Betim Muço
Appearance
(Përcjellë nga Betim Muco)
Betim Muço | |
Emri | Betim |
Mbiemri | Muço |
Lindur më | 1947 |
Lindur në | Tiranë |
Vdiq më | 2015 |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare, SHBA |
Profesioni | shkrimtar, sizmolog |
Betim Muço (Tiranë, 21 janar 1947 - Rockville, MD 15 janar 2015) ka qenë shkrimtar, përkthyes dhe sizmolog shqiptar.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Tiranë më 1947. Studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjise të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.
Nga viti 2001 jetoi e punoi në SHBA. U nda nga jeta më 15 janar 2015.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrugëve të atdheut, (1967) [1]
- Etyde, (1972) [1]
- Ekspres, (1975)
- Tregime, (1978)
- Kokrra gruri (1978) [1]
- Ditë që vështrojnë larg (1982) [1]
- Eshtë se ç'na është (1984)
- Ditëlindja e këngës (1983) [1]
- Plumbi i germave (1986) [1]
- Gjurma e vetëtimës (1986)
- Bota në sytë e Dolës (1986)
- Në udhën time (1988) [1]
- Ëndrrat e fëmijëve (1989) [1]
- Mall për njerëz (1989) [1]
- Ekuinokset (1990) [1]
- Tempujt e mosharrimit (1990)
- Hiroshima jashtë meje (1995)
- Penda e pulëbardhës (1996)
- Karusel (1997)
- Sirtarët (1999)
- Rrefenjat e Hamburgut (2007)
- Bumerang (2009)
- Yjet janë fare pranë' (2017)
- Mësimet e natës 101 përrallat e fëmijëve të mi (2017)