Komuna e Çashkës
Komuna e Çashkës |
---|
Komuna e Çashkës është komunë e cila shtrihet në pjesën qëndrore të Maqedonisë së Veriut. Qendra e komunës gjendet në fshatin Çashkë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Çashkës shtrihet në pjesën qendrore të vendit. Mbulon një sipërfaqe prej 819,45 km2 dhe është një nga tre komunat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Është një komunë rurale me pozitë të mirë gjeografike. Komuna ka një tokë të punueshme gjithsej 476 km2 dhe 48.97 km2 kullosa.
Komunat fqinje në kufi me komunën janë: në lindje Velesi dhe Gradsko, në veri Zelenikova dhe Studeniçani, në perëndim Makedonski Brod, në jug-perëndim Dolneni, në jug Prilepi dhe në jug-lindje Kavadarci dhe Rosomani. Komuna e Çashkës përfshinë 42 vendbanime. Dendësia e popullsisë është 10 banorë për km2.
Komuna ka një pozitë të mirë gjeografike. Ka zona të bukura dhe tërheqëse të maleve Jakupicë, Dauticë dhe Babunë nga perëndimi, Klepë nga lindja, Karaxhicë dhe Goleshnicë nga veri-perëndimi. Në kufirin perëndimor të komunës gjendet maja më e lartë e Jakupicës, Maja e Selanikut (2,540 m). Lumenjtë kryesorë janë Babuna dhe Topolka. Gjatë rrjedhës së këtyre lumenjve ekziston një fushë aluvionale e formuar si rezultat i sedimenteve të lumenjve e cila është shumë pjellore. Në territorin e komunës është ndërtuar hidrocentrali "Lisiçe”.
Karakteristikat klimatike të komunës janë mjaft të ndryshme. Malet e larta janë të mbuluara me dëborë gjatë gjithë vitit, ndërsa në pjesën e rrafshët në periudhën e verës ka një temperaturë të lartë të padurueshme. Klima është kontinentale. Reshjet e shiut janë të vogla kryesisht në ditët e vjeshtës dhe dimrit, dhe verat janë të nxehta dhe të thata. Erërat vijnë nga të gjitha drejtimet, por mbizotërojnë nga veriu dhe veriperëndimi.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Çashkës u formua në vitin 1996. Pas ndryshimeve territoriale me Ligjin e ri për organizim territorial, në vitin 2004 Komunës së Çashkës i ngjiten komunat e dikurshme të Bogomilës dhe Izvorit, si dhe pjesa perëndimore e Komunës së Velesit.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur më 2002 në Komunën e Çashkës jetonin 7.673 banorë. Prej tyre maqedonas u deklaruan 4.395, shqiptarë 2.703, turq 391, të tjerë 184.
Bazuar në lëvizjet e popullsisë gjatë viteve 2002-2019 sipas të dhënave vjetore të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Maqedonisë së Veriut, në fund të vitit 2019 Komuna e Çashkës kishte 8,227 banorë, kurse struktura etnike e popullsisë ishte si vijon:
Vendbanimet dhe infrastruktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi më i madh në Komunën e Çashkës është Katundi i Epërm (Jabollçishti i Epërm) që vlerësohet se në vitin 2020 kishte mbi 2 mijë banorë.
Si pasojë e politikave të kaluara diskriminuese, vendbanimet më të mëdha të banuara me shqiptarë në Komunën e Çashkës ka qenë të lënë në mëshirën e fatit dhe pa investime nga ana e shtetit. Ky diskriminim ka vazhduar deri pas viteve 2000. Me Ligjin e ri për ndarje territoriale të vitit 2004, Komuna e Çashkës merr shtrirjen e sotme gjeografike duke përfshirë një pjesë të fshatrave shqiptare të rrethinës së Velesit.
Pas formimit të Komunës, mbëshetur edhe në përbërjen etnike të popullsisë, krijohen kushte që përfaqësuesit shqiptar të kenë më shumë ndikim. Viteve të fundit vërehen më shumë angazhime dhe investime infrastrukturore. Në vitin 2012 fshatrat Katund i Epërm dhe Katund i Poshtëm u lidhën për herë të parë me rrugë të asfaltuar[1].
