Kardhiqi (Sul)
Appearance
(Përcjellë nga Kardhiq (Sul))
Kardhiq
Γαρδίκι | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 803 |
Emri i banorëve | Kardhiqot |
Kardhiq (greqisht: Γαρδίκι/Gardhíki) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Kardhiqi kufizohet me Logatin, nga jugu me Hojkën, nga perëndimi me Skëndalin dhe nga lindja me lumin e Cangarit. Para Luftës së Dytë Botërore, Kardhiq kishte këto lagje: Gropa, Husatë, Kabolatë, Koçatë, Sfaqidha dhe Shkoza.[1]
Toponimet të fshatit Kardhiq:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Madhe – arë, në P.
- Ambulli - gurrë uji që del nga poshtë tokës, në JP.
- Arkonaqi – arë, në P.
- Baco (Bacua) - baçë me ullinj, në P.
- Baç’ e Demos - baçë me ullinj, në P.
- Baç’ e Çakos - vrimë e thellë në faqen e malit, në V.
- Bir’ e Trahanait – birë, në L. Aty barinjtë bënin trahana.
- Bithkuqi - vend shelgjishte, në P.
- Bobone - kodër me ullinj, në V.
- Bogdanaja – arë, në J.
- Bregu Baliut - kodër me ullinj, në J.
- Bregu Shabanëlës - kodër me ullinj, në J.
- Bregu i Urës – breg, në P.
- Bufet – ara, plepa, shegjishte, vend djerr, në P.
- Burim’ e Aliut — burim, në qendër.
- Burim’ e Baliut — burim, në P.
- Burim’ e Kominit — burim, në L.
- Burim’ e Shehut — burim, në mal, në L.
- Çezm’ e Muhtarenje — krua i lagjes Muhatarenj, në V.
- Dërrasa – ara, në L.
- Dhëmbasi — maI i Sulit, në JL.
- Faq’ e Bukur - faqe mali, në V.
- Faq’ e Shpellës - faqe mali, në L.
- Faq’ e Shtogut - faqe mbi Qutezë, aty ka shtog.
- Ferrameja - vësht me ullinj, në L.
- Fieri – ara, në P.
- Fiku Qitesë — fik i vjetër në mal, në J.
- Folej’ e Bufit – ara, në P.
- Folej’ e Pelisterëve - birë shkëmbore në mal ku strehoheshin pullumba, në L.
- Fundareja - vend i vithisur, afër qendrës.
- Fush’ e Gardhiqit - fusha e fshatit, në L.
- Gërmadha e Ali Zekos - gërmadha, në qendër.
- Goneja - rrëzë mali, në L.
- Grava - shpellë që nxën 300 kokë dhi, në L.
- Gropa - ara që prodhonin oriz e misër, në JL.
- Gur i Aliut – shkëmb, në JP.
- Gur i Ariut - shkëmb i madh, në mal, në L.
- Guri i Bardhë - shkëmb në mal, në L.
- Gur i Dimit — gur i madh në qendër të fshatit.
- Gur i Dhelprës - shkëmb me një brimë ku fshihej dhelpra, në L.
- Gur i Kungullit — gur i madh, në L. “Dikur një bari kish ngrënë aty një kungull dhe i mbeti emri “Gur i Kungullit”.
- Gur i Kuq - shkëmb në mal, në L.
- Gur i Math — shkëmb i madh që ka një shpellë, në L.
- Guri Njëminjë - dy gurë të mëdhenj që nga natyra janë vendosur njëri mbi tjetrin, në V.
- Gur i Pikës - shkëmb në mes të malit nga i cili pikon ujë. Aty thonë se ngriu plaka me gjithë kaciqër në muajin e marsit, në P.
- Gur i Spitharit - shkëmb majë malit me një spithar ku pinin ujë çobanët. Aty ndan kufiri i Kardhiqit me Cangarin, në L.
- Gur i Shehut - shkëmb i madh, në JL.
- Gjibatha - arë në fushë, në J.
- Hajsomeri - breg ku mblidheshin pleqtë për të biseduar.
- Haliqet - ara, në P.
- Hasi - ara, në P.
- Kalaja - kala në mal, në L.
- Kamini - lagje, në V. (Në Dragomi).
- Karaxhaja - shpellë që nxën deri në 300 kokë dhi, në L.
- Karsellëza - gur i madh në formë arke, në P. “Në këtë vend më 1942 hajdutë grekë vranë bariun Harun Kunë nga Kardhiqi dhe i grabitën 600 kokë dhi”.
- Kashtëza - burim në mal, në L.
- Klish’ e Shënedjellës - gërmadhë e një kishe të vjetër bizantine, në P.
- Klish e Shkozës - gërmadhë kishe, në J.
- Konak i Bakos - krua, në qendër.
- Kroi Gardhiqit - krua i madh, në qendër.
- Kroi Hasanit - krua në mal, në L.
- Kroi Kuçatit - krua, pranë qendrës.
- Luturvija e Hasan Lulit - maqinë vaji, në L.
- Kroi Muhtarenje - krua, në V.
- Kroi Rizait - krua pranë qendrës.
- Kroi Sorrëzës - krua në afërsi të qendrës.
- Kroi Xhaasë - krua afër qendrës.
- Kronjëza - lerë në mal, në L.
- Kserat - ara, në P.
- Kul’ e Shehut - gërmadhë në mal, në L. Aty ka banuar shehu.
- Kulat - gërmadhat e një kule dhe të një manastiri, në P.
- Kulluret - ara, në L.
- Kurilla - mal, në L.
- Langora - ara, në J.
