A.C. Milan
Emri i plotë | Associazione Calcio Milan S.p.A. | ||
---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | i Rossoneri (Kuq e Zinjtë) il Diavolo (Djalli) Casciavit (lombard për: Kaçavidë) | ||
Themeluar | dhjetor 1899, 16 | ||
Stadiumi | San Siro | ||
Kapaciteti | 80,018 | ||
Pronari | RedBird Capital Partners | ||
Presidenti | Paolo Scaroni | ||
Trajneri | Stefano Pioli | ||
Liga | Serie A | ||
2023–24 | Serie A, Vendi 2të | ||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | ||
|
Associazione Calcio Milan, të cilit zakonisht i referohet vetëm si A.C. Milan ose thjesht Milan, është skuadër profesionale futbolli, italiane e bazuar në Milano, Lombardia, Itali, që garon në Serie A. Milani është themeluar në vitin 1899 nga dantella bërësi anglez, Herbert Kilpin dhe biznesmeni Alfred Edwards mbi të gjitha. Skuadra e ka kaluar të gjithë historinë e saj, përveç sezoneve 1980-81 dhe 1982-83, në ligën më të lartë futbollin italian, e njohur si Serie A që nga sezoni 1929–30.[1][2]
Ata janë një nga skuadrat më të suksesshme në futbollin botëror sa u përket trofeve ndërkombëtar se bashku me Boca Juniorsin dhe Independienten me nga 18 tituj zyrtar të njohur nga UEFA dhe FIFA, pas Realit të Madridit (27 trofej) dhe Al Ahlyt (21 trofej). Milani e ka fituar Kupën e Kampionëve/UEFA Champions League në shtatë raste, duke ngelur vetëm pas Realit të Madridit. Ata gjithashtu e kanë fituar UEFA Super Cup me një rekord prej pesë herësh si dhe Kupën e Fituesit të Kupës UEFA dy herë. Milani e ka fituar çdo kompeticion të madh në të cilin ka garuar, me përjashtim të UEFA Europa League (në këtë kompeticion ata kanë humbur dy gjysmëfinale në vitet 1972 dhe në 2002) dhe janë eleminuar në disa raste për shembull ai i vitit 2018. Brenda në Itali, me 18 tituj të ligës, Milani është një nga skuadrat më të suksesshme në Serie A së bashku me Interin (19 tituj), pas Juventusit (37 tituj). Për më tepër, Milani është skuadra e vetme të ketë fituar Serie A-në pa humbur lojë, duke e bërë këtë në sezonin 1991-91 gjatë një periudhe prej 58 lojërave të luajtura.
Milani lojërat në shtëpi i luan në San Siro, i njohur edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, të cilin e ndajnë me Interin, është më i madhi në futbollin italian, me një kapacitet total prej 80,018. Interi konsiderohet si rivali i tyre më i madh, dhe ndeshjet mes këtyre dy ekipeve janë të njohura si Derby della Madonnina, i cili është një nga derbit më të ndjekur në futboll. Sa i përket 2010-ës, Milani është skuadra e tretë më e mbështetur në Itali, dhe skuadra e shtatë më e mbështetur në Evropë, përpara çdo ekipi tjetër italian. Rangimi i skuadrave Evropiane sipas mbështetjes: Barcelona e para me 57.8 milion, e ndjekur nga Reali i Madrid (31.3 milion), Manchester United (30.6 milion), Chelsea (21.4 milion), Bayern München (20.7 milion) dhe Milani (18.4 milion).
Per 31 vjet pronari i skuadrës ishtë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ndërsa zëvendës-presidenti ishtë Adriano Galliani. Skuadra është një ndër më të pasurat dhe më të vlefshmet në futbollin italian dhe atë botëror. Milani ishte anëtar themelues e tani më grupit të shpërbërës G-14 nga skuadrat kryesuese të futbollit evropian si dhe zëvendësuesit të tij, European Club Association.
Më 13 prill 2017, Silvio Berlusconi shiti ekipin tek biznesmenit kinez Yonghong Li.[3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Historia e A.C. Milanit
Skuadra është themeluar si një skuadër futbolli dhe kriketi nga eimgrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës së tij birtanike, skuadra e ka ruajtur drejtshkrimin anglez për ermin e qytetit, në krahasim me drejtshkrimin italian Milano për të cilin ishte i detyruar ta mbajë gjatë regjimit fashist. Milani e fitoi kampionatin e parë italian në vitin 1901 dhe dy të mëtejshëm në suksesion në vitet 1906 dhe 1907.
