Grupi B u formua nga 4 skuadra, Teuta Durrës, nënkampionët e vitit të kaluar Skënderbeu Korçë, Urani Elbasan dhe të porsaardhurit SK Muzaka. Teuta u quajt edhe skuadra e pamposhtur pasi nuk regjistroi asnjë humbje në 6 ndeshje. Teuta u rendit e para me 11 pikë ndjekur nga Skënderbeu dhe Urani Elbasan me 6 pikë. Ndeshja e ditës së katërt mes Teutës dhe Skënderbeut u ndërpe prej miqve të cilët u larguan nga stadiumi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar për vendasit. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të vendasve. SK Muzaka që nuk mundi të fitojë asnjë ndeshje ra në Kategorinë e Dytë së bashku me Sportklub Vlora e Grupit A.