Jump to content

Montgomery

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Montgomery, Alabama)
Montgomery
Montgomery
Qytet
Flamuri i {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej(2.010) 205,764
Faqja zyrtarewww.montgomeryal.gov

Montgomery (shqiptohet mëntg'amëri) është kryeqyteti i Shtetit FederalAlabamës në SHBA. Ai është, qyteti i dytë më i populluar, dhe zona metropolitane e katërt më e populluar në këtë shtet, dhe është qendra e Rrethit Montgomery. Popullsia e qytetit në vitin 2006 ishte 201.998 banorë. Montgomeri është qyteti kryesor i Zonës Statistikore Metropolitane Montgomeri, e cila kishte një popullsi prej 365.924 banorë në vitin 2008.

Qyteti u inkorporua në vitin 1819, si një bashkim i dy qyteteve që shtriheshin përgjatë lumit Alabama. Ai u bë e kryeqytet i shtetit në 1846. Në shkurt 1861, Montgomeri u zgjodh si kryeqyteti i parë i Konfederatës së Shteteve të Amerikës, deri kur selia e qeverisë u çvendos në Richmond, Virginia në maj të atij viti. Gjatë mesit të shekullit të 20-të, Montgomeri ishte qendra kryesore e Lëvizjes për të Drejtat Civile të Afro-amerikanëve.

Sot, përveç shumë selive të Agjencive qeveritare të Alabamës, Montgomeri ka edhe një prani të madhe ushtarake për shkak Bazës Ajrore Ushtarake Maksuell. Në Montgomery ndodhen universitetet publike si Universiteti Shtetëror i Alabamës, Universiteti i Trojës (filiali i Montgomerit), dhe Universiteti i Auburn-it (filiali i Montgomerit), kolegjet private si Universiteti Faulkner, Kolegji Huntingdon, dhe Shkolla Juridike Thomas Jones Goode. Në Montgomeri ndodhet gjithashtu Hyundai Motor Manufacturing Alabama, uzina e prodhimit të automobilave Hyundai.

Vendndodhja në qendër të Alabamës e Montgomerit, bën atë një qendër përpunimi për bimë të tilla si pambuku, kikirikë, dhe soje. Në vitin 1840 Montgomery County krzesonte shtetin në prodhimin e pambukut, dhe nga 1911. Montgomeri ka që prej një kohe të gjatë sektorë të mëdhenj të fabrikimit të metaleve dhe përpunimit të lëndëve të drurit. Për shkak të vendndodhjes së tij përgjatë lumit Alabama dhe nyjeve të dendura hekurudhore, Montgomeri ka qënë dhe vazhdon të jetë një qendër shpërndarjeje rajonale për një gamë të gjerë industrish dhe e ka bërë ekonominë e tij të shumëllojshme në vitet e fundit me rritjen e punësimit në sektorë të tillë si shëndetësia, biznesi, qeveria, dhe prodhimi. Sot, Prodhimi Metropolitan Bruto i qytetit është 12.15 moiliardë dollarë, duke përfaqësuar 8.7% të Prodhimit Bruto të Shtetit të Alabamës.

Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punës të muajit tetor 2008, sektorët më të mëdhenj të punësimit jobujqësor ishin: Qeveria, 24.3%; Tregtia, Transporti, dhe Shërbimet, 17.3% (duke përfshirë 11.0% në tregtinë me pakicë); Shërbimet Profesionale dhe Biznesi, 11.9%; Prodhimi, 10.9%; Arsimi dhe Shërbimet Shëndetësore, 10.0% (duke përfshirë 8.5% në Kujdesin Shëndetësor dhe ndihmën sociale); Turizmi, 9.2%; Aktivitetet financiare, 6.0%, Burimeve Natyrore, Miniera dhe Ndërtim, 5.1%; Informacioni, 1.4%; dhe shërbimet e tjera 4.0%. Papunësia për të njëjtën periudhë ishte 5.7%, 2.5% më e lartë se tetor të vitit 2007. Qyteti gjithashtu tërheq punëtorë nga zona përreth duke e rritur popullsinë e Montgomerit gjatë ditës 17.4%.

Që nga janari 2011, punëdhënësit më të mëdhenj të Montgomerit ishin Baza e Forcave Ajrore Maxwell-Gunter (12,280 të punësuar), Shteti i Alabamës (9500), Shkollat ​​publike të Montgomerit (4524), Shëndetësia Baptiste (4,300), Prodhim Motorave Hyundai në Alabama (3000), kompania e Sigurimeve Alfa (2,568), Bashkia e Montgomerit (2500), Spitali dhe Klinika Jackson (1,300), Kompania e prodhimit të ujëngrohësave Rheem (1.147), dhe Banka "Regions" (977).

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]