Në vitin 1908, Milani përjetoi një ndarje e shkaktuar nga mosmarrëveshjet e brendshme për të blerë lojtarë të huaj, e cila çoi në formimin e një ekipi tjetër të bazuar në Milano, Internazionalen. Pas këtyre ngjarjeve, Milani nuk arriti të fitojë asnjë titull në kampionatin italian deri në sezonin 1950-51. Vitet e 50-ta panë kthimin e klubit në krye të futbollit italian, e udhëher nga treshja e famshme suedeze, Gre-No-Li, Gunnar Gren, Gunnar Nordahl dhe Nils Liedholm. Vë vitin 1963, Milani e fitoi titullin e parë kontinental duke e mposhtur Benican në finalen e Kupës së Evropës. Ky sukses u përsërit edhe në vitin 2969, dhe u ndoq me një Kupë Interkontinentale në të njëjtin vit. Pas pensionimit të Gianni Riveras në vitin 1979, Milani shkoi në një periudhë të rëndë, gjatë të cilit skuadra ishte e përfshirë në skandalin Totonero 1980 dhe si dënim u zbrit në Serie B, për herë të parë në historinë e tyre. Skandali ishte përqendruar rreth një sindikate bastesh duke i paguar lojtarët dhe arbitërat t’i trokasin rezultatet e ndeshjeve. Milani shpejt u kthye në Serie A, por përsëri zbriti në Serie B një vit më vonë, pasi që skuadra e përfundoi sezonin 1981-82 në vendin e tretë nga fundi.
Më 20 shkurt 1986, sipërmarrësi Silvio Berlusconi bleu klubin dhe e shpëtoi atë nga falimentimi duke investuar një shumë të madhe parash, me emërtimin e trajnerit në rritje Arrigo Sacchi në krye të Rossonerëve dhe duke e blerë treshen holandeze, Ruud Gullit, Marco van Basten dhe Frank Rijkaard. Ky ishte fillimi ndoshta i epokës më të mirë në historinë e Milanit, ku ata fituan tetë tituj shtëpiak, një Coppa Italia, pesë Supercoppa Italiana, pesë trofe të UEFA Champions League, pesë UEFA Super Cup, dy Kupa Ndërkontinentale dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve. Ajo skuadër e suksesshme është votuar si skuadra më e fortë e të të gjitha kohërave, nga një sondazh global i kryer nga ekspertët e World Soccer magazine. Milani e kishte arritur kulmin e tij ne ë një ndeshje më të paharrueshme të të gjitha kohërave, e famshma 4-0 kundrejt F.C. Barcelona në Finalen e UEFA Champions League 1994. Në sezonin 1998-99, pas një periudhe të rëndë dy vjeçare, Milani ngriti kampionatin e tij të 16-të në festimin e njëqind vjetorit të skuadrës.
Më së shpejt, skuadra ishte e përfshirë në skandalin e vitit 2006 të Serie A, me nofkën Calciopoli, ku pesë skuadra u akuzuan për trokim të ndeshjeve duke bërë përzgjedhjen e arbitërave më të favorshëm. Një hetim i policisë përjashtoi çdo përfshirje të menaxherëve të Milanit, por FIGC vendosën në mënyrë të njëanshme se kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar zëvendës-presidentin Adriano Galliani. Si rezultat i kësaj, Milani në fillim u ndëshkua me heqje të 15 pikëve dhe si pasojë të mos kualifikohet në Champions League. Ankesa e bëri që ndëshkimi të zvogëlohet në tetë pikë, e cila ia lejoi skuadrës ta mbaj pjesëmarrjen e saj në UEFA Liga e Kampionëve. Milani më pas fitoi kompeticionin, duke e ngritur Kupën e Evropës për të shtatën herë.
Pas Calciopolit, rivalët lokal të Internazionales dominuan në Serie A, duke fituar kate Scudetti. Megjithatë, me ndihmën e një skuadre të fortë, me lojtarë si Zlatan Ibrahimović, Robinho dhe Alexandre Pato duka jua bashkangjitur edhe gardat e vjetra, Milani rifitoi Scudetton në sezonin 2010–11 për herë të 18të në histori; ky ishte gjithashtu edhe kampionati i parë që nga sezoni 2003–04.
Identiteti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuq e zi janë ngjyrat që e përfaqësojnë skuadrën gjatë gjithë historisë saj. Ata u zgjodhën për të përfaqësuar ngrohtësinë e zjarrtë të lojtarëve (të kuqen) dhe frikën e kundërshtarëve për të sfiduar skuadrën (të zezën). Rossoneri, është nofka më e njohur për skuadrën, që në italisht, fjalë për fjale do të thotë "Kuq-e-zinjtë", duke iu referuar ngjyrave në shiritat e fanellave të saja.
Një tjetër nofkë e cila rrjedh nga ngjyrat e skuadrës është Djalli. Një imazh me një djall të kuq përdorej si logo e Milanit në një pikë me një Yll i Artë për Përsosmëri Sporti vendosur pranë tij. Ashtu siç është e zakonshme në futbollin italian, ylli mbi logon i shpërblehej skuadrës pas fitimit të 10 titujve në ligë, në vitin 1979. Për shumë vite , simboli i Milanit ishte thjeshtë vetëm Flamuri i Milanos, i cili fillimisht ishte flamuri i Shën Ambrozit. Simboli modern i përdorur sot i përfaqëson ngjyrat e skuadrës dhe flamurin e Comune di Milano, me akronimin ACM në krye dhe vitin e themelimit (1899) në fund.
Shortse të bardha dhe çorape të zeza veshin si pjesë e uniformës për ndeshjet në shtëpi. Fanellat e Milanit për ndeshjet si mysafir gjithmonë kanë qenë plotësisht të bardha. Gjithmonë është konsideruar nga tifozët dhe nga skuadra të jetë një fanellë me fat për finalet e Champions League, për shkak të faktit se Milani gjashtë nga tetë finalet i ka fituar me fanellat e bardha (duke humbur vetëm nga Ajaxi në vitin 1995 dhe nga Liverpooli në vitin 2005), dhe ka fituar vetëm një nga tre finalet që i ka luajtur me fanellat kuq e zi. Fanella e tretë, e cila rrallë përdoret, ndryshon çdo vit, e cila kryesisht është e zezë dhe disa vija horizontale të kuqe në sezonet e fundit.
Stadiumi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:Infobox Football club Stadiumi i skuadrës është San Siro me 80,018 ulëse, zyrtarisht i njohur si Stadio Giuseppe Meazza sipas ish-lojtarit i cili i ka luajtur për Milanin dhe Internazionalen. Emri i cili zakonisht përdoret është San Siro, i cili është emri i rrethit ku ai është i vendosur. San Siro ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926, kur ai u ndërtua me financime private nga presidenti i atëhershëm i Milanit, Piero Pirelli. Ndërtimi është bërë nga 120 punonjës, dhe u deshëm 13 muaj e gjysmë për ta kompletuar. Stadiumi ishte pronë e skuadrës deri në vitin 1935 kur ia shitën këshillit të qytetit, dhe që nga viti 1947 është ndarë me Intenazinalen, kur skuadra tjetë e madhe Milanese pranoi të bëhet qiramarrës i përbashkët.
Loja e parë e luajtur në këtë stadium është e ajo e vitit 1926 më 10 shtator, ku Milani humbi 6-3 në një ndeshje miqësore kundrejt Internazionales. Ndeshjen e parë të ligës në këtë stadium Milani e luajti më 19 shtator 1026, duke humbur 1-2 kunderjt Sampierdareneses. Fillimisht me një kapacitet për 35,000 spektatorë, stadiumi ka pasur disa renovime të mëdha, së fundmi ai për Kampionatin Botëror të Futbollit 1990 kur kapaciteti i tij arriti në 85,700, e gjitha e mbuluar me çati polikrabonate. Në verën e vitit 2008 kapaciteti i tij u zvogëlua në 80,018, në mënyrë që t’i përmbushë standardet e reja të vendosura nga UEFA.
Bazuar në modelin anglez të stadiumeve, San Siro është projektuar posaçërisht për ndeshje futbolli, në krahasim me stadiumet tjera në Serie A të përdorur për më shumë qëllime. Për këtë ai është i njohur në Itali për atmosferën fantastike gjatë ndeshjeve, falë afërsisë së ulëseve me fushën. Përdorimi i shpeshtë i fishekzjarrëve nga ana e tifozëve i kontribuon atmosferës por në praktikë herë pas here ka shkaktuar probleme.
Më 19 dhjetor 2005, zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, se klubi seriozisht po punon drejtë një zhvendosjeje. Ai tha se stadiumi i ri i Milanit do të bazohet në Veltins-Arena dhe do t’i ndjekë standardet e stadiumeve të futbollit në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Spanjë. Në krahasim me stadiumet tjera në Itali, stadiumi i ti i Milanit me shumë gjasa do të përdoret vetëm për ndeshje futbolli, pa mos pasur pistë atletikë. Të drejtat e emërtimit të stadiumit me shumë gjasa do t’i shiten sponsorit, ngjashëm me stadiumin e Arsenalit, Emirates Stadium. Mbetet vetëm për t’u parë nëse plani do vazhdojë apo kjo është vetëm një taktikë për t’i detyruar pronarët (e Comune di Milano) t’ia shesin stadiumin Milanit për një çmim nominal në mënyrë për të vazhduar investime më të gjëra. Mundësia që Internazionale të zbrazë San Siron mund që ta ndikojë procedurën.
Mbështetësit dhe rivalitetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Milani është një nga skuadrat e futbollit më të mbështetura në Italia, sipas një hulumtimi të kryer nga gazeta italiane, La Repubblica. Historikisht Milani është mbështetur nga klasa punëtore e qytetit dhe nga Sindikalistët, një pjesë e të cilëve ishin emigrantë nga Italia Jugore. Nga ana tjetër, rivalët e Internazionales mbështeteshin nga më të pasurit dhe klasa e mesme milaneze. Një nga ultarsit më të vjetër në futbollin italian, Fossa dei Leoni, origjinën e kanë në Milano. Aktualisht, grupi kryesor i ultrasve në bazën mbështetëse është Brigate Rossonere. Politikisht, ultrasit i Milanit asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë preferencë të veçantë, por media tradicionalisht i ka lidhur ata me krahun e majtë, deri kohët e fundit, kur presidenca e Berlusconit disi e ka ndryshuar atë pikëpamje.
Sipas një studimi të vitit 2010, Milani është skuadra italiane më e mbështetur në Evropë dhe e shtata në përgjithësi, me mbi 18.4 milionë tifozë. Milani zë vendin e nëntë në ndjekjen mesatare të skuadrave Evropiane të futbollit pas Barcelonës, Borussia Dortmundit, Manchester Unitedit, Realit të Madridit, Bayern Mynhenit, Schalkes, Arsenal, and Hamburgut.
Tifozët Genoas e konsiderojnë Milanin një rival të urryer, kur një tifoz i Genoas, Vincenzo Spagnolo, u shpua me thikë nga një tifoz i Milanit që rezultoi në vdekje e tij në janar të vitit 1995. Megjithatë, rivali kryesor i Milanit mbetet me klubin fqinj, Internazionale; të dy klubet takohen në të shumë priturën Derby della Madonnina dy herë në një sezon të Seria A. Emri i derbit i referohet të Bekuarës Virgjëreshë Marisë, statuaja e së cilës qëndron në majë të Katedrales së Milanos është një nga atraksionet kryesore të qytetit. Ndeshja zakonisht krijon një atmosferë të gjallë, ku një numër të madh flamujsh (shpesh herë humoristik ose ofendues) shpalosen para fillimit të ndeshjes. Fishekzjarrët zakonisht paraqesin dhe kontribuojnë për spektakël edhe pse herë pas here kanë çuar në probleme, duke përfshirë këtu edhe ndeshjen e çerek finales së UEFA Champions League 2004–05 në mes Milanit dhe Interit më 12 prill 2005, kur një fishekzjarr i hedhur nga një tifoz në turmën e Interit goditi portierin e Milanit Dida mbi supe.
Lojtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 31 korrik 2024[4]
|
|
Të huazuar jashtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
|
Skuadra e të rinjve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: A.C. Milan Primavera
Lojtarë të shquar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Për listën e çdo lojtari të Milanit me 100 ose më shumë paraqitje, shiko Lista e lojtarëve AC Milan.
