Antonio Di Natale
Antonio Di Natale në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Antonio Di Natale[1] | ||
Datëlindja | 13 tetor 1977 | ||
Vendlindja | Napoli, Itali | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–1996 | Empoli | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–2004 | Empoli | 158 | (49) |
1997–1998 | → Iperzola (huazim) | 33 | (6) |
1998 | → Varese (huazim) | 5 | (0) |
1998–1999 | → Viareggio (huazim) | 25 | (12) |
2004–2016 | Udinese | 385 | (191) |
Gjithsej | 606 | (258) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2012 | Italia | 42 | (11) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 maj 2016 |
Antonio "Totò" Di Natale (Italisht:[anˈtɔːnjo (toˈtɔ d)di naˈtaːle]; lindur më 13 tetor 1977) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si sulmues.
Di Natale filloi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Empolit në vitin 1994 dhe debutoi si profesionist dy vite më vonë; ai qëndroi në klub deri në vitin 2004, dhe gjatë kësaj kohe pati edhe dy periudha të shkurtra te Iperzola, Varese dhe Viareggio si i huazuar. Gjatë kohës së tij te Empoli, ai ndihmoi ekipin të ngjitej në Serie A në sezonin 2001–02, duke kontribuar me 16 gola. Shpërthimi i tij erdhi në sezonin 2002–03, duke shënuar 13 gola në etlië, që rezultuan vendimtare për Empolin që mbijetoi. Pavarësisht se një sezon më vonë nuk shënoi rregullisht dhe Empoli u rrëzua një kategori më poshtë, paraqitjet e tij dhe mesatarja e shënimit i siguruan atij një transfrim te Udinese në verën e vitit 2004.
Gjatë kohës te Udinese, aftësitë e Di Natales, lidershipi, golat dhe asistët luajtën një rol kyç në vendin e tretë të arritur nga klubi në sezonin 2011–12, duke siguruar kështu një kualifikim historik në UEFA Ligën e Kampioneve.[2] Në vitin 2007, ai u emërua kapiten i ekipit. Forma e tij fantastike e shënimit të gola bëri që ai të arrinte kuotë golash dyshifrore për nëtë sezone rresht.[2] Ai fitoi çmimin e golashënuesit më të mirë të Serie A në vitet 2010 dhe 2011, si dhe u nderua me çmimin Futbollisti Italian i Vitit i Serie A për paraqitjet e tij në vitin 2010.[2][3] Një lojtar i cili shkëlqeu vonë në karrierë, ndryshe nga shumë sulmues të tjerë, ai shijoi sezonet më profilike pas moshës 30 vjeç; nga viti 2009 e deri në 2011, Lionel Messi (82) dhe Cristiano Ronaldo (86) ishin lojtarët që shënuan më shumë gola në kampionat se Di Natale (67).[4] Në vitin 2015, France Football e renditi atë si një nga dhjetë lojtarët më të mirë të moshës mbi 38 vjeç.[5]
Di Natale është lojtari me më shumë paraqitje dhe gola i Udineses në Serie A (385 paraqitje dhe 191 gola) dhe kompedicionet evropiane (37 paraqitje dhe 17 gola). Me 209 gola, ai është golashënuesi i gjashtë më i mirë i Serie A, dhe me 311 gola, është golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e futbollit italian, mbrapa Silvio Piolës, Alessandro Del Pieros, Giuseppe Meazzës, Luca Tonit, Roberto Baggios, Francesco Tottit dhe Filippo Inzaghit.[6]
Në nivel ndërkombëtar, Di Natale ka përafaqësuar kombëtaren italiane në 42 raste nga viti 2002 e deri në 2002, duke shënuar 11 gola. Ai ka luajtur në UEFA Euro 2008, Kupën e Botës 2010 (ku shënoi një gol) dhe UEFA Euro 2012 ku gjithashtu shënoi një gol dhe ndihmoi ekipin të arrinte në finale.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I njohur si "Totò",[7] Di Natale ka lindur në Napoli më 13 tetor 1997 nga Salvatore, një piktor profesionist, dhe Giovanna. Ai ka dy vëllezër, Paolon dhe Carminen, si dhe dy motra, Michelën dhe Annën.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Empoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht se lindi në Napoli, Di Natale shkoi në veri të Italisë për të nisur karrierën e tij futbollistike me te rinjtë e Empolit. Gjatë kohës së tij atje, Di Natale u huazua tre herë, duke shijuar sukses Viareggion në sezonin 1998–99, ku shënoi 12 gola në 25 ndeshje për ekipin toskan. Pas rikthimit te Empoli, ai më në fund u bë lojtar titullar duke u bërë edhe një element i rëndësishëm i ekipit. Ai shënoi gjashtë herë në 25 paraqitje në sezonin 1999–2000 duke udhëhequr Empolin në një vend të nëntë në Serie B.
