Topi i Artë
Ballon d'Or | |
---|---|
Prezantuar nga | France Football |
Çmimi i parë | 18 dhjetor 1956 |
Fituesi në fuqi | Rodri (çmimi i 1rë) |
Më shumë çmime | Lionel Messi (8 çmime) |
Më shumë nominime | Cristiano Ronaldo (18 nominime) |
Uebfaqja | francefootball.fr |
E lidhur me | Additional awards |
Topi i Artë, ose Ballon d'Or, i njohur edhe si çmimi Futbollisti Evropian i Vitit, është një çmim vjetor futbolli.[1] Çmimi i jepet lojtarit i cili konsiderohet të ketë bërë performancën më të mirë deri në fund të vitit sipas kalendarit. Çmimi u konceptua nga kryredaktori i revistës France Football – Gabriel Hanot, i cili kërkoi nga kolegët e tij për të votuar për lojtar të vitit në Evropë në vitin 1956. Fituesi i parë ishte Stanley Matthews i Blackpool.[2] Në vitin 1995, të gjithë lojtarët profesionist tē çdo origjine u bënë të disponueshëm për të fituar çmimin. Çmimi u bë global në vitin 2007, duke kualifikuar të gjithë lojtarët profesionist në çdo klub të botës; përveç kësaj, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare fituan të drejtën e votimit për të zgjedhur fituesin. Kjo praktikë u ndal në vitin 2016.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topi i Artë konsiderohet si çmimi më prestigjoz dhe i rëndësishëm personal në futbolli.[3][4] Para vitit 2007, vetëm gazetarët kishin të drejtën e votimit dhe çmimin njihej me emrin Futbollisti Evropian i Vitit në anglisht dhe median ndërkombëtare.[5] Edhe pas vitit 2007, çmimi vazhdoi të identifikohej me të njëjtin emër për shkak të origjinës si një çmim evropian, deri sa u bashkua me çmimim FIFA Lojtari Botëror i Vitit për t'u bërë çmim botëror. Anglezi Stanley Matthews ishte fituesi i parë i çmimit.[6] George Weah nga Liberia është fituesi i vetëm afrikan i çmimit, duke u shpallur fitues në vitin 1995. Në atë vit, rregullat e pranueshmërisë u ndryshuan dhe Topi i Artë u zgjerua për të përfshirë të gjithë lojtarët e çdo origjine, aktivë në klubet evropiane. Dy vite më pas, Ronaldo i Brazilit u bë lojtari i parë amerikano-jugor që fitoi çmimin;[7] ai ende mban rekordin si lojtari më i ri që fiton këtë çmim në moshën 21 vjeç dhe 96 ditë. Çmimi u bë global në vitin 2007 kur të gjithë futbollistët profesionist nga çdo klub në botë u kualifikuan për të fituar çmimin; gjithashtu, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare fituan të drejtën për të votuar. Në vitin 2016, kjo metodë ndaloi dhe vetëm gazetarët kishin të drejtën e votimit.[8]
Lionel Messi mban rekordin për numrin e fitoreve, me tetë,[9][10] kurse pesë herë fituesi Cristiano Ronaldo mban rekordin për më shumë nominime, me 18.[11] Messi është lojtari i vetëm që e ka fituar çmimin me tre klube të ndryshme, i vetmi lojtar që e ka fituar me një klub jashtë Evrope si dhe lojtari me më shumë podiume, me 14. Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten e kanë fituar këtë çmim ngs tre herë. Me shtatë çmime secili, lojtarët holandezë, gjermanë, portugeze dhe francezë renditen të dytët për numrin e çmimeve të fituara, kurse argjentinasit të parët me tetë. Lojtarët nga Gjermania (1972, 1981) dhe Holanda (1988) zunë tre vendet e para në një vit të vetëm. Klubet gjermane (1972) dhe italiane (1988–1990) arritën të njëjtën arritje, duke përfshirë dy vite individuale të dominuara nga lojtarët e Milanit (1988, 1989), një rekord unik derisa klubet spanjolle përjetuan një dominim të paparë (2009–2012, 2015, 2016) dhe Barcelona (2010) u bë klubi i dytë që zë top-treshen. Topi i Artë ka treguar ndër vite një favorizim të lojtarëve sulmues, dhe, me kalimin e kohës, ka shkuar në një grup kampionatesh dhe klubesh më ekskluzive. Para vitit 1995, dhjetë kampionate prodhuab fitues të Topit të Artë, ndërsa vetëm Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara kanë që prodhues fitues që atëherë. La Liga e Spanjës ka më së shumë fitues të Topit të Artë gjithsej, me 24 fitore të ndara midis Barcelonës dhe Real Madridit; me dymbëdhjetë fitore secila, dy klubet spanjolle kryesojnë gjithashtu renditjen e përgjithshme të klubeve për prodhimin e më shumë fituesve.[12][13]
