Jump to content

Sajadha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sajadhë)
Sajadhë
Σαγιάδα
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej897
Emri i banorëveSajadhjot

Sajadhë (greqisht: Σαγιάδα/Sayiádha) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Fshati ka 897 banorë.

Nga veriu Sajadha kufizohet me Konispolin, nga lindja me Lopësin, nga jugu me lumin Kalama dhe nga perëndimi me detin Jon.

Toponimet të fshatit Sajadhë: (Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Këto toponime janë për fshatin e vjetër malor e cila ishte djegur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Toponimet për fshatin të ri e themeluar në bregdet nga të njëjtët fshatarë janë në gjuhën greke. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]

  • Arat e Beshos – ara, në J.
  • Burimat e Manastiri – burim, në P.
  • Burim i Ballit – burim, në V.
  • Çaire – kullotë, në fushë, në J.
  • Deti - deti Jon, në P.
  • Gropa – ara, në J.
  • Han i Durbatës – han, në J.
  • Han i Braxhellos – han, në J.
  • Kallanopulli — vend ku ka kallëmba, në J.
  • Kastriza - ara e gropa.
  • Klisha - kishë e Sajadhës, në P.
  • Mal i Nartës – mal i madh, në V.
  • Manastiri – manastir, në P.
  • Mandenj - faqe mali, në L.
  • Peslëmënj - Iëmënj ku shinin të lashtat, në J.
  • Qaf’ e Botës - qafë në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, në VP.
  • Qaf’ e Madhe - qafë, në VP.
  • Qaf’ e Spiridhonit - qafë në mal ku ndodhet një kondizmë, në P.
  • Skaloma – skelë, në P.
  • Verret - faqe mali, në J.
  • Vreshta - blloqe me fiq e ullinj, në J.

Familjet në fshatin Sajadhë:[2]

Andonenj, Bilbili, Borrovillë, Ongenj, Danallo, Dùrbot, Janopulli, Kolojani, Mendenj, Mangurë, Mustaqi (Arsen Mustaqi, folklorist me banim në Tiranë), Papanjaj, Rexhellenj, Stamati etj.

Gjatë luftës, fshati është djegur nga gjermanët.[3] Fshati i ri është ndërtuar në bregdet.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 104-105. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Ahmet Ahmeti, 60 vjeç, nga Lopësi, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Elbasan. prill, 1965.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 104.
  3. ^ Georgia Kretsi (2002). "The Secret Past of the Greek-Albanian Borderlands. Cham Muslim Albanians: Perspectives on a Conflict over Historical Accountability and Current Rights". Ethnologia Balkanica.(6): 180.