Jump to content

Molliqi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mulliqi)

Stampa:Infobox KS vendbanim Molliq është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Mullisht.

Popullata merret kryesisht me bujqesi dhe me blegtori.

Fshati ka disa objekte fetare si xhamia, teqja e Dervish Sylës, tyrbja e Dervish Mahmutit dhe tyrbja e Dervish Maxhunit.

Nga fshati Molliq ka dale shume personalitete si Dervish Syla (1886-1956), Derivish Maxhuni(1925-1997), Dr. Sali Ahmeti (2 maj 1957-), Hajdar Beqa (5 janar 1978-) etj.

  • Dervish Syla i Molliqit

Dervish Syla, lindi në vitin 1886 në fshatin Molliq të Gjakovës. Familja e tij ndër breza ishte dalluar si familje atdhetare. Ndër shumë teqe të tarikatit Saadi është edhe teqja e Dervish Sylës në Molliq,themeluar në vitin 1916 nga Dervish Syla, i cili hilafetnamen (emërimin) e kishte marrë nga Dervish Rama postmbajtës në teqen e Saadi-ve në fshatin Duzhnje të Gjakovës, që nga mosha e re. Ka shërbyer në teqe deri në vitin 1953 kur u burgos nga pushteti i atëhershëm komunist jugosllav, nën akuzim si kundërshtar dhe përson i rrezikshëm për regjimin jugosllav. Ka qenë kundërshtar i kolektivit-bashkimit të tokave në një vend. Kishte influencë të gjërë në popull. Gjykata e Nishit e dënoi me burgim të rëndë,i përcjellë edhe me masën e sigurisë shumë të rreptë, duke ja mohuar edhe të drejtën e vizitës familjare, që binte në kundërshtim me të gjitha rregullat e burgjeve dhe ligjeve penale të asaj kohe. Dervish Syla akuzohej që kishte mbështetur grupin e divërsantëve që vinin nga Shqipëria në krye me Avdullah Salihun e Junikut (myhyb i teqes së teqes së Dervish Sylës), Shaban Zenelin e Skivjanit,Shaban Brahën etj,të cilët operonin në tërë Kosovën me qëllim të përmbysjes së sistemit komunist në Kosovë. Gjatë vuajtjes së denimit në burgun famëkeq të Nishit, Dervish Syla ishte ballafaquar me keqtrajtime, tortura dhe presione të shumta.Ai fajësohej si njeri me influencë të gjërë në mesin ku jetonte dhe vepronte me misionin e tij prej një besimtari në rrugën besimit në tarikatin Saadi,i ngarkuar me akuzën për ndikimin e tij jo vetëm te besimtarët e teqes së tij por edhe më gjërë.

Në vitin 1956 si pasojë e torturave e keqtrajtimeve të tmerrshme,Dervish Syla ndërroi jetë në burgun e Nishit. Më pas familjes nuk i ishte lejuar marrja e trupit të pa jetë për të pushuar përgjithmonë në vendlindjen e tij në fshatin Molliq. Pra,eshtrat e tij gjenden ende në Nish. E gjithë kjo ishte arsyetuar me faktin se dënimi ka qenë i rëndë dhe duhet vazhduar vuajtja e dënimit edhe pas vdekjes. Ligje të tilla diskriminuese zbatoheshin posaqërisht kundër Shqipëtarëve. Pas Dervish Sylës,drejtues i teqes u bë Dervish Maxhuni(1925-1997). Pas ti postin e mban Shejh Sylejman Beqa,brezi i tretë postmbajtës në teqen e Saadi-ve në ne Molliq.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]