Jump to content

Wikipedia:Stampat e datave/Prill

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Projekti i stampave të muajit Prill.

Adolf Hitler
Adolf Hitler
  • 1924 - Adolf Hitler dënohet me pesë vjet burg për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Beer Hall Putsch”. Sidoqoftë, ai vuajti vetëm nëntë muaj burg, gjatë të cilave ai e shkroi librin e tij “Mein Kampf”. (Figura)
  • 1939 - Generalisimo Francisco Franco i shtetit të Spanjës shpall përfundimin e luftës civile në Spanjë, në momentin e dorëzimit të forcës së fundit republikane.
  • 1944 - Gabimet në sistemin e navigacionit hapën rrugën për një bombardim aksidental amerikan të qytetit zviceran Schaffausen.
  • 1946 - Një tërmet prej 7.8 ballësh në afërsi të ishujve Aleutian krijuan cunami, të cilat i vërshuan Ishujt Hawaiiane duke shkaktuar vdekjen e 159 personave.
  • 2001 - Ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, i dorëzohet forcave speciale të policisë, për t’u gjykuar për krime lufte në Hagë.
  • 2001 - Martesat e të njëjtës gjini u bën legale në Holandë, duke u bërë shteti i parë që i pranon ato.
  • 2002 - Holanda legalizon eutanazinë, si e para në mesin e të gjitha shteteve të botës.
Emil Zola
Emil Zola
  • 1805 - Lindi në ishullin Fionie të Odensës shkrimtari danez Hans Christian Andersen. Ai ka shkruar 156 përralla dhe histori të përkthyera në shumë gjuhë, shumë vepra dramatike dhe libra të mëdhenj udhëtimi.
  • 1840 - Lindi shkrimtari francez Emil Zola. Ai ishte themelues i lëvizjes natyraliste në letërsi, e materializuar sidomos në romanet e tij "Tereza Ragin" dhe "Zherminal". Ai është po ashtu autor i letrës "Ju akuzoj" në mbrojtje të Alfred Drejfys. (Figura)
  • 1905 - U përurua zyrtarisht tuneli hekurudhor i Simplonit nën Alpe. Ky tunel bëri të mundur lidhjen e Zvicrës me Italinë.
  • 1947 - Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të caktuar SHBA-në si trust për ish-ishujt japonezë të Paqësorit.
  • 1960 - Franca dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një protokoll dhe një marrëveshje mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknik.
  • 1981 - Me kërkesën "Kosova Republikë" filluan në Kosovë demonstratat, ku studentëve iu bashkua edhe një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës me shpërthime të vrullshme të pakënaqësive ndaj sistemit të Jugosllavisë së atëhershme. Demonstratat e një dhe dy prillit në Kosovë kishin karakter kombëtar dhe përmbajtje përparimtare demokratike.
  • 1996 - Rusia dhe Bjellorusia nënshkruan një traktat që krijoi një aleancë të ngushtë politike dhe ekonomike në gjirin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
  • 2005 - Vdiq në Vatikan Papa Gjon Pali i Dytë. Ai u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit, më 16 tetor të vitit 1978 dhe më 25 prill 1993 për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashkë me Nënë Terezën.
  • 1999 - Aeroplanët e NATO-s bombarduan qendren e Beogradit, për herë të parë nga fillimi i bombardimeve më 24 mars. Janë qëlluar ndërtesa e Ministrisë federale të punëve të brendshme . Në Novi Sad është shkatrruar ura e dytë në Danub. (Figura)
  • 2008 - Në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë lirohet ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
George Washington
George Washington
  • 1792 - Presidenti amerikan, George Washington, ushtron për herë të parë të drejtën e tij të vetos ndaj një ligji të miratuar nga ligjvënësit e parë amerikanë pas pavarësimit. (Figura)
  • 1897 - Shpallet lufta greko-turke, e njohur po ashtu edhe si “Lufta tridhjetëditore”. Në këtë luftë u përplasën trupat e perandorisë osmane dhe ato greke. Greqia kërkonte pavarësi prej Perandorisë osmane, e cila kishte pushtuar shumicën e Ballkanit.
  • 1945 - Lideri i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz Tito, kishte nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Sovjetik që ia lejonte këtij të fundit të ndërhynte përkohësisht në territorin jugosllav në rast rreziku.
  • 1956 - Fidel Castro, lider rebel kuban, e shpall veten gjatë kohës së luftës president të Kubës.
  • 1992 - Alberto Fujimori, president i Perusë, e shpërndan Kongresin peruan me një ndërhyrje ushtarake.
  • 2009 - Koreja Veriore e lason një satelit me një raketë kundërthënëse, duke shkaktuar reagimin e Kombeve të Bashkuara pasi Koresë komuniste nuk i është lejuar programi bërthamor.
Napoleon Bonaparta
Napoleon Bonaparta


Ushtarë shqiptarë dhe malesorë në Prill 1939

  • 1348 - Universitet i Karolit themelohet në Pragë.
  • 1805 - Shfaqet për herë të parë Sinfonia e 3-të e Beethowenit (Eroica) në teatrin e Vienës nën drejtimin e tij.
  • 1939 - Shqipëria sulmohet nga Italia fashiste.
Kanali i Suezit
Kanali i Suezit
  • 1513 - Juan Ponce de León e shpalli Floridën teritor të Spanjës.
  • 1899 - Martha Place u bë gruaja e parë që u ekzekutua në karrige elektrike.
  • 1916 - Në Korona ShBA, Kaliforni, piloti automobilistik Bob Burman bën ndeshje nga e cila mbesin të vdekur tre spektatorë dhe lëndohen pesë.
  • 1946 - Lidhja e Kombeve hapi sesionin e saj të fundit në Gjenevë pasi u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara.
  • 1957 - U rihap Kanali i SuezitEgjipt.
  • 1973 - Vdiq Pablo Picasso, piktor spanjoll, skulptor dhe pionier i kubizmit. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Francos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe "Guernika".
  • 1985 - Magnati australian i medias, Rupert Mardok, bleu 50 për qind të Korporatës amerikane të filmave, Twentieth Century Fox.
  • 1992 - Ish teniseri Arthur Ashe deklaroi se kishte AIDS të cilën e kishte fituar gjat marrjes së gjakut gjatë dy operimeve të tija në zemër.
  • 2000 - Për herë të parë në Francë femrat morën pjesë në një ditë apel për përgatitje për mbrojtjen (JAPD) në më shumë se 20 kazerma dhe baza ajrore ose detare të vendit. Lidhur me këtë presidenti francez, Jasques Chirac, u shpreh se pjesëmarrja e grave në (JAPD) përligj "barazinë e të drejtave dhe detyrave të të gjithë qytetarëve, gra dhe burra".
  • 2005 - U bë funerali i Papës Gjon Pali IIVatikan.
Marian Anderson tek "Memoriali i Linkolnit.
Marian Anderson tek "Memoriali i Linkolnit.
Papa Gregori i XIII
Papa Gregori i XIII
  • Në vitin 1585 vdiq Papa Gregori XIII, emri i të cilit ishte Ugo Buoncompagni. Njihet si reformues i kalendarit Gregorian.
  • Vjenë lindi politikani i njohur Slloven Boris Kidriç, i cili me 26 Prill 1941Ljubljanë kishte themeluar Frontin Nacional Çlirimtarë të Sllovenisë. Pas lufës së II-të botërore kishte funkcione të ndryshme në ish Jugosllavi dhe Gradën Gjeneral Nënkolonel. Vdiq me 11 Prill të vitit 1953
  • Lindi futbollisti i njohur Roberto Carlos 10 prill 1973 në Garça, São Paulo Brazil.
  • Në vitin 1932 në Alexandri të Egjiptit lindi aktori i njohur Omar Sharif. Emri i tijë ilindjes është Maechel (Michael) Chalhoub, të cilin e ndërron pas konvertimit në fenë Islame1953.
Enver Hoxha
Enver Hoxha
  • Në vitin 1985 ndërron jetë në Tiranë Enver Hoxha, pëson një ishemi cerebrale. Enver Hoxha ishte diktatori stalinist i Shqipërisë që sundoi për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste).
  • Pas një kërkimi 43 vjeçar nga gjyqësori Italian burgoset në Sicili Bossi i Cosa-Nostrës, Bernardo Provenzano]].
  • Një nga flotat e Perandorisë Osmane zbarkon në ishullin Chios, me ç'rast kryejnë një masakër ndaj popullit Grek në këtë ishull.
  • Në vitin 1961Israel fillon procesi gjyqësore kundër Adolf Eichmann, i cili ishte Arkitekti dhe udhëheqësi i trupës famë keqe SS gjatë Reichut të III.
  • Në vitin 1997 në restorantin Mama Mia në Beograd, vritet zavendës ministri i punëve të brendshme të Serbisë Gjeneral-Koloneli Radovan Stojçiq.
anija Kozmike Colombia
anija Kozmike Colombia
  • Në vitin 1945 pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt zgjidhet presidenti i 33. i ShBa-ve Harry S. Truman.
