Pedro Rodríguez Ledesma
Pedro në vitin 2008 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Pedro Eliezer Rodríguez Ledesma[1] | ||
Datëlindja | 28 korrik 1987 | ||
Vendlindja | Santa Cruz de Tenerife, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.69 m (5 ft 7 in) | ||
Pozicioni | Sulmues / Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Roma | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2003–2004 | San Isidro | ||
2004–2005 | Barcelona | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2007 | Barcelona C | 70 | (10) |
2007–2009 | Barcelona B | 55 | (17) |
2008–2015 | Barcelona | 171 | (52) |
2015–2020 | Chelsea | 137 | (29) |
2020– | Roma | 3 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Spanja U21 | 2 | (0) |
2010– | Spanja | 64 | (17) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 tetor 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 shtator 2017 |
Pedro Eliezer Rodríguez Ledesma (lindur më 28 korrik 1987) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si sulmues ose anësor me klubin italian Roma dhe me kombëtaren spanjolle.
Ai zakonisht luan me topin me këmbën e majtë por këmba e tij e preferuar është e djathta. Ai mund të luaj në të dy anët e fushës, ai është e shkëlqyer në gjetjen e pozicionit e duhur dhe ka një gjuajtje të fortë nga distanca.
Gjatë sezonit 2009–10 në klubin e tij FC Barcelona, ai u bë lojtari i parë që shënon gol në gjashtë kompedicione zyrtare në 1 sezon (më pas u bashkua edhe Lionel Messi).[2]
Pedro ka përfaqsuar Spanjën në Kupën e Botës 2010 dhe UEFA Euro 2012, duke ndihmuar kombëtaren që ti fitoj të dy kompedicionet.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Santa Cruz de Tenerife, Tenerife, Canary Islands, Pedro u bashkua me Barcelonën që në moshën 17 vjeç, duke arritur nga klubi lokal i tij CD San Isidro.[3]
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedro ishte një lojtar kyç në skuadrën e rezervave duke shënuar 7 gola në 37 ndeshje. Më 12 janar 2008, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, ai luajti një minutë në fitoren 4–0 në Camp Nou kundër Real Murcia.
2008–2010: Debutimi me ekipin e parë dhe shpërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedro ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës në fazën përgatitore para fillimit të sezonit 2008–09, duke u aktivizuar në disa ndeshje miqësore. Ai bëri paraqitje pozitive, duke shënuar në ndeshjet kundër Hibernian dhe New York Red Bulls.[4][5] Më 13 gusht, Pedro luajti ndeshjen e parë si titullar (më vonë u zëvendësua nga Yaya Touré) në fitoren 4–0 kundër klubit polak Wisła Kraków për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve.[6] Ndeshja e tij e parë në fazën e grupeve në këtë kompeticion erdhi më 16 shtator në fitoren 3–1 kundër Sporting, duke zëvëndësuar francezin Thierry Henry gjatë ndeshjes.[7]
Në sezonin 2008–09 ku Barcelona fitoi Tripletën, Pedro regjistroi 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet; ai luajti 6 ndeshje në La Liga, duke koleksionuar 365 minuta.[8][9][10][11] Në Kupën e Mbretit, ai luajti dy ndeshje si zëvëndësues (në të dy rastet si zëvëndësues i Lionel Messit), respektivisht kundër Benidorm CF[12] dhe Atlético Madrid.[13] Në finalen e Ligës së Kampioneve, ai luajti në minutën e fundit si zëvëndësues në vend të Andrés Iniestës.
Në sezonin 2009–10, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se Pedro do të ishte lojtar i skuadrës së parë. Në sezonin e tij të parë si lojtar i ekipit të parë, Pedro shënoi në gjashtë kompeticione zyrtare në një vit të vetëm, duke vendosur një rekord.[14] Më 16 gusht, pasi dhuroi asistin e golit të parë të Xavit, Pedro shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës në fitoren 2–1 kundër Athletic Bilbao në stadiumin San Mamés në ndeshjen e parë të finales së Superkupës Spanjolle.[15] Po në atë javë, ai firmosi kontratën e parë si profesionist me Barcelonën, e cila do të ishte e vlefshme deri në qershor 2014. Ai gjithashtu ju vendos një klauzolë lirimi 60 milion £. Në ndeshjen e UEFA Super Kupës kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, ai hyri si zëvëndësues në vend të Zlatan Ibrahimović në minutën e 80të dhe arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes në kohën shtesë duke i dhuruar skuadrës trofeun.[16]
Më 28 shtator, Pedro shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve, pasi zëvëndësoi Iniestën në fillim të pjesës së dytë në fitoren 2–0 kundër Dynamo Kyiv.[17] Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar edhe golin e parë në ligë kundër Almerías, me një gjuajtje gjeniale që vulosi suksesin 1–0.[18] Në muajin e ardhshëm ai shënoi një dygolësh në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave në Kupës së Mbretit kundër Cultural y Deportiva Leonesa, duke ndihmuar skuadrën të fitojë ndeshjen 2–0.[19] Ai gjithashtu shënoi në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll me një fitoren 5–0.[20]
Pak nga pak ai po e vendoste veten në formacionin titullar dhe kjo gjë bëri që bëri që ai të edhe një dygolësh tjetër në fitoren 4–2 në ligë kundër Majorkës.[21] Ai vazhdoi formën e tij të shënimit duke shënoi një nga dy golat në fitoren 2–0 kundër Interit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[22]
Më 16 dhjetor, Pedro shënoi në gjysëm-finalen e Kupës së Botës për Klubeve kundër Atlante FC, në një fitore 3–1. Duke shënuar atë gol, ai u bë lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë kompedicione të ndryshme për klube në një sezon – në tre turnamente të mëdha, UEFA Liga e Kampioneve, Super Kupa dhe Kupa e Botës për Klube.[23] Ai u shpall Lojtari më i mirë i javës në botës nga Goal.com pas performancës së tij respektivisht kundër RCD Espanyol, Atlante dhe Estudiantes de La Plata e Argjentinës.[24]
Në një rikthim emocionues në qytetin e tij të lindjes Tenerife, në një ndeshje kundër klubit të qytetit CD Tenerife më 10 janar 2010, Pedro hyri si zëvëndësues në minutën e 76të dhe ishte protagonist i autogolit të mbrojtësit Ezequiel Luna, me ndeshjen e cila në fund u mbyll me fitoren 5–0 – në shenjë respekti, ai vendosi të mos festojë.[25] Më 10 prill, ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–0 kundër Real Madrid, në paraqitjen e tij të parë në El Clásico.[26]
Më 14 prill, në një ndeshje lige kundër Deportivo de La Coruña, portieri kundërshtar Daniel Aranzubia largoi topin nga zona e 16 metrave, topi shkoi direkt te këmbët e Pedros, i cili goditi nga rreth 45 metra për të shënuar dhe për t'i dhënë Barcelonës kyresimin 2–0 dhe në fund fitoren 3–0.[27] Ai gjithashtu e gjeti golin në humbjen 3–1 kundër Interit në ndeshjen e parë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve në San Siro.[28]
Pedro shënoi në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, me katalanasit që treguan sërisht dominimin e tyre: golat e tij erdhën kundër Tenerifes (fitore 4–1),[29] Seviljes (fitore 3–2),[30] dhe Valladolidit (fitore 4–0).[31] Ai e përfundoi sezonin 2009–10 me 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe 23 gola. Më 9 qershor 2010, firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me Barcelonën.[32]
2010–2014: Suksesi i vazhdueshëm kolektiv
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedro e nisi sezonin 2010–11 si titullar në formacion. Më 29 nëntor 2010, ai shënoi golin e dytë në fitoren historike 5–0 në shtëpi kundër Real Madrid, duke ndihmuar ekipin të merrte kryesimin e kampionatit[33] Një muaj më pas, ai shënoi një dygolësh në derbin lokal kundër Espanyolit, me Barcelonën që fitoi 5–1.[34]
Më 20 prill 2011, Pedro shënoi kundër Real Madridit në pjesën e dytë të finales së Kupës së Mbretit, por goli u anullua për pozicion të pa rregullt, me Barcelonën që humbi ndeshjen 1–0 në kohën shtesë.[35] Më 3 maj, kundër të njëjtit kundërshtar, në ndeshjen e kthimit të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve, ai gjeti golin duke mposhtur Iker Casillas në në një barazimin 1–1 (3–1 rezultati i përgjithshëm).[36] Ky ishte goli i tij i 21të sezonal. Në finalen e Ligës së Kampioneve, ai shënoi golin e parë në suksesin 3–1 kundër Manchester United.[37]
Më 6 korrik 2011, Pedro i shtoi edhe një vit kontratës së tij me klubin, e cila do tani do të skandonte në qershor 2016.[38] Klauzola e lirimit të tij u rrit nga 90 milion € në 150 milion €. Pas blerjes së Alexis Sánchez dhe shfaqjes së lojtarëve të rinjë si Isaac Cuenca dhe Cristian Tello, ai luajti më pak ndeshje gjatë sezonit 2011–12, duke pasur probleme edhe me dëmtimet.[39] Ai e përfundoi sezonin me 13 gola, përfshirë dy gola në fitoren 3–0 kundër Athletic Bilbao në finalen e Kupës së Mbretit.[40]
2014–2015: Tripleta dhe sezoni i fundit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 shtator 2013, Pedro shënoi një tregolësh në suksesin 4–0 në transfertë kundër Rayo Vallecanos.[41][42] Më 22 dhjetor, në një tjetër transferë, ai shënoi edhe tre të tjerë – të tre në pjesën e parë dhe brënda nëntë minutave – për të ndihmuar Barcelonën të përmbyste rezultatin 0–2 dhe në fund të fitonte 5–2 kundër Getafes.[43] Më 16 dhjetor 2014, Pedro shënoi një tjetër tregolësh, këtë herë në ndeshjen e kthimit të raundit të 32-tave në Kupën e Mbretit kundër Huescas, me Barcelonën që regjistroi një fitore 8–1 në Camp Nou.[44][45]
Chelsea
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 gusht 2015, Pedro u transferua te kampionët e Premier Ligës Çelsi në një marrëveshje katër-vjeçare për 19 milion £ (26.6 milion €), që mund të rritej në 21.4 milion £ (30 milion €) në bazë të paraqitjeve.[46][47][48] Ai debutoi tre ditë më vonë në ndeshjen si vizitor kundër West Bromwich Albion, në fillim duke shënuar e më pas duke asistuar golin e bashkëkombasit të tij Diego Costa në një fitore 3–2, e para e Çelsit për sezonin e ri.[49] Performanca e tij në debutim u vlerësua edhe nga trajneri i ekipit José Mourinho.[50] Më 19 dhjetor, Pedro shënoi golin e dytë të fitores 3–1 kundër Sunderland, duke regjistruar golin e parë në Stamford Bridge.[51] Më 13 shkurt, ai shënoi një dygolësh në fitoren 5–1 kundër Newcastle United,[52] një arritje që e përsëriti edhe në fitoren 4–0 kundër Aston Villës.[53]
Më 29 maj 2019, Pedro shënoi në fitoren 4–1 të Çelsit kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës; si rezultat i kësaj, ai u bë lojtari i pestë që shënon në një finale të Kupës Evropiane/Ligës së Kampioneve dhe Kupës UEFA/Ligës së Evropës pas Allan Simonsen, Dmitri Alenichev, Hernán Crespo dhe Steven Gerrard.[54]
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 gusht 2020, Pedro firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin italian Roma si një lojtar i lirë.[55] Më 3 tetor, ai shënoi golin e parë me Romën në transferën ndaj Udineses, duke mposhtur portierin me një gjuajtje të fuqishme nga distanca; ky gol i dha Romës tre pikët dhe fitoren e parë në Serie A për sezonin 2020–21.[56]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2010–2012: Debutimi dhe suksesi në Botëror dhe Evropian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 maj 2010, falë paraqitje të tij pozitive gjatë sezonit 2009–10, Pedro ishte pjesë e listës me 23 lojtarë të trajnerit Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.[57] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren më 29 maj në miqësoren e fituar 3–2 kundër Arabisë Saudite, dhe luajti ndeshjen e tij të dytë pesë ditë më vonë, në një tjetër miqësore të fituar 1–0 kundër Koresë së Jugut ku ai hyri në fushë në minutën e 58të.
Më 8 qershor 2010, në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, kundër Polonisë, Pedro shënoi golin e parë ndërkombëtarë, si dhe asistoi Fernando Torresin në një fitore madhore 6–0. Në Kupën e Botës, ai luajti në pesë ndeshje (tre si zëvëndësues në minutat e fundit): më 7 korrik, në gjysëm-finalen kundër Gjermanisë, ai e nisi ndeshjen si titullar në vend të Torres, i cili kishte qënë poshtë pritshmërive në ndeshjet e para. Në minutën e 82të, në momentin që Spanja po kryesonte 1–0, Pedro vendosi të shënonte vetë në vend që të pasonte te Torres, i cili ishte i lirë dhe në një pozicion më të favorshëm për të shënuar, megjithatë, performanca e tij u konsiderua pozitive.[58] Pavarësisht këtij gabimi, ai u zgjodh për të luajtur si titullar në finale, ku Spanja mposhti Holandën me rezultatin 1–0 pas kohës shtesë; ai u zëvendësua në përfundim të pjesës së parë nga Jesús Navas.
Pedro luajti gjithsej dy ndeshje në kualifikueset e UEFA Euro 2012 dhe shënoi golin e dytë me kombëtaren më 7 qershor 2011 në fitoren 3–0 kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore.[59]
Pedro ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrur nga Del Bosque për të luajtur në Euro 2012. Ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në grup që u fitua nga Spanja me 7 pikë. Ai debutoi në ndeshjen çerek–finale kundër Francës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 65të në vend të mesfushorit David Silva. Në minutën e 90të, ai fitoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtësit kundërshtar Anthony Réveillère. Penalltia e fituar nga ai u kthye në gol nga Xabi Alonso, i cili me dopietën e tij i dha fitoren Spanjës 2–0.[60] Ai u aktivizua edhe disa minuta në ndeshjen gjysëm-finale kundër Portugalisë, ku Spanja triumfoi nga gjuajtjet e penalltive.[61] Në finale, Pedro luajti sërisht si zëvëndësues me Spanjën që arriti një fitore bindëse 4–0 kundër Italisë dhe u shpall kampione evrope për të dytin edicion rresht.[62]
2012–2014: Fitimi i vendit të titullarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të Euro 2012, Pedro shfaqi një formë shumë të mirë, duke shënuar në disa ndeshje; ai e nisi serinë e golave me një dopietë në fitoren 5–0 kundër Arabisë Saudite më 7 shtator, e cila u pasua nga një tregolësh më 12 tetor në fitoern 4–0 kundër Bjellorusisë në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014.[63][64] Ai e mbylli vitin me një tjetër dopietë të shënuar, këtë herë në miqësoren e fituar 5–1 kundër Panamasë.[65]
Pedro e nisi vitin 2013 duke i shënuar dy herë Uruguajit në miqësoren e fituar 3–1 në Doha.[66] Në ndeshjen e rradhës kualifikuese kundër Francës, Pedro vazhdoi formën e tij mbreslënëse duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes.[67] Spanja i mbylli kualifikueset në vendin e parë me 20 pikë kurse Pedro ishte golashënuesi më i mirë i kombëtares me katër gola. Në maj 2013, Pedro ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Kupën e Konfederatave. Ai shënoi brënda 20 minutash në ndeshjen e parë në grupe kundër Uruguajit, duke i hapur rrugën një fitoreje 2–1.[68] Spanja arriti deri në finale, ku u mposht me rezultatin 3–0 nga vendi organizator Brazili, me Pedron i cili luajti 90 minuta të plota.[69]
Në maj 2014, Pedro ishte pjesë e listës përfundimtare për Kupën e Botës 2014. Ai luajti 27 minuta në ndeshjen e parë të grupit kundër Holandës, ku Spanja mori një humbje rekord 5–1 pavarësisht se shënoi e para..[70] Në ndeshjen e dytë, Pedro u aktivizua për 76 minuta me Spanjën që mori një humbje 2–0 nga Kili dhe u eliminua nga kompeticioni; Spanja u bë ekipi i tretë (pas Italisë, Brazilit dhe Francës) që eliminohet në fazën e grupeve duke qënë kampionja në fuqi. Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e tretë të grupit kundër Australisë.[71][72]
2014–2017: Paraqitjet sporadike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 shtator 2014, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016 kundër Maqedonisë, Pedro e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 90të shënoi golin e pestë të skuadrës së tij duke ndihmuar që të fitonin ndeshjen 5–1.[73]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Barcelona | 2007–08 | La Liga | 2 | 0 | 0 | 0 | — | — | — | 2 | 0 | |||
2008–09 | 6 | 0 | 3 | 0 | — | 5[a] | 0 | — | 14 | 0 | ||||
2009–10 | 34 | 12 | 4 | 3 | — | 9[a] | 4 | 5[b] | 4 | 52 | 23 | |||
2010–11 | 33 | 13 | 7 | 4 | — | 12[a] | 5 | 1[c] | 0 | 53 | 22 | |||
2011–12 | 29 | 5 | 5 | 4 | — | 9[a] | 4 | 5[d] | 0 | 48 | 13 | |||
2012–13 | 28 | 7 | 5 | 1 | — | 10[a] | 1 | 2[c] | 1 | 45 | 10 | |||
2013–14 | 37 | 15 | 8 | 3 | — | 7[a] | 1 | 2[c] | 0 | 54 | 19 | |||
2014–15 | 35 | 6 | 6 | 5 | — | 9[a] | 0 | — | 50 | 11 | ||||
2015–16 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | 3[e] | 1 | 3 | 1 | |||
Gjithsej | 204 | 58 | 38 | 20 | — | 61 | 15 | 18 | 6 | 321 | 99 | |||
Chelsea | 2015–16 | Premier League | 29 | 7 | 4 | 0 | 1 | 1 | 6[a] | 0 | — | 40 | 8 | |
2016–17 | 35 | 9 | 5 | 4 | 3 | 0 | — | — | 43 | 13 | ||||
2017–18 | 31 | 4 | 6 | 2 | 3 | 0 | 7[a] | 1 | 1[f] | 0 | 48 | 7 | ||
2018–19 | 31 | 8 | 1 | 0 | 5 | 0 | 14[g] | 5 | 1[f] | 0 | 52 | 13 | ||
2019–20 | 11 | 1 | 6 | 0 | 2 | 1 | 3[a] | 0 | 1[h] | 0 | 23 | 2 | ||
Gjithsej | 137 | 29 | 22 | 6 | 14 | 2 | 30 | 6 | 3 | 0 | 206 | 43 | ||
Gjithsej karriera | 341 | 87 | 60 | 26 | 14 | 2 | 91 | 21 | 21 | 6 | 527 | 142 |
- ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ Dy ndeshje dhe një gol në Supercopa de España, një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë, dy ndeshje dhe dy gola në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
- ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube
- ^ Dy ndeshje në Supercopa de España, një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë
- ^ a b Ndeshje në FA Community Shield
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Spanja | |||
2010 | 11 | 1 | |
2011 | 4 | 1 | |
2012 | 8 | 7 | |
2013 | 14 | 4 | |
2014 | 11 | 3 | |
2015 | 6 | 0 | |
2016 | 6 | 1 | |
2017 | 5 | 0 | |
Gjithsej | 65 | 17 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 9 tetor 2017. Rezultatet e Spanjës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Pedro.[76]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 8 qershor 2010 | Nueva Condomina, Murcia, Spanjë | 3 | Polonia | 6–0 | 6–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 7 qershor 2011 | José Antonio Anzoátegui, Puerto la Cruz, Venezuelë | 13 | Venezuela | 2–0 | 3–0 | |
3 | 7 shtator 2012 | Pasarón, Pontevedra, Spanjë | 19 | Arabia Saudite | 2–0 | 5–0 | |
4 | 5–0 | ||||||
5 | 12 tetor 2012 | Stadiumi Dynama, Minsk, Bjellorusi | 21 | Bjellorusia | 2–0 | 4–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014 |
6 | 3–0 | ||||||
7 | 4–0 | ||||||
8 | 14 nëntor 2012 | Rommel Fernández, Panama | 23 | Panama | 1–0 | 5–1 | Ndeshje miqësore |
9 | 3–0 | ||||||
10 | 6 shkurt 2013 | Khalifa International Stadium, Doha, Katar | 24 | Uruguaji | 2–1 | 3–1 | |
11 | 3–1 | ||||||
12 | 26 mars 2013 | Stade de France, Paris, Francë | 26 | Franca | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014 |
13 | 16 qershor 2013 | Arena Pernambuco, Recife, Brazil | 28 | Uruguaji | 1–0 | 2–1 | FIFA Kupa e Konfederatave 2013 |
14 | 5 mars 2014 | Vicente Calderón, Madrid, Spanjë | 38 | Italia | 1–0 | 1–0 | Ndeshje miqësore |
15 | 8 shtator 2014 | Ciutat de València, Valencia, Spanjë | 44 | Maqedonia | 5–1 | 5–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
16 | 15 nëntor 2014 | Estadio Nuevo Colombino, Huelva, Spanjë | 47 | Bjellorusia | 3–0 | 3–0 | |
17 | 29 maj 2016 | AFG Arena, St. Gallen, Zvicër | 56 | Bosnja dhe Hercegovina | 3–1 | 3–1 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barcelona B
- Barcelona
- La Liga: 2008–09, 2009–10, 2010–11, 2012–13, 2014–15
- Copa del Rey: 2008–09, 2011–12; Runner-up 2010–11, 2013–14
- Supercopa de España: 2009, 2010, 2011, 2013
- UEFA Liga e Kampioneve: 2008–09, 2010–11, 2014–15
- UEFA Super Kupa: 2009, 2011, 2015
- FIFA Kupa e Botës për Klube: 2009, 2011
- Chelsea
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Princi i Asturias: 2010
- Skuadra e Sezonit në UEFA Ligën e Evropës: 2018–19[78]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010: List of players" (PDF) (në anglisht). FIFA. 4 qershor 2010. fq. 29. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 13 shtator 2013.
- ^ "Barcelona's Pedro scores in 6th competition" [Pedro i Barcelonës shënon në kompedicionin e 6të] (në anglisht). USA Today. 16 dhjetor 2009. Marrë më 8 mars 2011.
- ^ "Pedro Rodríguez Ledesma" (në anglisht). FC Barcelona. 27 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "First test overcome in style (0–6)" [Prova e parë kalohet me stil (0–6)] (në anglisht). FC Barcelona. 24 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Another high score before the preliminary (2–6)" [Një tjetër rezultat i lartë përpara fazës paraprake] (në anglisht). FC Barcelona. 7 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "A step towards the group stage (4–0)" [Një hap afër fazës së grupeve (4–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 13 gusht 2008. Marrë më 27 shkurt 2010.[lidhje e vdekur]
- ^ "Good football brings fair result (3–1)" [Futbolli i mirë sjell rezultat të drejtë (3–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 16 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2011. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Persistence brings a point (1–1)" [Këmbëngulja sjell një pikë (1–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 23 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2012. Marrë më 27 shtator 2010.
- ^ "Henry majestic in Barça goal-fest (4–0)" [Henry madhështor në festën e golave të Barçës (4–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 12 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Eto'o goal secures three crucial points (0–1)" [Goli e Eto'o sigurojnë tre pikë vendimtare (0–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 4 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Celebration in defeat (0–1)" [Festë në disfatë (0–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 23 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Pitfall avoided (1–0)" [Kurthi shamget (1–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 12 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Messi the King (1–3)" [Mbreti Messi (1–3)] (në anglisht). FC Barcelona. 6 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2012. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Six of the best for Pedro" (në anglisht). FC Barcelona. 16 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 16 mars 2010.
- ^ "Athletic Bilbao vs Barcelona" (në anglisht). Goal.com. 16 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2009. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Pedro pounces to add to Barça glory" (në anglisht). UEFA. 28 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2010. Marrë më 27 shkurt 2010.
- ^ "Barcelona vs Dynamo" (në anglisht). Goal.com. 29 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2009. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Pedro cracker earns the points (1–0)" [Goli i Pedro-s siguron tre pikët (1–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 3 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2012. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Pedro turns tie in Barça's favour (0–2)" [Pedro kthen përballjen në favorin e Barçës (0–2)] (në anglisht). FC Barcelona. 28 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Second half goal flurry (5–0)" (në anglisht). FC Barcelona. 10 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Four goals to stay top (4–2)" [Katër gola për të qëndruar në krye (4–2)] (në anglisht). FC Barcelona. 7 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2012. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Barcelona vs Inter Milan" (në anglisht). Goal.com. 24 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2010. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Pedro makes history" [Pedro bën historinë] (në anglisht). ESPN FC. 15 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2009. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "World Player of the Week: Pedro Rodriguez – Barcelona" [Lojtari Botëror i Javës: Pedro Rodriguez – Barcelona] (në anglisht). Goal.com. 21 dhjetor 2009. Marrë më 21 dhjetor 2009.
- ^ "Messi inspires five star Barça (0–5)" [Messi frymëzon Barçën me pesë yje )0–5)] (në anglisht). FC Barcelona. 10 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 1 mars 2010.
- ^ "Messi does it again – this time setting up Barcelona for 2–0 win at Real Madrid" [Messi e bën sërisht – këtë duke drejtuar Barcelonën në fitoren 2–0 kundër Real Madrid] (në anglisht). Sports Features. 10 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2010. Marrë më 10 prill 2010.
- ^ "Pedro stunner helps Barça beat Depor (3–0)" [Goli shtangës i Pedros ndihmon Barcelonën për të mposhtur Depor (3–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 14 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2012. Marrë më 17 prill 2010.
- ^ "Impressive Inter leave Barça on the ropes" [Interi mbreslënës lën Barçën në litarë] (në anglisht). UEFA. 5 maj 2010. Marrë më 31 maj 2010.
- ^ "Winning in the rain (4–1)" [Duke fituar në shi (4–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 4 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 31 maj 2010.
- ^ "Massive step towards title (2–3)" [Hap i madh drejt titullit (2–3)] (në anglisht). FC Barcelona. 8 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 31 maj 2010.
- ^ "Dominant Barça regain league title (4–0)" [Barça dominuese rifition titullin e ligës (4–0)] (në anglisht). FC Barcelona. 16 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 30 qershor 2010.
- ^ "Pedro extends stay until 2015" [Pedro zgjat qëndrimin e tij deri në 2015] (në anglisht). FC Barcelona. 9 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
- ^ "Exquisite Barca crush Real" [Barça elegante shkatërron Realin] (në anglisht). ESPN FC. 29 nëntor 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2012. Marrë më 29 nëntor 2010.
- ^ "Pedro se doctora en el derby" [Pedro merr PhD në derbi] (në spanjisht). Sport. 19 dhjetor 2010. Marrë më 19 dhjetor 2010.
- ^ "Ronaldo heads Real to victory" [Ronaldo dërgon Realin tek fitorja] (në anglisht). ESPN FC. 20 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 4 maj 2011.
- ^ "Barcelona keep Madrid at bay to reach final" (në anglisht). UEFA. 3 maj 2011. Marrë më 4 maj 2011.
- ^ "Barça crowned as Messi and Villa see off United" [Barça kurorëzohet me Messin dhe Villën që heqin qafe Unitedin] (në anglisht). UEFA. 28 maj 2011. Marrë më 29 maj 2011.
- ^ "Pedro to stay at Barça until 2016" [Pedro të qëndroj tek Barça deri në 2016] (në anglisht). FC Barcelona. 6 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 6 korrik 2011.
- ^ "Pedro, de dos a tres semanas de baja" [Pedro, dy deri në tre javë jashtë] (në spanjisht). ABC. 26 tetor 2011. Marrë më 27 maj 2012.
- ^ "Barca say goodbye in style" [Barca thot mirupafshim me stil] (në anglisht). ESPN FC. 25 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2012. Marrë më 27 maj 2012.
- ^ "Rayo Vallecano 0–4 Barcelona: Pedro hat-trick seals Blaugrana win" [Rayo Vallecano 0–4 Barcelona: Tregolëshi i Pedros vulos fitoren e Blaugranave] (në anglisht). Goal.com. 21 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2013. Marrë më 21 shtator 2013.
- ^ "Hat-trick hero Pedro eyes Barcelona starts" (në anglisht). Goal.com. 21 shtator 2013. Marrë më 21 shtator 2013.
- ^ "Líder sin defensa" [Kyresues pa mbrojtje] (në spanjisht). Marca. 22 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013.
- ^ "Barcelona shkatëron Hueskan". Panorama Sport. 17 dhjetor 2014. Marrë më 17 dhjetor 2014.
- ^ "Barcelona 8-1 Huesca (agg 12-1): Pedro nets first-half hat-trick as Catalan giants cruise through to Copa del Rey last 16" [Barcelona 8-1 Huesca (agg 12-1): Pedro shënon tregolshën në pjesën e parë, gjigandët katalanas lundrojnë drejt raundit të 16-tave të Kupës së Mbretit] (në anglisht). Daily Mail. 16 dhjetor 2014. Marrë më 17 dhjetor 2014.
- ^ "Zyrtare, Pedro firmos me Chelsea për 27 mln Euro". City News Albania. 20 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "Mourinho befason Man. United, merr Pedron te Chelsea". Botasot.info. 19 gusht 2015. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "Pedro tregon se kush e bindi të transferohet te Chelsea". Koha.net. 20 gusht 2015. Marrë më 30 maj 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Chelsea fiton me vështirësi, Pedro shkëlqen (Video)". Telegrafi.com. 23 gusht 2015. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "Mourinho për debutimin e Pedros: Nuk ishte si Maradona, por ishte afër". Iliria News Agency. 24 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "Chelsea pa trajner shënon fitore". Koha.net. 19 dhjetor 2015. Marrë më 30 maj 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Chelsea e dikurshme, deklason Newcastlen". Klan Kosova. 13 shkurt 2016. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "Aston Villa 0–4 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 2 prill 2016. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ Adi Metaliu (29 maj 2019). "Arsenali shkërmoqet në 45 minuta, Sarri fiton trofenë e parë me Chelsea-n". Supersport.al. Marrë më 30 maj 2019.
- ^ "ZYRTARE/ Roma bën goditjen e parë në merkato, firmos ish-lojtari i Chelsea". eperditshme.al. 25 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 4 tetor 2020.
- ^ Klaudio Ndreca (4 tetor 2020). "VIDEO/ Gol me telekomandë! Shijoni magjinë e Pedros te Roma, portieri bën rolin e tifozit në stadiumin e boshatisur". Sport Ekspres. Marrë më 4 tetor 2020.
- ^ "Spain omit Marcos Senna from 2010 World Cup squad" [Spanja përjashton Marcos Senna nga ekipi i Kupës së Botës 2010] (në anglisht). BBC Sport. 20 maj 2010. Marrë më 20 maj 2010.
- ^ "World Cup 2010: Pedro Enjoying the high life" [Kupa e Botës 2010: Pedro po shijon jetën e lartë] (në anglisht). FIFA. 11 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 14 korrik 2010.
- ^ "Venezuela 0-3 Spain: David Villa, Pedro & Xabi Alonso on scoresheet for world champions to secure friendly win" [Venezuela 0-3 Spanja: David Villa, Pedro & Xabi Alonso shënojnë për kampionët e botës për të siguruar fitoren në miqësore] (në anglisht). Goal.com. 7 qershor 2011. Marrë më 7 qershor 2011.
- ^ Mandeep Sanghera (23 qershor 2012). "Spain 2–0 France" [Spanja 2–0 Franca] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 qershor 2012.
- ^ "Portugalia qan penalltitë, Spanja ka fatin e kampiones". Panorama Sport. 27 qershor 2012. Marrë më 23 maj 2020.
- ^ "Përsëri Spanja..." Telegrafi.com. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 18 korrik 2020.
- ^ "Spain 5-0 Saudi Arabia: Villa nets comeback goal in thumping friendly win" [Spanja 5-0 Arabia Saudite: Villa shënon golin e rikthimit në triumfin në ndeshjen miqësore] (në anglisht). Goal.com. 7 shtator 2012. Marrë më 7 shtator 2012.
- ^ "Plaudits take back seat for Spain striker Pedro" (në anglisht). UEFA. 13 tetor 2012. Marrë më 13 tetor 2012.
- ^ "Panama 1-5 Spain: Pedro at the double as La Roja run riot" [Panama 1-5 Spanja: Pedro dopietë, La Roja bën rrëmujë] (në anglisht). Goal.com. 14 nëntor 2012. Marrë më 14 nëntor 2012.
- ^ "Spain 3-1 Uruguay: Prolific Pedro nets twice for world champions in Doha" [Spanja 3–1 Uruguaji: Pedro prolifik shënon dy herë për kampionët e botës në Doha] (në anglisht). Goal.com. 6 shkurt 2013. Marrë më 6 shkurt 2013.
- ^ "France 0-1 Spain: Pogba off and Pedro the hero as world champions earn priceless Paris win" [Franca 0–1 Spanja: Pogba jashtë dhe Pedro heroi me kampionët e botës që marrin një fitore të çmuar në Peris] (në anglisht). Goal.com. 26 mars 2013. Marrë më 26 mars 2013.
- ^ "Spain 2 Uruguay 1: Suarez's late strike not enough as Del Bosque's men continue dominance" [Spanja 2 Uruguaji 1: Goli i vonë i Suarezit nuk mjafton me burrat e Del Bosques që vazhdojnë dominimin] (në anglisht). Daily Mail. 16 qershor 2013. Marrë më 16 qershor 2013.
- ^ Jeton Stamolla (1 korrik 2013). "Brazili mund barbarisht Spanjën". Panorama Sport. Marrë më 18 korrik 2020.
- ^ "Holanda, hakmarrje poshtëruese ndaj Spanjës". Panorama Sport. 13 qershor 2014. Marrë më 14 qershor 2014.
- ^ "Spanja kapitullon nga Botërori, Kili e zbret nga froni, mbyllet cikli". Shqiptarja.com. 18 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
- ^ "Germany join list of defending champions dumped out in group stage" [Gjermania i bashkohet listës së kampionëve në fuqi që eliminohen në fazën e grupeve] (në anglisht). Independent.ie. 27 qershor 2018. Marrë më 18 qershor 2014.
- ^ "Spanja keqtrajton Maqedoninë". Panorama Sport. 8 shtator 2014. Marrë më 8 shtator 2014.
- ^ "Official site statistics" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ "Pedro" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ a b "Pedro Rodríguez" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Pedro Rodríguez" (në anglisht). National-Football-Teams.com. Marrë më 9 korrik 2014.
- ^ "UEFA Europa League Squad of the 2018/19 Season" [Skuadra e Sezonit 2018/19 e UEFA Ligës së Evropës] (në anglisht). UEFA. 30 maj 2019. Marrë më 30 maj 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Pedro Rodríguez Ledesma. |
- Profili te FC Barcelona
- Profili te BDFutbol
- Profili te 2010 FIFA Kupa e Botës Arkivuar 13 tetor 2014 tek Wayback Machine
- Pedro te National-Football-Teams.com
- Pedro Arkivuar 16 shtator 2011 tek Wayback Machine – Rekordi në kompeticionet e FIFA-s
- Pedro – Rekordi në kompeticionet e UEFA-s
- Lindje 1987
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në FC Barcelona C
- Futbollistë në FC Barcelona B
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Chelsea F.C.
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në Segunda División B
- Futbollistë në Tercera División
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve