Jump to content

Ropica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ropicë
Mollas
Fshat

Ropicë është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Mollas.

Ropica shtrihet përgjat luginës së lumit të quajtur Lumi i Kuq dhe fshati shtrihet në të djathtë të rrugës Prishtinë-Vushtrri. Fshati Ropica gjendet në mes vendbanimet Novosella e Maxhunit dhe Samadrexhë. Me simbolikën e re të shënimeve të vendbanimeve Ropica ndryshe quhet edhe Mollas. Dy Lagje të këtij fshati janë të ndara edhe gjeografikisht. Pjesa Veriore ku banojnë familjet me mbiemër Zabërgja dhe pjesa jugore ku ka familje të ndryshme por që shumica e tyre janë me mbiemër Maloku.

Duke llogaritur në atë se po të shkohet me lidhje të tërësishme zigjirore të familjes Zabergja, e cila vetëm para 110 vj. ishte nga dy persona Selman (Sali) Zabergja dhe Rrahim (Shaban) Zabergja, pra kishte vetëm dy ogjaqe që i tymonin, sot kjo familje aq shumë është e degëzuar duke pas parasysh natalitetin e hovshëm, është goxha e vështir të shkruhet në tersi por unë do të mundohem, ky shënim të jetë i përkohshëm dhe sipërfaqësor deri në plotësimin që don kohë.

Në vitet e më hershme kishte qënë një burrë i këtij fshati dhe quhej Rrahim Zabergja, i cili ne kohen e mbretit Ahmet Zogu , ishte me graden tetar ne Regjimentin Kosoves ne krye me Pajazit Boletinin. Rrahim Zabergja njihet edhe si shpetimtar(ne luften e Bezhnices )i cili i vetmi ishte qe i doli ne ndihme Hoxh Brezhnicen dhe anëtare të familjes së tij, nga çetniket serbe dhe malazez ku duke kaluar rastësisht neper fshatin Breznic (ku ishte duke shkuar mysafir në llap me atin e shaluar mire), has në rrethim të hekurt të shkieve e Malazezve që i kishin bë Kullës së Hoxhës dhe të gjithë anëtaret e familjes ishin te ngujuar në Kull, ku shkijet dhe malazezet ven zjarrin për ti djegur për së gjalli të gjithë. Sod e atë ditë këndohet nga rapsod të ndryshëm kënga e Hoxhe Breznicës ku i këndohet këtë trimi të asaj kohë Rrahim Zabergja, i cili i doli në ndihem asaj familje. Dhe jo rastësisht thuhet në vargje të asaj kënge ; pa gajret Breznica ish kanë asnjë Hoxhes nuk poj ndihmon, mysafir një po qëllon o Rrahim Zabergja i kanë than... për më shumë mund ti referoheni këngës që këndohet nga shumë Rapsod Kosovar kënga e Hoxhë Breznicës... Rrahim Zabergja ishte edhe shok shumë i mirë i Bislim Bajgores i cili shpesh bënte konak në odën e Rrahimit në F. sh Ropic, ishte shok i mirë me Bajqinovcet, Mehemt Gradica madje e ka quajtur edhe si baba aq raporte të mira që kishte me të. Mos pajtimi me ardhacaket sllav ishte gjithnje nga aj trim ,ne kohën kur në F. sh. Novosell (Maxhunaj) ku ishte bashkësi lokale e F. sh. Ropic në atë kohë bëhet "odbornik" Kerst Jkovi një anti-Shqiptar i madh e ku motra e tij e quajtur Jana e martuar për Ceka Janackovicin në F. sh. Ropic po ashtu një anti-Shqiptar, si fqinje fillojnë ta provokojnë Rrahimin disa herë dhe e detyrojnë që ti rrah deri në alivanosje. Pasi që merr lajmin Kersta (deputet i krajlit te Serbis se atehershme ) , mobilizon shkiet e Novoselës për të ju hakmerr Rrahimit dhe në natën kritike kur e rrethojnë dhe fillon shkëmbim zjarri diku në vitet e '30 , Bislim Bajgora me shok ishte duke ardhe mysafir dhe i del në ndihem dhe shkiet ikun duke mos e arrit ta realizojnë urdhrin dhe te turperuar kthehen tek Odbornikut(deputeti )të tyre... Rrahim Zabergja ishte i vetëm pa asnjë vëlla, ai u martua dhe gjithsej i bëri dhjet djem e kater vajza. Kishte vetëm një axhe të quajtur Selman Zabergja, Selmani kishte tetë djem ku njri nga ta me emrin Mehmet Zabergja u zhduk në luftën e dyte botërore pasi që ishte CC-trup-ushtar gjerman dhe kurrë mënuk eshte ditur për fatin e tij .Edhe në okupimin e viteve të '90, kjo familje nuk shpëtoj pa maltretime me 07.07.1992 dite e marte rreth orës 14-00, lagjes së Zabergjve i behet një rrethim i hekurt nga forca të mëdha policore serbo-cetnike ku për synim kishin shtëpinë e Qazim Zabergjes në kërkim të djalit të tij Naim Zabergja nën akuzën se i kishte vrar dy polic shkije në orët e hershme të mengjezit të po të njëjtës ditë në Skenderaj (Serbicen e atëhershme), dhe si për pasoj rrahet brutalisht deri në alivanosje Qazim Zabergja ku i thyhen tri brinje, dhe i maltretohet e ter familja me përjashtim të djemve të cilët nuk ishin të pranishëm atë ditë në shtëpi, dhe në pamundësi për ta kapur ndonjërin nga djemtë e në veçanti Naimin, ata fillojnë gjahun e tyre për ta kërkuar në të gjithë farefisn që kishte familja nga f. sh. Maxhunaj, VUSHTRRI, PRISHTINE MADJE DERI Në PRESHEVE...

Djemtë e Rrahimit ishin ;

  • 1. Avdi Zabergja - (ish ushtar i Shaban Polluzhes) - Tash i ndjer.
  • 2. Bajram Zabergja - (ish minatori ma i dalluar në Trepçe) - Tash i ndjer.
  • 3. Xhemajl Zabergja - (ish minatori me medale në Trepçe) - Tash i ndjer.
  • 4. Hashim Zabergja - (ish mekanuku i parë në komunën e Vushtrrisë) - Tash i ndjer.
  • 5. Halim Zabergja - (ish punëtor i dalluar në n. sh. Kosova-Vushtrri) - Tash i ndjer.
  • 6. Selim Zabergja - (ish punëtor në shkritore Zveqan) - Tash i ndjer.
  • 7. Qazim Zabergja - (ish punëtor në shkritore Zveqan) - Tash i ndjer.
  • 8. Ilaz Zabergja - (ish mësuesi ma i mirë i shpallur 1980 në Kosovë) - Tash i ndjer.
  • 9. Rrahman Zabergja - (ish profesor i gjuhës Shqipe në Mitrovicë) - Tash i ndjer
  • 10. Osmon Zabergja - (ish kontabilist në RTP, tash depoist në RTK) - Në jetë.
  • 11. Emine Zabergja - (e martuar në Dumnic) - Tash e ndjer.
  • 12. Hajrije Zabergja - (e martuar në Vranidoll) - Tash e ndjer.
  • 13. Zahide Zabergja - (e martuar në Stanovc) - Tash e ndjer.
  • 14. Xhyla Zabergja - (e martuar në Maxhunaj) - Akoma në jetë.

Më vonë duke e parë të arsyeshme se koha po ecën para, dhe rinia duhet me domos që të arsimohet, të dhjet vëllezërit e lartcekur me mundin e pashoq dhe me parat që i fitonin me djers duke punuar në shkritoren e Trepçës, pasi që edhe krijuan familjet e tyre prioritet kishin arsimimin dhe si rezultat i asaj përveç katër vëllezërve, që edhe në atë kohë u arsimuan : Hashimi, Ilazi, Rrahamani dhe Osmani tani ju përkushtuan rinis, dhe arritën që deri diku ta plotësojnë dëshirën, ata sot nxirren shumë kuadro duke filluar nga ; Shaban (Xhemajl) Zabergja-arsimtar i gjuhës shqipe, Isuf (Xhemail) Zabergja-arsimtar i gjuhës shqipe, Rrahim (Avdi) Zabergja-arsimtar i matematikës, Ali (Avdi) Zabergja-arsimtar i gjuhës shqipe, Agim (Hashim) Zabergja-ekonomist i diplomuar, Ditmire (Hashim) Zabergja-ekonomiste e diplomuar, Besim (Qazim) Zabergja-arsimtar i gjuhës shqipe, Naim (Qazim) Zabergja-shkolla e mesme e punëve të mbrendshme, Shehide (Qazim) Zabergja -arsimtare e matematikës, Kosovare (Qazim) Zabergj-profesorësh e edukatës fizike, Avni (Selim) Zabergja-arsimtar i matematikës, Sami (Selim) Zabergja-profesor i edukatës fizike, Fehmi (Bajram) Zabergja-ekonomist i diplomuar, Bekim (Bajram) Zabergja-ekonomist i diplomuar, Faton (Ilaz) Zabergja-ekomomist i diplomuar, Ylber (Ilaz) Zabergja-inxhinier i diplomuari elektros,Diell (Ilaz) Zabergja-absolvent i elektros,Natyra (Ilaz) Zabergja- arsimtare e matematikes, Pranvera (Ilaz) Zabergja- edukatore, Zana (Ilaz) Zabergja- fakultetin e shkencave sociale, Fitim (Halim) Zabergja-fakultetin e komunikacioni, Agron (Rrahman) Zabegja-absolvent i fakulteti Gjeologjisë, Ilir (Rrahman) Zabergja- inxhinier i diplomuar i manaxhmentit te larte, Flora (Rrahman) Zabergja-fakultetin e xehtaris/asis. sot në këtë fakultet,Bujar (Osman) Zabergja punon ne Teleperformancë , Bashkim (Osman) Zabergja-fakultetin e arteve-piktor si dhe shumë djem e vajza të tjerë që asnjeri nuk mbeti pa e kryer shkollën e mesme dhe sot punojnë neper vende të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Vlen të ceket se sidomos arsimimi i vajzave që në atë kohë ishte e pa imagjinueshme për shumë kë, në mbarim të shkollës së mesme kanë qënë 100 %.

Axha i Rrahimit te cilin e kemi cekur edhe me lart Selman Zabergja qe kishte tete djem ; Ahmet (Selman) Zabergja, Isa (Selman) Zabergja, Rifat (Selman) Zabergja, Brahim (Selman) Zabergja, Kadri (Selman) Zabergja, Sabit (Selman) Zabergja, Hakif (Selman) Zabergja, dhe Mehmet (Selman) Zabergja i cili u zhduk ne luften e dyte botrore pasi qe kur u larguan trupat Gjermane aj u largua se bashku me ta pasi qe ishte ushtar CC-trupa, dhe per fatin e tij sot e asaj dite nuk dihet... vazhdon...

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]