Nga viti 2010 e deri në 2015, çmimi u bashkua me një të ngjashëm, me çmimjn FIFA Lojtari Botëror i Vitit, për të krijuar FIFA Topin e Artë,[14] i cili do t'i jepej lojtarit më të mirë në botë përpara se FIFA-s dhe France Football vendosën të mos vazhdonin bashkpunimin e tyre. Fituesit e FIFA Topit të Artë gjatë kësaj periudhe konsiderohen fitues nga të dy organizatat. Pas vitit 2011, UEFA krijoi Çmimin UEFA Lojtari më i mirë në Evropë për të ruajtur traditën e Topit të Artë origjinal të nderimit në mënyrë specifike të një futbollisti nga Evropa. Në vitin 2020, Groupe Amaury, e cila është pronar e France Football, vendosi që asnjë çmim nuk do të jepej për vitin për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në futboll.[15] Opinioni i përhapur publik ishte se Topi i Artë i vitit 2020 duhej t'i jepej Robert Lewandowskit.[16][17]
France Football ndryshoi rregullat për Topin e Artë në vitin 2022. Ata ndryshuan kohën në mënyrë që çmimet të mos jepeshin për arritjet gjatë një viti kalendarik, por për një sezon futbolli.[18] U vendos gjithashtu që një juri ndërkombëtare gazetarësh të specializuar, me një përfaqësues për çdo vend, nga 100 më të mirët në renditjen më të fundit botërore të FIFA-s, do të përcaktonte fituesin e çmimit; votimi kishte qenë më parë i hapur për të gjitha vendet që nga viti 2007. UEFA bashkëorganizon galan e Topit të Artë që nga viti 2024, me France Football që mban sistemin e votimit dhe emrin e Topit të Artë.[19]
Kriteret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topi i Artë bazohet në tre kritere kryesore:[20]
- 1) Performanca individuale, të qënit vendimtar dhe karakteri mbreslënës;
- 2) Performanca e ekipit dhe arritjet;
- 3) Klasi dhe fair play.
Megjithatë, kritikët e kanë përshkruar herë pas here çmimin si një "garë popullariteti",[21][22] duke kritikuar procesin e votimit,[23] favorizimin e sulmuesve,[24] si dhe idenë e veçimit sistematik të një individi në një sport ekipor.[25]
Fituesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lojtari (X) | Shënon numrin e fitoreve të çmimit për atë lojtar për atë kohë (në rast të lojtarëve me fitore të shumta) |
- Shënime
- ^ Di Stéfano lindi në Argjentinë por mori pasaportën spanjolle në vitin 1956, duke u bërë i disponueshëm për këtë çmim.
- ^ Kopa was signed by Real Madrid from Reims during 1956.
- ^ Kopa u transferua te Reims nga Real Madridi gjatë vitit 1959.
- ^ Sívori lindi në Argjentinë por mori pasaportën spanjolle në vitin 1961, duke u bërë i disponueshëm për këtë çmim.
- ^ Suárez u transferua te Interi nga Barcelona gjatë vitit 1961.
- ^ Cruyff u transferua te Barcelona ngs Ajaxi gjatë vitit 1973.
- ^ Keegan u transferua te Hamburger SV nga Liverpooli gjatë vitit 1977..
- ^ Krankl u transferua te Barcelona nga Rapid Wien gjatë vitit 1978.
- ^ Schuster u transferua te Barcelona nga 1. FC Köln gjatë vitit 1980.
- ^ Boniek u transferua te Juventusi nga Widzew Łódź gjatë vitit 1982.
- ^ Simonsen u transferua te Vejle nga Charlton Athletic gjatë vitit 1983.
- ^ Elkjær u transferua te Hellas Verona nga Lokeren gjatë vitit 1984.
- ^ Lineker u transferua te Barcelona nga Evertoni gjatë vitit 1986.
