Jump to content

Zakuti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zakut)
Zakut
Gegaj i Poshtëm
Fshat

Zakut është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Gegaj i Poshtëm.

Toponimet të fshatit Zakut:[1]

  • Varrezat e Fshatit (te ura e madhe).
  • Livadhi i Uthullave -veri—perëndim- 1 km.
  • Lugu i Thanave V-P 0,4 km.
  • Arat e Qeshmesaty afër (është edhe qeshma e ndërtuar në vitin 1932, atëherë kur është ndërtuar edhe rruga nga Podujeva deri në Kërpimeh (rrugë e re, sepse rruga e vjetër ka qenë në anën e djathtë të rrugës së re, kryesisht në anën e djatht të lumit Llap.
  • Arat e Pllugut, L -0,2 km.
  • Livadh për Fundi V-L, 0,4 km.
  • Bashqja e Madhe V-L 0,4 km.
  • Arat e Rexhepit V-L 0,7 km (me mihje mund të gjenden materiale arkeologjike të vendbanimit shumë të vjetër.
  • Lugu i Hajdinit V-VP 0,5 km-(arat e Dobratinëve).
  • Mali i Premë, VP 0,4 km,
  • Kolektiva- JP 0,1 km.
  • Buxhaqet V -0,4 km etj.

Sipas shënimeve statistikore të vitit 1948, në Zakut jetonin 172 banor, 1953 kishte 176, me 1961, 186, me 1971-173 banor dhe me 1981 274 banor prej të cilëve 242 shqiptar (88 %) dhe 33 serb (12 %) dhe të tjerë. Serb ka pasur në lagjen e epërme më shumë. Në vitin 1987 në Zakut jetonin 291 banor, prj tyre shqiptar 275 ose 94,5 % dhe 16 serb ose 5,4 %. Serbet janë shpërngulur në Serbi, sepse nga atje kanë ardhur – janë kthyer në vendin e vet.

Në vitin 1981 struktura moshore e popullsisë ishte si vijon:

Mosha aktiv, nga 18-65 veç ishte 42,8 % ajo deri në 18 vjeç 50,9 % dhe mbi moshën 65 vjeçare 5 % e popullsisë së përgjithshme.

Në strukture e sipërfaqeve bujqësore, tokat e punueshme kapin një sip. prej 94,70. 40 ha, ose 45,7 %. Livadhet 37,15.55 ha ose 17.9 %, pemëtaria 8.41,61 ha ose 4,0 %, Kullosa 26,36.62 ha ose 12,7 % dhe male 39.29,53 ha ose 19,3 % të sipërfaqes së përgjithshme.

Emri i fshatit nuk dihet saktësisht se nga e ka prejardhjen, por ka disa mendime për këtë çështje. Para ardhjes së serbëve kanë jetuar popullsia e ritit katolik, ku në vendin e arës së Bajramit (ana e djethtë e rrugës Podujevë-Kërpimeh 100 m në veri të urë së madhe të fshatit, ka qenë kisha katolike e adaptuar në kishë serbe, por që tani nuk ka asë gërmadha). Aty ka jetuar edhe Zaku-emër ilir, i cili kishte pronën e tij. Emri rrjedh nga ara e Zaku-t, prona e Zaku-t etj. dhe definitivishtë Zakut-i, ose edhe nga fjala arabe Zekatë-ose dhënje (ndihmë).

Shtrihet në kilometrin e 10 të rrugës Podujevë-Kërpimeh, dhe hyn në radhën e vendbanimeve më të vjetra të komunës së Podujevës. Shënimet për këtë fshat janë gjetur në dokumentet turke të vitit 1381. Në këto dokumente turke shkruhet pos tjerash edhe për Eprorin Musa, i cili i bashkon pronat e veta me ato të Manastirit të Pantelejmonit-kishë katolika e cila me ardhjen e serbëve pas shekullit të VII në rrethinën e Podujevës, kjo kishë adaptohet në atë ortodokse serbe. Kisha ndodhet ne anën e djetht të rrugës për Metehi (lagja e brecalive).

Zakuti përmendete dhe ne vitin 1487, kur i takonte sanxhakut të Vushtrrisë që atëherë kishte 38 shtëpi. Popullsia i ka takuar fisit Thaç, të ardhur nga fshati Dobratin, ka pak edhe të fisit Berishë. Në vitet 70-ta në fshatin tone vendosen edhe disa familje të ardhur nga fshati Sllatinë, kurse sot ka popullate të ardhur nga fshati Bellosicë, Pakashticë, Sylevicë etj.

  1. ^ Informatorët: Maliq Thaçi dhe Selman Thaçi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]