Jump to content

Mario Mandžukić

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mario Manxhukiq)
Mario Mandžukić

Mandžukić si lojtar i Atlético Madrid në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMario Mandžukić[1]
Datëlindja (1986-05-21) 21 maj 1986 (38 vjeç)
VendlindjaSlavonski Brod, RSF Jugosllavi
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Al-Duhail
Numri17
Karriera me të rinjtë
1992–1996TSF Ditzingen
1996–2003Marsonia
2003–2004Željezničar Slavonski Brod
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2005Marsonia23(14)
2005–2007NK Zagreb51(14)
2007–2010Dinamo Zagreb81(42)
2010–2012VfL Wolfsburg56(20)
2012–2014Bayern München54(33)
2014–2015Atlético Madrid28(12)
2015–2019Juventus117(30)
2019–Al-Duhail1(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2005Kroacia U1910(3)
2007Kroacia U201(1)
2006–2008Kroacia U219(1)
2007–2018Kroacia89(33)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 janar 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 korrik 2018

Mario Mandžukić (Kroacisht: [mârjo mǎnd͡ʒukit͡ɕ]; lindur më 21 maj 1986) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si sulmues për klubin nga Katari Al-Duhail. Ai njihet si sulmues me profil golashënuesi, dhe gjithashtu njihet për kontributin e tij në mbrojtje dhe fuqinë në duelet ajërore.[2][3][4]

Ai e filloi karrierën e tij te klubi i qytetit Marsonia ku më pas u transferua te klubet e kryeqytetit, duke u bashkuar në fillim me NK Zagreb, e duke firmosur më pas Dinamo Zagreb në vitin 2007, ku ai ishte golashënuesi më i mirë i Prva HNL në sezonin 2008–09. Profili i tij golashënues i dhuroi atij një kalim te klubi gjerman VfL Wolfsburg në vitin 2010. Pas disa performancash impresionuese në UEFA Euro 2012, ku ai ishte golashënuesi më i mirë me tre gola sëbashku me disa lojtarë të tjerë,[5] ai firmosi me gjigandët gjerman të Bayern München. Në sezonin e tij të parë me ta, Mandžukić fitoi tre trofe; Bundesligën, DFB-Pokal, dhe Ligën e Kampioneve, gjithashtu u bë kroati i parë që shënon gol në një finale të Ligës së Kampioneve.

Një lojtar i kombëtares kroate, Mandžukić debutoi me Kroacinë në nëntor 2007 nën drejtimin e trajnerit Slaven Bilić. Që nga ajo kohë ai ka marrë pjesë në dy turnamente madhore, UEFA Euro 2012 dhe FIFA Kupën e Botës 2014, duke luajtur më shumë se 50 ndeshje. Ai u emërua Futbollisti Kroat i Vitit në vitin 2012 dhe 2013.[6]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mandžukić hodhi hapat e parë në futboll duke luajtur me klubin gjerman TSF Ditzingen, i vendosur aftër Shtutgartit, në vitin 1992. Pas rikthimit të tij në qytetin e tij të lindjes, ai qëndroi nga vitin 1996 e deri në vitin 2003 te NK Marsonia përpara se të shpenzonte një sezon te NK Željezničar. Në sezonin tjetër, ai u rikthye te Marsonia dhe në verën e vitit 2005 ai kreu një lëvizje te NK Zagreb. Ai lulëzoi nën drejtimin e Miroslav Blažević dhe fitoi shumë interes nga klube si Çelsi dhe Manchester United.

Mandžukić duke luajtur për Dinamo Zagrebin në korrik 2008

Në verën e vitit 2007, Mandžukić u ble nga superfuqia kroate Dinamo Zagreb për 1.3 milion si zëvëndësuesi i yllit të larguar drejt Arsenalit, Eduardo.[7] Menjëherë pas mbërritjes, ai arriti të fitojë vendin e titullarit në formacion, duke luajtur më së shumti në pozicionin e sulmuesit të dytë. Më 4 tetor 2007, ai zhvilloi një paraqitje impresionuese kundër AjaxitAmsterdam ku ai shënoi dy gola duke i siguruar skuadrës një fitore 2–3 jashtë fushe, me Dinamon e cila u kualifikua për në fazën e grupeve të 2007–08 UEFA Cup. Ai e përfundoi sezonin e parë me klubin duke shënuar 12 gola dhe duke assistuar 11 herë gjatë 29 ndeshje, por ai gjithashtu kishte një disiplinë të dobët, duke marrë tetë kartona të verdhë.

