Lisse
Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.
Lisse | |
|---|---|
| Popullsia | |
• Total | 22.321 |
| Faqja zyrtare | www.lisse.nl |
Lisse është një komunë dhe qytet në provincën Hollanda e Jugut në Holandë me sipërfaqe 16.11 km². Ne vitin 2012, popullsia e komunës numëronte 22,321 banorë[1]. Qyteti Lisse është njëkohësisht kryeqendra e komunës me të njëjtin emër.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e Lisse është e lidhur ngushtë me dy qytetet fqinje të Hillegom dhe Sassenheim, bazuar në një dokument të vitit 1198 ku përmendet zyrtarisht emri i qytetit. Në vitin 1998 Lisse festoi 800-vjetorin e themelimit si qytet, megjithëse ka burime që ngrenë hipotezën se në këtë zonë ka pasur një vendbanim që në shekullin e 10-të.
Qendër e lulëtarisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekullin e 20-të Lisse u kthye në një qendër të florikulturës, shkenca e kultivimit të luleve ose e bimëve me lule. Në ditët e sotme, Lisse eksporton lloje të ndryshme zhardhokësh dhe lulesh në mbi 100 vende të botës.

Atraksione
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Me një sipërfaqe prej 32 hektarësh, shtrihet në komunën e Lisse kopshti Keukenhof, i njohur ndryshe dhe si kopshti i Evropës. Keukenhof është një nga kopshtet më të mëdha të luleve në tokë, i njohur për mbi 800 lloje tulipanësh dhe lloje të tjera lulesh. Këtu mbillen rreth 7 milionë zhardhokë lulesh çdo vit, duke krijuar një kopësht magjepsës në pranverë.[2]
Listës së atraksioneve turistike i shtohen dhe:
- Muzeu i Tulipanit të Zi, i cili prezanton historinë e rritjes së tulipanëve në Holandë;
- Shtëpia Dever, një kullë kështjellë që daton në shekullin e 14-të;
- Kështjella Keukenhof, pjesë e kopshtit me të njëjtin emër
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Centraal Bureau voor de Statistiek". Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2009. Marrë më 22 dhjetor 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Kopshtet më të bukura në botë - Vacatis". 2023-06-30. Marrë më 2025-08-15.[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna Lisse
- Kopështi Keukenhof Arkivuar 9 maj 2008 tek Wayback Machine
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |