Shqiptarët në Kosovë
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
mbi 3,000,000 | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Turqia | 1,000,000 - 2,000,000 |
Gjermania | 300,000 |
Zvicra | 200,000 |
Gjuhët | |
Shqipja | |
Fetë | |
Islami Krishterimi |
Shqiptarët e Kosovës, janë grupi më i madh etnik në Kosovë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Kosovë banojnë 1,616,869 shqiptarë, ose rreth 93% e popullsisë së Kosovës.[1] Mërgues shqiptarë nga Kosova jetojnë në numër të madh në Evropën perëndimore (posaçërisht në Zvicër dhe Gjermani) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Kultura në Kosovë |
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë të lidhur ngusht në aspektin kulturor. Traditat dhe zakonet ndyshojnë nga vendi në vend brenda Kosovës. Shqiptarët e Kosovës flasin dialektin gegë të shqipes, ndërsa gjuha e institucioneve shtetërore, arsimit, librave dhe medias është shqipja standarde.
Arsimi është i mudësuar në të gjithë nivelet: fillor, i mesëm dhe i lartë. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" është universiteti publik dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani" është biblioteka kryesore dhe më e madhe në Kosovë, e vendosur në Prishtinë.
Institucionet më të rëndësishme të kulturës në Kosovë janë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Galeria e Arteve e Kosovës, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" dhe Kosovafilmi. Ndërsa institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore janë: Muzeu i Kosovës, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve.
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për më shumë informacione shikoni artikullin Feja në Kosovë |
Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë, kryesisht synitë. Një pakicë e shqiptarëve janë katolikë të ritit romak.
Shqipëtar të famshëm në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para 1950
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjergj Pelini (-1463), Prift katolik dhe pjesmarrës në Lidhjen e Lezhës.
- Andrea Bogdani (rreth 1600-1683), Katolik dhe Kryepeshkop i Shkupit.
- Pjetër Bogdani, (1630–1689), katoli, Kryepeshkop i Shkupit dhe autor i Cuneus Prophetarum vepër e rëndesishmë në letërsinë shqiptare
- Toma Raspasani, (1648-17??), murg.
- Isa Boletini (1864–1916), lider i lëvizjeve shqiptare kundër osmane.
- Bajram Curri (1862–1925), ministër i mbrojtjes në Shqipëri dhe pjestar i Komiteti i Mbrojtes Kombetare e Kosoves.
- Nexhip Draga (1867–1920), deputet osman she më vonë and në parlamentin Jugosllav.
- Azem Galica (1889–1924), kryengritës anti jugosllav.
- Shote Galica (1895–1927), kryengritëss anti-jugosllave, bashkëshortja e Azem Galicës.
- Shtjefën Gjeçovi, (1873–1929), prift katolik, folklorist dhe etnolog.
- Pjetër Mazreku, prelat katolik, Kryepeshkp i Bar and Peshkop of Prizren.
- Kadri Bistrica, Ushtarake shqiptare.
- Shaban Polluzha, lider anti-komunist.
- Hasan Prishtina (1873–1933) (1873–1933) lindur në Vushtri, ish-kryeministër shqiptar, organizator i lëvizjeve kundër osmane të vendosura në Kosovë.
- Ymer Prizreni (1820–1887), lider i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
- Sulejman Vokshi (1815–1890), lider i degës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
- Idriz Seferi (1847-1927) lider i lëvizjeve shqiptare kundër osmane dhe komandant i Lëvizjes së armatosur kryengritës shqiptar nga Karadaku i Shkupit për pavarësi shqiptare 1908-1913.
- Mulla Idriz Gjilani (1901-1949) nga Velekinca e Gjilanit ishte kamandant kryengritës i krahut lindor të Lidhja e Dytë e Prizrenit për mbrojtjen Shqipëria etnike
Të tanishëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nexhmije Pagarusha, lindur më 7 maj 1933, këngëtare dhe aktore.
- Ibrahim Rugova ish President i Kosovës dhe kryetar i LDK-së organizator i lëvizjeve paqsore,idealist i madh 1990 - 1999 (vdiq nga kanceri në mushkëri më 21 janar 2006).
- Adem Jashari, (1955–1998), lindur në Drenicë, komandant i UÇK-së , i vrarë më 1999 Lufta e Kosovës.
- Adem Kastrati, (1933-2000), i lindur në Karaçevë të Kamenicës, piktor i vetëm në botë i cili ka pikturuar me ngjyra të dheut, vdiq në Shkup me 24 shtator të vitit 2000.
- Veton Surroi ish publicist i Koha Ditore, ish lider i ORAs.
- Nexhat Daci Ph.D. në Kimi, profesor universiteti, dhe kryeparlamentar i Kuvendit Kosovar. Ish pjestar iLDK-së , tani është lider iLidhja Demokratike e Dardanisë.
- (Zahir Pajaziti),lindi 1962 ne llap dhe vdiq me 31 janar 1997 ne Pestove ka qen komandant legjendar dhe heroik i UÇK-së i paharruar
- Agim Çeku ish kolonel i ushtrisë kroate, ish komandant i UÇK-së dhe më vonë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ish kryeministër kosovar.
- Rifat Kukaj (25 tetor 1938 – 11 shtator 2005) shkrimtar i suskeshëm në letërsinë për fëmijë. Lindur në Drenicë.
- Zejnullah Halili (1945-2004) shkrimtar i letërsisë për fëmijë. Lindur në Kokaj të Karadakut të Gjilanit
- Anton Çetta lindur në Gjakovë, patriot, folklorist, akademik, profesor universiteti. Krijues i "Komiteti per pajtimin e gjaqeve ne Kosovë" dhe shumë i suskesshëm në këtë punë.
- Albin Kurti lider i Vetëvendosje!.
- Xhevad Prekazi futbollist.
- Shefki Kuqi futbollist.
- Valbona Gusija, lindur më 1968 në Prishtinë.
- Marigona Dragusha, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, shoqëruesja e dytë.
- Zana Krasniqi, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, top 10.
- Afërdita Dreshaj këngëtare, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, top 16.
- Benet Kaci lindur më 4 gusht 1978.
- Rita Ora këngëtare
- Dua Lipa këngëtare
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqipëria etnike
- Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë
- Mërgata shqiptare
- Shqiptarët në Zvicër
- Shqiptarët në Gjermani
- Ilirët
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Popullsia sipas gjinisë etnicitetit dhe vendbanimit Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine – ask.rks-gov.net