Ai e filloi sezonin 2008–09 me dy gola kundër Linfield në një ndeshje kualifikuese të Kupës UEFA. Në 2008–09 Prva HNL, Mandžukić ishte golashënuesi më i mirë i ligës, duke shënuar 16 herë në 28 paraqitje. Ai gjithashtu shënoi edhe tre gola në Kupën UEFA të atij sezoni. Ky ishte sezoni ku ai arriti të fitonte edhe kombëtaren kroate gjithashtu, pasi koleksionoi gjithsej tetë paraqitje në Kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Pasi sezoni 2008–09 kishte përfunduar, ai ishte lidhur me skuadrën gjermane Werder Bremen, por oferta e tyre prej 12 milion € u refuzua nga bordi drejtues i klubit, të cilët ishin të mendimit se Mandžukić nuk kushtonte më pak se 15 milion €. Ai e nisi sezonin 2009–10 duke shënuar gol në një ndeshje play-off të Ligës së Kampioneve kundër Red Bull Salzburg. Ai gjithashtu mori një karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes. Pasi i tregoi gjygjtarit se u godit nga një shishe të hedhur nga dikush nga tifozeria, ai i dha atij kartonin e dytë të verdhë dhe e nxori jashtë nga fusha. Më 17 shtator 2009, pasi Dinamo humbi ndeshjen në shtëpi 2–0 kundër AnderlechtitLigën e Europës, Mandžukić u gjobit me 100,000 € pasi ishte akuzuar se kishte zhvilluar një lojë të dobët.[8] Kjo ishte hera e parë në historinë e klubit që një lojtar ndëshkohej financiarisht.[9] Më 20 shtator, Mandžukić ishte kapiten i skuadrës në fitoren 6–0 kundër HNK RijekaPrva HNL. Në intervistën pas ndeshjes, Mandžukić përgënjeshtroi çdo spekullim rreth largimit të tij nga klubi, duke thënë se ëndërra e tij e fëmijërisë ishte të bëhej kapiten i Dinamos dhe se të jepte më të mirën e tij në çdo ndeshje. Gjatë atij sezoni, ai u paraqitje në 24 ndeshje të ligës, duke shënuar 14 gola. Ai gjithashtu u paraqit dhe në pesë ndeshje të Ligës së Europës.

Më 14 korrik 2010, Mandžukić firmosi me VfL Wolfsburg për një shumë e cila besohej të ishte rreth 7 milion .[10] Pas mbërritjes së tij, në pjesën e parë të sezonit 2010–11, ai luajti rregullisht por duke hyrë më shumë si zëvëndësues. Në këtë kohë, ai u përdor zakonisht si anësor i majtë nga trajneri Steve McClaren, i cili luante me vetëm një sulmues, boshnjakun Edin Džeko. Gjërat ndryshuan për Mandžukić, megjithatë, pas largimit të Džekos te Manchester City në janar 2011. Mandžukić shënoi golin e parë në Bundesligë në ndeshjen e javës së 26 kundër 1. FC Nürnberg nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Pierre Littbarski. Pas mbërritjes së trajnerit Felix Magath, Mandžukić luante në pozicionin e tij natyral si sulmues. Në shtatë ndeshjet e fundit të sezonit vendor, ai shënoi tetë gola, ku dy prej tyre erdhën në ndeshjen e fundit kundër TSG 1899 Hoffenheim, gjë që ishin vendimtare për klubin për të evituar rënjen një ligë më poshtë. Në sezonin e tij të dytë te Wolfsburg, ai ishte një titullar i zakonshëm në Bundesligë dhe ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës me 12 gola. Në dy vitet e tij me Wolfsburgun, ai e bëri veten e tij si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës gjatë qëndrimit të tij dhe shpejt u bë i preferuari i tifozëve për shkak të aftësive të tij të shënimit dhe qëndrimit.

