Pandemia e COVID-19 në Gjeorgji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pandemia e COVID-19 në Gjeorgji
Harta e njësive rajonale (komunave) të Gjeorgjisë.
  Zona e ashpër karantine
  Rastet e konfirmuara të virusit
(Që nga 31 Mars 2020).
  Pikat e kuqe shënojnë qendrat mjekësore ku po trajtohen pacientët me koronavirus.
SëmundjaCOVID-19
Tendosja e virusitSARS-CoV-2
VendndodhjaGjeorgjia Gjeorgjia
Rasti i parëTbilisi
Data e mbërritjes26 shkurt 2020
OrigjinaWuhan, Hubei, Kinë
Itali
Raste të konfirmuara1104
Të shëruar912
Vdekje
16
Uebfaqja zyrtare
https://stopcov.ge/

Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20Gjeorgji.

Historiku i pandemisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pandemia e Koronavirusit 2020 është konfirmuar edhe në Gjeorgji me rastin e parë të infektimit në Tbilisi në 26 shkurt 2020.

Të gjitha fluturimet nga Kina dhe Wuhan me destinacion aeroportin ndërkombëtar të Tbilisit ishin pezulluar deri më 27 janar. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije përmes një deklarate zyrtare se të gjithë pasagjerët e ardhur nga Kina do të kontrolloheshin dhe ekzaminoheshin. Gjeorgjia ka mbyllur zyrtarisht të gjithë fluturimet me Iranin.[1]

Në 26 shkurt Gjeorgjia konfirmoi rastin e parë infektiv të koronavirusit. Një burrë 50 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Irani, u shtrua në Spitalin Infektiv në Tbilisi. Ai ishte kthyer në kufirin gjeorgjian përmes një taksije nga Azerbajxhani.[2]

Në 28 shkurt, një tjetër rast u regjistrua. Një grua 31 vjeçare gjeorgjiane, e cila kishte udhëtuar në Itali rezultoi pozitive dhe u shtrua në Spitalin Infektiv në Tbilisi.

29 persona të tjerë po mbahen të izoluar në spitalin e Tbilisit për shkak se dyshohet se mund të jenë të infektuar.[3]

Në 5 mars, rreth 5 persona të tjerë rezulatuan pozitiv në testin e koronavirusit, duke e rritur në këtë mënyrë në 9 numrin e të infektuarve në vend. Drejtori i Qendrës Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, Amiran Gamkrelidze u shpreh se këta pesë të infektuar i përkisnin kategorisë së udhëtarëve të kthyer nga Italia.[4]

Në 12 mars, presidentja Salome Zourabichvili në një dalje televizive bëri thirrje për qetësi dhe solidaritet.[5]

Në 15 mars, 33 raste janë konfirmuar pozitive, 637 janë karantinuar dhe 54 janë nën trajtimin spitalor intensiv.[6].

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2020. Marrë më 15 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Archived copy" (në gjeorgjisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2020. Marrë më 26 shkurt 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ Post, The Jakarta. "Belarus, Azerbaijan report first coronavirus cases". The Jakarta Post (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2020. Marrë më 2020-02-28.
  4. ^ "Georgia confirms five new cases of coronavirus". Agenda.ge (në anglisht). Marrë më 6 mars 2020.
  5. ^ "სალომე ზურაბიშვილი კორონავირუსთან დაკავშირებით მიმართვას ავრცელებს". imedinews.ge (në gjeorgjisht). Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2020. Marrë më 14 mars 2020.
  6. ^ "Prevention of Coronavirus Spread in Georgia" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2020. Marrë më 15 mars 2020.