Jump to content

Smogovina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Smokovina)
Smogovinë
Συκοχώριου
Fshat
Emri i banorëveSmogovinjot

Smogovinë (greqisht: Συκοχώριου/Sikokhórion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σμοκοβίνα/Smokovína.[1]

Nga veriu Smogovina kufizohet me Mazrekun, nga jugu me Gurinë, nga juglindja me Luaratin e Margëlliçin, nga verilindja me Karterezën dhe nga perëndimi me Arpicën.

Toponimet të fshatit Smogovinë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Kasimit – arë, në J.
  • Bokërrimat e Kocopinjait – bokërrima, në J.
  • Bokërrimat e Rrahut Shollit - bokërrima, në JP.
  • Bregu i Klishës - breg me gërmadhat e njij kishe të vjetër, në J.
  • Bregu i Mesëm - këmbë mali, në JP.
  • Bregu i Muharit – breg, në V.
  • Brrinja e Fikut – brinjë, në L.
  • Burima e Kulumbrisë — burim, në L.
  • Burima e Shogatit — burim, në mal, në L.
  • Buzëziu – mal, në P.
  • Dhelpërza – qafë, në V.
  • Faqa e Gurit – shkëmb, në L.
  • Faqa e Kserojamës – brinjë, në J.
  • Faqa e Trianit – brinjë, në JL.
  • Frrashëri - ara, në L.
  • Gorrica e Sheshëzës - gorricë, në L.
  • Gorrica e Shogatit - gorricë, në P.
  • Gorrica e Xhamizës - gorricë, në L.
  • Gorrica e Zigurëve - gorricë, në J.
  • Grav’ e Bregut Mesëm – sterrë, në JL.
  • Grav’ e Sivotës – sterrë, në JL.
  • Grik’ e Llukait - grykë mali, në P.
  • Grop’ e Çoles - gropë, në JL.
  • Grop’ e Fulit - gropë, në V.
  • Gur’ i Glatë - shkëmb, në JL.
  • Gur’ i Markut - kodër shkëmbore, në J. Në këtë kodër gjënden gërmadha të kohës lashtë.
  • Gjomidheza – kullotë, në V.
  • Hallkoi – ara, në VP.
  • Hilomodhi - ara në mal, në JL.
  • Hund’ e Mesme - ara, në JL.
  • Hund’ e Prrarit – breg, në L.
  • Këmb’ e Gjidamit - këmbe mali, në L.
  • Këmba e Luc Dorës - këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e Mesoraqit - këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e Sivotës - këmbë mali, në L.
  • Kokorina – breg, në L.
  • Kollohundez – ara, në V.
  • Korthi i Sirohosit – përrua, i thatë, në JP.
  • Krakulla e Gjilliut – gërxh, në V.
  • Kreu i Rrahës Paulës – grykë, në P.
  • Kroi i Smogovinës - krua, në L.
  • Kserojanja - monopat malor, në V.
  • Lajdama – shesh, në qëndër.
  • Lëm’ i Dushkut – lëmë, në V.
  • Lëm’ i Kroit - lëmë, në L.
  • Lihadhëza – shesh, në JL.
  • Liqëri – liqen, në L.
  • Lis’ i Meterizit - lis’ i vjetër, në qëndër.
  • Luc’ e Arpicës - arë, në P.
  • Luc’ e Banushit - arë, në V.
  • Lucazë – arë, në J.
  • Lum’ i Llukait - lum’ i vogël, në P.
  • Lluk’ e Botës – brinjë, në P.
  • Llak’ e Kserojamës - shpat, në JL.
  • Llak’ e Mesoraqit - shpat, në JL.
  • Llak’ e Përroit Thellë - në J.
  • Llak’ e Shtogut - luginë, në J.
  • Llakat – pyll, në J.
  • Llukaja - ara, në J.
  • Makra – shesh, në JL.
  • Mal’ e Bathës - majë mali, në JL.
  • Mal’ e Çukës – breg, në V.
  • Mal’ e Kserojamës – breg, në V.
  • Mal’ e Pilavit - breg, në J.
