Pandemia e COVID-19 në Kroaci
Ky artikull është për COVID-19, një pandemi aktuale ku informacioni mund të ndryshojë shpejt ose të mos jetë i besueshëm. Përditësimet më të fundit të faqes mund të mos paraqesin informacionin më të fundit. |
| Pandemia e COVID-19 në Kroaci | |
|---|---|
| Sëmundja | COVID-19 |
| Pathogen | SARS-CoV-2 |
| Vendndodhja | Kroaci |
| First outbreak | Wuhan, Hubei, Kinë nga Italia, Austria, Gjermania, Rumania, Tanzania, Turqia |
| Index case | Zagreb |
| Data e mbërritjes | 25 shkurt 2020 |
| Raste të konfirmuara | 227,326 (+776) |
| Raste aktive | 3,506 (+25) |
| Hospitalized cases | 1,562 (-41) |
| Raste me ventilator | 136 (-15) |
| Të shëruar | 219,082 (+724) |
Vdekje | 4,738 (+27) |
| Fatality rate | 2.37% |
| Government website | |
| koronavirus | |
Pandemia e COVID-19 në Kroaci është pjesë e pandemisë në mbarë botën të sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19) e shkaktuar nga sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2). Rasti i parë në Republikën e Kroacisë u raportua në Zagreb më 25 shkurt, kur një pacient, i cili kishte ardhur nga Italia ishte testuar pozitiv. Në të njëjtën ditë u konfirmua rasti i dytë që lidhej me të parin. Në mars të vitit 2020, një grup i rasteve u raportuan në shumë qytete kroate. Më 12 mars u raportua shërimi i parë dhe më 18 mars u konfirmua vdekja e parë nga virusi.
Pandemia në Kroaci ndodhi gjatë Presidencës Kroate të Këshillit të Bashkimit Evropian.[1] Më 22 mars, Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, u godit nga tërmeti më i fortë në 140 vjet, duke shkaktuar probleme në zbatimin e masave të distancës sociale, të përcaktuara nga Qeveria. Më 5 korrik, në vend u mbajtën zgjedhjet parlamentare.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "COVID-19 coronavirus pandemic". consilium.europa.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2020. Marrë më 31 mars 2020.