- ^ Gullit u transferua te Milani nga PSV Eindhoven gjatë vitit 1987.
- ^ Futre u transferua te Atlético Madrid nga Porto gjatë vitit 1987.
- ^ Rijkaard u transferua te Milani nga Real Zaragoza gjatë vitit 1988.
- ^ Bergkamp u transferua te Interi nga Ajaxi gjatë vitit 1993.
- ^ Weah u transferua te Milani nga Paris Saint-Germain gjatë vitit 1995.
- ^ Klinsmann u transferua te Bayern München nga Tottenham Hotspur gjatë vitit 1995.
- ^ Ronaldo u transferua te Barcelona nga PSV Eindhoven gjatë vitit 1996.
- ^ Shearer u transferua te Newcastle United nga Blackburn Rovers gjatë vitit 1996.
- ^ Ronaldo u transferua te Interi nga Barcelona gjatë vitit 1997.
- ^ Shevchenko u transferua te Milani nga Dynamo Kyiv gjatë vitit 1999.
- ^ Figo u transferua te Real Madridi nga Barcelona gjatë vitit 2000.
- ^ Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Interi gjatë vitit 2002.
- ^ Deco u transferua te Barcelona nga Porto gjatë vitit 2004.
- ^ Cannavaro u transferua te Real Madridi nga Juventusi gjatë vitit 2006.
- ^ Cristiano Ronaldo u transferua te Real Madridi nga Manchester United gjatë vitit 2009.
- ^ Neymar u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona gjatë vitit 2017.
- ^ Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi nga Real Madridi gjatë vitit 2018.
- ^ Messi u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona gjatë vitit 2021.
- ^ Mané u transferua te Bayern München nga Liverpooli gjatë vitit 2022.
- ^ Messi u transferua te Inter Miami nga Paris Saint-Germain gjatë vitit 2023.
Lojtarët me më shumë çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fitoret sipas shtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti | Lojtarët | Fitore |
---|---|---|
Argjentina | 1 | 8 |
Franca | 5 | 7 |
Gjermania | 5 | 7 |
Holanda | 3 | 7 |
Portugalia | 3 | 7 |
Italia | 5 | 5 |
Brazili | 4 | 5 |
Anglia | 4 | 5 |
Spanja | 3 | 4 |
Bashkimi Sovjetik | 3 | 3 |
Bullgaria | 1 | 1 |
Kroacia | 1 | 1 |
Republika Çeke | 1 | 1 |
Çekosllovakia | 1 | 1 |
Danimarka | 1 | 1 |
Hungaria | 1 | 1 |
Liberia | 1 | 1 |
Irlanda Veriore | 1 | 1 |
Skocia | 1 | 1 |
Ukraina | 1 | 1 |
Fitoret sipas klubit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Lojtarët | Fitore |
---|---|---|
Real Madrid | 8 | 12 |
Barcelona | 6 | 12 |
Juventus | 6 | 8 |
Milan | 6 | 8 |
Bayern München | 3 | 5 |
Manchester United | 4 | 4 |
Dynamo Kyiv | 2 | 2 |
Internazionale | 2 | 2 |
Hamburger SV | 1 | 2 |
Ajax | 1 | 1 |
Benfica | 1 | 1 |
Blackpool | 1 | 1 |
Borussia Dortmund | 1 | 1 |
Borussia Mönchengladbach | 1 | 1 |
Dukla Prague | 1 | 1 |
Dynamo Moskva | 1 | 1 |
Ferencváros | 1 | 1 |
Inter Miami | 1 | 1 |
Liverpool | 1 | 1 |
Manchester City | 1 | 1 |
Marseille | 1 | 1 |
Paris Saint-Germain | 1 | 1 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Les lauréats du Ballon d'Or". France Football (në frëngjisht). ISSN 0015-9557. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2024. Marrë më 4 nëntor 2024.
- ^ "Ronaldo joins legendary list" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Marrë më 4 dhjetor 2008.
- ^ Paul Reidy (24 shkurt 2023). "Ballon d'Or, FIFA The Best awards: what's the difference between them?". Diario AS (në anglisht). ISSN 1888-6671. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2023. Marrë më 27 maj 2023.
- ^ a b "Coronavirus: Ballon d'Or cancelled for first time in award's history" (në anglisht). ESPN FC. 20 korrik 2020. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2023. Marrë më 17 prill 2024.
- ^ "Kaka named European Footballer of the Year". World Soccer (në anglisht). 2 dhjetor 2007. ISSN 0043-9037. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2020. Marrë më 18 mars 2020.
- ^ "Matthews wins first Golden Ball" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 28 maj 2024.
- ^ "The 1990s Ballon d'Or winners" (në anglisht). BBC Sport. 1 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 28 maj 2024.
- ^ Nick Miller (30 tetor 2023). "Ballon d'Or 2023 explained: Messi favourite, Ronaldo's dashed 'dream' and how it works". The Athletic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2024. Marrë më 24 prill 2024.
- ^ Peter McVitie (31 tetor 2023). "Who has won the most Ballons d'Or?" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2024. Marrë më 17 prill 2024.
- ^ Andreas Guerin (31 tetor 2023). "Ballon d'or : du plébiscite de 2009 au sacre de 2023, retour sur le grand huit de Lionel Messi back at Lionel Messi's roller coaster". Le Parisien (në frëngjisht). ISSN 0767-3558. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2023. Marrë më 26 prill 2024.
- ^ a b Sebastian Mikkelsen (30 tetor 2023). "All Ballon d'Or winners – Complete list" (në anglisht). Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2024. Marrë më 23 mars 2024.
- ^ Banerjee Ritabrata (6 korrik 2022). "Premier League, Bundesliga or LaLiga – Which league has produced most Ballon d'Or winners?" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2022. Marrë më 26 prill 2024.
- ^ Roberto Di Maggio; Rob Moore; Karel Stokkermans (16 nëntor 2022). "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or")" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2023. Marrë më 3 maj 2024.
- ^ "The FIFA Ballon d'Or is born" (në anglisht). FIFA. 5 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2012. Marrë më 4 dhjetor 2012.
- ^ a b Pascal Ferré (20 korrik 2020). "Il n'y aura pas de Ballon d'Or France Football en 2020". France Football (në frëngjisht). ISSN 0015-9557. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2020. Marrë më 29 prill 2024.
- ^ "Why Robert Lewandowski deserved this year's Best FIFA Men's Player award" (në anglisht). Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2021. Marrë më 23 maj 2021.
- ^ "PSG's Lionel Messi: Robert Lewandowski deserved to win 2020 Ballon d'Or award" (në anglisht). ESPN FC. 30 nëntor 2021. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2022. Marrë më 22 dhjetor 2022.
- ^ Chris Wright (30 tetor 2023). "Ranking every Ballon d'Or winner of the Champions League era" (në anglisht). ESPN FC. ISSN 1097-1998. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2024. Marrë më 16 maj 2024.
- ^ "Foot: Partenariat Amaury-UEFA pour co-organiser la cérémonie du Ballon d'Or". Le Figaro (në frëngjisht). 3 nëntor 2023. ISSN 1638-606X. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2023. Marrë më 26 prill 2024.
- ^ Yash Thakur (30 tetor 2024). "Who decides the Ballon d'Or winner? Criteria for football's prestigious award explained" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 nëntor 2024.
- ^ Joshua Thomas (31 tetor 2023). "Mourinho's Ballon d'Or belief proven right as Messi edges out Haaland in 'popularity contest'" (në anglisht). Optus Sport. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
- ^ Christopher J. Anderson; Luc Arrondel; André Blais; Jean-François Daoust; Jean-François Laslier; Karine Van der Straeten (2020). "Messi, Ronaldo, and the Politics of Celebrity Elections: Voting for the Best Soccer Player in the World". Perspectives on Politics (në anglisht). 18 (1): 91–110. doi:10.1017/S1537592719002391. ISSN 1541-0986.
- ^ "Lahm criticises Ballon d'Or process". Marca (në anglisht). 14 janar 2016. ISSN 2340-0595. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
- ^ Gianni Verschueren (19 janar 2015). "Cristiano Ronaldo Ballon D'Or Win Labelled 'Absurd' by Johan Cruyff" (në anglisht). Bleacher Report. Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
- ^ Daniel Tiluk (12 janar 2016). "Weekly Why: FIFA's Ballon d'Or and the Absurdity of Glorifying Individual Awards". Bleacher Report (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 nëntor 2023. Marrë më 1 nëntor 2023.
- ^ "Palmarès du Ballon d'Or". L'Equipe (në frëngjisht). 29 tetor 2024. ISSN 0153-1069. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2024. Marrë më 31 tetor 2024.