Bradashi
Bradashi është një vendbanim i vendosur në pjesën perëndimore të Komunës së Podujevës, në koordinatat gjeografike 42°56'20.4" veriore dhe 21°00'20.4" lindore. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 15.3 km² dhe ka rreth 3,000 banorë, me një dendësi popullsie prej rreth 168 banorë për kilometër katror. Zona e ndërtuar përllogaritet rreth 71,000 m², ndërsa lartësia mbidetare është 768 metra.
Në veri, Bradashi kufizohet me fshatrat Dobratin dhe Bajçinë; në lindje me Letancën dhe fshatin Peran, në jug me Katunishtën; dhe në jugperëndim me Popovën dhe Kaqandollin.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vitit 1912, Bradashi pësoi nga pushtimet serbe dhe më pas bullgare. Para luftës së fundit (1998–1999), kishte 349 shtëpi dhe 3470 banorë shqiptarë. Gjatë luftës, nga ushtria dhe policia serbe u dogjën e u shkatërruan rreth 280 shtëpi dhe objekte ndihmëse, përfshirë shkollën me bibliotekë (rreth 3600 libra), ambulancën dhe xhaminë e ndërtuar në vitin 1877, e cila u dëmtua rëndë.
Nga kjo qytezë ranë 6 dëshmorë, u vranë 9 persona dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në këtë zonë vepronte Brigada 152 e UÇK-së “Shaban Shala”. Më 24 mars 1999, popullata u detyrua të largohej nga qyteza, duke u strehuar në male, në fshatin Barilevë dhe jashtë vendit.[2]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e Bradashit është rritur vazhdimisht sipas të dhënave statistikore:
- 1913: 787 banorë
- 1921: 109 shtëpi me 844 banorë
- 1928: 115 shtëpi me 780 banorë (682 shqiptarë, 98 serbë)
- 1948: 147 shtëpi me 1126 banorë
- 1953: 162 shtëpi me 1262 banorë (1156 shqiptarë, 88 serbë, 17 malazezë, 1 tjetër)
- 1961: 189 shtëpi me 1389 banorë (1344 shqiptarë, 45 serbë)
- 1971: 224 shtëpi me 1654 banorë (1638 shqiptarë, 11 serbë, 3 të tjerë)
- 1981: 231 shtëpi me 2217 banorë (të gjithë shqiptarë)
- Popullsia
Aktualisht, Bradashi përbëhet nga 13 lagje me familje vendase dhe të ardhura nga zona të ndryshme: Gashët, Gjakajt (Zenjullahët, Ajetët, Osmanët), Tulahët, Bekajt (Abazët), Hotët (Hoti, Qukollët), Spahinjtë, Malokët, Miftarët, Kaqanollët, Tërmkollët, Revuqët, Pakashticët . Funksioni i venbanimit është funksioni agrar .
Hidrologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëpër qytezë kalon një lumë që buron në pjesën juglindore të Vargëmalit Kopanikë në lartësi prej 1099m,ka një gjatësi prej 8,84 km, një gjerësi prej 1,78-3m dhe thellsi Mesatare të ujit 12 cm është lumë meandrues , Ushqehet nga reshjet e shiut derdhet në lumin Llap, me prurje më të mëdha gjatë muajit shkurt.
- Klima
Bradashi ka klimë malore dhe me reshje mestare 656mm .
- Temperatura
Temperatura me lartë ëshë në muajin Korrik -Gusht 38 Grad Celsius ndërsa me ulët është janari -3 gradë Celsius
- Vegjetacioni
Rriten lloje të pyjeve halore dhe gjethërënese të cilat janë të zhvilluara sipas kateve të lartësisë.
- Bimë të larta: Ahu, Bungu, Çarri, Shkoza, Shelgu Pishat
- Bimë të ulëta.Fiernat ,Lieknet.
Fauna është e zhvilluar me lloje të ndryshme të kafshëve dhe shpendëve .
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Infrastruktura e qytezës është mjaft e zhvilluar. Rrugët lidhin Bradashin me fshatrat përreth. Ka afërsishtë 65 rrugë të asfaltuara .
- Turizmi
Turizmi ka potencial të mirë me hapësira rekreative në viset malore të venbanimit me pamje piktoreste.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Antian (2024-08-16). "FSHATI BRADASH, MES MODERNES DHE BESIMIT SE NATËN DËGJOHEN ZËRAT E ZANAVE – KOSOVA TJETER - Dukagjini". Marrë më 2025-10-22.
- ↑ Komuna, Info. "Mëso më shumë për fshatin Bradash të komunës së Podujevës". Info Komuna. Marrë më 2025-10-22.