Jump to content

Batusha (Gjakovë)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Batushë)

Stampa:Infobox KS vendbanim Batushë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Botushë.

Batusha është një vendbanim, i cili shtrihet në veriprendim të qytetit të Gjakovës, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në dy brigjet e lumit Gusha.Fshati ndodhet në Gash të Malësisë së Gjakovës rrezë Bjeshkëve të nemuna. Është një vendbanim i lashtë, fshati Batushë është përmendur në Defterin Osman të vitit 1485, atëherë kishte 35 shtëpi.

Fshati administrativisht i takon Komunës së Gjakovës. Është 23 km larg nga Gjakova dhe 3 km nga Juniku.

Ne fshatin Batushë gjendet edhe shenja e sheh Bardhit perball rruges se Buqezve,eshte edhe tyrbja tek Dant.

Gjatë luftës 1998-1999 fshati ka pësuar dëmtime të mëdha në njerëz dhe të mira materiale, 159 nga gjithsejt 179 shtëpi ka qenë të shkatëruara plotësisht.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]