Jump to content

Lothar Matthäus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lothar Matthäus
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLothar Herbert Matthäus
Datëlindja (1961-03-21) 21 mars 1961 (63 vjeç)
VendlindjaErlangen, Gjermani
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1971–1979FC Herzogenaurach
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1979–1984Borussia Mönchengladbach162(36)
1984–1988Bayern München113(57)
1988–1992Internazionale115(40)
1992–2000Bayern München189(28)
2000MetroStars16(0)
Gjithsej595(161)
Karriera ndërkombëtare
1979–1983Gjermania U–2115(2)
1979–1981Gjermania B4(1)
1980–2000Gjermania150(23)
Skuadra të menaxhuara
2001–2002Rapid Wien
2002–2003Partizan Belgrade
2004–2006Hungaria
2006Atlético Paranaense
2006–2007Red Bull Salzburg
2008–2009Maccabi Netanya
2010–2011Bullgaria
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Lothar Herbert Matthäus, (i lindur më 21 Mars 1961Erlangen, Gjermani Perëndimore) është një ish futbollist gjerman dhe tani menaxher futbolli, i cili ka menaxhuar së fundmi klubin izrael-it të futbollit Maccabi Netanya.

Në vitin 1990 ai u emërua Futbollisti Evropian i Vitit dhe Lojtari i Futbollit i Vitit pasi si kapiten e drejtoi Gjermani-në drejt fitimit te Kupës së Botës në Futboll 1990. Një vit më vonë ai u emërua për herë të parë në historinë botërore, si i pari Lojtar i FIFA-s i Vitit.

Ai ka luajtur në pesë Kupa Bote FIFA të njëpasnjëshme, më shumë se çdo lojtar futbolli qe luan jo në pozicion portieri dhe mban rekordin për luajtjen e më shumë ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA se çdo lojtar tjetër (25 ndeshje). Ai gjithashtu ka fituar Euro 80 dhe ka luajtur në Euro 84, Euro 88, dhe Euro 2000. Në 1999 ai u votua serish si Lojtari Gjerman i Vitit. Ai është lojtari gjerman që ka luajtur më shumë ndeshje për Kombëtaren Gjermane të Futbollit, se kushdo tjetër në histori. Duke u tërhequr pas 150 paraqitjesh (83 prej të cilave ishin me Gjermaninë Perëndimore) dhe shënimit te 23 golave me Kombëtaren. Matthäus është pjesëtar i FIFA 100 - një listë prej 125 futbollistsh të cilët jetojnë, e zgjedhur nga Pele. Maradona ka thënë për Matthäus : "ai është rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë, besoj se kaq mjafton për ta përshkruar." në autobiografinë e tij Yo soy el Diego (Unë jam Diego).

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur si një mesfushor i Avancuar dhe si një mesfushor Shkatërrues, megjithatë në karrierën e tij më të vonë, ai luajti si një Libero. Ai është i njohur për pasimet e sakta, aftësitë e pozicionimit, ndërhyrjet e sakta si dhe për goditjet eksplozive.

Karriera Futbollistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matthaus lindi në Erlangen, të Bavari-së. Herët në karrierën e tij ai luajti si mesfushor, para se të fillonte te luante si Libero në të 30-tat e tij.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]