- Për listën e çdo lojtari të Milanit i cili është emërtuar për kombëtaren italiane të futbollit, shiko AC Milan dhe ekipi kombëtar italian i futbollit.
Numrat e pensionuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Numrat e pensionuar në shoqatën e futbollit
3* | Paolo Maldini | Italia | Qendër mbrojtës / Mbrojtës i majtë | 25 janar 1985 | 31 maj 2009 |
6 | Franco Baresi | Italia | Qendër mbrojtës | 23 prill 1978 | 01 qershor 1997 |
* Mund të rikthehet për njërin nga dy djemtë e tij, nëse njëri nga ata të dy do të luante profesionalisht për skuadrën.
Stafi teknik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozicioni | Emri |
---|---|
Trajneri kryesor | Marco Giampaolo |
Asistent trajneri | Francesco Conti |
Asistent teknik | Fabio Micarelli |
Asistent teknik | Salvatore Foti |
Asistent teknik | Samuele Melotto |
Asistent teknik | Daniele Bonera |
Trajneri i fitnesit | Stefano Rapetti |
Trajneri i fitnesit | Luca Monguzzi |
Trajneri i fitnesit | Andrea Primitivi |
Trajneri i portierëve | Luigi Turci |
Presidentët dhe menaxherët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia Presidenciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Milani ka pasur shumë presidentë gjatë historisë së tij, disa prej të cilëve kanë qenë pronarë të skuadrës ndërsa disa të tjerë kanë qenë vetëm si presidentë nderi. Këtu është lista e plotë e tyre.
|
|
|
Historia menaxheriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e menaxherëve të A.C. Milan
Më poshtë është paraqitur lista e trajnerëve të Milant prej vitit 1900 deri në ditët e sotme.
|
|
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Milani është një ndër klubet më të suksesshme në Itali, duke fituar gjithsej 30 tituj brënda Italisë. Klubi ka të drejtën të vendos një yll në fanellë pasi si njohje e faktit që ka fituar të paktën dhjetë Scudetto. Përveç kësaj, klubi ka të drejtën të shfaq simbolin e "fituesit të shumfishtë" pasi ka fituar më shumë se pesë Kupa Evropiane.[16]
Topi | Kompeticioni | Tituj | Sezonet |
---|---|---|---|
Vendor | Serie A | 18 | 1901, 1906, 1907, 1950–51, 1954–55, 1956–57, 1958–59, 1961–62, 1967–68, 1978–79, 1987–88, 1991–92, 1992–93, 1993–94, 1995–96, 1998–99, 2003–04, 2010–11 |
Serie B | 2 | 1980–81, 1982–83 | |
Coppa Italia | 5 | 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1976–77, 2002–03 | |
Supercoppa Italiana | 7 | 1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016 | |
Kontinental | UEFA Liga e Kampioneve | 7 | 1962–63, 1968–69, 1988–89, 1989–90, 1993–94, 2002–03, 2006–07 |
Kupa UEFA e Fituesve të Kupës | 2 | 1967–68, 1972–73 | |
UEFA Super Kupa | 5s | 1989, 1990, 1994, 2003, 2007 | |
Mitropa Kupa | 1 | 1982 | |
Latina Kupa | 2 | 1951, 1956 | |
Botëror | Kupa Ndërkontinentale | 3s | 1969, 1989, 1990 |
FIFA Kupa e Botës për Klube | 1 | 2007 |
- rekord
- s rekord i ndarë
Statistikat dhe rekordet e skuadrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e statistikave dhe rekordeve të A.C. Milan
- Paolo Maldini mban të dy rekordet për paraqitjet në Serie A dhe krejt paraqitjet tjera për Milanin, me 902 ndeshje zyrtare të luajtura gjithsej dhe 647 në Serie A (deri më 31 maj 2009, duke mos i përfshirë ndeshjet playoff), ku ky i fundit mban edhe rekordin në Serie A.
- Sulmuesi seudez, Gunnar Nordahl shënoi 38 gola në sezonin 1950-51, 35 nga të cilët ishin në Serie A, duke vendosur rekord në futbollin italian dhe në skuadër. Ai vazhdoi të bëhet edhe gola shënuesi më i mirë i Milanit për të gjitha kohërat, duke shënuar 221 gola për skuadrën në 268 ndeshje. Ai ndiqet nga Andriy Shevchenko në vendin e dytë me 175 gola të shënuar në 322 ndeshje të luajtura, dhe Gianni Rivera në vendin e tretë, i cili ka shënuar 164 gola në 675 ndeshje. Rivera gjithashtu është edhe lojtari më i ri i Milanit që ka shënuar gol, duke bërë kështu kundër Juventusit kur ai ishte vetëm 17 vjeçar.
- Takticienti legjendar, Nereo Rocco, përkrahësi i parë i catenaccios në vend, ka qenë trajneri që i ka shërbyer Milanit më gjatë, i ulur në stol për mbi 9 vite (në dy diktona) në vitet e 60-ta dhe fillimin e viteve 70-ta, duke e fituar titullin e parë të klubit në Kupën Evropiane. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili e bleu klubin në vitin 1986, është presidenti që i ka shërbyer Milanit më gjatë (23 vite, për shkak të një vakanti dy vjeçar në mes të viteve 2004-2006), si dhe presidenti më i suksesshëm i ndonjë ekipi në të gjithë botën.
- Ndeshja e parë zyrtare në të cilën Milani mori pjesë në Kampionati i Tretë Federal i Futbollit, paraardhësit e Serie A, duke humbur 3-0 ndaj Torineses. Fitorja më e madhe e shënuar ndonjëherë nga Milani është ajo 13-0 kundrejt Audax Modena, në një ndeshje të ligës në sezonin 1914-15. Humba e tyre më e rëndë është regjistruar në ligë në sezonin 1922-93, duke humbur 8-0 ndaj Bolognas.
- Skuadra mban edhe rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje brenda një sezoni, gjatë sezonit 1991-92. Në total, ajo periudhë zgjati për 58 ndeshje, duke filluar me një 0-0 kundrejt Parmas më 26 maj 1991 dhe rastësisht përfundon me një humbje 1-0 në shtëpi kundrejt Parmas dhe është periudha më i gjatë e tretë pa humbje në kompeticionet më të larta Evropiane. Ajo vjen pas rekordit të Steaua Bucureşti me 104 ndeshje pa humbje dhe Celticut me 68 ndeshje pa humbje.
- Së bashku me Boca Juniros, Milani ka fituar më shumë tituj se çdo ekip tjetër në botë të njohura nga FIFA.
- Shitja e Kakás Realit të Madridit në vitin 2009, theu rekordin botëror të transferimeve në futboll i mbajtur nga Zinedine Zidane, që i kushtoi skuadrës spanjole plot 56.000.000 £. Megjithatë, rekordi zgjati më pak se një muaj, të cilin e theu blerja e Cristiano Ronaldos që kushtoi plot 80.000.000 £. Ky rekord, megjithatë, është përsa u përket normave nominale të sterlinës britanike, nuk përshtatet me inflacionin apo vlerën reale të Euros (€), monedha e cila përdoret në Itali dhe Spanjë.
A.C. Milan si kompani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Rezultati | Qarkullimi |
---|---|---|
2006[17] | +2,5 | 293,1 |
2007[18] | -31,7 | 275,4 |
2008[19] | -66,8 | 237,9 |
2009[20] | -9,8 | 327,6 |
2010[21] | -69,8 | 253,2 |
2011[22] | -67,3 | 266,8 |
Milani është degë e Grupit Fininvest në që nga viti 1986. Zyra e presidentit të skuadrës ka qenë vakante prej 8 maj 2008, sipas një ligji të ri italian që ndalonte kryeministrin e vendit Silvio Berlusconi, të ketë role tjera menaxhimi në kompani private apo skuadra. Zëvendës presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë është Adriano Galliani.
Sipas The Football Money League e publikuar nga Deloitte, në sezonin 2005-06, Milan sipas fitimit ishte skuadra e pestë në botë me një vlerësim të të hyrave prej 233.700.000 €. Skuadra renditet e gjashta skuadër futbollistike më e pasur në botë sipas magazinës Forbes sa i përket vitit 2011, dukë e bërë atë skuadrën më të pasur italiane.
Aktualisht Fly Emirates është sponsori kryesor i Milanit në fanellat e tyre duke filluar nga sezoni 2010-11 dhe duke zgjatur për 5 vjet, pas 4 vitesh me kompaninë Austriake, bwin.com si sponsor.
