Batusha (Gjakovë)
Batushë
Botushë | |
|---|---|
Fshat | |
![]() |
Batushë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Botushë. Në vitin 2024, fshati kishte 584 banorë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Batusha është një vendbanim, i cili shtrihet në veriprendim të qytetit të Gjakovës, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në dy brigjet e lumit Gusha dhe në rrjedhën e epërme të lumit Erenik. Fshati ndodhet në Gash të Malësisë së Gjakovës rrezë Bjeshkëve të nemuna. Është një vendbanim i lashtë, fshati Batushë është përmendur në Defterin Osman të vitit 1485, atëherë kishte 35 shtëpi.
Fshati administrativisht i takon Komunës së Gjakovës. Është 23 km larg nga Gjakova dhe 3 km nga Juniku.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë luftës 1998-1999 fshati ka pësuar dëmtime të mëdha në njerëz dhe të mira materiale, 159 nga gjithsejtë 179 shtëpi ka qenë të shkatërruara plotësisht. Shkolla është në Batushë por pasi është afër qendrës të Molliqit e kanë quajtur në Molliq. Filmi "Njeriu prej dheut" është gjiruar në Batushë në vitet e 90'.
Turizmi kulturor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Brahim Metës është monumenti kryesor i trashëgimisë kulturore brenda fshatit. Monumenti paraqet kullë tipike shqiptare, të stilit të kulave dukagjinase. Poashtu mulliri i vjetër i fshatit është një monument që ka mbijetuar rreth 200 vite dhe në një zonë si monumentet kjo paraqet nga më kyçe të ndërlidhjes së njeriut me natyrën.
Ekoturizëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Koshare, ju mund të vizitoni shtëpi të vogla (stane) të cilat janë të destinuara kryesisht për veprimtari të lidhura me bujqësi. Aty hasën veprimtari bujqësore si bletaria dhe blegtoria.
Një mundësi e mirë për të bërë një kombinim mes aktiviteteve do të jetë ngjitja në lokacionin Qafë e Padeshit. Shtegu përfshin një ecje prej 2 km, në një shteg përgjatë malit. Shtegu është i lehtë dhe sugjerohet edhe për fillestarë. Ndërsa sugjerohet që në rast që nuk e njihni terrenin, të mos largoheni nga shtegu kryesor. Përpos ecjes ju mund të keni mundësi që të shihni një nga pjesët më të rëndësishme të kujtesës së luftës që është rrënojat e bazës ushtarake të ish-armatës jugosllave.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Enzensberger, Horst, "Vom Universitäts-Professor zum Wikipedia-Administrator. Wie ich zu Wikipedia kam …", Wikipedia und Geschichtswissenschaft, Berlin, München, Boston: DE GRUYTER, marrë më 2025-09-21
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull rreth një vendbanimi të Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Infobox mapframe without OSM relation ID on Wikidata
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Fshatra në Kosovë
- Fshatra në komunën e Gjakovës
- KO-gjeo-cung
- Faqet me harta