  • Në vitin 1961 kozmonauti Sovjetik Juri Gagarin niset nga stacioni hapsinor Baikonur me anijen kozmike Wostok 1 si njeriu i parë në hapësirë. Pas një fluturimi rreth tokës në të njejtë ditë Gagarini kthehet i sigurt në Tokë .
  • Në vitin 1937 Patriarku i Kostadinopolit Benjamini i I-rë i jep Kishës Shqipëtare Ortodokse Autoqefalitetin. Kështu që kisha ortodokse mund të zgjedhë Metropolitin e vet.
  • Në vitin 1981 astronautët Watts Young dhe Robert Laurel Crippen startojnë misionin e parë STS-1 ku për herë të parë përdoret Space Chatel, anije e cila mund të bëjë më shumë se një fluturim në hapësirë.
Papa Gjon Pali II
  • Në vitin 1865 Kryetari i SHBA-ve Abraham Linkoln u plagos për vdekje nga atentati disa ditë pas përfundimit të luftës qytetare. Në teatrin e Uashingtonit gjuajti Xhon But. Linkolni vdiq të nesërmen.
  • Në vitin 1912 , Anija tej oqeanike britanike Titanik u ndesh me masën e akullit në ora 23 e 40 minuta dhe u fundos.
  • Në vitin 1994 u vu në qarkullim ura më e vjetër prej druri e LucernitEuropë,pas një viti nga djegia me këtë rast ishte dëmtuar diku rreth 80% e urës.
Abraham Linkoln
  • Në vitin 1912, Anija britanike tej oqeanike Titanik u fundos në ora 2 e 20 minuta të mëngjesit.
  • Në vitin 1452 lindi Leonardo da Vinci, piktor, skulptor, arkitekt dhe filozof italian , vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikës, inxhinier, piktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma një fshatare me emrin Katerina. Pasi lindi para futjes së mbiemrave modern evropian, emri i tij i plotë ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
  • Në vitin 1865 vdiq Abraham Lincoln, kryetar i SHBA-ve . Abraham Lincoln lindi më 12 shkurt të vitit 1809 në Hodgenville, Hardin County (sot: LaRue County), Kentucky dhe e vranë më 15 prill të vitit 1865 në Washington (D.C.), ishte politikan amerikan, Presidenti 16. i SHBA gjatë viteve 1860 - 1864 dhe u ri zgjodh në vitin 1864 - gjer në vdekje.
George Washington
George Washington
  • Në vitin 1789 - George Washington bëhet kryetar i SHBA-ve. Ai luajti një rolë të rëndësishme te beteja për pamvarësinë të SHBA dhe vlen kështu si një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e shtetit.
  • Në vitin 1970, orteku i borës në vendin Salansh në Alpet franceze kanë humbur jetën 72 njerëz.
  • Në vitin 1982 , Mbreteresha Elizabeta shpalli Kushtetutën e re të Kanadasë, duke i prerë lidhjet e fundit koloniale me Britaninë.
Flamuri i Lihtenshtajnit
  • Në vitin 1977 në Lihtenshtajn gratë votojnë përherë të parë në zgjedhje të lira.
  • Në vitin 1999Poklek Forcat serbe masakruan 53 njerëz të pafajshëm, në mesin e tyre 10 nxënës.
  • Në vitin 1937 u bë njohja kanonike e Autoqefales së Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike, në Stamboll, në kohën e Patriarkut Beniamini I, ku u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri”, me në krye Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofor Kisi.
Universiteti i Alabamës në vitin 1859
Charles Manson
Ekspansioni i NATO-s
Coca-Cola
Katastrofa e Çernobilit
Katastrofa e Çernobilit
  • 1999 - Masakra e Mejës gjatë kohës së luftës në Kosovë në fshatin me po të njëjtin emër në rrethinën e Gjakovës, Kosovë.Në këtë masakër nga forcat serbe janë masakruar shqiptarët nga Gjakova dhe rrethina e sajë. Trupat e të pajetëve janë shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe Serbisë.
Anna Oxa,
Konstrukti i detektorit CMS për LHC.