Dhragomia
Appearance
(Përcjellë nga Dragomi)
Dhragomi
Ζερβοχώρι | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 510 |
Emri i banorëve | Dhragumiqot |
Dhragomi (greqisht: Ζερβοχώρι/Zervokhori) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1929, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Δραγουμή/Dragoumí.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Dhragomia kufizohet me Vojnikun, nga jugu me Logatin, nga lindja me Gllavicën dhe nga perëndimi me Karbunarin. Para Luftës së Dytë Botërore, Dhragomia kishte këto lagje: Anastasenjtë, Binjarët, Hasanenj, Haxhimanatë, Manenj, Mecenj, Mehmetatë, Muhametenj, Papadhopulli, Sulotë dhe Zulfatë.[2]
Toponimet të fshatit Dhragomi:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ajdhonati - kishë në një pllajë, në J.
- Arat e Zhablës - arë, në P.
- Arra - vreshta me ullinj, në P.
- Ballabani - kodër gurore, në L.
- Beko — vreshtë me ullinj, në P.
- Bir’ e Beqos – shpellë, në L. Këtu dimëronre bagëtitë Bequa.
- Bir’ e Koloit - vrimë në një shkëmb, në mal, në L.
- Bir’ e Pelisterëve - vrimë në një shkëmb ku strehoheshin pullumba, në L.
- Bir’ e Ulkut – shpellë, në L.
- Bokrrimat e Ballabanit — bokërrima prej shtufi, në L.
- Bregu i Math - breg shtuf, në V.
- Brrinj’ e Glatë – arë, në L.
- Buzaresha – arë, në V.
- Çepi i Klishës - vend pranë kishës, në L.
- Dardhëza – arë, në P.
- Dergua i Xhelal Efendiut - ullishte, në J.
- Dodi – ullishte, në J.
- Driza – arë, në P.
- Duhanameja – arë, në V.
- Faq’ e Bukur (Faqa e Bukur) - faqe e malit të Dhragomisë, në L.
- Fieri – kullotë, në V.
- Fiku i Duhanamesë — vend ku mbillej duhan, në P.
- Fiku i Kup Tahirit – arë, në L.
- Folej’ e Shqipjes - shkëmb ku kishte ndërtuar folenë shqipja, në L.
- Folet’ e Hoxherëve - vreshta e ullinj, ishin pronë e fisit të hoxhatëve, në V.
- Folet’ e Shqipjeve - fole shqipesh në malin e Xhumbarit, në L.
- Fsaka – arë, në P.
- Fsakareja – ullishte, në P.
- Galbaqi - ara, në P.
- Gorrica – ara, në P.
- Gorrica e Shametëlës – arë, në P.
- Grava - shpellë me një ulli pranë, në P.
- Grav’ e Dervos - shpellë ku mund të mrizonin 200 kokë dhi, në P.
- Grav’ e Gurit Shkarpës – shpellë, në VL.
- Gravzat - shpella të vogla në malin e Dhragomisë, në L.
- Gropa e Vurlës - vend shesh, në V.
- Gropat – ara, në P.
- Gropat e Lefkës – moçalishte, në P. Vend të cilin më drekë e zë dielii dhe bujqit bëjnë pushim.
- Gumëla – arë, në P.
- Gur i Drrasës - gur i madh, në J.
- Gur i Dhimës - shkëmb me shpellë ku strehoheshin bagëti, në L.
- Gur i Paterimit – shkëmb, në L.
- Gur i Zi - shkëmb i zi, në L.
- Gjurmëza - shesh e kullotë, në P.
- Hajsomer i Burrave – kodër, në P. Vend ku mblidheshin burrat në kuvend.
- Haliqe - shesh me ullinj, në P.
- Haliq’ e Stavros - baçë me ullinj, në J.
- Handaq i Pashait - gurrë në rrëzën e malit, në L.
- Kalaj’ e Dhragumisë - mbeturinat e një kalaje të vjetër, në L.
- Kallambro/ua - vreshtë e ullinj, në V.
- Kapllanëla – arë, në P.
- Karamënëla - arë, në P.
- Kelo (Kellua) – arë e pemë frutore, në V.
- Klish e Ajdhonatit - kishë në mal, në L.
- Klish e Dhragomisë - kishë në qëndër.
- Klishë e Shënikollës - kishë, në qëndër.
- Klishë Shënmërisë – kishë, në mal, në L.
- Kodra – kodër, në V.
- Kodra e Gjonalilet - kodër, në L.
- Kroi i Hoxhate – krua, në L.
- Kroi i Klishës – krua, në J.
- Kroi i Manastirit – krua, në L.
- Kroi i Marmandilit – krua, në V (P.?).
- Kroi i Math – krua, në L.
- Kroi i Zejnatëve – krua, në V.
- Kruathi - krua i vogël në një pllajë, në L.
- Lefka - ara në fushë, në P.
- Leko - vreshtë e ullinj, në P.
- Lieri – ullinj, në P.
- Lofata e Kiço Dokos – vend, në P.
- Lum’ i Dhragomisë – lumë, në P.
- Llak’ e Fikut - ara në një grykë, në P.
- Llak’ e Goxhait – arë, në P.
- Llak’ e Kodrës – arë, në P.
- Llak’ e Stathit – arë, në P.
- Llak’ e Tashit - mal, në L.
- Mal i Glatë – mal, në JL.
- Mal i Xhumbarit – mal mbi Kamin, në L.
- Marmandili – kullotë, në V.
- Marmuri - tre gurë të mëdhenj, në P.
- Manaq i Sakës - vësht me ullinj, në JP.
- Manastiri i Math — manastir, në L.
- Mesa – pyll, në V.
- Mërajthi – ara, në P.
- Mërqinja - sheshe me ullinj, në J.
- Millokoqeja - arë, në P.
- Monej’ e Shaban Husos - mone e vjetër e një çobani, në L.
- Mulliri i Kup Salihut - mulli që bluante drithë, në P.
- Mulliri Manaqit - mulli drithi, në P.
- Papallambrua - arë, në V.
- Perivol i Math – ara, në V.
- Pezuleza - vreshtë me ullinj, në V.
- Pill i Meses - pyll mes një pylli, në J.
- Pilli Prrerë i Bollaqit — pyll në J.
- Pirostia e Sakës - ara, në P.
- Prrari i Sinanëlës - 2 përrej të mëdhenj pranë xhamisë, në P.
- Prroi i Hoxhatëve - përrua që kalon nga lagjia e Hoxhatëve, në J.
- Prroi i Lisrit – përrua, në P.
- Prroi i Llakazve - përrua, në L.
- Prroi i Llakës Fotos – përrua, në L.
- Prroi i Manaqit – përrua, në P.
- Prroi i Manastirit – përrua, në L.
- Prroi Math – përrua, në J.
- Prroi i Psakës - përrua në lagjen e Psakës.
- Prroi Verreve - përrua që mbledh ujrat e përrojve që vijnë nga mali dhe bashkohen në një përrua të vetëm, në P.
- Qivur i Çano Kapalit - varr i vjetër, në L.
- Qivur i Grekut - varr i një tregëtari grek ambulant që kish vdekur në rrugë, në L.
- Qivur i Muharremit - varr i një farë Muharremi që e kishin vrarë hajdutët në kohën turke, në P.
- Rrathëla - arë, në P.
- Rrepet e Xhamisë - rrepe shekullore ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduar, në J.
- Spahesha e Tarit – arë, në P.
- Stafidhet e Çucit - fiq të vjetër, në P.
- Stan i Sako Omerit – stan, në mal, në L.
- Stan i Vashit Spiros - stan i vjetër në rrëzë të malit, në L.
- Strëngjëlloi - ara e ullinj, në P.
- Shamsi — brinjë me ullinj, në P.
- Shesh i Dramsit – shesh, në L.
- Shesh i Fierzës – shesh, në P.
- Shesh i Math - shesh në mal, në L.
- Shesh i Psakës - shesh në një pllajë të veshar me sfaka, në L.
- Shesh i Vogël – shesh, në L.
- Shkall’ e Vogël – shesh, në L.
- Shkall’e Klishës – shkallë, në L.
- Shkall e Vojnikut – shkallë, në L.
- Shkëmb i Çanit – shkëmb, në L.
- Shkëmb i Sterrës - shkëmb pranë një sterre, në P.
- Shpella - arë, në L.
- Shpell e Klishës - shpellë, në L. Në malin e klishës më 26 korrik (allaturka) të krishterë e myslymanë festonin Shënjepremten. Aty hanin e pinin, zhvillonin lojra të ndryshme. Bënin edhe qitje në shenjë.
- Shtrung e Andia Markos - shtrungë e gurtë, në L.
- Shtrung e Sako Omerit - shtrunga e gurtë, në L.
- Tre Gurët e Klishës Ajdhonatit - tre gurë të mëdhenj, në L.
- Ulliri Bllic - ulli i hollë, në L.
- Ulliri Thatë - ulli që ish gjysma i thatë, në L.
- Ullit e Margëllëçit - ullinj vakëfi, në P.
- Ullit e Vakëfit - ullinj të xharnisë së fshatit, në J.
- Ura e Nan Veliut - urë me hark rreth 10 m. e gjatë të cilën e ka ndërtuar Nan Veliu nga ky fshat, në J.
- Varri i Vashëlës - varr i një vajze të krishtere që e kish pasë emrin Vashë, në JP.
- Vësht i Çavo Dokos – vësht, në P.
- Vidhi - ara, në P.
- Vidheza – ara, në J.
- Xarra - vend plot me gurë, në L.
- Xhami e Bejdeshate - xhami e lagjes Bejdeshat, në P.
- Xhami e Kaminit – xhami, në V.
- Xhami e Psakës - xhami e lagjes Psakë, në J.
- Xhumba e Fotos - në V.
- Zahëla - pyll me shkarpë e ullinj, në P.
- Zhapëla – arë, në P.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Dragoumí - Zervokhoríon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 341.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 341-344. Tregoi: Zeqir Abdurrahman Halili dtl. 1897 nga Dhragomia.