Buzëlumi
Buzëlum
Stanoc i Poshtëm | |
|---|---|
Fshat | |
Buzëlumi është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Para vitit 1990 fshati ishte i njohur edhe me emrin Stanoc i Poshtëm.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e Buzëlumit gjenden disa mikrotoponime karakteristike si: Libar, Troje, Çeshmja e Zhitijve, Bashqet e Çerkezëve, Llugishta, Te Llapi, Drumi, Ara e Xhamisë. Në lokalitetin “Troje”, në pjesën verilindore të fshatit, midis Buzëlumit, Lumadhit dhe Bletajës (Stanofcit të Epërm), janë evidentuar gjurmë të vendbanimeve të vjetra, përfshirë themele shtëpish, tjegulla dhe tulla. Gjurmë të ngjashme janë zbuluar edhe në “Arat e Kodralive”, ku gjatë hapjes së kanalit Ibër–Lepenc u gjetën varreza të vjetra.[1]
Para ardhjes së çerkezëve, ky lokalitet ishte i pabanuar. Në vitin 1862, pushteti osman vendosi këtu familje çerkeze të shpërngulura nga Çerkestani, i pushtuar nga Rusia Cariste. Vendbanimi u themelua nga këto familje dhe fillimisht u quajt Ishanije-i Bala ndërsa më vonë Çerkezkoj. Më vonë një pjesë e tyre migroi në Turqi në vitet 1878, 1913–1914 (rreth 50 shtëpi) dhe 1956.
Në fund të shekullit XIX, vendbanimi shqiptar Stanofci dhe fshati çerkez Çerkezkoj kishin rreth 200 shtëpi. Sipas një harte etnografike të po kësaj periudhe, vendbanimi kishte 90 shtëpi çerkeze. Në vitin 1912, në dy lagje të Buzëlumit (Stanovcit) jetonin rreth 100 familje çerkeze. Në vitin 1913, Buzëlumi kishte 1197 banorë. Pas vitit 1914 filloi kolonizimi me familje serbe, fillimisht 5 familje nga Lika dhe Banja e Matarushës. Regjistrimi i vitit 1921 evidentoi 74 shtëpi me 291 banorë, ndërsa në vitin 1923 kishte 66 shtëpi. Gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore u kolonizuan edhe 9 familje serbe dhe malazeze.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Osmani, Jusuf (2005). Vendbanimet e Kosoves: Vushtrria. Autori. fq. 122–124.