  • Mal’ e Shogatit - kodër me pyll, në J. Në këtë kodër ka qënë një fshat i vjetër, i cili është fundosur.
  • Mal’ e Viglës – majë, në JL.
  • Monet e Dhëne - mone dhensh, në V.
  • Monet e Rrillkave - brinjë mali, në JL.
  • Ne Prrari i Qilomodhit - brinjë, në J.
  • Në Lluka - ara, në J.
  • Perama – grykë, në P.
  • Pill’ i Gjidamit — pyll, në J.
  • Pill’ i Lut Dikos – pyll, në J.
  • Pill’ i Muedinit – pyll, në qëndër.
  • Piromejani – kodër, në L.
  • Plehërat – fushë, në JP.
  • Prapakrua – ara, në L.
  • Prapa Malit Shogatit - faqja e prasme e malit të Shogatit, në J.
  • Prrari i Qilomodhit - faqe me përrall, në P.
  • Prroi i Bulgjerit – përrua, në JP.
  • Prroi i Çulit – përrua, në P.
  • Prroi i Dorës – përrua, në L.
  • Prroi i Fikut - përrua, në L.
  • Prroi i Kunjit – përrua, në L.
  • Prroi i Labit – përrua, në JL.
  • Prroi i Liqesë – përrua, në JL.
  • Prroi i Rexhepit – përrua, në L.
  • Prroi Rrahës – përrua, në JL.
  • Prroi i Sirohosit - përrua, në J.
  • Prroi i Shepetoit – përrua, në JL.
  • Qaf’ e Gravës – qafë, në L.
  • Qaf’ e Klishës – qafë, në J.
  • Qaf’ e Kocopinjait – qafë, në P.
  • Qaf’ e Lëmit Ramos - qafë mali, në P.
  • Qaf’ e Qerimit - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Ullirit - qafë mali, në J.
  • Rraha – arë, në J.
  • Rrillkat – luginë, në JL.
  • Rripat – luginë, në J.
  • Spithar’ i Gropës Çores – spithar, në J.
  • Shishareja - shesh, në J.
  • Shkall’ e Honit – grykë e thellë, në VP.
  • Shkall’ e Qilomodhit - rrugë në vend shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ i Kuq – shkëmb, në VP.
  • Shkëmb’ i Troite – shkëmb, në JL.
  • Shpellat e Mavresë – shpella, në P.
  • Shtrung’ e Prroit Qirës - shtrung’ e gurtë, në J.
  • Shtrung’ e Rrahut Shollit - shtrung’ e gurtë, në J.
  • Shtrung’ e Zanit – brinjë, në P.
  • Tartalemi - grykë, në V.
  • Trap’ i Lames - grykë përroi, në V.
  • Trëndafileza – kodër, në J.
  • Varr’ i Ceno Brahimit - kullotë në mal, në J.
  • Varr’ i Kaurit - varr, në J.
  • Vësht’ i Brahimate - vësht me ullinj, në J.
  • Vësht’ i Halate - vësht me ullinj, në J.
  • Vësht’ i Shiqeros - vësht me ullinj, në P.
  • Viglëza - majë mali, në L.
  • Xhamiza - gërmadhë xhamie, në Sivotë, në J.

Familjet në fshatin Smogovinë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Brahimatë, Çafulenj, Demiratë, Gorratë, Llavanjotë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Smokovína - Sikokhórion
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 308-310. Treguan: 1) Isa Damin Avdullai, 57 vjeç, bari, analfabet, nga Smogovina, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. 2) Remzi Nuh Feimi. 48 vjeç tektnik bletësh, me arsim fillor, nga Smogovina, refugjat i vitit 1944, me banim në Cerkovinë-Vlorë. 3) Jaho Mustafa Veliu, 43 vjeç. shofer, me arsim fillor, nga Smogovina, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. Vlorë. korrik 1970.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 308.