Empoli fitoi ngjitjen në Serie A në vitin 2002 pasi përfundoi e katërta gjatë sezonit 2001–02 me 67 pikë.[8] Ata gjithashtu shënuan 60 gola, më shumë se çdo ekip tjetër, kurse Di Natale personalisht shënoi 16 gola për t'a mbyllur si shënuesi më i mirë i ekipit. Në sezonin e rikthimit të Empolit në elitë, ai ndihmoi klubin të mbijetonte duke shënuar 13 gola.[9] Kjo shifër përfshiu edhe një tregolësh në triumfin 4–2 ndaj Regginës më 17 nëntor 2002.[10] Sezoni i ardhshëm ishte më pak i frytshëm për Di Natalen, i cili shënoi vetëm pesë herë në kampionat. Pas dy sezoneve në Serie A, Empoli u rrëzua sërisht në Serie A pas përfundimit të sezonit 2003–04.[11]
Udinese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi Empoli ra nga kategoria, Di Natale u bashkua me Udinesen për sezonin 2004–05 sëbashku me Manuel Bellerin dhe Emílson Cribarin. Në Udine, ai luajti sëbashku me Vincenzo Iaquintën dhe David Di Michelen në sulm, duke ndihmuar klubin friulian t'a mbyllte kampionatin në vend të kartërt, duke siguruar edhe një biletë për në UEFA Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.[12] Ai shënoi shtatë gola në 33 paraqitje në sezonin e tij debutues me Udinesen.
Di Natale shënoi 17 gola në sezonin 2007–08. Dy nga golat më të shquar të tij u shënuan në javën e katërt të kampionatit ku Udinese u përball me Regginën. Ai shënoi me parabël në minutën e pestë dhe një gjuajtje "volley" me të majtën, këmbën e "dobët", në minutën e 63të. Ai përmirësoi mesataren e shënimit pas krijimit të një dyshe të frikshme sulmi me Fabio Quagliarellën. Ai u emërua edhe kapiten i ekipit në vitin 2007 dhe kontrata e tij u zgjat deri më 30 qershor 2012.[13][14]
Maji i 2010 firmosi sezonin më të mirë në karrierën e Di Natales. Ai shënoi 29 gola në Serie A, duke kontribuar në 54% të golave të ekipit.[15] Ai gjithashtu theu rekordin e gjermanit Oliver Bierhoff për numrin e golave të shënuar me Udinesen në një sezon; Bierhoff shënoi 27 gola në sezonin 1997–98. Më 9 maj 2010, Di Natale arriti në shifrën e 100 golave në Serie A pas një dopiete ndaj Barit. Për performancat e tij gjatë sezonit, Di Natale u nderua me çmimin Serie A Futbollisti italian i vitit si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit. Ai gjithashtu mori çmimin Serie A Fair Play pasi ndërpreu lojën gjatë një ndeshje ndaj Lazios për shkak se Libor Kozák u dëmtua, edhe pse Udinese po humbiste 3–2 në minutat e fundit.[16] Gjithashtu në sezonin 2009–10 ai përfundoi në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë Evropiane; ai ishte barazim me gola me sulmuesin e Çelsit Didier Drogba,[17] dhe vetëm pesë larg Lionel Messit të Barcelonës që fitoi trofeun.[18] Me ndihmën e tij klubi arriti edhe gjysëm-finalen e Coppa Italias të atij sezoni.
Më 14 nëntor 2010, Di Natale shënoi një tregolësh gjatë një ndeshje ndaj Lecces[19] dhe katërmbëdhjetë ditë më pas, ai shënoi një tjetër tregolësh, i dyti rresht në ndeshjet në shtëpi, në një triumf ndaj Napolit.[20] Më 8 maj 2011, ai shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Lazios për t'i dhënë fitoren Udineses 2–1 dhe vendin e katërt në renditje me dy ndeshje nga fundi.[21] Pavarësisht një barazimi pa gola me Milanin në ndeshjen e fundit, ku Di Natale humbi një penallti, Udinese mundi të sigurojë vendin e katërt dhe një biletë për në raundin play-off të Ligës së Kampioneve 2011–12.[22] Gjatë sezonit 2010–11, Di Natale pati mesataren më të mirë të shënimit në Itali, duke realizuar 28 gola në 36 ndeshje; ai regjistroi një mestare 0.78 gola për ndeshje. Kjo ishte mesatarja e tretë më e lartë në Evropë, dhe para tij ishte vetëm Cristiano Ronaldo i Real Madridit dhe Lionel Messi i Barcelonës.[23]
Më 23 tetor 2011, Di Natale shënoi një dopietë në triumfin 3–0 ndaj Novarës duke dërguar Udinesen në krye të renditjes së Serie A.[24] Më 13 maj 2012, ai shënoi të parin kundër Catanias në ndeshjen e fundit të kampionatit, që u pasua nga një gol i Diego Fabbrinit për të siguruar fitoren e katërt rresht si dhe një vend në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve.[25] Më 4 korrik, Di Natale rinovoi kontratën e tij me klubin edhe për vite të tjera.[26]
Golat e parë të Di Natales për sezonin 2012–13 erdhën më 16 nëntor 2012; ai shënoi të parin brënda pesë minutave, por një karton i kuq i Andrea Lazzarit dhe dy gola në fund nga Siena e dënuan Udinesen të merrte vetëm një barazim 2–2.[27] Më 6 janar 2013, ai shënoi një dygolësh në fitoren 3–0 ndaj Interit me dhjetë lojtar, duke ngjitur Udinesen në vendin e tetë në renditje.[28] Në ndeshjen e rradhës të Udineses në kampionat, më 13 janar, ai shënoi një tjetër dygolësh, këtë herë ndaj Fiorentinës duke i dhënë ekipit fitoren 3–1, një fitore që çoi në pesë ndeshjet pa humbje në Serie A.[29] Di Natale shënoi golin e 150të në Serie A për Udinesen më 3 mars, duke shënuar nga afër portës pas një pasimi nga Luis Muriel, duke i dhënë ekipit një fitore minimale 1–0 ndaj Pescarës.[30] Goli i tij i fundit për sezonin 2012–13 erdhi në javën e fundit të kampionatit më 19 maj, ku Udinese u përball ndaj Interit në San Siro; ai shënoi golin e tretë të fitores spektakolare 5–2 për të ndihmuar Udinesen të siguroj një vend për në UEFA Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.[31]
Para fillimit të sezonit 2013–14, Di Natale mori një ofertë me rrogë sezonale 10 milion € nga klubi kinez Guangzhou Evergrande, e cila në atë kohë drejtohej nga ish trajneri i tij te Italia Marcello Lippi. Megjithatë, ai refuzoi ofertën dhe vazhdoi të qëndrojë te Udinese.[32] Pas disfatës 3–1 të Udineses ndaj Hellas Veronës më 6 janar 2014, ai i tregoi Sky Sports Italia se do të pensionohej pas përfundimit të sezonit, duke deklaruar: "Tashmë e kam vendosur, në qershor do të ndaloj së luajturi futboll. Është vendosur tashmë."[33] Më 8 mars 2014, Di Natale shënoi golin e tij të 185të në Serie A, të vetmin e fitores ndaj Milanit, duke parakaluar sulmuesin argjentinas Gabriel Batistuta në renditjen e të gjitha kohërave.[34] Ai e përfundoi sezonin 2013–14 me 17 gola, duke u renditur i katërti në renditjen e Serie A, në moshën 36 vjeç.[35] Pavarësisht se në fillim kishte deklaruar pensionimin nga futbolli në fund të sezonit, më 30 maj 2014, ai tha se do të vazhdonte të luante futboll edhe në sezonin 2014–15.[36][37]
Di Natale shënoi katër gola në fitoren 5–1 kundër Ternanës në raundin e tretë të Coppa Italias më 23 gusht 2014.[38] Tetë ditë më pas, në ndeshjen hapëse të kampionatit për sezonin 2014–15, ai shënoi dy gola në pjesën e dytë në një fitore ndaj Empolit të sapongjitur.[39] Më 23 nëntor 2014, ai shënoi golin e 200të në paraqitjen e 400të në Serie A kundër Chievos.[40] Më 5 shkurt të vitit të ardhshëm, atij i erdhi një ofertë 8 milion $ na një klub pa emër në Major League Soccer (MLS); ai ishte gjithashtu i lidhur me një transferim te New York City FC.[41] Më 28 prill, Di Natale shënoi golin e 205të në Serie A, duke barazuar legjendën Roberto Baggio si goalshënuesi i gjashtë më i mirë i Serie A, në moshën 37 vjeç;[42] kjo gjithashtu ishte paraqitja e tij e 700të në karrierë.[43] Ai e parakaloi Baggion në ndeshjen e rradhës më 3 maj duke shënuar golin e 206të kundër Hellas Veronës.[44] Më 12 maj, ai sërisht tërhoqi vendimin për t'u pensionuar në fund të sezonit 2014–15, duke shfaqur ambicien për të luajtur edhe një sezon tjetër.[45] Në fund të prillit 2016, Di Natale lajmëroi se do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit 2015–16, por shtoi se kishte ende synimin për të vazhduar të luante futboll profesionist.[46] Më 15 maj 2016, ai shënoi me penallti në humbjen 2–1 në shtëpi ndaj Carpit në ndeshjen e tij në fundit si lojtar i Udineses, me të cilën shënoi gjithsej 191 gola në 385 paraqitje në 12 vite në Serie A, si dhe 227 gola dhe 63 asiste në të gjitha kompedicionet.[47][48] Megjithatë, ai zyrtarisht deklaroi pensionimin në shtator të atij viti.[49][50]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Di Natale bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Italinë më 20 nëntor 2002 nën drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni, në një ndeshje miqësore ndaj Turqisë.[51] Ai luajti disa ndeshje në vitet e ardhshme, duke shënuar golin e parë më 18 shkurt 2004 në një miqësore tjetër ndaj Republikës Çeke që u mbyll në barazim 2–2.[52]
Euro 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2006, Di Natale fitoi vendin e titullar nën drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni si dhe mori pjesë në fushatën kualifikuese të UEFA Euro 2008. Ai u thirr edhe në fazën finale të turnamentit,[53] ku ai humbi një penallti vendimtare në gjuatjet e penalltive të ndeshjes çerek-finale ndaj Spanjës, e cila triumfoi 4–2 dhe më vonë fitoi edhe turnamentin.[54]
Një vit më vonë, ai humbi mundësinë për të luajtur në Kupën e Konfederatave për shkak të një dëmtimi në gju, të cilën e pësoi në një ndeshje ndërkombëtare ndaj Malit të Zi më 28 mars 2009.[55]