Përgjithësisht, në komunë ka lidhshmëri të mirë rrugore. Me komunën e Velesit komuna lidhet përmes rrugës regjionale. Në territorin e saj kalon edhe hekurudha e trenit Shkup-Manastir. Gjithashtu parashihet kyçja në rrugën magjistrale Veles-Prilep-Manastir, me çfarë do të përmirësohet lidhshmëria territoriale me pjesët tjera të shtetit.
Në komunë nuk ka rrjet të mirë të institucioneve shëndetësore. Ka vetëm 6 ambulanca në vendbanimet: Çashkë, Melnicë, Izvor, Bogomillë, Katund të Epërm dhe Katund të Poshtëm, si dhe dy ordinanca stomatologjike në Çashkë dhe Katund të Epërm. Në fshatin Jasenovë punon një klinikë e specializuar për sëmundje të mushkërive të cilën popullata në vendbanimet në rrethinë e shfrytëzon si ambulancë.
Qytetarët e Komunës së Çashkës furnizohen vetëm pjesërisht me ujë të pishëm përmes sistemit për ujësjellje të ndërtuar me vetkontribut lokal dhe punë vullnetare, puseve vetanake dhe çeshmeve të fshatit. Përmes rrjetit ujësjellës, me ujë të pishëm furnizohen 22 vendbanime, ndërsa 20 vendbanimet e tjera përmes burimeve alternative vetanake.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Blegtoria dhe bujqësia janë degët kryesore të prodhimit. Viset malore janë ideale për mbarështimin e bagëtive, ku ka një numër të madh të mbarështuesve të regjistruar.
Shumë banorë janë të angazhuar në prodhimin e duhanit, si dhe prodhimin e elbit, misrit dhe orizit, i cili është rritur përgjatë lumit Topolka. Në zonën e fshatrave Katund i Epërm, Katund i Poshtëm, Drenovë dhe Papradishtë kultivohet patatja e njohur malore. Vranoci i Epërm është i njohur për gështenjat, kurse në Gollozincë dhe Nezhilovë rritet trofta.
Në vitin 2010 në Katund të Epërm u mbajt manifestimi i parë i me karakter garues i cili mblodhi kultivuesit e patates.[2]
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryetar i Komunës së Çashkës i zgjedhur në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 është Goran Stojanovski (LSDM). Në të njëjtat zgjedhje, qytetarët e komunës zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit të Komunës i cili përbëhet nga 11 anëtarë. Sa i përket përkatësisë etnike të anëtarëve të Këshillit të Komunës, 5 janë shqiptarë, 5 maqedonas dhe 1 turk[3].
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët e rrethinës së Velesit kanë qenë të diskriminuar në të gjitha poret e jetës. Një nga fushat ku padrejtësia ka qenë akoma më shumë e theksuar, ishte arsimimi në gjuhën shqipe. Gjenerata të tëra janë shkolluar vetëm në gjuhën maqedonase. Strukturat e pushtetit në Maqedoni dhe në Komunën e dikurshme të Titov Velesit, nuk përfillnin kërkesat për shkollim në gjuhën shqipe. Kërkesat eskaluan kur prindërit shqiptarë u zotuan se nxënësit shqiptarë do të bojkotojnë mësimin në gjuhën maqedonase në fillim të vitit shkollor 1991/92.
Pushteti fillimisht u përpoq të ofrojë zgjidhje parciale madje edhe duke ofruar që fëmijët shqiptar të vendosen në një internat në Veles, me preteksin se nuk ka kushte që mësimi të zhvillohej në fshatra. Pas insistimit të banorëve, me vendim të Kuvendit të Maqedonisë me datë 3 Tetor 1991, mësimi në gjuhën shqipe u lejua për herë të parë në Katund të Epërm, Katund të Poshtëm dhe Vranoc të Epërm, kurse mësimi në këto fshatra atëbotë u organizua në formën e paraleleve të ndara të shkollës qëndrore në Veles[4].
