Lluri i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lluri i Madh oseFilipjadhë
Φιλιππιάδα
Qytezë
Vendndodhja
Lluri i Madh oseFilipjadhë is located in Greqia
Lluri i Madh oseFilipjadhë
Lluri i Madh oseFilipjadhë
Administrimi
Shteti Flamuri Greqia
Rajoni Epiri
Qarku i Prevezës
Komuna e Ziroit
Të dhëna dhe statistika
Lartësia 21 m (m.n.d.)
Koordinatat 39° 12′ 15″ Veri

20° 52′ 54″ Lindje

Lluri i Madh apo Filipjadha (greqisht: Φιλιππιάδα/Filippiáda) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga veriu Lluri i Madh kufizohet me Banancën, nga jugu me Imam Çaushin dhe Halqidhën, nga lindja me Sadik Pasha (çiflig), nga perëndimi me Petrën.

Toponimet të qytezës Llur i Madh:(Para vitit 1923)[1]

  • Arat e Kallëfës - ara të fisit Kallfa, në P.
  • Arat e Lumit - ara të fisit Kokobobo, në P.
  • Duqan i Sotir Xanit - dyqan, në qendër. Në vitin 1908, në këtë dyqan shiste bakalli grek Sotir Xania. Ky spiunonte në xhandërmarinë turke patriotët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që vepronin në atë krahinë, dhe suvencionohej jo vetëm nga turqit, të cilëve iu shërbente, por edhe nga grekët, të cilët të prirë nga idetë shoviniste, ishin po aq të interesuar për shuarjen e kësaj lëvizjeje kombëtare shqiptarë. Sotir Xani u vra me atentat nga shqiptarët, në vitin 1909.
  • Gur i Pano Sulit - shkëmb dhe arë, në L.
  • Han i Fuat Beut - han dykatesh, në qendër.
  • Përroi Vrisullës - përrua, në J.
  • Portokallet e Fuat Beut - pyje të mëdhenj me portokalle, kanë qenë pronë e Fuat Bej Frashërit, shtetëzuar nga grekët pas pushtimit të Çamërise dhe Janinës.
  • Shkolla - ndërtesë dykatëshe e ish shkollës shqipe, në qendër. Kjo shkollë u hap në vitin 1908, pas shpalljes së Hyrjetit. Ishte e para shkollë shqipe që u hap në këtë qytet, në të cilën dha mësim atdhetari i shquar Mysli Kokobobo. Shkolla u mbyll nga grekët më 1913.
  • Shtëpit’ e Veli Gegës - shtëpi në qendër të qytezës të cilat ia jipte popullit me qira Veli Gega.
  • Viroi - lum i vogël që kalon pranë qytezës.
  • Vurgu i Sadik Pashës - (i thonë dhe: Valltua e Sadik Pashës) - fushë e madhe, në J. Me përpara ky vend ka qenë kënetë të cilin e ka bonifikuar ish pronari i saj Sadik Pasha.
  • Vurgu i Urës Kallojerit - ara dhe një urë me harqe mbi lumin e Petrës, në J.
  • Xhamia e Filipjadhës - xhami, në qendër.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Familjet në qytezën Filipjadhë:(Para vitit 1923)[2]

Bega, Frashëllinj, Hafuz Aliu, Hoxha, Kallfa, Kokobobo, Memetaj dhe të tjerë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas krizës lindore të shekullit 19, Narta e cila ishte qendra administrativ dhe ekonomik të rajonit u bë pjesë të Greqisë dhe osmanët themeluan një vendbanim të re më 6 shtator, 1881 për të zëvendësuar Nartën.[3] Shumica e muslimanëve që jetonin në Nartë u zhvendosën në qytezën e ri.[3] Qyteza është ndërtuar në mes të fshatrat e afërm Filipjadhë dhe Lefterohor edhe është dhënë fillimisht emrin Yeni Narda (Nartë e Re).[3] Vendbanimi është gjithashtu e përmendur në burimet e tjera, si Hamidiye (Hamidije) në nder të Sulltan Abdyl Hamiti II.[3] Kjo qytezë e re gjatë periudhës osmane u rrit dhe u bashkua me fshatrat e afërta Filipjadhë dhe Lefterohor kurse emrat Νέος Λούρος/Néos Loúros (Llur i Ri) dhe Νέα Φιλιππιάδα/Néa Filippiáda (Filipjadhë e Re) gjithashtu u shfaq në gjuhë të tilla si greqisht për qytezën.[3] Në vitin 1912 qyteza u bë pjesë e Greqisë dhe zyrtarisht mori emrin Filippiáda.[3] Në mesin e shqiptarëve të cilët jetonin atje, qyteza njihej me emrin Llur i Madh dhe gjithashtu si Filipjadhë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 405-406. Treguan: 1) Nexhdet Bega, 76 vjeç, ka qenë tregëtar, me arsim të mesëm, nga Filipjadha (Lluri), refugjat i vitit 1941, sot banon në Tiranë. Tiranë, më 25.8.1975.; 2) Kadri Mehmeti, 80 vjeç, bahçevan, me arsim fillor turk, nga Filipjadha, sot banon në Vlorë. Vlorë, më 30.8.1975.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 405.
  3. ^ a b c d e f Kokolakis Mihalis (2003). Το ύστερο Γιαννιώτικο Πασαλίκι: χώρος, διοίκηση και πληθυσμός στην τουρκοκρατούμενη Ηπειρο (1820-1913). EIE-ΚΝΕ. fq. 173-174. "Η πρωτεύουσα του καζά εγκαταστάθηκε στο νέο συνοικισμό που χτίστηκε στο χερσότοπο ανάμεσα στα χωριά Ελευθεροχώρι και Φιλιππιάδα, σε σχέδια του τότε αρχιμηχανικού του βιλαετιού Ζίγκμουντ Μινέικο· στο συνοικισμό αυτό εγκαταστάθηκαν με παρότρυνση των οθωμανικών αρχών όλοι σχεδόν οι Μουσουλμάνοι της Αρτας, καθώς και οι διοικητικές της αρχές. Η θεμελίωση του έγινε στις 6 Σεπτεμβρίου 1881 με πολλές τυμπανοκρουσίες, και αρχικά του δόθηκε το όνομα «Νέα Αρτα». Σε άλλες πηγές συναντάμε το όνομα «Χαμιδιέ», προς τιμήν του σουλτάνου Αβδούλ Χαμίτ. Κανένα από τα δύο αυτά ονόματα δεν επικράτησε· συνηθέστερα η κωμόπολη εμφανίζεται στις πηγές με το όνομα «Νέος Λούρος» ή «Νέα Φιλιππιάδα» -το τελευταίο επιβλήθηκε οριστικά μετά την προσάρτηση της Ηπείρου στην Ελλάδα.Κανένα από τα δύο αυτά ονόματα δεν επικράτησε· συνηθέστερα η κωμόπολη εμφανίζεται στις πηγές με το όνομα «Νέος Λούρος» ή «Νέα Φιλιππιάδα» -το τελευταίο επιβλήθηκε οριστικά μετά την προσάρτηση της Ηπείρου στην Ελλάδα. Η «υποδιοίκηση» της Φιλιππιάδας διατηρήθηκε για λίγο μόνο διάστημα μετά την προσάρτηση της στην Ελλάδα, αφού διαμοιράστηκε το 1915 ανάμεσα στις επαρχίες της Πρέβεζας και της Αρτας. Όσο για τον οθωμανικό συνοικισμό του 1881, βαθμιαία θα συγχωνευθεί με τα χωριά που τον περιέβαλλαν (Ελευθεροχώρι και Παλιά Φιλιππιάδα), σχηματίζοντας τη σημερινή ενιαία κωμόπολη."