- Lëmthi - arë, në L.
- Lilanj - baçë, në L.
- Limberi - shpellë që nxën 500 kokë bagëti, në L.
- Lisareja - faqe mali me lisa, në J.
- Lisat e Bakos - ara, në J.
- Lis i Bardhit - lis shekullor, në L.
- Lumareja - ara pranë lumit, në P.
- Lum i Gardhiqit - lumë që vjen nga Paramithia, në P.
- Lum i Gliqisë (Lum i Frarit) - lumë, në J.
- Lutruvij’ e Hasan Lulit - mulli vaji, në L.
- Llak e Ballos - ara, në P.
- Llak e Thellë - grykë, në L.
- Llak’ e Xhaasë - përrua, në qendër.
- Mal’ e Thanaresë - faqe mali, në L.
- Mal i Gardhiqit - mal që ndan Kardhiqin me Cangarin, në L.
- Mançe (Mança) - ara e rrepe, në P.
- Mar’ e Logatit (Mara e Logatit) - faqe mali me pyll, në L.
- Mbreta - pyll me mërete në mal, në L.
- Mejtepi - ish shkollë turke, sot gërmadhë, në qëndër.
- Mëlleza - pyll me mëlleza në mal, në L.
- Mrizareja - ara e ullinj, në J.
- Mulliri Hajdërate - mulli drithërash, në P.
- Mulliri i Haxhi Kibit - mulli, në qëndër.
- Palokalaja - kala e vjetër, në L.
- Palokula - kulë e vjetër, në P.
- Pika - qafë mali, në L.
- Prroi Kullurit - përrua, në L.
- Prroi Sorrëzës - përrua, në L.
- Prroi Shkozës - përrua, në P.
- Pus i Haxhiut - pus, në qendër.
- Pus i Tushit - pus, në qëndër.
- Qaf’ e Bardhë - qafë, në L.
- Qaf e Kalasë - qafë, në L.
- Qaf e Kodrës - qafë, në V.
- Qaf’ e Rrahut - qafë mali, në P.
- Qaf’ e Shtrungës - qafë, në L.
- Qiteza - bira të thella e kullota ku ndan vendi me Sulin, në L.
- Qaf’ e Xarrës - qafë, në L.
- Rrahu - shpat, në J.
- Rrap i Galbaqit - rrap shekullor, në J.
- Rrap i Shanit - rrap i madh, në qëndër.
- Rrap i Shkozës - rrap shekullor, në P.
- Rredheza - ara, në J.
- Rrethi - brez shkëmbor ku barinjtë bënin stanet në kohë të verës, në J.
- Rrëkej’ e Rrëzës Malit - rrëke, në L.
- Rrihëra - ara, në qëndër.
- Rripat - ara, në P.
- Rripat e Shehut - ara, në J.
- Sinanëla - ara, në J.
- Sithi - rrëzë mali ku buron ujë, në P.
- Smërta - arë, në J.
- Spithari - spithar, në L.
- Stan i Shabanit - stan i vjetër, në L.
- Shekleza - burim në mal, në L.
- Shkëmb i Çait - shkëmb në mal ku ka edhe çajë përreth, në L.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në L.
- Shkoza - fushë, në L.
- Shpell’ e Balit - shpellë, në V. Aty flinte një me emrin Bal.
- Shpell’ e Barthit - shpellë, në L. Tregojnë se aty ka qenë strehuar një gjarpër që nuk lindte njerëzit dhe kafshët të afroheshin.
- Shpell’ e Kuqe - shpellë që nxën gjer 400 kokë bagëti, në L.
- Shpell’ e Pikës - shpellë në mal e cila pikon ujë nga lartë, në L. Aty ka pyje lisash, lajthi, thana, dëllënja, mare, qipariza etj.
- Shpell’ e Vratilës - shpellë, në P.
- Shpell e Xhaasë - shpellë nga e cila del avull, në P.
- Shpell’ e Zezë - shpellë në mal, në L. Aty mund të mrizojnë 300 kokë dhi.
- Shpella me di Dier - shpellë më hyrje e dalje, në V.
- Shtrung’ e Gurtë - shtrungë prej guri në mal, në L.
- Shtufet e Gardhiqit - vend shtuf, në L.
- Thellojka - krua në mal, në L.
- Ullai - kodër mbi të cilën janë varret e fshatit, në L.
- Ullit e Çukës - ullinj, në P.
- Ur’ e Baliut - urë, në J.
- Ur’ e Gardhiqit - urë që kalon për në Karbunar, në P.
- Ur’ e Langores - urë, në P.
- Ur’ e Stanovës – urë, në P.
- Vau i Ambullës — va lumi, në P.
- Vau i Stanovës — va lumi, në P.
- Vij’ e Stanovës - vijë uji, në P.
- Vjero (Vjerua) - vakëf i xhamisë, kullotë, në P.
- Xamara - përrua e kullotë, në mal, vend me bexga, në L. Quhet me këtë emër sepse vendi aty gjëmon si xamarë: Thonë se nënë tokë kalon lumi i Gliqisë, ndaj vendi aty gjëmon si xamarë.
- Xarr’ e Gjërë - vend zhur, zallishte në fund të malit, në L.
- Xurnari — currilë uji, në faqe mali, në L.
- Xhamia e Kuçatit – xhami, në L.
- Xhum’ e Nuhut – bregore, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Kardhiq:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Arapanj, Arifenj, Bajramenj, Ballenj (Ballo) sot Taho (fis i ardhur nga Suli), Bezobazenj, Fushekatë, Hajdëranj, Hidiranj, Hoxharitë, Kapolatë.