Jump to content

Lidhja e Lezhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Koncili i Arberit)
Lidhja e Lezhës
1444–1479
Coat of arms e Lidhja e Lezhës
Stema
Location of Lidhja e Lezhës
GjendjaPrincipatë
Gjuhët e zakonshmeArbërishtja
Besimi
Qeveria
Lloji i qeverisjesPrincipatë
Zoti i Arbërise 
• 1444–1468
Gjergj Kastrioti
• 1468–1479
Lekë Dukagjini
Epoka historikeMesjeta
• Themeluar
1444
• Shpërbërë
1479
Të dhëna të tjera
Pasuar nga
Perandoria Osmane


Lidhja e Lezhës ka qenë një aleancë ushtarake që u themelua në Lezhë, asokohe territor venedikas, më 2 mars 1444, me Skënderbeun si kryeprijës të prijësve krahinor arbëror dhe zetas (serb apo malazezë) të bashkuar kundër Perandorisë Osmane.[1][2][3][4][5][6][7][8][9]

Anëtarët kryesorë të besëlidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Gjurashët.[10] Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi "Besëlidhja e Lezhës" u farkëtua nga historianët e mëpasëm.[11]

Pas vdekjes së perandorit serb Stefan Dushanit më 1355, manjatët arbërorë vendosën zotërimet e tyre. Kur fuqitë osmane hynë në Arbëri, iu përshfaqën principata të vogla të përfshira në beteja të vogla njëra me tjetrën. Beteja e parë kundër fuqive osmanëve në Arbëri u krye nga Balsha II, zot i Zetës, kur një tjetër zot feudal arbër, Karl Topia, i ftoi osmanët që mposhtën dhe vranë Balshën II në betejën e Savrës që ngjau më 18 shtator 1385.[12][13]

Pasi u vendos në Ballkan pa shumë kundërshtim nga fisnikët e krishterë, Perandoria Osmane ra në luftëra të brendshme. Shumë prej fisnikëve vendas nuk e shihnin si fuqi armike dhe vijonin të luftonin mesvete. Madje bullgarët, hungarezët dhe serbët e ndihën Sulltan Mehmedin I të ngadhënjente ndaj të vëllait në konfliktin që kishin.[14] Pasi lufta civile osmane u mbyll me fitoren e Mehmedit, trupat e tij i morën Krujën më 1415 prej Topiajve, Beratin më 1417 prej Muzakajve, po atë vit Vlorën dhe Kaninën prej vejushës së Balshës III dhe Gjirokastrën më 1418 prej Zenebishëve.[15] Disa zotër arbër ngritën krye në vitet 1432-1436.

Pas viteve shërbimi në radhët osmane, më 1443 Skënderbeu dezertoi nga beteja e Nishit. Me të marrë Krujën, hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë. Me ndihmën e tyre Skënderbeu çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Në veri të zotërimeve të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve dhe të Gjurashëve, kurse në jug ishin zotërimet e Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve.[16]

Besëlidhja e Lezhës u themelua më 2 mars 1444,[17] fisnikët pjesëmarrës qenë:

Delegatë venedikas qenë të pranishëm në mbledhje.[19] Aleanca ushtarake[20] u përbë nga zotërit feudalë të Arbërisë, e cilësuar sipas Georges Castellan "një aleancë e pasigurt".[21] Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numronin rreth 8,000 luftëtarë.[22] Të gjithë zotërit feudalë kishin zotërimet dhe punët e brendshme të pacënuara; "Skënderbeu nuk kishte tagër të ndërhynte në çështjet e brendshme të zotërimeve të fisnikëve të tjerë", por ishte komandant i përgjithshëm ushtarak, duke vepruar si primum inter pares.[23][24] E nisur dhe e organizuar nën patronazhin e Republikës së Venedikut,[25] përmes traktateve, besëlidhja kaloi nën Alfonsin V, me Skënderbeun si kapidan i përgjithshëm.[26]

Forcat e aleancës korrën fitore kundër osmanëve në Torvioll (1444), Mokër (1445), Otonetë (1446), Oranik (1448), humbën në Svetigrad (1448) dhe fitore në Krujë (1450). Më 1447-48, Skënderbeu nisi disa pretime ndër fshatrat arbërore në zotërimet venedikase, ku u përplas me Dukagjinët, që mbronin Venedikun.[27] Lufta kundër tyre pushoi më 4 tetor 1448, kur Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini nënshkruan një traktat paqeje me Venedikun, i cili do të mbante zotërimet e veta në Arbëri, përfshi Danjën, nën kushtet që Fort e Kthjellta t'u paguante një shumë vjetore prej 1,400 dukatesh dhe disa anëtarë të Besëlidhjes do të gëzonin privilegje të caktuara tregtare, etj.[28]

Lidhja e Lezhës çmohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu.[29][30][31][32] Sipas historianit rumun Francisc Pall, si shumë ndodhi të tjera mbi historinë e Skënderbeut, edhe të dhënat e Lidhjes duhet të konsiderohen fantazira të Biemmit.[33]

  1. ^ T︠S︡vetkov, Plamen S. (1993), A history of the Balkans: a regional overview from a Bulgarian perspective (në anglisht), EM Text, origjinali nga Universiteti i Miçiganit, fq. 242, ISBN 9780773419568
  2. ^ Elsie, Robert (2012), A biographical dictionary of Albanian history (në anglisht), London: I.B. Tauris, fq. 127, ISBN 978-1-78076-431-3, OCLC 801605743
  3. ^ Rogers, Clifford J. (2010), The Oxford Encyclopedia of Medieval Warfare and Military Technology (në anglisht), vëll. 1, Oxford: Oxford University Press, fq. 363, ISBN 978-0-19-533403-6
  4. ^ Akademia 2002, p. 402
  5. ^ Frashëri, Kristo (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tirana: Dudaj. fq. 76–77. ISBN 978-99943-0-109-6.
  6. ^ "Skanderbeg". Britannica.com (në anglisht). Britannica Online Encyclopedia. Marrë më 27 mars 2019.
  7. ^ "Scànderbeg". Treccani.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2019.
  8. ^ Gegaj, Athanas (1995). Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe. Tiranë: Eurolindja. fq. 61.
  9. ^ Ferit Duka; Dorian Koçi (4 mars 2018). ""Besëlidhja e Lezhës", veprimtari në Muzeun Historik Kombëtar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2020. Marrë më 28 mars 2019.
  10. ^ a b c d e Schmitt 2001, p. 297
  11. ^ Biçoku, Kasem (2009). Kastriotët në Dardani. Prishtinë: Albanica. fq. 111–116. ISBN 978-9951-8735-4-3.
  12. ^ Somel, Selcuk Aksin (2010). The A to Z of the Ottoman Empire (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 14. ISBN 978-0-8108-7579-1. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. ... the Ottomans supported Lord Carlo Thopia against Balsha II, defeating the latter...
  13. ^ Gibbons, Herbert Adam (21 gusht 2013). The Foundation of the Ottoman Empire: A History of the Osmanlis Up To the Death of Bayezid I 1300-1403 (në anglisht). Routledge. fq. 159. ISBN 978-1-135-02982-1. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2016. ...In 1385, Khaireddin pasha... was invited by Charles Thopia, lord of Durazzo, to aid him in a war against Balsa...
  14. ^ Sedlar 1994, p. 264.
  15. ^ Frashëri 1964, p. 57.
  16. ^ Akademia 2002, p. 397-401
  17. ^ Noli 1947, p. 36
  18. ^ Noli 1947, p. 36
  19. ^ Frazee, Charles A. (22 qershor 2006). Catholics and Sultans: The Church and the Ottoman Empire 1453-1923 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 33.
  20. ^ Sedlar 1994
  21. ^ Georges Castellan (1992). History of the Balkans: From Mohammed the Conqueror to Stalin (në anglisht). East European Monographs. ISBN 978-0-88033-222-4. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. In Albania the Ottomans continued to be confronted by Skanderbeg and feudal lords who in 1444 had formed the League of Alessio (Lezha). Yet this was a precarious alliance and ...
  22. ^ Fox, Robert (1993), The inner sea: the Mediterranean and its people (në anglisht), Alfred A. Knopf, fq. 195, arkivuar nga origjinali më 2017-09-13
  23. ^ Frashëri 1964, p. 71

    Scanderbeg too kept his domain. As president of the League he was merely primus inter pares. He had no right to interfere with the affairs of the domains of other nobles.

  24. ^ Österreichische Osthefte (në gjermanisht). Österreichisches Ost- und Südosteuropa-Institut. 2003. fq. 123. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2018. Marrë më 22 qershor 2013. Skanderbeg, der scheinbar dabei war, seine Rolle als primus inter pares zu verlassen und sich zum Herren des ganzen nichtosmanischen Albanien zu machen, stieß auf zunehmenden Widerstand.
  25. ^ Gibb, Sir Hamilton Alexander Rosskeen; Lewis, Bernard; Pellat, Charles; Schacht, Joseph (1973). The Encyclopaedia of Islam (në anglisht). Brill. fq. 139. Arkivuar nga origjinali më 2013-05-27.
  26. ^ Stavro Skendi (1980). Balkan Cultural Studies (në anglisht). East European Monographs. ISBN 978-0-914710-66-0. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. With this network of treaties, the League of Alessio was placed under King Alphonse V, with Skenderbeg as Captain General.78 When Musachi Thopia was apparently reluctant to collaborate with Skenderbeg, the King of Naples reminded him ...
  27. ^ Dani 2016, p. 466.
  28. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, p. 412
  29. ^ Frashëri 2009, p. 77, 113
  30. ^ Matanov, Christo. The Oxford Encyclopedia of Medieval Warfare and Military Technology (në anglisht). Oxford University Press. fq. 363. ISBN 978-0-19-533403-6. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2014. Marrë më 1 shkurt 2012.
  31. ^ Pickard, Rob; Çeliku, Florent (2008). Analysis and reform of cultural heritage policies in South-East Europe (në anglisht). Council of Europe. fq. 16. ISBN 978-92-871-6265-6. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2014.
  32. ^ Schmitt, Oliver Jens (2009), Skënderbeu, K&B Tiranë, ISBN 978-99956-667-5-0
  33. ^ Vehbiu, Ardian. "Efekte të fabrikimit në kulturë". peizazhe.com. Marrë më 4 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)