Hekurudha Durrës–Tiranë
Hekurudha Durrës–Tiranë është një linjë hekurudhore e gjatë 38 km e cila bashkohen dy qytetet më të mëdha në Shqipëri: Durrësin dhe Tiranën. Hekurudha lidhet në gjysmë të rrugës në Vorë me linjën hekurudhore Shkodër-Vorë dhe në Durrës me linjën Durrës-Vlorë. Hekurudha u ndërtua gjatë viteve 1948-1949, bazuar vetëm në punë vullnetare dhe ishte linja e dytë hekurudhor për pasagjerë në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin e cila u përfundua para një viti. Operoet nga Hekurudha Shqiptare.
Historia
Hekurudha është e gjatë 38 km dhe lidh dy qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësin me Tiranën. U ndërta gjatë viteve 1948-1949 dhe ishte hekurudha e dytë për transprot pasagjerësh e ndërtuar në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin, e cila kishte filluar në vitin 1940 u përfundua në vitin 1948.[1]
Puna filloi nga stacioni i Shkozetit (afër Durrësit) më 11 prill 1948. Në total 29.000 rinj të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe 1400 teknikë të kualifikuar nga gjithë Shqipërina morën pjesë në ndërtimin e hekurudhës. Veç tyre në ndërtim morrën pjesë edhe vullnetarët e të rinj të dërguara nga seksionet rinore të partive komuniste të Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Pas ndarjes shqiptaro-jugosllave në vitin 1948 vullnetarët jugosllavisë, veçanërisht inxhinierët u akuzuan për sabotim. Punimet vazhduan nën mbikëqyrjen e inxhinierit nga Bashkimit Sovjetik Valeri Gaydarov. Binarët u importuan nga Bashkimi Sovjetik përmes portit të Durrësit. Brigadat vullnetare kishin si qëllim që ta përfundonin hekurudhën në përvjetorit e 31-të të Ushtrisë së Kuqe, në 23 shkurt 1949, qëllim ky që u arrit me sukses.[1]
Dy nga veprat më të rëndësishme gjatë ndërtimit ishin Tuneli i Rrashbullit (212 m) dhe Ura e Erzenit (91 m). Ura u përfundua më 16 tetor 1948, në ditëlindjen e 40-të të kryeministrit të atëhershëm, Enver Hoxha. Tuneli u gërmua nga grupi i të rinjve bullgarë Georgi Dimitrov, të cilët u nderuan edhe me Flamurin e Brigadave. [1] Brigada e Policisë së Shqipërisë u nderua pesë herë rradhazi me Çmimin Sulmuesi.[1] Inaugurimi u bë nga anëtari i ardhshëm i Byrosë Politike, Spiro Koleka.[1]
Stacionet
Hekurudha Durrës–Tiranë | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
Stacioni | Fotografia | Inagurimi | Informacione shtesë |
---|---|---|---|
Durrës | |||
Vorë | |||
Tirana | 27 janar 1949 | ||
Sukth | Vetëm gjatë verës | ||
Kashar | Vetëm gjatë verës | ||
Kamëz | Vetëm gjatë verës |
Referenca
- ^ a b c d e Gjika, Alqi (2009). "Hekurudha Shqiptare "Si u ndertua ne menyre vullnetare"" (në Albanian). Marrë më 13 shtator 2010.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
Shiko edhe
Burime
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Hekurudha Shqiptare
- [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) Article on the monthly passes
Lexim i mëtejshëm
- Një dokumentar i epokës komuniste në ndërtimin e hekurudhës në YouTube
- Commons: Durrës–Tirana railway – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale