Dobërdoli (Besianë)
Dobërdol
Buzëllap | |
---|---|
Fshat | |
{{{postal_code_type}}} | 110000 |
Targat | 01 |
Dobërdol është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Buzëllap.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Dobërdol shtrihet në kilometrin e 8 në rrugën që lidh qytetin e Besianës me bashkësisë lokale të Kërpimehut.Kryesishtë në Lindje e mbulojnë pishat. Në këtë fshat kalon gjithashtu edhe Lumi Llap që e bënë fshatin mjaft të famshëm
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati tani ka afër 150 shtëpi me mbi 1000 banorë.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Dobërdol njihet shumë edhe për mikëpritje sidomos për qytetaret qe vinin për pazare ne Besianë nga fshaterat e Shalës se Bajgorës dhe Mavriqit ndër mikpritësit më të përmendur veçohet Ibish Gashi apo siç njihej me gjerë si Ibish Dobërdoli, ku oda e tijë ishte vater e mikpritjes si vyrtyt i joni si shqiptarë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prejardhja e këtij fshati nuk dihet ende,ka burime që thuhet që kanë prejardhje prej Rrethit të Mirditës.Por edhe disa familja kanë prejardhje prej Sanxhakut të Nishit dhe Toplicës. Në vitin 1445 fshati Dobërdol kishte 19 familje.Tokat kanë qenë të pa punuara dhe me pak banorë,por pasi ndodhi tragjedia e madhe tek Sanxhaku i Nishit filloi deportimi edhe në fshatin Dobërdol. Më 1878 në fshat vendoset familja Oraca e cila më vonë shpërngulet. Popullsia është etnike shqiptare e tëra e fist të Gashit. Një pjesë e tyre mbajnë mbiemrin Gjata dhe jetojnë në në lagjen e Gjatajve në fshatin Bajçinë e disa edhe në fshatin Llaushë, lagja e Dushkollëve.
Në fillim të shekullit 19 për trimëri ishte i njohur korrofeta (komandant i forcave elite turke) Mehmet Rexha i cili me ushtarët e tij nën bajrakun e Dobërdolit i kishte arritur namin deri në Stamboll. Për dy shekuj me radhë në kohën e Perandorisë Otomane u dalluan bajraktarët e Dobërdolit. Ne kohen e Perandorisë Osmane ishin te dalluar familja Selimi ( më vonë Aliu ) Hajdini, Selmani, Rama e tjerë . Më vonë u dalluan edhe Adem dhe Feriz Dobërdoli, luftëtarë të Shqipërisë Etnike .
Në fillim të shekullit 20 në fshat vendosen edhe dy familje nga Shala e Bajorës. Më i njohur ishte Halim Bajgora, bashkëluftëtarë i Isa Boletinit i cili bashkë me Ahmet Llapin ishin caktuar roje të parë të Ismail Qemalit në Vlorë më 1912. Fshati njihet me një numër të madh të arsimuarish në të gjitha lëmitë e sidomos në lëmine e arsimit.
Në vitin 1925 në fshat me dhunë u vendosen 28 familje kolonësh sllavë duke i detyruar lagje te tera te ketij fshatu të shpërngulen në Turqi, kurse familjet kolone u vendosen në pronat e tyre.
Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, diasporë, Vushtrri, Prishtine, Mitrovice, Besijane e tj. Familjet kolone sllave i sherbeninin qeverive antishqiptare për shtypje dhe dhune. Keto familje kolonesh sllav u larguan nga fshati në periudha të ndryshme.
Shumë familje nga ky fshat janë shpërngulur në Turqi, Prishtinë, Vushtrri, Besianë dhe në diasporë. Në fshat ekziston shkolla fillore, që e mban emrin Jetullah Gashi që ishte kontribues i shkollës po ashtu ndër mësimdhënësit Intelektualët e hershëm të kësaj treve , Po ashtu ndër themeluesit dhe mësuesit e parë ishin: Idriz H. Gashi, Ali Rr.Gashi, Miftar Gashi, Islam Gashi, Kadrush Gashi, Rrahim Gashi, Rizah Gashi, Shemsi Gashi, Isuf Gashi, Hakif Gashi e shume të tjerë. Fshati gjithashtu ka edhe dy shitore për furnizim me gjërat ushqimore dhe një pompë të benzinës. Më 1948 fshati kishte 475 banorë, kurse më 1981 kishte 1125 banorë.
Fshati u demtua e shkrumua shumë herë gjate luftrave të ndryshme e me se shumti gjatë luftës së viti 1999 kur fshati u dogj i tëri nga forcat ushtarake të Serbisë.
Fshati prej vitit 2005 është i lidhur me telefonin fiks fal angazhimit të PTK.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |