Jump to content

Vrohonai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vrohona)
Vrohona
Βραχωνάς
Fshat
Emri i banorëveVrohorit

Vrohona (greqisht: Βραχωνάς/Vrakhonás) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Vrohonai kufizohet me Kuçin dhe Arvenicën, nga jugu me Arpicën, nga lindja me Mazrekun dhe nga perëndimi me Volën. Para Luftës së Dytë Botërore, Vrohona kishte këto familje dhe lagje: Barberàtë, Bumàtë (sepse shtypnin tabako me bumë ose bombë), Bunga, Gërra (të thirrur kështu, sepse kanë qenë grrënjarë), Kaçunéjtë (fis’ i shquar), Kollovatë (Kollovi), Qeleshàtë (qerozër), Qosatë, Ramenjtë, Sulotë (fis i ardhur nga Suli), Vejzàtë dhe Zoto.[1]

Toponimet të fshatit Vrohona:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ahuzi - greminë, në V.
  • Ar’ e Azemit - arë, në J.
  • Ar’ e Azizit - arë, në V.
  • Ar’ e Cenit - arë, në J.
  • Ar’ e Dinos - are, në J.
  • Ar’ e Duros - arë, në V.
  • Ar’ e Glatë - arë, në JP.
  • Ar’ e Gjinit - arë, në JP.
  • Ar’ e Himos – arë, në V.
  • Ar’ e Husen Dajkos - arë, në VP.
  • Ar’ e Lazit - arë, në P.
  • Ar’ e Likës – arë, në T.
  • Ar’ e Matos – arë, në P.
  • Ar’ e Palit – arë, në V.
  • Ar’ e Shehut - arë, në VP.
  • Ar’ e Vogël – arë, në JL.
  • Ar’ e Zajmit – arë, në J.
  • Azvestazi - faqe mali, në J.
  • Balli Dhepo (Ball’ i Dhelprës) – kodër, në V.
  • Ball’ i Lucës – brinjë, në V.
  • Ball’ i Pjadhulit –kodër e veshur me bexga, në V.
  • Ball’ i Stokurtesit - buzë shkëmbore, në JP.
  • Barbari – kodër, në V.
  • Belakosh/i - vend ku ndodhen varret e fshatit.
  • Bedeni – shkëmb, në JL.
  • Bira e Botës - ledh, në V.
  • Bira e Miut - vend gropë, në V.
  • Bisht’ i Qironisit - lëndina, në J.
  • Bokrrimat e Bardha - bokërrima, në J.
  • Bregu i Dashit – breg, në J.
  • Bregu i Nazifit - breg, në J.
  • Brrinja e Bedenut – brinjë, në JL.
  • Brrinja e Coprajit - brinjë, në J.
  • Brrinjë e Dumeleve (brinja e dymaleve) – qafë, në J.
  • Brrinja e Kololit - qafë, në J.
  • Brrinja e Rromokllarit - brinjë, në P.
  • Brrinja e Sakomilës - brinjë, në JP.
  • Brrinjazët – brinjë, në V.
  • Burima e Ulkut – pyll’ i prerë, në J.
  • Butija e Madhe - ara në mal, në V.
  • Butija e Vogël - ara në mal, në V.
  • Copa e Lëmit – arë, në V.
  • Çepi i Lisit Kàurit - brinjë, në JP.
  • Çinguri i Stravatoit – shpat, në V.
  • Çuk’ e Hausit - kodër shkëmbore, në V.
  • Dovarët – ara, në VP.
  • Drrasa e Klishës - vend dërrasë para kishës, në V.
  • Drrasa e Lostrës – dërras’ e madhe, në V.
  • Dërras e Vogël - vend i shtruar me pllaka guri, në V.
  • Dumelet (dy malet) - dy male të ndarë në mez nga një grykë, në L.
  • Eshka - brinjë, në P.
  • Fteléja – arë, në një vend gropë, në P.
  • Ftolluca - ara me mulli, në P.
  • Fundi i Arës Matos - ara, në P.
  • Furr’ e Idrizit – zgavërr, në J.
  • Fùrrova - ara pranë detit Jon, në VP.
  • Fush’ e Madhe - ara, në P.
  • Gardhoi - përrua, në L.
  • Ghuria - mone bagëtish, në VP.
  • Gomarica - qafë, në J.
  • Gonusha - qafë, në J.
  • Gorric’ e Arës Vogël - qafë, në J.
  • Gorricat e Lamit – arë, në P.
  • Gorric’ e Kuqanit - kodër, në VP.
  • Granica - kodër në mal, në J. Kjo kodër është e veshur me pyje valanidhi.
  • Gorrica Vizaz - një gorricë e vetme.
  • Grav’ e Arësimos - shpellë, në V.
  • Grav’ e Bedenit – sterrë, në VP.
  • Grav’ e Karahoxhës - sterrë, në VP.
  • Grav’ e Moskoradhës – sterrë, në VP.
  • Grav’ e Pelisterëve - sterrë, në VP.
  • Grava e Pàlloshit - shpellë, në P.
  • Grava Putana – shpellë, në VP.
  • Grav’ e Urdhës – shpellë, në V.
  • Grav’ e Zerrit – shpellë, në JP.
  • Grik’ e Gardhoit – grykë, në L.
  • Grikat Gurgul - grykë, në J.
  • Grop’ e Derrit - vend grope, në VP.
  • Grop e Karahoxhës - vend gropë me përrall, në VP.
  • Grop’ e Kukudhit - vend gropë në mal, në V.
  • Gropa Kumizmaz - arë në gropë, në P.
  • Grop’ e Mjeshtre - Kavë e vjetër guri, në J.
  • Gropat e Kuçit - vende gropa, në J.
  • Gropat e Lëmit Shanit - ara në vend gropë, në JP.
  • Gropat e Llapit - vende gropa në mal, në J.
  • Gurët - arë, në V.
  • Gurët e Glatë - shkëmbënj të mbëdhenj, në V.
  • Gurët e Dikoshanit - shkëmbinj, në P.
  • Gurët e trreshë - shkëmbenj, në V.
  • Gjopula - rrypa are, në VP.
  • Haliçet – arë zallishte, në VP.
  • Haliqa – ara, në P.
  • Ishull’ i Qironisit — ishull i vogël, në P.
  • Kallogjeri - mal i shkretë, në P.
  • Kapeli - ara e gorrica, në V.
  • Karahoxha - kodër, në VP.
  • Kardhalàqe - kodër, në VP.
  • Katrëgarët - rrypa are, në VP.
  • Klisha e Bàrbarit - gërmadhë kishë, në V.
  • Klisha e Sherrmaloit - gërmadhë kishë, në V.
  • Kodra Kapel - kodër, në P.
  • Kokotrafi - kodër, në V.
  • Koqinogremò - ara në vend grope, në V.
  • Kortha – buzë, në J.
  • Krerët Gurrë - brez shkëmbor, në VP.
  • Kreshtat - brigje e ara, në V.
  • Kroi Kàpelit – krua, në V. Të vjetrit thonë se aty ka pasur xhinde të cilat loznin, kërcenin e u binin sazeve për gjithë natën. (Lut Zejneli).
  • Krrakura Copaz - majë mali e thepisur, në S.
  • Krrakura e Arës Vogël - ara, në J.
  • Krrakur’ e Dhelprës - ara, në VP.
  • Krrakur’ e Gjozdiut - shkrepa, në V.
  • Krrakur’ e Lëmit Shanit - ara, në JP.
  • Krrakur’ e Karahoxhës - ara, në VP.
  • Krrakura Kaçubenj – shkrepa, në J.
  • Krrakura Putanellë - shkrepa, në VP.
  • Kufoni - mone bagëtish, në VP.
  • Lëmënjëza - lëmënjë, në JL.
  • Lëm’ i Barberit - lëm’ i gurtë, në J.
  • Lëm’i Bullës - lëm’ i vjetër, në JL. Në këtë lëmë gratë e bullosura hypnin në kalë.
  • Lëm’ i Ri - vend gropë, në V.
  • Lëm’ i Sojmerit - lëm’ i gurtë, në VP.
  • Lëm’ i Shanit - lëm’ i gurtë, në JP.
  • Lëm’ i Shuhve - vende gropa, në J.
  • Lihadha e Birës Miut - kullotë, në V.
  • Lihadha Moraçël - shpat mali, në VP.
  • Lihadh’ e Moskoradhit – vende gropa në mal, në VP.
  • Lojstra - faqe mali, në V.
  • Luca - lerë, në qendër të fshatit.
  • Luca e Fushës Madhe - vend gropë, në VP.
  • Luca e Pjadhulit – shesh, në VP.
  • Luca e Sherrmaloit – moçal, në V.
  • Llakunjet – mal, në L.
  • Llëngari - ara në vend gropë, në VP.
  • Maçeza – gropë, në VP.
  • Mala Belakosh – majë, në L.
  • Mal’ e Themelit - ara, në V.
  • Mal’ e Zogës - majë, në JP.
  • Mala Kaçutër - majë mali, në J.
  • Mala Kroqidh - majë, në JP.
  • Mala Melaraq - kodër e veshur me përrall e ilqe, në VP.
  • Mala Stan Haxhi.
  • Meteris - majë mali, në JL.
  • Meterizat - mal, në V.
  • Mal’ e Moskoradhës - majë mali, në VP.
  • Mal’ e Putanellës - majë, në VP.
  • Mala Qutet - majë, në J. Kjo është maja më e lartë mbi fshat, në të cilin gjënden gërmadhat e një qyteti të vjetër.
  • Mamaqeza – arë, në P.
  • Monej’ e Moraçëlës – arë, në P.
  • Monoporgaqi - arë, në V.
  • Moraçëla - gropë, në VP.
  • Moskoradha – kullotë, në VP.
  • Ne ar’ e Meçes - arë në gropë.
  • Ne Gurët e Stravatoit - majë, në VP.
  • Nek u kanë vrarë - qivur, në V.
  • Ne Shtrung’ e Llapit – shtrungë, në J.
  • Ne Shtrunga në Qafën Kaçuber - shtrungë, në JP.
  • Ne Xhamija e Stropiqit – sterrë, në J.
  • Në Malë Stan Haxhi – majë, në J.
  • Në qafë të Gropës Llapit – qafë, në J.
  • Në qafë të Lisit – qafë, në J.
  • Nuseza – brinjë shkëmbore, në V.
  • Pala – arë, në P.
  • Pali – arë, në P.
  • Plasnja - shkëmb që ka një spithar, në VP. Gojëdhëna thotë se një herë një bari nga Vrohonai kish ngrënë mish dashi të pjekur dhe për të shuar etjen, piu nga ujët e ftohtë të atij spithari. Nga që ujët ishte i ftohtë si akulli, bariu plasi në vend. Prej kësaj vjen toponomi Plasnja.
  • Prrejzi - pjerrësirë, në J.
  • Psaka Kamenicë - faqe kodre me bexga, në V.
  • Psaka e Kollovit - kodër me bexga, në P.
  • Pus’ i Arës Zajmit - pus, në J.
  • Pusi Gjozdi - pus, në L.
  • Pus’ i Karahoxhës - pus në mal, në VP.
  • Pusi Pavllaq - pus, në J.
  • Pusi Stan Haxhi – pus, në J.
  • Pusi Shënmërisë - pus, në J.
  • Pus’ i Vakëfit - pus, në J.
  • Putanella - ara në kodër, në VP.
  • Qafa e Arësimos – qafë, në V.
  • Qaf’ e Arës Vogël - qafë, në JL.
  • Qafa Copaz - qafë, në J.
  • Qafa e Dumeleve (qafa e dy maleve) qafë ndërmjet dy maleve, në J.
  • Qafa e Gomarëve - qafë mali, në VL.
  • Qafa e Gomaricës - qafë mali, në L.
  • Qaf’ e Kamenicës - qafë, në V.
  • Qafa e Kondreut (qaf’ e Kont Ndreut) – qafë, në V.
  • Qafa e Kotolës – qafë, në J.
  • Qafa e Pavllacit – qafë, në J.
  • Qafa e Putanellës – qafë, në P.
  • Qafa e Romokllarit – qafë, në VP.
  • Qafa e Ulkut – qafë.
  • Qafat e Bajramit - qafë shkëmbore, në V. Tregojnë se në këtë vend ka qenë një burim me ujë të ftohtë akulli. Një sqap i këtij bariut ndahej gjithmonë nga kopeja shkonte e pinte ujë në atë burim dhe kulloste vetëm aty pranë burimit. Një ditë bariu numëroi kopenë dhe pa se i mungonte ky sqap e kërkoi dhe e gjeti pranë këtij burimi, por prapë sqapi ikte nga kopeja dhe shkonte pranë burimit. Atëherë bariu që të mos ndahej më sqapi nga kopeja shkoi dhe e vulosi me Iesh atë burim. Si shkoi dhe njëherë sqapi atje dhe e pa që burimi ishte vulosur, u kthye në kope dhe s’iu nda më asaj. (Lut Zejneli).
  • Qafat e Kuçit - qafë mali, në JL.
  • Qafat e Shtrigës - qafë, në V.
  • Qaf’ e Ulkës – qafë, në VP.
  • Qiur’ i Sejko Alemit - qivur, në V.
  • Radhenjtë - brez shkëmbor, në V.
  • Radhoi i Lëmit Ri - ara, në VP.
  • Radhoi i Rromokllarit - brez shkëmbënjësh, në P.
  • Raqi i Kreshtës – majë, në VP.
  • Raq’ i Lucaze – moçale, në JP.
  • Raqi Monoporgaq – bregore, në P.
  • Raqi Stokurtes – breg, në P.
  • Rrethi Radhua - brez shkëmbor, në V.
  • Rrihërat – bokërrima, në VP.
  • Rripat e Jonuzit – arë, në V.
  • Rripat e Mustafait - rrypa toke, në V.
  • Rripat e Osmanit - rrypa toke, në V.
  • Rripat e Vejzate - ara, në V.
  • Rrip’ i Ahmet Piros - arë, në V.
  • Rrip’ i Bakiut - arë, në V.
  • Rrip’ i Shokut - arë, në V.
  • Sakomila – kullotë, në JL.
  • Sojmera - arë, në gropë, në P.
  • Sojmera e Kollovit – arë, në VP.
  • Sojmera e Veliut – ara, në VP.
  • Spartila – kodrinë, në P.
  • Spithari – spithar, në J.
  • Spitharët Gurrë - spitharë, në VP.
  • Sterra e Barberate - sterrë me një spithar, në P.
  • Sterr’ Baçejve - sterrë, në P.
  • Sterr’ e Madhe - sterrë, në P.
  • Sterr’ e Vogël - sterrë, në P.
  • Sterrmedhaja - sterrë, në V.
  • Stokurtesi – kodër, në VP.
  • Shesh’ i Gjozdiut - shesh, në P.
  • Shesh’ i Kokotrafit - shesh, në V.
  • Sheshi Putanellë - arë, në V.
  • Shënmëria - ara, në JL.
  • Shënmëriza – pus, në VP. Afër këtij pusi ndodheshin gërmadhat e njij kishe.
  • Shkalla Melaraq – arë, në J.
  • Shkëmbi Bades – shkëmb, në V.
  • Shkëmb i Kuq – shkëmb, në JL.
  • Shkëmb’ i Mjalcës - shkëmb i madh, në V.
  • Shtrunga e Arës Vogël – shtrungë, në J.
  • Shtung e Çenos - shtrung’ e gurtë, në V.
  • Shtrunga Gomaricë – shtrungë, në J.
  • Shtrung’ e Karahoxhës – shtrungë, në VP.
  • Shtrung’ e Lëmit Ri - shtrungë, në P.
  • Shtrung’ e Lojstrës - shtrung’ e gurtë, në V.
  • Shtrung’ e Malës Themel - shtrungë, në VP.
  • Shtrung’ e Moskoradhit – shtrungë, në VP.
  • Shtrunga nek u kanë vrarë - shtrungë, në V.
  • Shtrung’ e Qafës Copazit - shtrungë, në J.
  • Shtrung’ e Ramo Çalit – shtrungë, në V.
  • Shrrung’ e Sherrmaloit – shtrungë, në V.
  • Shtrung’ e Xho Haxhiut – shtrung’ e gurtë, në V.
  • Tepeja - kodër, në JP.
  • Toroku i Butisë – rrugë, në V.
  • Trapi Arës Vogël - ara, në J.
  • Vizaz (vizë/a) - kullotë dimërore.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 245. Treguan: 1) Damin Nuh Beqiri, vjeç 95, bari, analfabet, nga Vrohonai, refugjat 1944-ës, sot banon në Vlorë. 2) Lut Fejzo Zeneli, 58 vjeç, punëtor, analfabet, nga Vrohonai, refugjat i 1944-ës, sot banon në Bestrovë-Vlorë. Mbledhur: së pari më 5.5.1957 dhe së dyti më 2.10.1969.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 245-250.