Jump to content

Balloci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ballovci)
Balloc
Ballsh
Fshat

Balloc është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Ballsh.

Balloci (1455) është fshati që bën pjesë në grupin e fshatrave të tipit të dendur.Ka popullsi etnikisht të përzier. Më së shumti ka popullsi shqiptare, pastaj serbe dhë malazeze.

Në mesin ë familjeve shqiptare ndeshen edhe disa familje muhaxhire. Këto janë: Mehanet , Zëbicët, Visokët, Tovërlanët, Gjakajt, Maçastënët dhë Bunjakët. Të gjitha këto fshatra janë të Topolicës. Përveç Tovërlanëve, të cilët rrjedhin nga rrethina ë Prokuplës, të gjitha tjerat janë nga rrethina e Kurshumlisë. [1]


Fshati është i vjetër dhë si i tillë përmendet në vitin 1455. Në atë kohë i kishte pasur 16 shtëpi. Fshati njifet edhe ne defteret turke me emrin "Ballofc".

  1. ^ Uka, Sabit. Dëbimi. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]