Më herët, prodhuesi gjerman i makinave Opel kishte sponsorizuar Milanin për 12 sezone. Për shumicën e tyre, Opel shfaqej në pjesën e përparme të fanellës, por në sezonet 2003-04 dhe 2005-2006 respektivisht, Meriva dhe Zafira (dy makina nga seritë e tyre) shfaqeshin.
Fanellat aktualisht furnizohen nga prodhuesi gjerman sportiv, Adidas, marrëveshja e të cilin mbaron në fund të sezonit 2017-18. Marrëveshja e bën Adidasin prodhuesin zyrtar të të gjitha mjeteve, pajisjet e trajnimit dhe veshjet kopje. Para Adidasit, kompania sportive italiane Lotto prodhonte veshjet sportive të Milanit.
Më 14 janar 2008, Milani dhe Adidasi rinovuan kontratën e sponsorimit deri më 30 qershor 2018. Sipas kontratës së re, Adidasi do të jetë përgjegjës në tre zona të veçanta të sponsorizimit; sponsporizimin e fanellave, komercializimin dhe shpërndarjen e të të gjitha produkteve jo të në lidhje me futbollin të Milanit.
AC Milan Spa. ka bërë një humbje totale vitet e fundit, e cila ishte njëra nga më të mëdhatë në mesin e skuadrave italiane, nga të cilat: viti 2005, humbje neto prej €4.582.000€; viti 2006, të ardhura neto prej 2.477.791€ (kontribuar nga shitja e Shevchenkos); viti 2007, humbje neto prej 31.978.699€; viti 2008, humbje neto 76.990.913€; viti 2009, humbje neto prej €18.948.018€ (kontribuar nga shitja e Kakás); dhe më së fundmi humbje neto prej 64.803.893€.
AC Milan kishte ri-kapitalizim prej 25 milion € në vitin financiar 2007; 50.000.000€ në vitin 2008; një kredi prej 2.340.000€ nga Fininvest u konvertua në aksione të kapitalit në vitin 2009 dhe 45.068.018€ në vitin 2010 (20.894.000€ të rritjes kapitale u konvertua nga kredia aksionare). Megjithatë, grupi ka pasur kapital negativ në fund të çdo viti fiskal që nga viti 2006. Bilanci në vitin 2006 ka qenë 40.768.000€, në vitin 2007 ka qenë 47.483.000€, në vitin 2008 ka qenë 64.482.000€, në vitin ka qenë 2009 71.978.000€ dhe në vitin 2010 ka qenë 96.693.000€
Prodhuesi i fanellave dhe sponsorët në fanella
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha | Prodhuesi i fanellave | Sponsori në fanella |
---|---|---|
1981–82 | Linea Milan | Pooh Jeans |
1982–83 | NR | Hitachi |
1983–84 | Cuore | |
1984–85 | Rolly Go | Oscar Mondadori |
1985–86 | Gianni Rivera | Fotorex U-Bix |
1986–87 | Kappa | |
1987–90 | Mediolanum | |
1990–92 | Adidas | |
1992–93 | Motta | |
1993–94 | Lotto | |
1994–98 | Opel | |
1998–06 | Adidas | |
2006–10 | Bwin | |
2010–18 | Fly Emirates | |
2018– | Puma[23][24] |
Superleague Formula
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: A.C. Milan (Superleague Formula team)
Milani ka skuadrën e saj në të garat e reja me makina Superleague Formula ku skuadrat sponsorizohen nga skuadrat e futbollit. Piloti Robert Doornbos, i cili më herë ka vozitur për Minardin dhe Red Bull Racing në Kampionati Botëror të Formula Një, voziti për Milanin në vitin 2008. Doornbos fitoi garën e tij të parë për skuadrën në Nürburgring, Gjermani. Giorgio Pantano vozit për Milanin në sezonin 2009 dhe ai gjithashtu ka fituar gara për skuadrën.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tema në lidhje me skuadrën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacione Historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e kampionëve italian në futboll
- Lista e kampionëve botërorë
- Lista e skuadra italiane fituese të kompeticionit
- Finalet e UEFA Champions League
- Lista e skuadrave fituese të kompeticioneve të UEFA-së
- Lista e skuadrave fituese në kompeticionet konfederale dhe inter-konfederale
Të dhëna dhe mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Të dhënat e kompeticonve të futbollit italian
- Të dhënat dhe statistikat e Kupës së Evropës dhe Champions League
- Të dhënat e kompeticioneve me skuadra të UEFA-së
- IFFHS Skuadrat më të Mira Evropiane të shekullit XX
Renditjet ekonomike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e Deloittes e skuadra me më shumë të ardhura në botë
- Lista e Frobes mbi skuadrat më të pasura të futbollit në botë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ name="history">"History". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2010. Marrë më 24 shtator 2013.