Mandžukić duke luajtur për Bayernin

Më 26 qershor, Mandžukić firmosi një kontratë me klubin e Bundesligës, Bayern München për një shumë 13 milion €,[11] duke pritur për të kryer tekstet mjeksore, menjëherë pas performancës së tij në UEFA Euro 2012Ukrainë dhe Poloni, dhe për shkak të formës së tij fantastike me Wolfsburgun në Bundesligë. Më 27 qershor, Bayern lajmëroi se transferimi i zyrtarizua.[12][13]

Më 24 korrik 2012, Mandžukić bëri debutimin e tij për Bayernin në fitoren 6–0 kundër skuadrës së Super Ligës Kineze Beijing Guoan, duke shënuar golin e pestë të ndeshjes miqësore në minutën e 79. Më 12 gusht, ai shënoi golin e parë zyrtar me klubin kundër kampionëve të asaj kohe të Bundesligës Borussia Dortmund në minutën e gjashtë, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte Superkupën Gjermane. Ai shënoi golin e parë me Bayernin në ligë kundër Greuther Fürth në ndeshjen e javës së parë dhe gjithashtu shënoi edhe një tjetër në ndeshjen e javës stjetër kundër VfB Stuttgart, ku skuadra e tij fitoi 6–1. Ai më pas arriti të shënonte dy herë kishte ishte klubit të tij Wolfsburg.

Mandžukić shënoi edhe katër gola të tjetër në Bundesligë në pesë ndeshjet e rradhës, duke arritur në nëntë gola në 11 paraqitje në elitën e futbollit gjerman. Pas pushimeve dimërore në Bundesligë, Mandžukić kontriboi me formën e tij të shënimit, duke shënuar edhe tre gola të tjera në dy ndeshjet e para pas pushimeve. Ai shënoi një tjetër dygolësh kundër 1. FSV Mainz 05. Ai e përfundoi sezonin e tij të parë në Bundesligë me Bayernin si golashënuesi më i mirë i skuadrës, duke shënuar gjithsej 15 gola në 24 paraqitje duke pasur një impakt të rëndësisht në fitimit e titullit nga klubi. Ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e raundit të 16 kundër Arsenalit. Ai shënoi edhe një tjetër në ndeshjen çerek–finale kundër JuventusitTorino, duke i dhuruar Bayernit avantazhin 0–1 jashtë fushe. Më 25 maj 2013, Bayern u ndesh kundër Borussia Dortmund në finalen e Ligës së Kampioneve dhe Mandžukić shënoi golin e parë, duke i dhënë Bayernit avantazhin 1–0 në minutën e 60. Bayern arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 2–1 pas një golit të vonshëm të Arjen Robben. Me këtë gol, Mandžukić u bë kroati i parë që shënon gol në finalen e Ligës së Kampioneve dhe e mbylli në mënyrë të suksesshme sezonin e tij të parë në Mynih, me klubin që kompletoi Tripletën, duke fituar Bundesligën, Ligën e Kampioneve dhe DFB-Pokal, gjithashtu edhe Superkupën gjermane në fillim të sezonit.

Mandžukić në fillim e sezonin me ngadalë, duke pasur disa vëshirësi të vogla për t'u përshtatur me sistemin e lojës së trajnerit të ri Pep Guardiola. Guardiola e ndyshoi formacionin e Bayernit nga 4–2–3–1 e përdorur nën drejtimin e Jupp Heynckes në një sistem të ri 4–1–4–1. Ai e hapi sezonin e ri të Bundesligës duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e para. Mandžukić shënoi golin e parë të sezonit në Ligën e Kampioneve kur Bayern Munich filloi mbrojtjen e titullit të tyre të Ligës së Kampioneve kundër CSKA Moscow me një fitore 3–0 në Allianz Arena. Ai shënoi me kokë të vetmin gol me Bayernin që mposhti çekët e Viktoria Plzeň në nëntor për të kaluar në fazën me eleminim direkt duke barazuar rekodin e nëntë fitoreve rresht në Ligën e Kampioneve. Mandžukić shënoi golin e dhjetë në Bundesligë për sezonin e ri në një ndeshje në dhjetor kundër Hamburger SV. Në gjysmë–finalen e 2013 FIFA Kupës së Botës për Klube, Mandžukić shndëroi në gol krosimin e spanjollit Thiago Alcantara në fitoren 2–0 kundër kinezëve të Guangzhou Evergrande. Ai në fund fitoi kompedicionin me Bayernin që mposhti Raja Casablanca me rezultatin 2–0 në finale.

