat Lloshi (2008), Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Logos-A, fq. 65, 75–76, ISBN 9789989582684 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian literature: a short history. I.B.Tauris. fq. 193. ISBN 978-1-84511-031-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 204. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 19. ISBN 9789928168030. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 15–16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Dhimitës S. Shuteriqi". akad.gov.al. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader. Gateza Shqiptare. 9 nëntor 2011. Marrë më 30 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Jakup Mat (5 gusht 2015). "Letra e prokurorit që kryqëzoi shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi: e denoncoi te Ramizi". panorama.com.al. Panorama. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 87. ISBN 978-9928-168-12-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Ndoja 2013, p. 94.
  11. ^ Ndoja 2013, p. 96.