Në Komunën e Çashkës gjatë vitit 2018/2019, mësimin fillor e kanë vijuar 1,104 nxënës, prej të cilëve 773 ishin shqiptarë, 238 maqedonas, 85 turq dhe 8 të tjerë[5]. Në Shkollën Fillore “Todor Janev” të Çashkës mësonin mbi 120 nxënës, prej të cilëve 41 nxënës shqiptarë nga fshatrat Banjicë, Hotishtinë, Ellovec, Busillcë, Starigrad, Novosellë dhe Vranoc i Poshtëm. Këta nxënës shqiptarë janë detyruar që mësimin ta vijojnë në gjuhën maqedonase.
Mësimi në gjuhën shqipe vazhdon të zhvillohet vetëm në Shkollën Fillore “Liria” në Katund të Epërm, dhe në paralelet e ndara në Katund të Poshtëm dhe Vranoc të Epërm. Në vendbanimet tjera përkundër kërkesave të shumta nga prindër shqiptarë, mësimi në gjuhën shqipe nuk është mundësuar.
Në Këshillin e Komunës së Çashkës më 25.10.2019 u votua për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në Çashkë. Për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore “Todor Janev” në Çashkë, votuan 7 nga gjithsej 11 këshilltarë [6]. Një ditë më heret, një grup i caktuar i prindërve maqedonas protestuan kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe si dhe organizuan bojkotin e mësimit[7].
Pas këtij vendimi të Këshillit të Komunës së Çashkës, Ministria e Arsimit u shpreh e gatshme të hapet paralelja në gjuhën shqipe për t’i mundësuar fëmijëve shqiptarë të mësojnë në gjuhën amtare dhe mos të udhëtojnë kilometra të tëra për në fshatrat e tjera ku aktualisht ka shkolla shqipe.
Megjithatë deri në fund të vitit shkollor 2019/2020 paralelja në gjuhën shqipe nuk u hap. Në shenjë pakënaqësie në Shkurt 2020, z.Halit Ferati, Kryetar i Këshillit të Komunës do të bëjë të ditur se në shenjë obligimi moral ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Këshillit të Komunës[8].
Sa i përket arsimit të mesëm, në Komunën e Çashkës nuk ekziston asnjë shkollë e mesme. Arsimi i mesëm më i afërt mund të vijohet qytetin e Velesit, ku që nga viti shkollor 2008/2009 organizohet edhe mësimi në gjuhën shqipe[9].
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Asfaltimi i rrugës
- ^ "Kompirijada 2010". Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2020. Marrë më 22 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Këshilli i Komunës së Çashkës
- ^ Qerim Lita: Vendosmëria e Jabollçishtasve për shkollë shqipe
- ^ "Agjencia e Statistikave e Maqedonisë së Veriut". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Votimi i nismës për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2019. Marrë më 23 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Protesta kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe
- ^ "Çka u bë me paralelen në gjuhën shqipe". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Një paralele në gjuhën shqipe në gjimnazin "Koço Racin" në Veles (13.08.2008)
Selia: Çashkë dhe vendbanimet: Banicë | Bistricë | Bogomillë | Busillcë | Creshnevë | Drenovë | Ellovec | Gabrovnik | Gollozincë | Hotishtinë | Izvor | Kapinovë | Katund i Epërm | Katund i Poshtëm | Kërninë | Krajnicë | Kriva Krushë | Lisiçë | Martolcë | Melnicë | Mokren | Nezhilovë | Novosellë | Oraov Doll | Omorë | Oreshë | Papradisht | Plevenjë | Pomenovë | Popadi | Rakovec | Smilloc | Soglë | Starigrad | Stepancë | Teovë | Vitancë | Vlladilloc | Vojnicë | Vranoc i Epërm | Vranoc i Poshtëm
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- Komuna në Maqedoninë e Veriut