Pas pushimeve dimërore të Bundesligës, Mandžukić u la jashtë 18 lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Borussia Mönchengladbach, me Guardiolën i cili kishte thënë se ai nuk ishte i impresionuar me performancën e tij në stërvitje.[14][15] Ai u rikthye me skuadrën për ndeshjen e ardhshme kundër VfB Stuttgart. Një javë më vonë, në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, Mandžukić dërgoi një përgjigje duke zhvilluar një performancë udhëheqësi në fitoren 5–0, duke shënuar golin e pestë të ndeshjes dhe duke dhuruar një kros te Mario Götze i cili shënoi të parin.[16] Më 12 shkurt, Mandžukić shënoi tregolshin e parë të sezonit, me Bayernin e cila kaloi lehtësisht në gjysmë–finalen e DFB-Pokal me një fitore 5–0 kundër Hamburger SV.[17] Në një ndeshje kundër Hannover 96, Mandžukić festoi paraqitjen e tij të 100 në Bundesligë duke shënuar gol pas një krosimi të Rafinhës.[18] Pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë i klubit me 26 gola, Mandžukić nuk u thirr nga Guardiola për finalen e DFB-Pokal.[19] Mandžukić deklaroi se ai dëshironte të largohej nga Bayerni për shkak se "stili i lojës së trajnerit Guardiola nuk i përshtatej atij".[20]

Më 10 korrik 2014, Mandžukić firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin spanjoll Atlético Madrid për një vlerë të paditur.[21] Më 24 korrik, Mandžukić u prezantua përpara tifozëve të klubit në Vicente Calderón, duke veshur fanellën me numrin 9.[22][23] Ai bëri debutimin e tij kompetitiv në ndeshjen e parë të 2014 Supercopa de España më 19 gusht, në një barazim 1–1 jashtë fushe kundër Real Madrid, ku ai luajti për 78 minuta ku u zëvëndësua nga debutuesi tjetër Raúl Jiménez.[24] Në ndeshjen e kthimit në Vicente Calderón, Mandžukić shënoi golin e tij të parë kompetitiv me klubin, duke shënuar golin e fitores pas vetëm dy minutash lojë.[25] Ky ishte goli më i shpejtë i kompedicionit.[26]

Mandžukić shënoi golin e parë në ligë në një ndeshje kundër SD Eibar më 30 gusht, me Atléticon e cila siguroi fitoren e parë të sezonit 2014–15 në La Liga.[27] Në ndeshjen hapëse të fushatës së re të Ligës së Kampioneve, kundër Olympiacos, Mandžukić shfrytëzoi krosin e argjentinasit Cristian Ansaldi për të shënuar me kokë dhe për t'a bërë rezultatin 1–2, por në fund Atlético humbi 3–2.[28] Mandžukić ndihmoi klubin për të qënë vetëm dy pikë larg kryesuesve të Barcelonës dhe Seviljes më 26 tetor ku ai shënoi pas një krosi të Arda Turan në fitoren kundër Getafes.[29]

Më 26 nëntor, Mandžukić shënoi tregolishin e parë për Atléticon, në fitoren superiore 4–0 në shtëpi kundër Olympiacos gjë që i suguroi klubit në vend për në fazën me eleminim direkt të Ligës së Kampioneve.[30]

Më 22 qershor 2015, kampionët e Serie A Juventus lajmëruan se Mandžukić i është bashkuar ekipit nga Atlético Madrid në një marrëveshje katër-vjeçare për 19 milion € që do të paguheshin në tre këste, përfshirë edhe një bonus të mundshëm 2 milion € bazuar në performancat e tij.[31]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një performance të fuqishme në 2007–08 Prva HNL, dhe sigurisht në fushatën e Dinamos në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës UEFA, ai mori një thirrje nga kombëtarja kroate, ku mundi të bënte debutimin e tij kundër Maqedonisë më 17 nëntor 2007. Më 10 shtator 2008, ai shënoi golin e tij të parë me Kroacinë në humbjen 4–1 kundër Anglisë.

Ndikimi i tij mbi kombëtaren u rrit gjatë kualifikueseve të UEFA Euro 2012. Goli i tij i parë i fushatës erdhi në qershor 2011, ku ai shënoi golin e barazimit kundër GjeorgjisëStadion Poljud. Ai shënoi një gol tjetër me kokë kundër Letonisë në ndeshjen e fundit të kualifikueseve. Me Kroacinë që e mbylli grupin në vendin e dytë, ata u përballën kundër Turqisë në fazën play-off. Në ndeshjen e parë të luajtur në Stamboll, Kroacia shtagu tifozët vendas duke fituar 0–3, me Mandžukić i cili shënoi golin e dytë të ndeshjes me kokë në minutën e 32.

