Din Mehmeti
Din Mehmeti | |
---|---|
U lind më | 1929 Gjocaj, Junik, Kosovë |
Vdiq më | 11 nëntor 2010 Gjakovë |
Emri i letrave | Baca Lok (Bacaloku) |
Kombësia | Shqiptar (Kosovar) |
Gjinitë letrare | poezi |
Din Mehmeti (Gjocaj, 1929 - Gjakovë, 11 nëntor 2010)[1] ka qenë shkrimtar shqiptar nga Kosova.
Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ai ka qenë profesor në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.
Në mars 1999 u njoftua nga shumë burime informacioni se ai u vra nga policia serbe gjatë Luftës së Kosovës, por pas disa ditësh ky njoftim u përgënjeshtrua.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse ka botuar disa proza, kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e Re.
Poezia e Din Mehmetit shquhet për ndjeshmëri popullore. Ashtu si dhe Ali Podrimja, i cili është po nga Gjakova, ai mbështetet në shumë figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së Veriut për të mbrujtur dhe ndërtuar lirikat e tij të trazuara me vizionin stoik të malësorëve. Megjithëse është një fllad i lehtë romantik që përshkon poezinë e tij, sikundër e pati cilësuar dikur kritiku Rexhep Qosja, ky përdorim krijues i folklorit është i shkrirë fuqishëm me një rrjedhë realiste, herë-herë ironike, që buron pjesërisht nga etika e revoltës në traditën e Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (lindur në 1916). Shqetësimi poetik i Din Mehmetit, megjithatë, nuk i drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale, por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale.
Libri i tij "As në tokë as në qiell" është e ndarë në pesë cikle : "Trimat e këngës sime", "Bishat e bardha", "Kujtesa e letrave", "Barka ime mbahu", dhe "Këngë për vete". Titulli i ciklit të katërt, "Barka ime mbahu", është ndofta simbolik për praninë e sotme e letrave shqipe, bile edhe të shqiptarëve në Jugosllavi. Ai vjen nga poezia "Dialog me liqenin", shkruar në Strugë buzë Liqenit të Ohrit në kufirin jugosllavo-shqiptar, gjatë Festës Ndërkombëtare të Poezisë në Strugë në gusht 1987.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat poetike të Din Mehmetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në krahët e shkrepave. “Rilindja”, Prishtinë 1961.
- Rini diellore. “Jeta e re”, Prishtinë 1966.
- Dridhjet e dritës. “Rilindja”, Prishtinë 1969.
- Heshtja e kallur. ”Rilindja”, Prishtinë 1972.
- Ora. “Rilindja”, Prishtinë 1974.
- Ikje nga vdekja. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
- Fanar në, furtunë. “Rilindja”, Prishtinë 1971.
- Kosovë, zog i diellit. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
- Fatin tim nuk e nënshkruaj. “Rilindja”, Prishtinë 1984.
- As në tokë, as në qiell. “Rilindja”, Prishtinë 1988.
- Gjaku që këndon. “Rilindja”, Prishtinë 1993.
- Prapë fillimi. “Jeta e re”, Prishtinë 1996.
- Lumturia është mashtrim. ”Dukagjini”, Pejë 1999.
- Mos vdis kur vdiset. “Rilindja”, Prishtinë 2001.
- Verbim i bardhë. “Faik Konica”, Prishtinë 2004.
- Zjarri i këngës. “Toena”, Tiranë 2007.
- Vajet e shiut (Vepër postume), “Drenusha”, Prishtinë 2010.
- Agu 1982
Përzgjedhje dhe antologji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mallkimi i gjakut. “8 nëntori”, Tiranë, 1973.
- Poezi. (përzgjedhje nga Fatos Arapi), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
- Klithmë është emri im. (përzgjedhur nga Agim Vinca), “Toena”, Tiranë 2002
- Antologji personale. (përzgjedhur nga vetë autori), “Ora”, Tiranë 2004.
- Vepra 1-5. “Drenusha”, Prishtinë 2009.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Besim MUhadri, "Dhuna dhe liria ne poezine e Din Mehmetit", "P. Bogdani", Has, 2008, teme magjistrature dhe "Poezia e Din Mehmetit". teme doktorature.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Qendra e Informit e Kosovës - QIK/KIC". Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2010. Marrë më 13 nëntor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |