Holanda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Republika Holandeze)
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 52°11′V 5°20′L / 52.19°V 5.33°L / 52.19; 5.33

Holanda
Nederlanden
Flamuri i Holandës Stema e Holandës
Flamuri i Holandës Stema e Holandës
Vendndodhja e Holandës
Moto Kombëtare Je Maintiendrai
Himni Kombëtar Wilhelmus
Kryeqyteti Amsterdami (njëkohësisht edhe qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Holandishtja
Forma e qeverisë Monarkia kushtetuese parlamentare unitare
Mbreti Willem-Alexander
Kryeministri Mark Rutte
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 131-të
41,865 km²
18,41
Popullsia (2021)
– totale
– dendësia
Vëndi i 67-të
17,647,400 banorë
423 banorë/km²
Monedha Euro
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +31
Kodi i internetit .nl
Kodi ISO 3166-1 NL

Holanda (holandisht Nederland), joformalisht Holland, është shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës me disa ishuj në Karaibe. Është më i madhi nga katër vendet përbërëseMbretërisë së Vendeve të Ulëta. Holanda laget nga Deti i Veriut në veri dhe perëndim dhe kufizohet me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje. Kryeqytet i vendit është Amsterdami dhe selia e qeverisë është në Hagë.

Holanda është një vend gjeografikisht i ulët, me rreth 25 për qind të sipërfaqes së saj dhe 21 % të popullsisë së saj të ndodhur nën nivelin e detit, dhe 50 % e tokës së saj ndodhet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Sipërfaqe e konsiderueshme e tokës është fituar nga deti nëpërmjet pritave. Pjesa më e madhe e Holandës është e formuar nga grykëderdhja e tre lumenjve të rëndësishëm evropiane, të cilat së bashku me degët e tyre formojnë deltën Rhein-Meuse-Scheldt. Pjesa më e madhe e vendit është shumë e sheshtë, me përjashtim të zonës kodrinore ​​në skajin juglindor dhe disa vargjeve kodrash në pjesën qendrore.

Holanda është një nga vendet e para që ka pasur një parlament të zgjedhur. Ajo është anëtare themeluese i BE-së, NATO, OECD dhe OBT. Bashkë me Belgjikën dhe Luksemburgun formon bashkimin ekonomik të Beneluksit. Në Holandë ndodhet Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike dhe pesë gjykata ndërkombëtare: Gjykata e Përhershme të Arbitrazhit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Tribunali special për Libanin. Holanda ka një ekonomi tregu kapitaliste, duke u renditur e 13-ta ndër 157 shtete, sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike. Në maj të vitit 2011, Holanda u rendit si vendi "më i lumtur" sipas rezultateve të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Holanda gjithashtu quhet Holland në gjuhë të ndryshme. Sidoqoftë, Holland është vetëm një rajon brenda vendit që përbëhet nga Hollanda e Veriut dhe e Jugut, dy nga dymbëdhjetë provincat e kombit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e Holandës.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Holandë.
Willem Alexander është Mbret i Holandës që nga 30 prill 2013
Ish Mbretëresha Beatrix e Hollandës, që abdikoi më 30 prill 2013.
Parlamenti

Holanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare që nga viti 1848. Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2017, The Economist e renditi e Holandën si vendi i 11-të më demokratik në botë.

Mbreti është kreu i shtetit, aktualisht Willem Alexander. Kushtetutmërisht, pozita e mbretit ka kompetenca të kufizuara. Mbreti mund të ushtrojë ndikim gjatë formimit të një kabineti të ri, ku ai shërben si arbitër neutral midis partive politike. Përveç kësaj, mbreti ka të drejtë të informohet dhe konsultohet. Në varësi të personalitetit dhe cilësive të mbretit dhe ministrave, mbreti mund të ketë ndikim përtej fuqisë së dhënë nga kushtetuta.

Në praktikë, pushteti ekzekutiv është i formuar nga Këshilli i Ministrave (ministerraad), këshilli vendimor i kabinetit holandez. Kabineti përbëhet zakonisht nga 13 deri në 16 ministra dhe një numër i ndryshëm i sekretarëve të shtetit. Një deri në tre ministra janë ministra pa portofol. Kreu i qeverisë është [[Kryeministri i Holandës|kryeministri i Holandës}], i cili shpesh është lider i partisë më të madhe të koalicionit. Në fakt, kështu ka qenë vazhdimisht që nga viti 1973. Kryeministri është "i pari ndër të barabartët", që do të thotë se ai nuk ka kompetenca të veçanta përtej atyre të ministrave të tjerë. Kryeministri aktual është Mark Rutte.

Kabineti jep llogari në parlamentin dy-dhomësh, (Staten-Generaal), që ka gjithashtu fuqi legjislative. Të 150 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Dhoma e Ulët, zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, të cilat mbahen çdo katër vjet ose pas rënies së kabinetit (për shembull: kur një nga dhomat mbart një mocion mosbesimi, Kabineti i ofron dorëheqjen e tij mbretit). Dhoma e Provincave zgjidhet drejtpërdrejt çdo katër vjet si. Anëtarët e asambleve të provincave zgjedhin 75 anëtarët e Dhomës së Provincave (Dhoma e Lartë), e cila ka kompetenca legjislative më pak, pasi ajo thjesht mund refuzojë ligjet, por nuk propozon apo ndryshon ato.

Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve konsultohen paraprakisht në bërjen politikave në fushat financiare, ekonomike dhe sociale. Ata takohen rregullisht me qeverinë në Këshillin Social-Ekonomik. Ky organ këshillon qeverinë dhe këshilla e tij nuk mund të shmangen me lehtësi.

Holanda ka një traditë të gjatë të tolerancës sociale. Në shekullin e 18-të, ndërsa Kisha e Reformuar Holandeze ishte fe shtetërore, katolicizmi, forma të tjera të protestantizmit, të tilla si baptistët dhe Lutherane, dhe Jehudizmi toleroheshin. Në fund të shekullit të 19-të këtë traditë holandez i tolerancës fetare shndërruar në një sistem shtyllor, në të cilën grupet fetare bashkëjetonin veç e veç dhe ndërthureshin vetëm në nivel të qeveritar.

Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Holanda ka 12 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajtur komisari i mbretit (Commissaris van de Koningin). Joformalisht, në Limburg pozita quhet guvernator. Të gjitha provincat ndahen në komuna (gemeeten) prej të cilave ka 352.

12 njësitë administrative të Holandës me kryeqytetet
Provinca - Kryeqyteti
Brabanta Veriore - Boscoducale
Drenthe - Assen
Flevoland - Lelystad
Friesland - Leeuwarden
Gelderland - Arnhem
Groningen - Groningen
Hollanda e Jugut - Den Haag
Hollanda e Veriut - Haarlem
Limburgu - Maastricht
Overijssel - Zwolle
Utrecht - Utrecht
Zelanda - Middelburg

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Gjeografia e Holandës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131.940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52° 30' V, 5° 45' L dhe 33.883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.

Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.

Relievi i Holandës është ultësinor. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ekonomia e Holandës.

Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në mënyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndërrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja e popullsisë
Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Demografia e Holandës.

Me 484 banorë për kilometër katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësinë më të madhe në botë,(krahas: Kinës 135, Monakos 16.923)[1].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.

Sipas statistikave holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1,81 m meshkujt, dhe 1,68 m femrat.[2]

Holandezët përbëjnë 80,6 % të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4 %) dhe Belgjika (0,7 %),mandej nga ish kolonitë : Indonezia (2,4 %) dhe Surinami (2 %), ma vonë nga Maroko (2 %) dhe Turqia (2,2%).

Gjuha Holandeze është gjuhë zyrtare, edhe pse nuk është e rregulluar me ligj. Në provincën e Frizisë shfrytëzohet edhe gjuha e frizisë.

Holandezët tradicionalisht dallohen për njohjen e gjuhëve të huaja. Rreth 85 % e popullsisë flasin gjuhën angleze, 55–60 % flasin gjuhën gjermane, ndërsa 25 % gjuhën franceze.

Sa i përket strukturës fetare Holandezët janë :

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Kultura e Holandës.

Shkrimtarëve më të famshëm holandez janë të Multatuli, Gerard Reve, Harry Mulisch.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Der Fischer Ëeltalmanach 2006. Zahlen, Daten, Fakten. Fischer Taschenbuch Verlag, Frankfurt am Main 2005, ISBN 3-596-72006-0; S. 334,117,126,321,325
  2. ^ Stampa:Cite ëeb

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  •  Commons: Holanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Qeveria
Tjera

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]