Kupa e Botës 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Di Natale mori pjesë në Kupën e Botës 2010 nën drejtimin e trajnerit Marcello Lippi, ku atij i'u dha fanella legjendare me numrin 10. Italia u vendos në grupin F në fazën finale të turnamentit, duke barazuar dy ndeshjet e para ndaj Paraguajit dhe Zelandës së Re respektivisht (të dyja 1–1).[56][57] Në ndeshjen e fundit të grupit më 24 qershor, ai shënoi një gol në humbjen 3–2 ndaj Sllovakisë, duke bërë që Italia ta mbyllte grupin e fundit me vetëm dy pikë.[58]
Euro 2012
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2012, Di Natale u përfshi në ekipin e Italisë që do të luante në UEFA Euro 2012,[59] dhe nën drejtimin e trajnerit Cesare Prandelli, zhvilloi pesë paraqitje gjatë turnamentit, duke mos luajtur vetëm në çerek-finalen e fituar me penallti ndaj Anglisë. Pasi hyri si zëvëndëues në ndeshjen e parë ndaj kampionëve në fuqi të Spanjës, më 10 qershor 2012, ai shënoi golin e parë të takimit që u mbyll në barazim 1–1, duke mposhtur portierin Iker Casillas me një gjuajtje me hark me të djathtën pasi mori një vertikalizim nga Andrea Pirlo;[60] goli i tij ishte i vetmi që Spanja pësoi gjatë turnamentit.[61] Italia në fund arriti në finalen e turnamentit, e cila u luajt më 1 korrik 2012 në Stadiumin Olimpik në Kiev.[62] Italianët u mposhtën me rezultatin e rëndë 4–0, me Di Natalen i cili u paraqit si zëvëndësues në pjesën e dytë.[63]
Di Natale lajmëroi pensionimin nga kombëtarja pas përfundimit të turnamentit.[64] Pavarësisht se Prandelli e ftoi atë për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013, Di Natale refuzoi ofertën, pasi ai shpresonte që verën t'a shfrtëzonte për t'u stërvitur me qëllim për t'u përgatitur për Kupën e Botës 2014.[65] Pavarësisht kësaj, ai nuk u thirr në verën e ardhshme.[66] Gjithsej, Di Natale zhvilloi 42 paraqitje për të kaltrit dhe shënoi 11 gola.[67]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një lojtar i shpejtë, i mobilizuar, dhe i shkathët, me dhunti takike dhe me një sy vrastar për gol, Di Natale ishte i aftë të luante në çdo pozicion në sulm; gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në qëndër si sulmues i vetëm, në krah të majtë në sulmin me tre si dhe si sulmues i dytë, si një lojtar më krijues e mbështetës, kjo për shkak të pozicionimit të tij, vizionit dhe aftësisë për të krijuar dhe shënuar gola. Ai njihej më së shumti për shpejtësinë, kontrollin, aftësinë teknike dhe sensin për hapsira në zonë, si dhe për aftësinë për të bërë inkursione sulmuese, të mposhtë mbrojtësit kundërshtarë dhe të përfundonte aksionet.[4][68][69][70][71][72][73][74][75][76][77]
I konsideruar si një nga lojtarët italian më të mirë të gjeneratës së tij,[73][78][79][80][81] Di Natale fitoi çmimin prestigjoz Capocannoniere si golashënuesi më i mirë i Serie A në sezonet 2009–10 dhe 2010–11, si dhe fitoi çmimin Serie A Futbollisti italian i vitit.[3] Përveç aftësive të shënimit, Di Natale shquhej për aftësitë si udhëheqës, besnikërinë, punën në fushë dhe jetëgjatësinë gjatë karrierës.[4][82][68][83][84] Ai ishte gjithashtu një gjuajtës i saktë i penalltive dhe goditjeve të dënimit.[85][86][87]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës që luante për Empolin, në moshën 19 vjeç, Di Natale takoi gruan e tij të ardhshme, Ilenia Betti, më të cilën u martua më 15 qershor 2002. Çifti ka dy djem sëbashku, Filippon dhe Dilettën.[88] Në gusht 2010, ai refuzoi një transferim te gjigandët e Juventusit sepse fëmijët e tij ishin rritur në Udine dhe familja e tij ishte përshtatur me jetesën atje.[89]
Di Natale mori përgjegjësi financiare për motrën me aftësi të kufizuara të shokut të tij te Udinese Piermario Morosini, i cili vdiq më 14 prill 2012 në fushën e lojës pasi pësoi një goditje në zemër duke luajtur në huazim te Livorno. Vdekja e Morosinit e la motrën e tij me asnjë të afërm.[90]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Empoli | 1996–97 | Serie B | 1 | 0 | — | — | 1 | 0 | ||
1999–2000 | 25 | 6 | 5 | 1 | — | 30 | 7 | |||
2000–01 | 35 | 9 | 3 | 1 | — | 38 | 10 | |||
2001–02 | 38 | 16 | 4 | 2 | — | 42 | 18 | |||
2002–03 | Serie A | 27 | 13 | 5 | 1 | — | 32 | 14 | ||
2003–04 | 33 | 5 | 2 | 1 | — | 35 | 6 | |||
Gjithsej | 158 | 49 | 19 | 6 | — | 177 | 55 | |||
Iperzola (huazim) | 1997–98 | Serie C2 | 33 | 6 | — | — | 33 | 6 | ||
Varese (huazim) | 1998–99 | Serie C1 | 4 | 0 | — | — | 4 | 0 | ||
Viareggio (huazim) | 1998–99 | Serie C2 | 25 | 12 | — | — | 25 | 12 | ||
Udinese | 2004–05 | Serie A | 33 | 7 | 6 | 4 | 2[a] | 0 | 41 | 11 |
2005–06 | 35 | 8 | 3 | 3 | 10[b] | 4 | 48 | 15 | ||
2006–07 | 31 | 11 | 2 | 2 | — | 33 | 13 | |||
2007–08 | 36 | 17 | 1 | 1 | — | 37 | 18 | |||
2008–09 | 22 | 12 | 1 | 1 | 7[a] | 3 | 30 | 16 | ||
2009–10 | 35 | 29 | 3 | 0 | — | 38 | 29 | |||
2010–11 | 36 | 28 | 1 | 0 | — | 37 | 28 | |||
2011–12 | 36 | 23 | 1 | 1 | 6[c] | 5 | 43 | 29 | ||
2012–13 | 33 | 23 | 1 | 0 | 8[d] | 3 | 42 | 26 | ||
2013–14 | 32 | 17 | 2 | 1 | 4[e] | 2 | 38 | 20 | ||
2014–15 | 33 | 14 | 1 | 4 | — | 34 | 18 | |||
2015–16 | 23 | 2 | 2 | 2 | — | 25 | 4 | |||
Gjithsej | 385 | 191 | 24 | 19 | 37 | 17 | 446 | 227 | ||
Gjithsej karriera | 606 | 258 | 43 | 25 | 37 | 17 | 686 | 300 |
- ^ a b Të gjitha paraqitjet në Kupën UEFA
- ^ Tetë paraqitje dhe tre gola në UEFA Ligën e Kampioneve, dy paraqitje dhe një gol në Kupën UEFA
- ^ Dy paraqitje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, katër paraqitje dhe katër gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Dy paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve, gjashtë paraqitje dhe tre gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi: [93]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2002 | 1 | 0 |
2003 | 2 | 0 | |
2004 | 1 | 1 | |
2005 | 0 | 0 | |
2006 | 4 | 1 | |
2007 | 7 | 3 | |
2008 | 10 | 4 | |
2009 | 5 | 0 | |
2010 | 6 | 1 | |
2011 | 0 | 0 | |
2012 | 6 | 1 | |
Gjithsej | 42 | 11 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Di Natale.[94]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 18 shkurt 2004 | Stadio Renzo Barbera, Palermo, Itali | 4 | Republika Çeke | 2–1 | 2–2 | Ndeshje miqësore |
2 | 15 nëntor 2006 | Stadio Atleti Azzurri d'Italia, Bergamo, Itali | 8 | Turqia | 1–0 | 1–1 | |
3 | 22 gusht 2007 | Stadium Ferenc Puskás, Budapest, Hungari | 11 | Hungaria | 1–0 | 1–3 | |
4 | 12 shtator 2007 | Stadiumi Olimpiyskiy, Kiev, Ukrainë | 13 | Ukraina | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2008 |
5 | 2–1
| ||||||
6 | 30 maj 2008 | Stadio Artemio Franchi, Firence, Itali | 18 | Belgjika | 1–0 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
7 | 2–0
| ||||||
8 | 6 shtator 2008 | Stadiumi Antonis Papadopoulos, Larnaca, Qipro | 22 | Qipro | 1–0 | 2–1 | Kualifikueset e Kupës së Botës 2010 |
9 | 2–1
| ||||||
10 | 24 qershor 2010 | Ellis Park Stadium, Johannesburg Afrikë e Jugut | 36 | Sllovakia | 1–2 | 2–3 | 2010 FIFA Kupa e Botës |
11 | 10 qershor 2012 | PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni | 38 | Spanja | 1–0 | 1–1 | UEFA Euro 2012 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Italia
- UEFA Kampionati Evropian: finalist 2012
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Golashënuesi më i mirë i Serie A: 2009–10, 2010–11[3]
- Futbollisti Italian i Vitit i Serie A: 2010[95]
- Serie A Çmimi Fair Play: 2010[16]
- Pallone d'Argento: 2011[96]
- Premio Nazionale Carriera Esemplare "Gaetano Scirea": 2011[97]
- Golashënuesi më i mirë Oscar AIC-Serie A: 2011[98]
- Serie A Skuadra e Vitit: 2010–11,[99] 2011–12,[100] 2012–13[101]
- Golashënuesi më i mirë i Coppa Italia: 2014–15[102]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010 – Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 qershor 2010. Marrë më 5 qershor 2013.
- ^ a b c Francesco Velluzzi (14 maj 2016). "Udinese-Di Natale, si gira l'ultima scena: Friuli in festa per il suo eroe" [Udinese=Di Natale, luhet skena e fundit. Friuli në festë për heroin e saj] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 16 maj 2016.
- ^ a b c "Italy – Serie A Top Scorers" [Itali – Shënuesit më të mirë të Serie A] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ a b c Clegg, Jonathan. "A Striker From the Shadows" [Një sulmues nga hijet]. www.wsj.com (në anglisht). The Wall Street Journal. Marrë më 27 janar 2015.
- ^ Thomas Simon (19 maj 2015). "Le top 10 des meilleurs vieux" [10 plakushët më të mirë] (në frëngjisht). France Football. Marrë më 4 gusht 2015.
- ^ "Di Natale punta i 300 gol in carriera: è a 293 dopo la quaterna in Coppa Italia" [Di Natale sinjestron 300 gola në karrierë: është në 293 pas pokerit në Coppa Italia]. tribunasportiva.blogspot.it (në italisht). 26 gusht 2014. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ "Prandelli lauds Di Natale impact" [Prandelli vlerson ndikimin e Di Natales] (në anglisht). FIFA. Agence France-Presse. 11 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 13 qershor 2012.
- ^ "Serie B TIM 2001–02" (në italisht). Lega Serie B. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ "Serie A TIM 2002–03" (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ "Empoli 4–2 Reggina" (në anglisht). ESPN FC. 17 nëntor 2002. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Serie A TIM 2003–04" (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ "Serie A 2004–05" (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ Graeme Bailey (29 korrik 2007). "Di Natale signs on" [Di Natale firmos] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 9 prill 2010.
- ^ "CALCIO, UDINESE: IN QUATTRO RINNOVANO FINO AL 2012" [Futboll, Udinese: Di Natale rinovon deri në vitin 2012] (në italisht). la Repubblica. 12 tetor 2007. Marrë më 9 prill 2010.
- ^ "Serie A Statistics 2010 Season" [Statistikat e Serie sezoni 2010] (në anglisht). WhoScored.com. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ a b "Udinese.it – Antonio Di Natale awarded Best Italian Player 2009/2010 (Antonio Di Natales i jepet çmimi Lojtari më i mirë italian 2009/2010)" (në anglisht). Udinese Calcio. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Golden Boot ("Soulier d'Or") Awards" [Këpuca e artë ("Soulier d'Or")] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ "European Golden Shoe" [Këpuca e Artë Evropiane] (në italisht). European Sports Magazine. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2019. Marrë më 19 qershor 2012.
- ^ "Di Natale treble downs Lecce" [Tripleta e Di Natales ul Lecces] (në anglisht). FIFA. 14 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Serie A Round-Up: Antonio Di Natale Bags A Hat-Trick To Take Down Napoli" [Raundi i Serie A: Antonio Di Natale shënon një tregolësh për të mposhtur Napolin] (në anglisht). Goal.com. 28 nëntor 2010. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale at the double" [Di Natale me dopietë] (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2011. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "Udinese 0–0 AC Milan" (në anglisht). ESPN FC. 22 maj 2010. Marrë më 10 shkurt 2019.
- ^ "The Golden Shoe and Espadrille" [Këpuca e Artë dhe Espadrille] (në anglisht). Soccer AM. 25 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 5 korrik 2011.
- ^ Marco Gaetani (23 tetor 2011). "L'Udinese insiste e sogna Novara ko, primato solitario" [Udinese këmbëngul dhe ëndërron Novara ko, të parët të vetëm] (në italisht). Reppublica.it. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ Stephen Gillett (13 maj 2012). "Catania 0-2 Udinese: Deadly Di Natale and another from Fabbrini clinches Champions League football for Guidolin's men" [Catania 0-2 Udinese: Di Natale vrastar dhe një tjetër nga Fabbrini i siguron burrave të Guidolin futboll në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale vazhdon kontratën me Udinesen". Ora News. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 5 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Siena fightback earns point" [Siena lufton dhe fiton pikë] (në anglisht). Sky Sports. 16 shtator 2012. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Seria A, Inter e nis keq vitin 2013". Top-Channel.tv. 6 janar 2013. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Serie A Round 20 Results: Lazio & Napoli keep up pressure as Roma & Fiorentina suffer away-day misery" [Rezultatet e raundit të 20të të Serie A: Lazio & Napoli vazhdojnë presionin me Romën & Fiorentinën që pësojnë mizori jashtë fushe] (në anglisht). Goal.com. 13 janar 2013. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale adds to Pescara problems" [Di Natale i shtohet problemeve të Pescarës] (në anglisht). Sky Sports. 3 mars 2013. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Inter 2-5 Udinese". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 19 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2013. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale rejected €10m wages" [Di Natale refuzon rrogë 10 milion €] (në anglisht). Football Italia. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2016. Marrë më 7 shkurt 2016.
- ^ "Di Natale tërhiqet nga futbolli". Top-Channel.tv. 6 janar 2014. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale shënon, Milan merr humbjen e dytë radhazi". Tirana Observer. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 8 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Antonio Di Natale set for retirement u-turn" [Antonio Di Natale gati për kthesën u të pensionimit] (në anglisht). AllSports. 18 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2014. Marrë më 19 maj 2014.
- ^ "Di Natale nuk do të largohet nga Udinese". Kosova Sot. 31 maj 2014. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale nuk pensionohet". Gazeta Express. 15 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 11 shkurt 2019.
- ^ "Coppa Italia, Lazio a valanga. Udinese, Di Natale show" [Coppa Italia, Lazio ortek. Udinese, shfaqja e Di Natales] (në italisht). Sky Italia. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014.
- ^ "Serie A: Udinese win 2-0 at home to Empoli" [Serie A: Udinese fiton 2-0 në shtëpi me Empolin] (në anglisht). Sky Sports. 31 gusht 2014. Marrë më 23 nëntor 2014.
- ^ "Di Natale hits magic 200-goal mark" [Di Natale shënon golin e 200të magjik] (në anglisht). My Joy Online. 23 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "MLS club makes huge offer to DiNatale" [Klubi i MLS i bën ofertë të madhe Di Natales] (në anglisht). gianlucadimarzio.com. 5 shkurt 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2015. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale matches Baggio with 205th goal; Carpi promoted" [Di Natale barazon Baggion me golin e 205të; Carpi ngjitet] (në anglisht). The Washington Times. 28 prill 2015. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ Monica Tosolini (27 prill 2015). "Di Natale fa anche 700" [Di Natale gjithashtu mbush 700]. udineseblog.it (në italisht). Marrë më 28 prill 2015.
- ^ "Di Natale: 'Honour to beat Baggio'" [Di Natale: 'Një nder të mposhtësh Baggion'] (në anglisht). Football Italia. 3 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2015. Marrë më 3 maj 2015.
- ^ "Udinese forward Antonio Di Natale plans to keep playing" [Sulmuesi i Udineses Antonio Di Natale planifikon të luajë] (në anglisht). ESPN FC. 12 maj 2015. Marrë më 12 maj 2015.
- ^ "Di Natale largohet nga Udinese pas 12 viteve". Gazeta Express. 29 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 16 maj 2016.
- ^ "Di Natale: 'I cried like a baby'" [Di Natale: 'Qava si fëmi'] (në anglisht). Football Italia. 15 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2016. Marrë më 15 maj 2016.
- ^ "Calciomercato indiano, Di Natale rifiuta il Pune City: aspetta nuove offerte" [Merkato indiane, Di Natale refuzon Pune City: pres oferta të reja] (në italisht). Goal.com. 16 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Di Natale: Why I rejected Juve" [Di Natale: Pse refuzova Juven] (në anglisht). Football Italia. 29 shtator 2016. Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ "Ex Udinese, Di Natale: 'Mi sono ritirato ufficialmente. Sul no alla Juve...'" [Ish-i i Udineses, Di Natale: 'Jam pensionuar zyrtarisht. Për jo-në ndaj Juventus...'] (në italisht). Calciomercato. 4 tetor 2016. Marrë më 7 tetor 2016.
- ^ "Football MATCH: 20.11.2002 Italy v Turkey" [Ndeshje futbolli: 20.11.2002 Itali v Turqi] (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Italy vs. Czech Republic 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 18 shkurt 2004. Marrë më 17 shkurt 2013.
- ^ "368 lojtarët e 16 finalistëve të Euro 2008". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Casillas' saves put Spain in semis" [Pritjet e Casillas vendosin Spanjën në gjysëm-finale] (në anglisht). UEFA. 22 qershor 2008. Marrë më 7 korrik 2017.
- ^ "Antonio DI NATALE" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 17 shkurt 2013.
- ^ David Hytner (14 qershor 2010). "World Cup 2010: Daniele De Rossi helps Italy avoid defeat by Paraguay" [Kupa e Botës 2010: Daniele De Rossi ndihmon Italinë të shmangi humbjen ndaj Paraguajit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Chris Whyatt (21 qershor 2010). "Italy 1-1 New Zealand" [Italia 1-1 Zelanda e Re] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ Paul Wilson (24 qershor 2010). "World Cup 2010: Italy exit as Slovakia turf out reigning champions" [Kupa e Botës 2010: Italia jashtë me Sllovakinë që mposht kampionët në fuqi] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Lista e kombëtares së Italisë për "Euro2012"". Panorama Sport. 28 maj 2012. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Italia grintë e zemër, Spanja kopjon Barçën". Gazeta Panorama. 11 qershor 2012. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale: Goli, revansh për 11-metërshin në Euro 2008". Sporti Shqiptar. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Italia finalistja e dyte e Euro 2012". ABC News. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 29 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Përsëri Spanja..." Telegrafi. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 12 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale: "I did think about retiring I'm not going to Euro 2012 to be on holiday"" [Di Natale: "Mendova për pensionimin, nuk do të shkoj në Euro 2012 për pushime"] (në anglisht). La Gazzetta dello Sport. 22 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 13 shkurt 2019.
- ^ "Di Natale: Prandelli mi aveva chiamato, ma io punto sul 2014" [Di Natale: Prandelli më ka thirrur, por unë vë në dukje 2014tën] (në italisht). Il Messaggero. 25 qershor 2013. Marrë më 8 tetor 2016.
- ^ "Italy: World Cup 2014 team guide" [Italia: Guida e ekipit të Kupës së Botës 2014] (në anglisht). The Guardian. 7 qershor 2014. Marrë më 8 tetor 2016.
- ^ "Nazionale in cifre: Di Natale, Antonio" [Kombëtarja në shifra: Di Natale, Antonio]. figc.it (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2017. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ a b "Tris Di Natale, bis Matri - La Lazio pareggia in casa" [Di Natale tris, Matri bis - Lazio barazon në shtëpi]. gazzetta.it (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 nëntor 2010. Marrë më 27 janar 2015.
- ^ "Il Caso Di Natale" [Rasti i Di Natales] (në italisht). CalcioNews24.com. 24 nëntor 2014. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Biabiany come Bolt Nessuno è come lui" [Biabiany si Bolt dhe askush si ai] (në italisht). La Repubblica. 11 shkurt 2010. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ Sonja Missio (3 nëntor 2014). "Antonio Di Natale: Better than a 7-Eleven Burrito" [Antonio Di Natale: Më mirë se sa një 7-Eleven Burrito] (në italisht). ForzaItalianFootball.com. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Little guys enjoying last laugh" [Djemtë e vegjël duke shijuar të qeshurën e fundit] (në anglisht). FIFA. 15 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ a b Alex Mott (21 prill 2013). "Di Natale best of his generation" [Di Natale më i miri i gjeneratës së tij] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Antonio Di Natale" (në italisht). Sky Sports. 21 maj 2010. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Di Natale proving there is life after 30" [Di Natale vërteton se ka jetë pas 30] (në anglisht). FIFA. 14 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2018. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ Ian Hawkey (27 prill 2010). "Di Natale deserves his World Cup spot" [Di Natale e meriton vendin e tij në Kupën e Botës] (në italisht). The National. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ Mattia Fontana; Luca Stacul. "Balotelli decisivo grazie al gioco degli esterni" [Balotelli vendimtar falë lojës së jashtme] (në italisht). Eurosport. Marrë më 25 shkurt 2017.
- ^ "Antonio Di Natale". it.uefa.com (në italisht). UEFA. 4 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2012. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ "Udinese, Di Natale nella storia: fa 200 reti in Serie A" [Udinese, Di Natale në histori: bën 200 gola në Serie A]. www.gazzetta.it (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 23 nëntor 2014. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ Cosimo Cito (23 nëntor 2014). "Di Natale nell'olimpo dei bomber: duecento gol in serie A" [Di Natale në olimpin e bomberave: dyqindë gola në Serie A]. repubblica.it (në italisht). La Repubblica. Marrë më 28 prill 2015.
- ^ Gianluca Minchiotti (7 nëntor 2013). "Le Classifiche di CM: i dieci più grandi attaccanti del calcio italiano" [Klasifikimi i Cm: dhjetë sulmuesët më të mirë të futbollit italian]. calciomercato.com (në italisht). Marrë më 28 prill 2015.
- ^ Mike Lazar (20 maj 2016). "Interview: Thereau determined to raise Udinese's standards" [Intervista: Thereau i vendosur për të rritur kriteret e Udineses] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Di Natale: 'I wanted Liverpool'" [Di Natale: 'Doja Liverpoolin'] (në anglisht). Football Italia. 8 nëntor 2014. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Di Natale: I'll carry on for as long as possible" [Di Natale: "Do vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur"] (në anglisht). FIFA. 10 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Di Natale re dei rigoristi Ma il colpo è Hernanes" [Di Natale mbreti i gjuatësve të penalltive, por e shtëna është Hernanes] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2020. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Rigori e punizioni: gli specialisti" [Penalltitë dhe goditjet e dënimit: specialistët] (në italisht). Mediaset. 10 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "Le punizioni di Di Natale, ecco il film" [Goditjet e dënimit të Di Natale, ja filmi] (në italisht). Il Messaggero Veneto. 8 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2016. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ "I baby vip azzurri!" [Unë bebi vip i kaltër] (në italisht). Leiweb. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2013. Marrë më 18 shkurt 2013.
- ^ "Di Natale: 'Juve? No, grazie'" [Di Natele: 'Juve? Jo, faleminderit'] (në italisht). Calcio Mercato. 26 maj 2012. Marrë më 15 shkurt 2019.
- ^ "Udinese captain Antonio Di Natale to look after disabled sister of Piermario Morosini following player's death" [Kapiteni i Udineses Antonio Di Natale do të kujdeset për motrën me aftësi të kufizuara të Piermario Morosinit pas vdekjes së lojtarit] (në anglisht). The Daily Telegraph. 16 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2018. Marrë më 15 shkurt 2019.
- ^ "Antonio Di Natale" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 15 shkurt 2019.
- ^ "Antonio Di Natale" (në anglisht). Football Database. Marrë më 15 shkurt 2019.
- ^ "Antonio Di Natale" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 15 shkurt 2019.
- ^ "Antonio Di Natale" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 16 shkurt 2019.
- ^ "Serie A - C'è anche Di Natale in mezzo a tanta Inter" (në anglisht). Eurosport. 24 janar 2011. Marrë më 11 janar 2016.
- ^ "PALLONE D'ARGENTO A EL SHAARAWY: L'ALBO D'ORO" [Topi i argjendë te El Shaaway: Albo i artë]. acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. 12 maj 2013. Marrë më 13 prill 2015.
- ^ "In Villa Ghirlanda è stato presentato il "Memorial Scirea 2011"" (në italisht). Comune Cinisello. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2015. Marrë më 21 janar 2015.
- ^ "Oscar Aic, nessuno come Milito Mourinho re degli allenatori" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 janar 2011. Marrë më 27 nëntor 2017.
- ^ "Gran Cala' del Calcio 2011: Rizzoli premiato miglior arbitro" [Gran Cala' del Calcio 2011: Rizzoli gjyqtari më i mirë] (në italisht). FIGC.it. 24 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2013. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ "Gran Galà del Calcio Aic. E' Pirlo il migliore del 2012" [Gran Galà del Calcio Aic. Pirlo më i miri i 2012] (në italisht). Tutto Sport. 27 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2015. Marrë më 1 qershor 2015.
- ^ "Oscar del calcio: Vidal e Pirlo sono il top. La Juve è la più forte d'Italia" [Oscar del calcio: Vidal dhe Pirlo janë në krye. Juvja më e forta e Italisë] (në italisht). Tuttosport. 27 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
- ^ "Coppa Italia 2014-2015 - Top Scorers" [Coppa Italia 2014-2015 - Shënuesit më të mirë] (në anglisht). Eurosport. Marrë më 21 maj 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Antonio Di Natale. |
- Antonio Di Natale – Rekordi në kompedicionet e UEFA-s
- Antonio Di Natale te Soccerbase
- Antonio Di Natale te Soccerway
- Antonio Di Natale te ESPN FC
- Lindje 1977
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në F.C. Esperia Viareggio
- Futbollistë në US Varese
- Futbollistë në Udinese Calcio
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012