Katedralja Ngjallja e Krishtit, Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katedralja Ngjallja e Krishtit

Katedralja Ngjallja e Krishtit është një kishë ortodokse shqiptare, e vendosur në qendër të Tiranës, Shqipëri. Është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë.[1]

Ajo u hap zyrtarisht në 24 qershor 2012, për të festuar 20 vjetorin e ringjalljes së Kishës Ortodokse Shqiptare dhe zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.[2]

Arkitektura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompleksi i Katedrales përfshin ndërtesat e mëposhtme: katedralen, kapelën e Lindjes, kambanën, rezidencën e Sinodit të Shenjtë, qendrën kulturore, një bibliotekë, dy kapela të tjera dhe një muze të vogël. Kupola e katedrales është e lartë 32.2 m, me kullën e kambanës që arrin 46 metra [3]

Këmbana është e përbërë nga katër qirinj të Pashkëve që simbolizojnë katër Ungjillistët që shpallën Ringjalljen. Këto bashkohen së bashku rreth boshtit qendror të shkallëve. Shkallët spirale te ngjitin në dy kate të hapura me nga 16 kambana. Mbi këmbanë janë të vendosura 4 orë nga çdo faqe e kullës. Dy nivelet nëntokësore poshtë kishës së Katedrales u përdorën për të përmbushur nevojën e Kishës për një Qendër Kulturore dhe Konferencash. Qendra ka një sallë me një kapacitet për 500-850 njerëz, e cila mund të përdoret për të pritur leksione, shfaqje dhe koncerte. Krahët ndihmës dhe prapaskena lejojnë që kjo sallë të përdoret edhe si teatër.

Në anën lindore të sallës është një muze i vogël, një sallë leksionesh, një rrethinë për bankete dhe një zonë për ekspozita dhe aktivitete për fëmijë.

Në të djathtë të shkallëve të mëdha prej mermeri që të çon në katedralen e kishës ka hapësirë të bollshme për një librari dhe një dyqan me sende kishtare. Ndërkohë, në të majtë të shkallëve janë dy dhoma ku grupe rinore dhe besnikë mund të mblidhen pas shërbimeve kishtare. Në veri, përpara Qendrës së Konferencës dhe Kulturës ka një amfiteatër të vogël në natyrë, për t’u përdorur gjatë muajve të verës.

Inagurimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 qershor 2014, në prani të një morie besimtarësh, u mbajt festimi i ritit të Shenjtërimit të Madh dhe Liturgjisë Hyjnore nga Patriarku Bartholomew i Kostandinopojës, Patriarku Daniel i Rumanisë, Patriarku Theophilos i Jeruzalemit, Patriarku Irenaeus i Serbisë, Kryepeshkopi Chrysostom i Qipros, Arqipeshkvi Ieronimos i Athinës, Kryepeshkopi Anastasios i Shqipërisë, Mitropoliti Savva i Varshavës, si dhe përfaqësues të Kishave të Aleksandrisë, Antiokisë, Rusisë, Gjeorgjisë, Bullgarisë, si dhe kryetari i arkipeshkvisë shqiptareKishës Ortodokse në Amerikë .

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Walker, Emily (7 mars 2012). "OCMC News - Opening of the Cathedral of the Resurrection of Christ in Albania". ocmc.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Orthodox Christian Mission Centre. Retrieved 4 October 2012
  3. ^ "The complex of new Cathedral of Tirana". Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
 Commons: Resurrection of Christ Orthodox Cathedral of Tirana – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale