Jump to content

Sfeçla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sfecel)
Sfeçël
Laberion
Fshat

Sfeçël është një vendbanim në komunën e Besianës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Laberion.

Sfeçël është fshat në një lartësi afër 3-4 kilometra nga qyteti i Besianës. Pozita gjeografike fshatit i mundëson që të llogaritet si qendër e fshatrave për rreth dhe është i përshkuar nga lumi Dumnicë.

Sfeçla është fshat rrafshinor me tokë bujqësore të klasit të parë. Fshati ndahet në tri lagje të njohura si: Lagje e Epërme dhe Lagje e Poshtme.

Sfeçla kufizohet me këto fshatëra: Surkishin, Ballocin, Lladocin, Shajkoci, Dumoshin, Gllamnikun dhe Sekiraça.

Fshati ka rreth 1700 banorë.

Kooperative bujqësore "DRITA" në Sfeçël ka një sipërfaqe së tokës pjellore prej : 787 447 m² (78 hektar, 74 ari, 47m²) dhe ndërtesën administrative prej 240 m². Në kohën e Jugosllavisë në Sfeçël kjo kooperativ shoqërore bujqësore ishte shumë më aktive se sot dhe kishte rendimente të larta. Në vitet e 90' ta pothuajse ky aktivitet u shua. Pas luftës filloj reaktivizimi i saj. Bujqësia është edhe sot një ndër burimet kryesore të këtij fshati. Ka dhe ca fabrika private të vogla të cilat gjinden kryesisht në duar private. Aty ka dhe shumë lokale apo shitore private. Shumë njerëz janë të angazhuar në administratë në dhe jashtë Sfeçlës.

Karakteristikë e veçante është rrjeti rrugor i këtij fshati, janë më tepër se 33 Km rruge jo te asfaltuara që shtrihen në Sfeçël, me shumë udhëkryqe dhe pothuajse mundesh të shkosh në të gjitha drejtimet.

Zhvillohet kryesisht në ambiente dhe fusha shkollore. Nuk mungojnë as pajisje moderne si Internet Cafe dhe lokale private. Sfeçla pas luftës 1999 u kyç në ujësjellësin e Batllavës. Ka pasur shumë projekte të realizuara nga udhëheqësit e fshatit p. sh për pastrim ambienti dhe riparimin e rrugëve, ndërtim urash, etj. Në Sfeçël ende nuk ka rrjet telefonik fiks edhe pse premtimet ka pasur me dekada.

Fillimisht në Sfeçël jetonin këto familje kryesore: Vokrrët, Ajvazët, Ajetët dhe Dodollët. Pas dëbimit nga Serbiashqiptareve nga vendet e tyre shumë familje zgjodhën Sfeçlen si vendbanim të tyre. Prej vitit 1918-1941 në Sfeçël erdhën 48 familje (të debuara nga vendbanimet e tyre): Topanicët, Vërshecët, Restelicët, Zeqirët (Bollosicet), Reçicët, Murgullët, Muçiqët, Dobratinët, Merofcit, Toqanët, Metehit, Zhitjalit, Doberdolët, Kaqanollët, Bajgorët, Zhushët, Mehanët, Ugrijalitët, Xhakalitët, Perpellacët, Govorët, Bojollët (sot Hyseni), Jetullahët e shumë të tjera.

Pas luftës së dyte botërore jetonin edhe shumë familje serbe të cilëve nga Serbia iu kishte dhëne prone tokësore. Gradualisht ata u tërhoqën dhe që nga vitet e 80ta deri në vitin 1999 jetonin vetëm dy pleq serb të cilët u tërhoqën mbas luftës. Në Sfeçël momentalisht jeton vetëm një familje me prejardhje rome të cilët janë të integruar në jetën shoqërore kosovare dhe kanë qenë para dhe gjatë luftës.

Gjatë luftës së Kosovës 1999 në Sfeçël gjinden strehim afër 20.000 refugjate nga rrethina e Llapit. Pastaj ata dhe vendasit u dëbuan nga Sfeçla. Gjatë luftës humben jetën disa civile dhe u dogjën shumë shtëpia. UÇK kishte baze në Sfeçël dhe luftëtar.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]