Jump to content

Shenica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shënica)
Shenicë
Ελευθερίου
Fshat
Emri i banorëveShenicjot

Shenicë (greqisht: Ελευθερίου/Elevtheriou) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1928, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σενίτσα/Senítsa.[1]

Nga veriu Shenicë kufizohet me Luaratin e Margëlliçin, nga jugu me Livadharin, nga lindja me Murin dhe nga perëndimi me Agjinë.

Toponimet të fshatit Shenicë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Bexheveloi - mal.
  • Kakodhiqi – kullotë, në L.
  • Kanal’ i Murit — kanal që vadit fushën, në L.
  • Katavothra — ara, në J.
  • Klisha e Shenicës – kishë, në qëndër.
  • Klisha e Shënmërisë - gërmadhat e kishës së fshatit të vjetër të Shenicës, në një kodër në faqen e malit (në Ledhezë).
  • Klisha e Shtogthit - kishë në Shogth, në J.
  • Krejt e Shenicës – kroje, në qendër.
  • Kroi i Qafës Zherrit - krua, në P.
  • Kroi i Shtogthit – krua, në J.
  • Kulla e Kasim Rusit – kullë, në L.
  • Kumesta - faqe mali, në J.
  • Ledhe - gërmadhat e fshatit të vjetër të Shenicës në faqe mali.
  • Mulliri i Bardhë – mulli, në VL.
  • Prroi e Kranesë – përrua, në P.
  • Qaf’ e Topeve - qafë mali karshi detit Jon, në JP. Aty turqit patën vendosur artileri bregdetare.
  • Qafa e Zherrit – qafë, në P.
  • Rrathët - pylli i vogël, në vend shkëmbor, në J.
  • Stan i Lolenje - në faqe mali e luginë me pyje, në P.
  • Stenet e Kumestrave - mone bagëtish, në J.
  • Shkall’ e Lezit - grykë e kodrinë, në P.
  • Shkëmb’ i Moneve – shkëmb, në J.
  • Shtogthi - vend.

Familjet në fshatin Shenicë:[3]

Bellenj, Buzubardhi (Thodhori Buzubardhi), Çovilërit, Çulërit, Dashenj (Kiço Dashi), Lika, Lolenjtë (Loli), Nikolloi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Πανδέκτης: Senítsa - Elevtheriou
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 311-312. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Lutfi Isa Zejno, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Margëlliçi, refugjat i vitit 1944, sot banon në Durrës. 2) Hasan Velo, 66 vjeç, punëtor në pensjon, analfabet, nga Margëlliç sot me banim në Tiranë. Tiranë - shtator 1966. Durrës, tetor 1966.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 311.