Jump to content

Dylbere Bylykbashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ylbere Bylykbashi)

Dylbere Bylykbashi (Nepravishtë, 1929 - Junik, 20 tetor 1944) ka qenë veprimtare e Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë rezistencës shqiptare.

Pas dy viteve në Institutin Femnor, doli partizane në çetën Plakë pa mbushur 14 vjeç dhe u inkuadrua në Brigadën e III-të Sulmuese. Vdiq në luftime me gjermanët në kodrat e Junikut,[1] iu dha titulli "Heroinë e Popullit" nga regjimi komunist.[2]

Eshte e bija e Emin Bilibashit, nga Nepravishta. Sipas disa, Dylbere Bylykbashi nuk ekziston, ju e keni deformuar emrin dhe mbiemrin. Heroina e Popullit quhet Ylbere Bilibashi. Verifikojeni ne Varrezat e Deshmoreve ne Tirane ku ndodhen eshtrat.

  1. ^ M. Lalaj, Instituti Femnor "Nana Mbretneshë", Tiranë: Qendra Kombëtare e Artit dhe e Kulturës, 2013. fq. 143. ISBN 978-99943-51-90-9
  2. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 62. ISBN 9789995602673. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)