- ^ name="founding">Neil Heath (17 dhjetor 2009). "AC Milan's Nottingham-born hero" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 tetor 2010.
- ^ https://www.tuttosport.com/amp/24282109
- ^ "Men's First Team". acmilan.com (në anglisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 4 korrik 2023.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturacaptaincy
- ^ "Bentornato Gabriele" [Welcome back Gabriele]. olbiacalcio.com (në italisht). Olbia Calcio 1905. 16 korrik 2022. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2022. Marrë më 18 korrik 2022.
- ^ "Official statement: Mattia Caldara". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 17 korrik 2022. Marrë më 18 korrik 2022.
- ^ "Official statement: Marco Brescianini". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 7 gusht 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
- ^ "Official statement: Daniel Maldini". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 29 korrik 2022. Marrë më 22 gusht 2022.
- ^ "Estrela da Amadora anuncia Luan Capanni como 13.º reforço para 2022/23" [Estrela da Amadora announces Luan Capanni as 13th reinforcement for 2022/23]. record.pt (në portugalisht). 20 korrik 2022. Marrë më 23 korrik 2022.
- ^ "Official statement: Lorenzo Colombo". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 7 korrik 2022. Marrë më 16 korrik 2022.
- ^ "Il talento di Marco Nasti in rossoblù" [Marco Nasti's talents in red-and-blue]. ilcosenza.it (në italisht). Cosenza Calcio. 16 korrik 2022. Marrë më 16 korrik 2022.
- ^ "Emil Roback skifter til FC Nordsjælland" [Emil Roback moves to FC Nordsjælland]. fcn.dk (në danisht). Football Club Nordsjælland. 31 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2022. Marrë më 1 shtator 2022.
- ^ "Giampaolo appointed as AC Milan new coach". acmilan.com (në anglisht). Associazione Calcio Milan. 19 qershor 2019. Marrë më 24 qershor 2019.
- ^ Trovato, Salvatore (20 qershor 2019). "Milan, i fedelissimi di Giampaolo: ecco il suo staff" [Milan, Giampaolo's loyal followers: here's his staff]. milannews.it (në italisht). Marrë më 24 qershor 2019.
- ^ "Top 5 UEFA's Badge of Honour Winners" [Pesë fituesit e Simbolit të Nderit të UEFA-s] (në anglisht). About.com. 25 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2006. Marrë më 14 prill 2020.
- ^ acmilan.com (27 prill 2007). "BILANCIO IN ATTIVO" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ acmilan.com (24 prill 2008). "Il Milan approva il bilancio 2007" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ acmilan.com (26 prill 2009). "Bilancio 2008 approvato" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ ansa.it (23 prill 2009). "Milan: bilancio 2009 perdita 9,8 milioni" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ acmilan.com (20 prill 2011). "IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2010" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ acmilan.com (20 prill 2012). "IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2011" (në italisht). Marrë më 1 korrik 2012.
- ^ A.C. Milan (12 shkurt 2018). "PUMA AND AC MILAN ANNOUNCE LONG-TERM PARTNERSHIP" (in en). Press release. https://www.acmilan.com/en/news/sponsor/2018-02-12/puma-and-ac-milan-announce-long-term-partnership. Retrieved 26 prill 2018.
- ^ "AC Milan sign deal with PUMA". ESPN FC (në anglisht). 12 shkurt 2018. Marrë më 26 prill 2018.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to A.C. Milan. |
- Uebfaqja zyrtare Stampa:En icon (Spanjisht) (arabisht)
- A.C. Milan Arkivuar 24 qershor 2018 tek Wayback Machine tek Serie A Stampa:En icon
- A.C. Milan tek UEFA
- A.C. Milan Arkivuar 22 shkurt 2017 tek Wayback Machine tek FIFA