Rogova
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Rogova | |
---|---|
Fshat |
Rogova është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rogova është njëra ndër fshatërat më të mëdha në Kosovë. Numëron afro 7000 banorë dhe 850 shtëpi. Shtrihet në pjesën Jug-perëndimore të Dukagjinit. Ndodhet 15 km larg prej Gjakovës në magjistralen Gjakovë-Prizren.
Rogova eshte nje fshat i cili ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm, i cili shtrihet në anën e Hasit, përkatësisht në rajonin jugperëndimor të Kosovës, Drinin e Bardhë, i cili kalon shumë afër tij, duke pasur parasysh atë si një vend tipik me karakteristika shumë të mira bujqësore dhe të frytshme. Rogova njihet si një territor i banuar në një periudhë të hershme, 2.500 vjet e vjetër, që e bën këtë vend të lashtë dhe tipik Ilir, ku gjurmimet arkeologjike të bëra në vitin 1972, e vërtetuan këtë. Fshati Rogovë është i kufizuar me fshatra të tjera: Romajën, Ujzin, Pnishin, Muhadrin, dhe në Anadrini me Xërxën, Fortesën, Celinën, Krushën e Madhe, etj.
Hyrja e Rogovës prehet prej Drinit të Bardhë në anën e djathtë të tij dhe mu aty gjendet pazari më i madh i asaj zone. Ky pazar ndodhë ditën e Premte dhe aty shitet gjithçka prej kafshëve deri tek veturat. Rogova përshkak të madhësisë që ka, posedon infrastrukturë tipike të një qyteze dhe posedon: shkollë fillore, shkollën e mesme, Postë, Bankë, Ambulantë, etj. Qendra e fshatit është shumë e frekuentuar, në dy anët e rrugëve ka kafiteri dhe dyçane të ndryshme. Peisazhin e Rogovës e pasuron Pashtriku i cili mbulon gjithë prapavijën. Të gjithë banorët e këtij fshati thirren me mbiemër të fisit e jo të kabiles ose të lagjes.[nevojitet citimi]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Thuhet se ky fshat ishte mjaft i zhvilluar e këtë e dëshmojnë mbetjet e hamamit (banjat publike), xhamisë, si dhe mbetjet e Kullës së Pogës dhe Kamzës së Urës. Në pjesën qëndrore të Rogovës gjendet xhamia e shek.XVI, e cila quhet xhamia e Hasan Pashë Jemishxhiut. Gjatë viteve të fundit kjo xhami ka pasur disa renovime të cilat janë ndërmarrë prej vetë komunitetit. Enterieri i xhamisë ka dekor tipik, karakteristikë për të janë pllakat e gurit me mbishkrime arabe, mbetje nga xhamia e shekullit XVI.[nevojitet citimi]
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Babaj i Bokës | Bardhaniqi | Bardhasani | Batusha | Beci | Berjahu | Bishtazhini | Biteshi | Brekoci | Brovina | Cërmjani | Dallashaj | Damjani | Deva | Doblibara | Dobrixha | Dobroshi | Doli | Dujaka | Duzhnja | Firaja | Firza | Fshaj | Gërçina | Gërgoci | Godeni | Guska | Hereçi | Jabllanica | Jahoci | Janoshi | Kodralia | Korenica | Kosharja | Kralani | Kusari | Kushaveci | Lipoveci | Lugbunari | Llugaxhia | Madanaj | Marmulli | Meja | Meqa | Moglica | Molliqi | Morina | Neci | Nivokazi | Novosella e Epërme | Novosella e Poshtme | Orizja | Osek Hyla | Osek Pasha | Pacaj | Palabardha | Pjetërshani | Plançori | Ponosheci | Popoci | Qerimi | Qerreti | Raça | Radoniqi | Rakoci | Rakovina | Ramoci | Rashkoci | Rogova | Rracaj | Rrezina | Rrypaj | Skivjani | Smaqi | Smolica | Sopoti | Stublla | Sheremeti | Shishmani | Trakaniqi | Ujzi | Vogova | Vraniqi | Zylfaj | Zhabeli | Zhdredha | Zhubi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Për përmirësim
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- Fshatra në Kosovë
- Fshatra në komunën e Gjakovës
- KO-gjeo-cung