Mandžukić ishte një nga dy sulmuesit e zgjedhur nga trajneri Slaven Bilić për të drejtuar sulmin e Kroacisë në Euro 2012, duke qënë sëbashku me lojtarin e Evertonit, Nikica Jelavić. Ai shënoi dy herë në ndeshjen hapëse të Kroacisë kundër Republikës së Irlandës. Ai gjithashtu shënoi kundër Italisë në ndeshjen e kthimit.[32] Me tre gola të shënuar, ai u shpall golashënuesi më i mirë i turnamentit sëbashku me Mario Balotelli, Fernando Torres, Cristiano Ronaldo, Alan Dzagoev, dhe shokun e ardhshëm te Bayerni Mario Gómez.

Kupa e Botës 2014

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai i hapi kualifikueset e Kupës së Botës 2014 duke dhuruar dy assista në dy ndeshjet e para, kundër Maqedonisë në Zagreb dhe kundër BelgjikësBruksel. Ai shënoi golin e parë të fushatës kundër UellsitOsijek. Mandžukić shtoi edhe një gol në fushatën e tij kualifikuese duke shënuar kundër Serbisë, duke i dhënë Kroacisë kryesimin 1–0, në Zagreb. Ai shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në Beograd. Në ndeshjen e dytë të fazës play-off kundër Islandës në Zagreb, Mandžukić i dha kryesimin Kroacisë që në fund fitoi me rezultatin 2–0. Megjithatë, ai mori një karton të kuq pas një kontakti me takë në gjurin e majtë të mesfushorit islandez Jóhann Berg Guðmundsson.[33]

Mandžukić ishte në skuadrën e Kroacisë për të luajtur në Kupën e Botës 2014 në Brazil, por ai ishte i pezulluar për ndeshjen hapëse të turnamentit kundër organizatorëveSão Paulo më 12 qershor 2014.[34] Ai u rikthye me skuadrën në ndeshjen e rradhës kundër Kamerunit më 18 qershor, duke debutuar në një Kupë Bote me një dygolësh në fitoren 4–0.[35] Ai u nderua me çmimin "Lojtari i Ndeshjes". Ai luajti dhe në ndeshjen e tretë, por nuk ishte në gjëndje të evitonte humbjen 3–1 kundër Meksikës dhe eleminimin nga turnamenti.[36]

Ekspertët e kanë vlerësuar kroatin Mandžukić për forcën fizike, shkathtësinë, mobilizimin dhe forcën. Ai gjithashtu ka marrë pseudonimin Đilkoš nga Miroslav Blažević, gjë që do të thotë i stuhishëm dhe i çiltër, duke i'u referuar forcës fizike të sulmuesit, fizikun e shkëlqyer dhe qëndrueshmërisë së tij deri në fund, gjithashtu edhe për aftësitë teknike.[37] Ish trajneri i tij te Wolfsburg, Felix Magath, vuri në dukje durimin e tij, duke thënë se sulmuesi është "shumë në formë sa që mund të luaj dy ndeshje rresht pa pushuar një minutë".[38]

Pas kalimit të tij te Atlético Madrid, analisti i Sky Sports Adam Bate shkruajti se ai ishte lojtari perfekt për stilin e lojës së trajnerit Diego Simeone pasi Mandžukić është "shpesh nxitësi i presionit me vrapimin e tij energjitik, Mandžukić përballet me mbrojtjet, duke i marrë ata dhe duke krijuar hapsira për shokët e skuadrës dhe sigurisht për ndalimin e kundërshtarëve duke i bërë presion atyre.[38] Bate gjithashtu shtoi për kroatin duke thënë se "ai është një sulmues fizik dhe i mobilizuar i cili bën më të mirën e tij në luftën pa top, duke bërë punën e dy lojtarëve në fushë duke qënë lojtar shtesë edhe në mesfushë.[38]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 31 janar 2015

Performanca Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej Ref.
Klubi Sezoni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Kroaci Prva HNL Kupa e Kroacisë Europa Tjetër Gjithsej
NK Zagreb 2005–06 28 3 28 3
2006–07 23 11 4 3 27 14
Totals 51 14 4 3 55 17
Dinamo Zagreb 2007–08 29 12 8 5 10 3 47 20
2008–09 28 16 5 5 10 3 43 24
2009–10 24 14 3 0 11 5 38 19
Gjithsej 81 42 16 10 31 11 128 63
Gjermani Bundesliga DFB-Pokal Europa Tjetër Gjithsej
VfL Wolfsburg 2010–11 24 8 3 0 27 8 [39]
2011–12 32 12 1 0 33 12 [40]
Totals 56 20 4 0 60 20
Bayern Munich 2012–13 24 15 5 3 10 3 1 1 40 22 [41]
2013–14 30 18 4 4 10 3 4 1 48 26 [42]
Gjithsej 54 33 9 7 20 6 5 2 88 48
Spanjë La Liga Copa del Rey Europa Tjetër Gjithsej
Atlético Madrid 2014–15 18 10 3 2 6 5 2 1 29 18 [43]
Gjithsej karriera 258 117 36 22 57 22 7 3 358 164

Redaktuar më 18 nëntor 2015[44]

Kombëtarja Viti Ndsh Gola
Kroacia 2007 1 0
2008 3 1
2009 6 0
2010 8 1
2011 8 3
2012 11 4
2013 10 4
2014 10 4
Gjithsej 57 17

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kroate [45]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 10 shtator 2008 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci Flamuri Anglia 1–3 1–4 Kualifikueset Kupës së Botës 2010
2 12 tetor 2010 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci Flamuri Norvegjia 1–1 2–1 Ndeshje Miqësore
3 3 qershor 2011 Stadion Poljud, Split, Kroaci Flamuri Gjeorgjia 1–1 2–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
4 11 tetor 2011 Stadion Kantrida, Rijeka, Kroaci Flamuri Letonia 2–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
5 11 nëntor 2011 Türk Telekom Arena, Stamboll, Turqi Flamuri Turqia 2–0 3–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2012
6 10 qershor 2012 Municipal Stadium, Poznań, Poloni Flamuri Republika e Irlandës 1–0 3–1 UEFA Euro 2012
7 3–1
8 14 qershor 2012 Municipal Stadium, Poznań, Poloni Flamuri Italia 1–1 1–1 UEFA Euro 2012
9 16 tetor 2012 Stadion Gradski vrt, Osijek, Kroaci Flamuri Uellsi 1–0 2–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
10 6 shkurt 2013 Craven Cottage, Londër, Angli Flamuri Koreja e Jugut 1–0 4–0 Ndeshje Miqësore
11 22 Mars 2013 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci Flamuri Serbia 1–0 2–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
12 6 shtator 2013 Stadion Crvena Zvezda, Beograd, Serbi Flamuri Serbia 1–0 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
13 19 nëntor 2013 Stadion Maksimir, Zagreb, Kroaci Flamuri Islanda 1–0 2–0 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
14 18 qershor 2014 Arena da Amazônia, Manaus, Brazil Flamuri Kameruni 3–0 4–0 2014 FIFA Kupa e Botës
15 4–0
16 4 shtator 2014 Stadion Aldo Drosina, Pula, Kroaci Flamuri Qipro 1–0 2–0 Ndeshje Miqësore
17 2–0
Dinamo Zagreb[46]
Bayern Munich[46]
Atlético Madrid
  1. ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" [FIFA Kupa e Botës për Klube Marok 2013: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 7 dhjetor 2013. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2013. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  2. ^ Nyari, Cristian (9 prill 2013). "Performance Analysis – Mario Mandzukic's Importance to Bayern Munich". Bundesliga Fanatic. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2014. Marrë më 11 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Uersfeld, Stephan (28 tetor 2013). "Pep Guardiola hails Mario Mandzukic". ESPN FC. Marrë më 11 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Whitney, Clark (19 qershor 2014). "Mandzukic Brace Shows How Pep Guardiola Is Losing His "Plan B" at Bayern Munich". bleacherreport.com. Marrë më 11 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "UEFA EURO 2012 Statistics Goals scored". UEFA.com. 25 nëntor 2014. Marrë më 27 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Mandzukic named Criatian Player of the Year" [Mandžukić emërohet Futbollisti Kroat i Vitit]. Bundesliga.com. 16 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Dinamo act quickly to replace Eduardo". UEFA.com. 10 korrik 2007. Marrë më 1 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Mandžukića igrači trebaju šamarati zbog njegovog seljačkog ponašanja!". Sportske novosti. 18 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2009. Marrë më 21 shtator 2009. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ne želi o kaznama: 'Samo se nadam da će reakcija igrača biti pozitivna!". Sportske novosti. 19 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2009. Marrë më 21 shtator 2009. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Keine Verlängerung mit Mandzukic". kicker.de. 11 maj 2012. Marrë më 20 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Mandzukic versus Lewandowski in numbers". FIFA.com. 22 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2013. Marrë më 25 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "New Bayern Munich signing Mandzukic: It is great to be here" [Blerja e re e Bayern Munich, Mandzukic: Është mirë të jesh këtu]. goal.com. 30 qershor 2012. Marrë më 2 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Terms agreed for Croatian striker Mandzukic" [Kushtet arrihen për sulmuesin kroat Mandžukić]. FC Bayern Munich. 27 qershor 2012. Marrë më 2 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Arsenal target Mario Mandzukic left out of Bayern squad as rift with Pep Guardiola deepens". mirror.co.uk. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Guardiola denies rift with striker Mandzukic". FourFourTwo. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Mandzukic stakes his claim". www.bundesliga.com. 4 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2014. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Mandzukic hits hat-trick as Bayern rout hapless Hamburg 5–0". Straitstimes. 13 shkurt 2014. Marrë më 13 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Muller brace keeps Bayern rolling". foxsports.com. 23 shkurt 2014. Marrë më 23 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Bayern Munich and Borussia Dortmund set for German Cup final". BBC Sport. 16 maj 2014. Marrë më 16 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ ""Es ist das Beste, dass wir uns trennen"". Süddeutsche Zeitung. 9 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Mandzukiç tek Atletiko Madrid, "Simeone, një trajner i madh"". Gazeta e Sportit. 10 shtator 2014. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  22. ^ "Atletico predstavio Mandžu: Simeone i ja smo slični. Aupa Atleti!". gol.dnevnik.hr. Marrë më 1 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Mandzukic claims to share Simeone's passion for soccer in presentation". soccerly.com. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 1 shtator 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Rodrigez nuk mjafton, Atletiko ndal Realin". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 20 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  25. ^ Stamolla, Jeton (22 gusht 2014). "Manxukiç nga tuneli, Superkupa e Atletikos". Panorama Sport. Marrë më 22 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  26. ^ "Mandžukić seals Super Cup for Atlético". UEFA. 23 gusht 2014. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Mario Mandzukic finds net as Atlético Madrid run close by Eibar". theguardian.co.uk. 30 gusht 2014. Marrë më 1 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Olympiakos 3–2 Atletico Madrid". espn.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2014. Marrë më 17 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Champions Atletico Madrid moved to within two points of leaders Barcelona and Sevilla by grinding out a victory over Getafe". BBC Sport. 26 tetor 2014. Marrë më 27 tetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Walker, Joseph (26 nëntor 2014). "Mandžukić takes Atlético through in style". UEFA. Marrë më 26 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Denis Hakanaj (22 qershor 2015). "Mandzukic firmos kontratë 4 vjeçare me Juventusin". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 29 janar 2019. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Kroacia "fut" në hall Italinë". Panorama Sport. 15 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2012. Marrë më 11 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Mario MANDZUKIC". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2014. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Brazili "vjedh" një penallti, Nejmari është për… Oskar". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 12 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ ""Brazil 2014"- Kroacia mposht thellësisht 4-0 Kamerunin". ata.gov.al. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Meksika zbut Kroacinë dhe "kërcënon" Holandën". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2014. Marrë më 23 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Mario Mandzukic and Atletico Madrid Are a Great Match". Bleacher Report. 17 korrik 2014. Marrë më 15 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ a b c "La Liga: Why new signing Mario Mandzukic is proving the perfect fit for Diego Simeone's Atletico Madrid team". Sky Sports. 11 shtator 2014. Marrë më 15 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Mandzukic, Mario". kicker. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Mandzukic, Mario". kicker. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Mario Mandzukic". ESPN. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Mario Mandzukic". ESPN. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Mario Mandzukic". ESPN. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ Mario Mandžukić | National-Football-Teams.com
  45. ^ "Mario Mandžukić profile" [Profili i Mario Mandžukić]. eu-football.info. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ a b "M. Mandžukić". Soccerway. Marrë më 23 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]